Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


[insert caption here]

Lil Uein njė nga artistėt mė tė sukseshėm tė muzikės rep nė Amerikė  

Artisti i muzikės rep, Duein Karter, i Riu, i njohur si Lil Uein, po e kapėrcen traditėn nė industrinė e muzikės rep. Me zėrin e tij tė pazakontė, ai ndryshon mjaft nga repistėt e tjerė, qė kanė filluar tė tingėllojnė tė gjithė njė lloj. Lil Uein ėshtė cilėsuar si repisti mė i mirė sot nė botė. »»


Shqipja e Mimozės

15.05.2008 19:46 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

 Nė ē'gjendje ėshtė mėsimdhėnia dhe interesi pėr gjuhėn shqipe nė Universitetin e Pekinit. Ēen Fenhua e pagėzuar me emrin Mimoza, ėshtė njė nga pedagoget e reja qė pas Tiranės do tė hidhet nė "frontin" kinez tė shqipes

Ēen Fenhua alias Mimoza, emėr qė ajo e mban prej vitit 1996 kur nisi tė mėsojė shqip, ka disa muaj qė specializohet nė Fakultetin Filologjik nė Tiranė. Ėshtė 30-vjeē, e bukur, vjen nga Pekini dhe pas njė muaji kthehet prapė nė Pekin pėr tu hedhur nė frontin kinez tė shqipes, dmth si mėsimdhėnėse nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja dhe Kulturave Evropiane nė Universitetin e Gjuhėve tė Huaja tė kryeqendrės aziatike.

Emri shqip i "pagėzimit", gjė qė ka ndodhur edhe me kolege mė tė vjetra tė Ēen Fenhuasė, nė Kinė pėrfaqėson njė lule tjetėr qė gjithsesi ėshtė njė simbol qė bart gėzim. Mėsimin e shqipes ajo e ka nisur nga zero. Nuk dinte asgjė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe as ka parė filma tė Kinostudios. E studioi katėr vjet nė nivel universitar, pastaj ndoqi dy vjet e gjysmė studimet pasuniversitare, vazhdoi 3 vjet punė nė Zyrėn e Punėve tė Jashtme tė Universitetit dhe para njė viti u vendos nė departamentin e gjuhės shqipe.

Ēen, e takuam nė Akademinė e Shkencave, po punon aktualisht pėr mbledhjen e tė dhėnave mė tė reja pėr gjuhėn shqipe dhe pėr mėsimdhėnien e gjuhės shqipe nė Kinė. Fjala vjen: nga materialet shqip qė ajo ka shqyrtuar ka nxjerrė probleme qė kanė tė bėjnė me pastėrtinė e standardit. Nė median tonė ajo gjen jo pak materiale pėr mėsim, por qė s'mund t'i pėrdorė pėr shkak tė problemeve. "Me ndikimin e globalizimit, gjuha shqipe ashtu si gjuhėt e tjera ka pėsuar shumė nga gjuhėt mė dominuese, sidomos nga gjuha angleze dhe gjuha italiane. Kjo tendencė nė njė farė mėnyre prish pastėrtinė e gjuhės shqipe dhe njėkohėsisht ngatėrron dhe tė huajt qė merren me gjuhėn shqipe. Nė kėto aspekte, dėshirojmė t'i bėjmė njė thirrje medias, tė gjithė shkrimtarėve, gazetarėve, studiuesve jo vetėm shqiptarė, por dhe tė huaj qė merren me gjuhėn shqipe, tė distancohen sa mė shpejt nga kjo tendencė dėmtuese nė gjuhėn shqipe", thotė Ēen me njė farė pragmatizmi.

Kėtė moment mes gjuhės sė saj, kinezēes dhe shqipes ajo e fut tek karakteristikat qė ka pasur marrėdhėnia e tyre qė nga viti 1961 kur nė universitetin e gjuhėve tė huaja tė Pekinit u themelua departamenti i Gjuhės Shqipe. Gjatė kėsaj gjysme shekulli shqipja nė Kinė "ka pėsuar ngritje e rėnie, ngrohje e ftohje" dhe se "tani ėshtė koha e duhur pėr tė nxitur me forcė zhvillimin e mėsimdhėnies dhe tė studimeve tė gjuhės shqipe".

