Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Disa kėshilla pėr tė pėrvetėsuar partnerin qė doni

Tė dashurosh ėshtė proces i ndėrlikuar qė nuk kontrollohet dot. Secili mundohet tė dijė se cili ėshtė njeriu i pėrsosur, pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė e pamundur. Nuk ekziston njeriu i pėrsosur, por ne mundohemi ta gjejmė atė qė ėshtė mė afėr tė qenit "i pėrsosur". »»


"Trojanėt", shkėlqimi befasues i Margarita Xhepės

20.07.2008 14:02 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture

Euripidi i 25 shekujve mė parė vjen universal dhe internacional sot. Me "Trojanėt" qė sollėn shqiptarėt natėn e parė tė festivalit "Butrinti 2000", nė skenėn antike u panė retė e luftėrave shkretuese qė ka pėrjetuar Ballkani, njė pjesė e historisė sė tij, qė ka prodhuar viktima dhe shembuj barbarie pa fund. Sipari ngrihet dhe spektatorit i shfaqet njė skenografi qė paraqet stola tė kryqėzuar e tė kthyer pėrmbys, ndriēim qė ėshtė fare pranė errėsirės, kostume gjithashtu tė errėta tė protagonistėve dhe figurantėve. Nė tė dy rastet ato janė gra e vajza, qė pėrjetojnė shkatėrrimin e Trojės dhe bėhen vetė pėrmasė e shkatėrrimit. Vajza dhe gra qė pas rėnies sė Trojės, me mjetin e njohur tė kalit, barku i tė cilit qe mbushur me ushtarė dhe heshta, presin skllavėrimin e tyre dhe pėrfundimin nė shtretėr mashkullorė tė athineasve, apo detyrohen tė bėjnė punė tė rėndomta e raskapitėse.

Shfaqja ngrihet mbi kėtė gjėmė qė ka ndodhur, ku tragjedia nuk sillet, por ndodh para syve tė spektatorit. Oratoria dhe argumenti ndeshen me dredhinė dhe intrigėn, pritja e fatit ka pėrballė mbijetesėn dhe qėndresėn.


Energjia tronditėse e Margarita Xhepės

Emocion krijoi loja si nė ansambėl e trupės shqiptare, me tė cilin ishin nė unitet skenografia me imazhin e pėrmbysjes, mizanskenat me gjėmė e vaje tipike tė folklorit shqiptar dhe kostumografia e zgjidhjet e gjetura regjisoriale tė Vangjelis Thoedhoropulos, i njohur edhe si drejtues i teatrit tė emigrantėve shqiptarė "Neo Kozmos" (Bota e Re) tė Athinės.

I entuziazmuar nga suksesi, ai tha me vlerėsim maksimal se "Dua t‘i puth dorėn Margarita Xhepės - pėr energjinė tronditėse me tė cilėn pėrballoi rolin dhe situatėn dramatike". Ajo u vizatua si njė aktore potente, qė i dha frymė dhe ritėm shfaqjes sė shqiptarėve dhe pėrcolli dramacitet nė rritje. Jo mė pak janė ēmuar edhe loja e Ema Andreas, Luiza Xhuvanit apo Rajmonda Bulkut, bukurisė qė i solli Trojės shkatėrrimin dramatik.

"E ėndėrroj rolin e Hekubės nė vite", tregon aktorja e sprovuar nė qindra role, Margarita Xhepa. "M‘u vra gjumi nė kuptimin e bukur, dita nuk mė mjaftonte, pasi mė ishte plotėsuar njė ėndėrr tė luaja Hekubėn, qė m‘u ruajt kur u puq dėshira me moshėn time 70-vjeēare", shprehet ajo. Aktorja e madhe thotė se ka njė rezonim ky rol e kjo tragjedi nė fatin e nėnės dhe gruas shqiptare. "E nė kėtė kuptim isha e mbushur me histori, qė ma bėnė tė lehtė rolin tim, tė gdhendur nga Euripidi, qė ėshtė njė filozof i skenės", shton ajo.

Artisti Maks Velo e ka quajtur pjesėn "Trojanėt", si njė ndėr prurjet mė tė mira tė Teatrit Kombėtar dhe ka nėnvizuar momentin se ėshtė hera e parė qė kjo trupė shkon jashtė me njė realizim tė arrirė. Ai ėshtė pritur me duartrokitje nė konferencėn pėr shtyp, kur ka vlerėsuar se "Margarita Xhepa mbajti gjithė tragjedinė e Trojės", ndėrkohė qė tė gjithė punėn e ka quajtur tė jashtėzakonshme.

