Shtėpia e Petro Markos, sė shpejti objekt muzeal
19.07.2008 12:05 Kulture - Burimi: SOT Kulture
Petro Marko, ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, qė sollėn risi tė vėrteta nė traditėn letrare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa qe gjallė, ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Ai ėshtė nderuar nė vitin 2003 me titullin "Nderi i Kombit". Pėr kontributin e tij nė fushėn e letėrsisė si dhe pėr vlerat qė solli me vprat e tij ai ėshtė klasifikuar si njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė letėrsisė shqiptare.Pėr kėtė qėllim shtėpia e shkrimtarit tė njohur Petro Marko, nė fshatin turistik tė Dhėrmiut, do tė rehabilitohet dhe do tė shndėrrohet nė njė objekt muzeal. Gjatė pėrurimit tė rikonstruksionit tė sheshit qendror tė fshatit turistik, ku dhe ndodhet shtėpia e shkrimtarit tė njohur, kryeministri Sali Berisha, hodhi idenė e rehabilitimit dhe shndėrrimit tė kėsaj banese nė njė objekt muzeal. Kryeministri cilėsoi se Petro Marko ėshtė njė shkrimtar, intelektual dhe patriot i shquar qė i bėn nder kombit tonė. Petro Marko lindi nė fshatin Dhėrmi tė Himarės nė vitin 1913 dhe ndėrroi jetėn nė vitin 1989. Ai nisi tė shkruajė poezi kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932). Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe mė tė bujshmet nė letėrsinė shqiptare. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internacionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai mori pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Evropė. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940, ai u burgos nga italianėt, qė atė kohe kishin pushtuar Shqipėrinė dhe pėrfundoi nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Me ēlirimin e vendit Petro Marko, u ftua tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shumė shpejt u burgos nga regjimi komunist, pėr shkakun e vetėm se nuk mund tė pajtohej me pushtetin. Ndėr romanet e tij mė tė njohura janė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit", ku rruga e tij jetėsore e asimiluar artistikisht, ėshtė aq e pranishme. Nė vitet '70 ai shkroi romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės e pėrjetėsoi nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij tė parė "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit", nė vitet '60, ėshtė njė kthesė e vėrtetė nė historikun e shkurtėr tė romanit shqiptar.
lajme.parajsa.com
































