Sukses i shqiptareve ne Oher
20.08.2008 00:03 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture
E Merkure, 20 Gusht 2008
Pas Inva Mules dhe 3 mije shikuesve qe ajo mblodhi, "Vera e Ohrit" nxjerr ne pah nje tjeter sukses qe mban ngjyra shqiptare. Behet fjale per kompanine teatrore "Albanian Dance Theatre", qe eshte paraqitur ne edicionin e 48-te te Festivalit "Sumer Ohrid Festival", qe eshte zhvilluar pergjate nje muaji ne Maqedoni. Trupa shqiptare u paraqit me shfaqjet e shkurtra "Njeriu me kellef" nga Cehov dhe "Parfumi" nga Suskin, duke terhequr vemendjen e shume shikuesve, te pranishem ne mjediset e jashtme te Kishes mesjetare te Shen Sofise. Balerinat Aleida Kondaj, Milena Nurka, Filomena Gargano dhe Suela Hoxha kane qene ato, qe ne shfaqjen e pare percollen mesazhin cehovian te vetekufizimit njerezor, qe perjetohet si drame individuale. Me pas, se bashku me balerinin Elton Cefa ne pjesen "Parfumi" artistet e reja sollen kompleksin tabu te seksit perballe shoqerise moderne. Per afro nje ore e 30 minuta artistet e rinj nga Tirana intepretuan ne gjinine e teatrit te dancit modern ne dy spektakle te mbushura me elemente skenike dhe koreografike. Artistet dhe trupa shqiptare jane vleresuar edhe nga te huajt e pranishem si koreografja maqedonase, Iskra Shukarova dhe regjisori Ivan Popovski, i cili e ka cilesuar befasuese trupen shqiptare. Kompania teatrore "Albanian Dance Theatre" eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka fituar simpatine e publikut dhe specialisteve me shfaqjet "Tranzicion" dhe "Kontrast", ne bashkepunim me kompanine zvicerane "Carambole". Ajo eshte pjesemarrese ne 11 festivale ne vende te ndryshme si, Itali, Zvicer, Bosnje-Hercegovine, Egjipt, Maqedoni etj. Regjisori-koreograf Gjergj Prevazi vjen per te treten here ne Festivalin e Ohrit. Kater vjet me pare ai solli spektaklin "Kah vetvetja" me trupen e Shkupit, ne vitin 2006 u paraqit me pjesen "S'po degjohet gongu", vene ne skene me trupen e Baletit te Kosoves.
lajme.parajsa.com


































