Spiunimi i elitės dhe zelli i aktorėve
05.09.2008 12:01 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Dosjet e artistėve dhe intelektualėve fshehin pėrndjekjen e dyanshme. Kanė qenė viktima dhe kanė shėrbyer si bashkėpunėtorė. Kryetari i Arkivit tė Sistemit, Kastriot Dervishi, pohon se mė tė devotshmit kanė qenė ata qė sot e gjithė ditėn populli i ruan nė kujtesė si figura publike tė ekranit
Ka shumė amatorizėm nė diskutimin e kėsaj ēėshtjeje, e mbyll bisedėn kryetari i Arkivit Shtetėror tė Sistemit, Kastriot Dervishi. Autor i disa librave me dokumente arkivore dhe i njė sėrė artikujsh me fakte tronditėse mbi pėrndjekėsit dhe tė pėrndjekurit tė tė quajturės elitė, nė tridhjetė e ca vjet regjim aktiv diktatorial. Vė buzėn nė gaz kur media pėrmend nė kronika termin grupe tė interesit kur ėshtė fjala pėr palėt qė dje kanė diskutuar projektligjin pėr Pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve tė lartė i njohur nė gjuhėn e pėrditshme si projektiligji pėr dosjet e spiunėve. Dervishin e takuam pėr tė mėsuar se si qėndron puna nė frontin e dosjeve tė elitės, tė inteligjencės, tė artistėve, tė shkrimtarėve. Sa e pėrfshirė ka qenė kjo pjesė e shoqėrisė qė pėrpunonte nė shumė forma, mė sė shumti propagandėn shtetėrore por edhe atė etikė universale qė pėrcjellin veprat e njerėzve me mendje tė lirė e tė begatė, nė atė masė qė i kanė mbijetuar regjimit.
Ēfarė dėshmojnė dokumentet arkivore?
E gjithė elita shqiptare ka ndjekur dhe ėshtė ndjekur. Nuk mund tė flasim me shifra, sepse raport nuk ėshtė bėrė asnjėherė,- thotė Dervishi. Kategorizimi i tė dhėnave, klasifikimi i dosjeve do tė kėrkojė kohė, por me siguri ai pohon se njė ndjekje e pamėshirshme ka qenė pėr elementin e quajtur antiparti. Po ta shohim gjendjen nė dosje ishte tmerr i zi.
Arkivi i Sistemit, nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme ėshtė njė ndėr katėr arkivat mė tė rėndėsishėm nė nivel shtetėror. Aty ruhen gati 14 mijė dosje politike pėr periudhėn ’44-’90. Ėshtė njė fond i pasur hetimor e gjyqėsor qė ka kaluar njė kohė si pjesė e hetuesisė, e Sigurimit tė Shtetit, e Ministrisė sė Brendshme.
Pėr vitet ’50-’80 rezulton qė mesatarja e agjenturės efektive pėr ēdo vit tė ketė qenė afro 15 mijė bashkėpunėtorė, kurse tė pėrndjekur, nė tė tre nivelet e ndjekjes, 2000-4000 vetė pėr ēdo vit.
Edhe nė bazė tė ligjit tė funditPėr dėmshpėrblimet e tė pėrndjekurve politikė ėshtė drejt hapjes pėrfundimtare fondi ku ruhen kėto tė dhėna.
Por Dervishi mbron mendimin qė para se tė flitet pėr hapje dosjesh, duhet shtruar pyetja sa dosje ka dhe sa besueshmėri ka regjistri themeltar i bashkėpunėtorėve i cili nė kundėrshtim me ligjin e arkivave i ka kaluar SHIK-ut mė 1993. Kjo ka sjellė deformimin e Arkivit tė Sistemit.
Duke iu kthyer dosjeve tė artistėve dhe intelektualėve ēėshtja ėshtė e tillė qė nga njėra anė qėndron angazhimii artistėve nė bashkėpunimin me shtetin, vigjilenca e tyre nė institucionet bazė si Teatri Popullor, Teatri i Operės dhe Baletit, Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve qė nė thelb ndiqnin linjėn e propagandės tė pushtetit popullor, dhe nga ana tjetėr janė ata qė pėrndiqen, qė ftohen pėr tė bashkėpunuar dhe nėse jo, dėnohen pėr agjitacitacion dhe propagandė, akt qė sipas kohės klasifikohej si njė ndėr krimet kundėr diktaturės sė proletariatit. I gjejmė edhe nė Teatrin Popullor, tė Operės dhe Baletit, nė Akademinė e Shkencave, nė Kinostudio, sidomos kėtu, aktorėt, qė pėr fat tė keq zėnė njė pjesė jo tė vogėl nė radhėt e artistėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė,- pohon Dervishi dhe kategorikisht refuzon tė japė qoftė edhe iniciale tė atyre qė populli i njeh mirė nga jashtė, nga ekrani, por qė nuk paskan qenė pak ata qė i janė futur valles dhe e kanė ēuar deri nė fund. Dervishi ėshtė i rezervuar kur thotė se ka persona publikė nga arti dhe kultura qė vazhdojnė tė jenė aktivė dhe qė kanė qenė bashkėpunėtorė.
Ai pėrmend njė raport tė vitit 1976, njė pėrshkrim banal pėr tė gjithė trupėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Ndėr tė tjera pėrmendet njė emėr shumė i njohur si njeri dallkauk, dallaverexhi, imoral.
Sigurimi ka pasur raporte tė hollėsishme pėr ēdo person tė Operės dhe Baletit dhe nė pjesėn mė tė madhe do tė vėsh re se shteti nė pėrgjithėsi i ka urryer artistėt. Pėr shembull ka njė raportim tė menjėhershėm kundėr kėngėtarit Tonin Tėrshana.
Nė pėrgjithėsi janė dosje me njė fund tė hidhur. Ka artistė qė dorėzohen pėrballė detyrės ndaj atdheut pėr tė cilėn nuk merrnin asnjė lloj shpėrblimi. Pra informimi, bashkėpunimi deri dhe agjentura ishte njė punė e papaguar, falas.
Dervishi ka parė dosje qė dėshmojnė zhburrėrimin e burrit qė ndėrsa e ēojnė drejt ekzekutimit thėrret Rroftė populli, rroftė partia ose poshtė revizionizmi i tė gjitha ngjyrave. Pra ėshtė edhe dramė e personit: nė fillim ka qenė i ndjekur pastaj ka kaluar nė tjetėr nivel, si bashkėpunėtor. Sigurisht qė frika ndaj Sigurimit ishte reale, madje Sigurimi kishte frikė edhe vetė Sigurimin. Po tė bėsh njė statistikė tė pėrgjithshme do tė shohėsh se kryetarė Degėsh, drejtues, ministra, zėvendėsministra tė dėnuar, deri tė pushkatuar. Po tė bėsh njė bilanc tė shefave tė sigurimit mbi 50% do tė dalin tė dėnuar ose tė pushkatuar. Pra vetė ata qė drejtonin kėtė makinė kaq tė madhe, kishin frikė nga vetja. Asnjė nuk ishte i sigurtė.
I ka qėlluar tė shohė dosjen e njė aktori tė njohur dhe tė talentuar, Sh.B qė nuk ka pranuar nė asnjė rast tė bashkėpunojė; e aktores me pseudonimin Gjuetia, e aktorit qė nuk rron mė, me pseudonimin Dueli qė kanė qenė aktivė nė bashkėpunimin meSigurimin e Shtetit. Nė kėtė drejtim ėshtė model dosja e Dhelprės kėshtu e ka emrin personazhi, qė sot njihet si njeri shumė i respektuar, shkrimtar, edhe i burgosur, edhe i ndjekur dhe nė fund bashkėpunėtor nė nivelin e agjentit qė ka denoncuar shokėt e vet. Ka raste tė tjera, jo mė kot pėrmenda Dhelprėn, sepse ėshtė rast tipik qė ka burgun, ka ndjekjen, ka edhe bashkėpunimin. Ėshtė njė person qė flet pėr hapje dosjesh ėshtė vetė me dosje.
Pėrkundėr gjithė kėsaj qėndron figura e Havzi Nelės qė e ka mahnitur pėr qėndrimin deri nė fund, deri nė ekzekutimin me varje.
Njėzet vjet gati, pas rėnies sė regjimit, nuk kemi tė dhėna sa artistė tė dėnuar dhe sa bashkėpunėtorė. Ka dėshmi tronditėse, autobiografia Kohė antishenjė e Maks Velos, se si artistėt shqiptarė kanė spiunuar dhe marrė pjesė nė dėnimin me burg tė kolegut tė tyre. Velo vetė ka bėrė njė listė me mbi 100 persona, artistė e intelektualė qė janė dėnuar dhe ekzekutuar, por nė asnjė rast tjetėr nuk ėshtė analizuar me fakte e tė dhėna edhe ky rol i elitės shqiptare.
Sipas Dervishit, lista me persona tė dėnuar pėrshin 14 mijė persona, duhet ndarė njė ditė sa tė dėnuar janė nga arti dhe kultura. Lista e pėrgjithshme ekziston, duhet vetėm qė tė nxiren tė dhėnat dhe kjo nuk ėshtė ndonjė problem i madh.
Nė vitet shtatėdhjetė, Sigurimi i Shtetit ndėrmori njė operacion tė organizuar pėr mbrojtjen e inteligjencės, kulturės dhe rinisė. Sipas Dervishit ekziston nė arkiv njė fashikull ku kemi ndarjen emėr pėr emėr sipas personave dhe sipas institucioneve.
Duhet bėrė ndarja e dosjeve, nė dosje personale dhe dosje tė pėrgjithshme qė bėjnė fjalė pėr raporte nga institucionet ku punonin individėt.
Por pėr aq kohė sa nuk ka njė qėndrim unik pėr kėtė ēėshtje edhe ndėrmjet shoqatave tė tė pėrndjekurve, diskutimi pėr dosjet nė Shqipėri do tė ketė tė njėjtin fat si tė gjitha proceset e vonuara pėr cilat, edhe nėse u vunė nė rrugė njė ditė, nuk patėm asnjė meritė, sepse nuk ndodhėn prej vetėdijes dhe vullnetit tė shoqėrisė sonė.
lajme.parajsa.com


































