Skena nga njė martesė?
10.05.2008 03:12 Kulture - Burimi: JETA Art
Skena nga njė martesė?
Pas njė pauze prej katėr vjetėsh, beqaret mė tė famshme tė Nju Jorkut kthehen me njė film rrethuar nga misteri (ai i njė “po”-je tė thėnė vendosmėrisht). Nga ato qė thonė me Carrie, Samantha, Miranda, Charlote, kemi zbuluar se...
“Botoksi funksionon, martesa jo!” (Samantha Carrie-t, qė sapo ka shpallur ditėn e dasmės).
Katėr protagonistet janė ulur buzė njė pishine nė Los Angeles, ku ėshtė transferuar Samantha.
Samantha: “Shih si tė janė bėrė qimet e kėmbės!”.
Miranda: “Jam martuar tani, kam tė tjera pėrparėsi”.
Samantha (duke treguar me kokė Charlotte-ėn): “Edhe ajo ėshtė martuar, por nuk po rrit National Forest”.
Charlotte: “Jam shtatzėnė!!!!”.
Carrie, qė sapo ka mbaruar sė lexuari “Hirushen” pėr vajzėn e birėsuar tė Charlotte-ės, katėr vjeēe: “Dhe jetuan tė lumtur. Megjithatė nė jetė nuk ndodh kėshtu. Ėshtė e rėndėsishme qė ti ta dish qė tani”.
Janė fragmente nga traileri i “Sex and the City: the Movie”, thonė dhe nuk thonė njė mal me gjėra. Filmi, qė ėshtė realizuar i gjithi nė mėnyrė shumė sekrete, do tė dalė nė gjithė botėn nė fund tė majit. Fushata publicitare ėshtė bazuar ndėrkaq e gjitha mbi njė lojė misteresh krejtėsisht tė fshehura dhe/ose tė zbuluara. Sarah Jessica Parker “ankohet” se ēdo ditė nė sheshxhirim humbej shumė kohė pėr shkak tė invazionit tė vazhdueshėm tė fotografėve e paparacėve. Nė fakt, ėshtė mėse e ligjshme tė mendosh se paparacėt janė ftuar rregullisht nga vetė producentėt. Nė fakt, tė njėjtat imazhe tė pėrhapura nė mėnyrė “pirate” nė internet, gjatė kėsaj kohe janė pjesė e trailerit, qė ėshtė prezantuar pak kohė mė parė nė Nju-Jork, nė prani tė gazetareve (pa pėrjashtim femra) tė shumė vendeve tė botės, pėrshirė edhe njė kolege nga Stambolli. Do t’ju duket ndoshta e ēuditshme, por edhe atje kanė pasur sukses tė paparė bisedat mondane dhe seksi tė tė katėr vajzave (vajza u thėnēin!): Samantha (Kim Cattrall) e ditėlindjes ’56, Carrie (Sarah Jessica Parker) e Charlotte (Kristin Davis) tė ’65-ės dhe Miranda (Cynthia Nixon) e ’66-ės.
Tė para nga afėr
Ja ku mbėrrijnė njėra pas tjetrės nė njė suitė nė Hotel Ritz. Tė kėndshme, simpatike dhe fjalėshumė, ashtu si dhe alter-egot qė i kanė bėrė tė famshme nė gjashtė sezonet e telefilmit qė ka pėrfunduar katėr vjet mė parė, por qė vijon tė “jetojė” nėpėrmjet shitjeve tė DVD-ve.
Kim/Samantha ėshtė mjaft e gjatė, mė e bukura. E gjatė, bionde dhe e stėrmadhe, por jo pa klas, pėrkundrazi. Ka njė veshje tė bardhė sublime Balenciaga, nė dorė ka byzylykė tė artė. Cynthia/Miranda nuk ka mė flokė tė kuq (“ngjyra ime natyrale pėr njė film qė do filloj me aktorėt Alec Baldwin dhe Emma Roberts, mbesa e Julia-s”), ka njė fustan blu tė Theory-t, qė rrėfen se nuk ia kanė lėnė ta vishte nė njė nga skenat e “Sex and the City: the Movie”.
Sarah Jessica/Carrie ėshtė tamam si ēerr: duket si balerinė e kėrcimit klasik. Shenjat e veēanta janė sytė, grija Armani me tė cilėn televizioni nuk ėshtė treguar dhe aq i drejtė. Ndėrrohet dy herė gjatė intervistės: nė fillim Versace plus njė xhaketė Halson dhe pastaj njė mini-fustan i dizenjuar nga ish-topmodelja Mila Jovovich. Specifikon: tė gjitha rroba borxh.
Kristin/Charlotte ka njė kanotierė Prada, efekt akuarel, koleksioni i fundit dhe njė palė pantallona tė zeza Max Mara, qė ia hollojnė vithet e gjera. Marka tė ndryshme, dėshira tė ndryshme pėr tė rėnė nė sy. “Kam mėsuar tė zgjedh gjėrat qė mė rrinė mirė. Por vitet e para nė sheshxhirim qaja nė ēdo provė rrobash. Mė dukej se stilistėt punonin vetėm pėr vajzat shumė tė gjata dhe shumė tė dobėta. Patricia Field (kostumierja) mė mėsoi tė jem e lirė, tė mos vesh ato qė janė nėpėr revista, por tė gjej veten”.
Tė ngatėrrohesh me personazhin
Rrėfen Kim-i: “Meshkujt! Njė tip gjatė njė darke mė pėshpėriti nė vesh: Jepi shpirt, mė trego ēfarė di tė bėsh…”.
Kristin: “Po xhironim sezonin e dytė a tė tretė. Njė ditė, gjatė njė pushimi, unė dhe Sarah menduam se do bėnim mirė tė kalonim pak nga Barney’s (magazinė e madhe luksoze nė Madison Avenue) dhe hyjmė tek reparti i kėpucėve. Nuk e di se ku e kishim trurin! Tė gjitha gratė na u hodhėn sipėr. Jo se qahem, ishte tepėr e bukur, por natyrisht qė nuk ia dolėm tė provonim qoftė edhe njė palė sandale!”.
Cynthia: “Kam provuar dhe unė disa herė t’u pėrgjigjem testeve nėpėr revista: cili personazh “Sex and the City” je? Dhe gjithmonė, me ēdo lloj mėnyre, pėrgjigjja ka qenė Miranda. Rėndė!”.
Sarah Jessica: “Unė me mikeshat e mia nuk flas pėr seksin nė atė mėnyrė dhe nuk jam e fiksuar pas veshjeve si Carrie. Mua mė pėlqen tė flas pėr fėmijėt, se si ma heq trurin James-i im gjashtėvjeēar e qė kohėt e fundit ankohet se e pėrkėdhel shumė, se i jap shumė puthje… E si mos ta puth!! Ah, e pastaj mė pėlqen shumė tė flas pėr ushqimin. Nuk jam ndonjė kuzhiniere e madhe, por do tė mė pėlqente shumė tė isha”.
Mbi jetėn private
Kim Catrall ėshtė martuar tre herė. Martesa e fundit u shkatėrrua pikėrisht nė fund tė sezonit tė gjashtė tė “Sex and the City”. “Kanė shkruar se e kisha kundėrshtuar idenė e filmit pėr ēėshtje parash, por e vėrteta ėshtė se kam kaluar vite tė vėshtira. Im atė ka qenė i sėmurė, mė duhej tė kujdesesha pėr tė, tė gjeja njė qendėr tė specializuar pėr ta trajtuar. Tani jam dorėzuar, por jam mė e qetė. Jo, nuk jam vetėm, kam njė tė fejuar”.