Nga viti 1992 deri vitin 2008 departamenti ka pėrgatitur 4 breza me 71 studentė kinezė nė nivel universitar. Nė vitin 2000 filloi programi i kualifikimit pasuniversitar 2.5 vjet. Deri tani janė kualifikuar 3 studentė pasuniversitarė. Sė fundi pritet qė tė diplomohen 22 studentė dhe do tė hyjnė nė auditorė 16 tė tjerė. Duken pak nė numėr, por Ēen na thotė se duhet tė mbajmė parasysh qė shqipja ėshtė njė nga 15 gjuhėt si polonishtja apo ēekishtja qė jepen nė Universitet. Veē kėsaj ka probleme qė nuk kapėrcehen pa vullnetin e institucioneve tė larta shtetėrore midis dy vendeve. Departamentit tė shqipes nė Universitetin e Pekinit i mungojnė tė dhėnat mėsimore tė reja, duke pėrfshirė libra, gazeta, materiale dėgjimi. Materialet mėsimore janė tė viteve '80-'90, janė vjetruar sė tepėrmi, "nuk pėrputhen me zhvillimin e shpejtė tė mėsimdhėnies dhe me kėrkesat e studentėve tė sotėm".

Problem tjetėr sipas Ēen Fenhuasė ėshtė numri i pamjaftueshėm i pedagogėve. Me mėsimdhėnien dhe punėn kėrkimore merren vetėm dy pedagogė kinezė Kė Xhin, vetė Ēen Fenhua dhe njė ekspert shqiptar, Ruzhdi Stringa. "Kemi edhe disa pedagogė pensionistė si In Ēanljan, Gji Bin, Sja Ēėn, Ēang Linhuei dhe Sjao Kueifen tė cilėt ndonėse nė pension, vazhdojnė tė japin kontribut nė punėn kėrkimore, p.sh. nė hartimin e teksteve qė pėrdoren pėr mėsim dhe nė pėrpilimin e Fjalorit shqip-kinezisht". Ēen shton se diēka ėshtė pėrmirėsuar nė programin mėsimor. Vazhdon tė jepen lėndėt tradicionale, si lexim intensiv, lexim shtypi, praktikumi i gjuhės, historia dhe gjeografia shqiptare, historia e letėrsisė shqiptare, ushtrime nė tė shkruar, pėrkthim me shkrim, pėrkthim me gojė, por kanė hyrė disa lėndė me zgjedhje, si Shoqėria dhe kultura e Evropės sė Qendrore dhe Lindore, Historia e pėrgjithshme botėrore etj.

Ēfarė bėhet me studentėt qė mbarojnė gjuhėn shqipe, ku shkojnė? "Natyrisht jo tė gjithė studentėt kanė mundėsi tė merren me gjuhėn shqipe pas diplomimit. Nė qoftė se kanė interes, punėsohen nė Ministrinė e Jashtme tė Kinės, nė Agjencinė Sinhua, nė Radion e Jashtme tė Kinės...", sqaron pedagogia e re e shqipes.

Studentėt e fundit tė shqipes, mė shumė se gjysma, u specializuan pėr njė vit shkollor nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės. Ndodhi falė marrėveshjes midis MASH dhe Ministrisė sė Arsimit tė Kinės.

Vitin e shkuar Ēen Fehua botoi nė shqip "Analizė e prejardhjes sė simbolit "shqiponjė" tė shqiptarėve". Na tha se ky ėshtė njė vėshtrim krahasues qė ajo ka bėrė mbi simbolin qė e gjejmė shpesh nė flamujt e vendeve evropiane. "Mendoj qė pėr shqiptarėt ky simbol ėshtė mė i veēantė, sepse ėshtė i lidhur mė ngushtė me historinė, me gjuhėn vetė. Nėse nė vendet e tjera paraqet fuqinė e shteteve, pėr shqiptarėt ėshtė mė shumė njė shenjė identiteti."

Pas kthimit nė Kinė e pret puna pėr mbylljen e fjalorit shqip-kinezēe, qė do tė ketė mbi 20 mijė fjalė, njė fjalor i mesėm me destinacion studentėt dhe njerėzit qė u intereson tė mėsojnė gjuhėn shqipe.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare