Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Shtepia e Ennver Hoxhes, e kerkuar nga turistet e huaj

20.08.2008 00:03 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture

Shtepia e Ennver Hoxhes, e kerkuar nga turistet e huajBlerim Kore
E Merkure, 20 Gusht 2008

Gjirokaster - Shtepia e lindjes se ish-udheheqesit komunist Enver Hoxha vazhdon te terheqe ende kersherine e vizitoreve dhe kryesisht te turisteve te huaj, te cilet e perfshijne kete banese ne guidat turistike per Gjirokastren. Aktualisht ajo funksionon si Muze Etnografik per rrethin e Gjirokastres dhe treven e Jugut. Shtepia, nje godine 3-kateshe e vendosur ne lagjen Palorto daton qysh ne shekullin e XIX-te. E ndertuar gati nje shekull me pare, ne vitin 1913, kur Hoxha ishte 5 vjec ajo u dogj nga nje zjarr aksidental. Gjate zbatimit te projektit per rindertimin e baneses ne vitin 1963, hartuesit e tij u perpoqen, qe ne kete banese te tipizoheshin te gjitha karakteristikat me te arrira te nje banese tipike gjirokastrite, duke filluar qe nga tavanet, sergjenet, musandarate, papafingot etj. Pas rindertimit shtepia u kthye ne Muzeun e Luftes Nacionalclirimtare per Qarkun e Gjirokastres. Me kete fizionomi funksionoi deri ne vitin 1991. Pas nje rikonstruksioni qe pesoi nga demtimet e vitit 1997 aktualisht vazhdon te terheqe te apasionuarit pas elementeve etnokultutore te zones, por mbi te gjitha vazhdon te mbarte kersherine per vizitoret e huaj, si banesa ku lindi dhe jetoi periudhen e femijerise ish-udheheqesi komunist. Gjate ketij sezoni turistik, Muzeu Etnografik vazhdon te perbeje nje stacion mjaft te kerkuar kryesisht per vizitoret e huaj. Me shume se materialet e ndryshme, qe lidhen me traditen popullore te Gjirokastres dhe zones se Jugut ata shuajne disi kureshtjen duke pare nga afer banesen e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. "Eshte i konsiderueshem numri i vizitoreve kryesisht te huaj, qe kane vizituar gjate ketij sezoni turistik Muzeun Etnografik", thote njera prej ciceroneve te tij. Gjate gjithe oreve te dites ne keto mjedise do te gjesh vizitore, qe interesohen ne lidhje me historikun e kesaj banese. Nderkohe grupe te ndryshme shoqerore vazhdojne te hedhin idete e tyre ne lidhje me perspektiven e baneses. "Duke qene se Gjirokastra eshte pjese e trashegimise kulturore boterore prej me teper se 3 vjetesh, lind nevoja e krijimit te nje qendre etnografike e rikonceptuar ne nje menyre ndryshe nga te tjerat. Disa prej dhomave te shtepise se lindjes se Enver Hoxhes, do te sherbejne edhe per mjedise studimi dhe eksplorimi per specialistet, qe do te jene te interesuar te eksplorojne rreth gjurmeve te etnografise shqiptare", pohojne perfaqesuesit e bashkise se qytetit te gurte ne lidhje me kete ide. Sipas tyre fare mire kjo banese mund te ishte nje shtyse e rendesishme per zhvillimin e turizmit kulturor dhe vecanerisht atij elitar ne Gjirokaster. Por e nje mendimi tjeter ne lidhje me destinacionin e baneses duket se eshte dega e Partise Komuniste ne Gjirokaster si edhe shoqatat e veteraneve te Luftes se Dyte Boterore."Ne kerkojme nga organet shteterore ne Gjirokaster qe kjo shtepi te kthehet ashtu sic ka qene muze i Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare", thote sekretari i PK-se ne Gjirokaster Eqrem Peci. Komunistet prej disa vitesh vazhdojne te kerkojne me kembengulje rrikthimin ne mjediset e saj te eksponanteve dhe materialeve te tjera historike qe ishin vendosur ketu perpara viteve '90-te, kur kjo shtepi sherbente si Muze i Luftes se Dyte Boterore. Kete kerkese komunistet gjirokastrite e kane riperseritur disa here madje duke theksuar faktin se per realizimin e kesaj nisme ata kane edhe mbeshtetjen e familjareve te Enver Hoxhes, te cilet deri tani nuk kane paraqitur asnje kerkese zyrtare per marrjen ne pronesi te baneses. Nderkohe mes dilemave dhe hamendesive te ndryshme godina ku eshte vendosur Muzeu Etnografik ne Gjirokaster vazhdon te terheqe vemendjen e vizitoreve. Madje ne sherbim te tyre disa specialiste te turizmit shprehin idene, se kjo banese duhet te vazhdoje te ruaje kete destinacion, ate te ekspozimit te elementeve te trashegimise kulturore te zones, qe te gershetuar me historine e kesaj banese do ta shendronin ate ne nje qender atraktive te mbeshtetjes se turizmit ne qytetin e gurte.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare