Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


[insert caption here]

Lil Uein njė nga artistėt mė tė sukseshėm tė muzikės rep nė Amerikė  

Artisti i muzikės rep, Duein Karter, i Riu, i njohur si Lil Uein, po e kapėrcen traditėn nė industrinė e muzikės rep. Me zėrin e tij tė pazakontė, ai ndryshon mjaft nga repistėt e tjerė, qė kanė filluar tė tingėllojnė tė gjithė njė lloj. Lil Uein ėshtė cilėsuar si repisti mė i mirė sot nė botė. »»


Shtepia e Nene Terezes ne Maqedoni, kundershtojne shqiptaret

13.05.2008 03:02 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture

Arkitekture maqedonase per shtepine e re muze te Nene Terezes. Shtėpia e re e bamireses Gonxhe Bojaxhi qe do tė ringrihet nė Shkup nuk do ketė asnje element te arkitekturės shqiptare. Menjehere ka reaguar shoqata e historianeve shqiptare ne maqedoni te cilet shyprehen se projekti bie ndesh me arkitekturen autentike te objektit. 

SHKUP- Shtėpia e re e “Nėnė Terezės“ qė do tė ringrihet nė Shkup do ketė arkitekturė maqedonase, plan projekti eshte prezantuar nga projektuesi maqedonas, Vangel Bozhinovski. Bozhinovski eshte shprehur se siperfaqja e shtepise perkujtimore do te jete 592 metra katror dhe do ndertohet sipas stilit te arkitektures maqedonase. Por projekti ka sjelle reagimin e menjehershem te historianeve shqiptare. Ne nje deklarate publike te shoqates se histroianeve shqiptare ne Maqedoni shprehet shqetesimi se projekti me "bie ndesh me arkitekturėn autentike tė objektit".
Shtėpia pėrkujtimore e “Nėnė Terezės“ nuk ndėrtohet atje ku dikur ndodhej shtepia e saj e lindjes ne qender te kryeqytetit ne Shkup, por e spostuar rreth 500 metra nė perėndim, nė njė hapėsirė para Shtėpisė sė Ushtrisė, ku ndodhet dhe njė kullė feudale nė tė cilėn janė ekspozuar disa sende qė lidhen me jetėn dhe veprimtarinė e “Nėnė Terezės“. Shoqata e historianeve kritkon zhvendosjen e shtepise ne nje vend sipas tyre krejt pa vlere dhe gjithcka sipas tyre  behet me synime politike pėr tė zhveshur pėrfundimisht sheshin e qytetit nga elementi shqiptar",Per ndertimin e objektit qeveria maqedonase ka akorduar nje fond prej afro 140 milione dinare dhe pritet te perfundoje pas kater muajsh.
(B.Ajazi-news24/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare