Teatri "Migjeni" ēel sezonin e ri artistik "Vjeshtė 2008"
05.09.2008 12:04 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
SHKODER- Teatri "Migjeni" hap sezonin e ri artistik "Vjeshtė 2008". Drejtori Lorenc Mosi dje ka bėrė publike ambiciet e stafit qė ai drejton prej disa vitesh. Megjithėse Teatri "Migjeni" ende nuk ka hapur ende dyert pėr publikun shkodran, puna e trupės sė teatrit ka nisur prej disa ditėsh. "Tashmė kemi nisur punėn pėr sezonin e ri artistik. Kemi ambiciet tona. Puna jonė lidhet dhe me faktin se kėtė periudhė kemi dhe 50-vjetorin e teatrit. Nė fakt, ėshtė pėrvjetori i godinės ku ndodhet teatri", - ka pohuar Lorenc Mosi. Sipas tij, ky sezon vjeshte do tė ketė tre premiera; njė dramė, njė komedi dhe njė variete. Mėsohet se pėr komedinė janė pėrfshirė emrat mė tė njohur tė skenės nė Shkodėr. Komedia titullohet "Kollovari", e autorit Qazim Ēela, ndėrsa regjisor pėr tė gjitha shfaqjet qė do tė vihen nė skenė do tė jetė Fatbardh Smaja. E ndėrsa ka nisur puna, pėr aktorėt shkodranė mbetet i pazgjidhur problemi i pagave tė tyre tė ulėta. Po kėshtu, shqetėsim ėshtė dhe mungesa e emrave tė rinj qė i bashkohen skenės sė Teatrit "Migjeni". Prej 17 vitesh, asnjė aktor i ri qė diplomohet nė Akademinė e Arteve nė Tiranė nuk preferon tė punojė si aktor nė teatrin e mirėnjohur tė qytetit verior.
(s.g/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