E vetmja qė ka mbetur single ėshtė Kristen Davis. Nuk mohon edhe tek pyetjet pėr tė shkuarėn e saj alkooliste “Jam esėll prej njėzetė vitesh. Kam rrezikuar shumė, por tanimė bėj jetė tė shėndetshme: pa duhan dhe pa kokteje nė sheshxhirim”. Ashtu si Kim Cattrall, edhe ajo nuk ka fėmijė. “Tani pėr tani, mirė jam kėshtu, por nėse nuk do tė arrija tė mbetesha shtatzėnė nė ēastin kur do dėshiroja njė fėmijė, do tė bėja gjithēka. Ashtu si Charlotte, personazhi im. Kura hormonale, mijėra tentativa. Ėshtė e vėshtirė qė njė grua ta pranojė se nuk ia del dot”.
Cynthia Nixon ka dy fėmijė (Samantha, 10 vjeē, Charles 6), tė lindur nga njė lidhje me njė profesor universiteti, qė ka mbaruar aty nga viti 2004. Qė nga ajo kohė, ka njė partnere me emrin Christine Marinoni dhe ka bėrė coming out. “Parashikoheshin shumė thashetheme kėshtu qė shkova tė kėshillohesha me nja dy specialistė tė shtypit. E para mė tha qė tė pėrgjigjesha qė nuk doja tė flisja, por nuk mė bindi. Si do ta justifikoja prezencėn e kėtij personi nė jetėn time, nė shtėpinė time? E dyta, lesbike e deklaruar, mė kėshilloi ta pohoja dhe kaq. Kėshtu bėra, duke i dhėnė fund njė vale llafesh”.
Sarah Jessica Parker, ajo qė po e jeton jetėn familjare nė formėn mė tradicionale, lė tė kuptosh se me tė shoqin, Mathew, gjithēka shkon mirė. Rrėfen se fle me kėmisha nate prej pambuku, aspak seksi. Nuk ka frikė se plaket, por sapo dėgjon se ka dalė njė krem i ri antirrudhė, nxiton ta blerė.
Mbi feminizmin e Sex and the City
Sarah Jessica Parker, personazh kryesor dhe producente e sezoneve mė tė fundit televizive, por edhe e filmit nė ekran tė madh: “Ėshtė ende shpejt pėr tė thėnė nėse filmi ynė ka dhėnė ndonjė kontribut pėr lirinė e femrave. Por ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se kemi interferuar nė njė moment tė ndryshimeve sociale. Hillary Clinton, qė unė e mbėshtes, ėshtė personifikim i gjithė kėsaj.
Dhe sa u takon telefilmave tė rinj qė kanė zėvendėsuar tė tyrin, Kristin thotė se nuk i ka parė kurrė, aq mė pak Cynthia (as qė ka televizor!) ndėrsa Kim-i ndershmėrisht pohon “kam dėgjuar se nuk kanė shikueshmėri dhe nuk mė vjen aspak keq”.
Si do pėrfundojė?!
Nga traileri mund tė kuptojmė se Carrie ėshtė duke u martuar. Pastaj, pėr njė arsye tė papritur dhe tragjike, dasma ndėrpritet. Kėtu janė ngritur dhe shumė zėra nė bloge: ka nga ata qė thonė se Big mund tė vdesė (po a jemi tė sigurt qė ėshtė pikėrisht ai dhėndri?). Tė tjerė mendojnė se ajo qė vdes ėshtė Samantha. Tė tjerė akoma thonė se ėshtė e pamundur qė ndokush tė vdesė dhe se producentėt i kanė ngritur enkas kėto zhurma pėr tė na ngatėrruar idetė. Por ajo qė thuhet mė sė shumti ėshtė se mund tė ketė njė tė dytė “Sex and the City: the Movie”, njė vazhdim i vazhdimit, gjė qė pėrjashton ēdo mbyllje tragjike shekspiriane. Ta shohim: mbetemi nė kontakt.
lajme.parajsa.com

