I njėjti vlerėsim vjen nga kritiku dhe studiuesi i teatrit, Josif Papagjoni. Ai ka vlerėsuar se sado e shkuar nė moshė, Margarita Xhepa dėshmoi tė kundėrtėn, jo vetėm me energjinė e saj, por edhe se ajo e mbarti Hekubėn dhe stili i lartė i komunikimit u ndėrthur me tė zakonshmen e tė pėrditshmen. Po kaq dramatike nė natyrėn e tyre u shfaqėn Luiza Xhuvani e Ema Andrea.

Buka e artit dhe buka e politikės

Koordinatori artistik i festivalit, Stefan Ēapaliku, tha se ėshtė pjesė e absurdit shqiptar qė CV-sė sė Teatrit tonė Kombėtar i ka munguar antikiteti. Pėr Artisten e Popullit, Margarita Xhepa, kjo nuk vinte ngaqė artistėt shqiptarė nuk e donin antikitetin e si argument pėr kėtė ajo ka sjellė nė kujtesė pėrpjekjen e dėshtuar tė regjisorit Mihal Luarasi.

Kritiku dhe studiuesi i artit, Josif Papagjoni, e vlerėson shfaqjen si realizim cilėsor tė regjisorit dhe trupės, me konceptin e antikitetit grek tė madhėshtisė dhe tė pranimit tė vuajtjeve. Papagjoni tha se ėshtė punuar shumė dhe mirė mė tė gjithė elementėt e korit dhe tė aktrimit.

Ndėrsa aktori i mirėnjohur, Mirush Kabashi, tha se drejtori i festivalit, Bualoti, pėr herė tė parė ka folur si orakull kur na pėrgatiti tė gjithėve pėr njė mbrėmje magjike. "Vėrtet ishte e tillė nė tė gjithė komponentėt e saj, deri te publiku i shkėlqyer", tha Kabashi.

Ai e ka vlerėsuar shfaqjen "Trojanėt" edhe si njė vlerė dhe argument se arti e sidomos ai skenik shėrben pėr tė afruar popujt dhe ėshtė mirė kur ēdo gjė shihet nė bashkėjetesė. Kabashi nuk ka anashkaluar faktin e pėrgjysmimit tė financimit tė festivalit, por e paraqiti nė kontekstin e grindjeve qė mban gjallė politika e qė janė "buka" e saj. "Politikanėt kanė nevojė tė shohin kėtė teatėr dhe nė pėrballje me vlerat do tė shohin vogėlsinė dhe cinizmin e tyre", shprehet Kabashi.



Romeo Ēollakut nuk i jepet vizė pėr tė qenė prezent nė premierė


Pėrkthyesi i "Trojanėve", nė njė absurd modern


I vetmi qė nuk mundi tė ishte i pranishėm, qoftė edhe i ulur nė shkallėt e gurta tė Butrintit, ishte pėrkthyesi nė shqip i tragjedisė "Trojanėt", Romeo Ēollaku. Edhe pse ai ishte i zgjedhuri i vetė regjisorit Theodhoropulos pėr tė bėrė pėrkthimin e Euripidit nė shqip, enkas pėr kėtė vėnie nė skenė, emigrantit krijues nuk iu mundėsua dhėnia e njė vize, pėr tė pėrjetuar premierėn nė Butrint. "Kėrkova tė gjeja njė pėrkthyes qė tė mos ishte thjesht njohės i gjuhės, por edhe poet e shkrimtar dhe tė gjithė ata qė pyeta mė rekomanduan Romeon, me tė cilin u njoha dhe mėsova se banojmė nė tė njėjtėn lagje, nė "Pankrati" tė Athinės", tha ditė mė parė nė njė intervistė pėr "Shqip", regjisori Vangjelis Theodhoropulos. I themi se na habit se si njė regjisor i njohur nė Athinė, tė mos mundet tė bėhet garant pėr vizėn e njė pėrkthyesi jo rastėsor, por cilėsor dhe qė ka marrė edhe ēmimin kombėtar "Fan Noli" pak kohė mė parė nė Shqipėri e tė tjera vlerėsime tė admirueshme nė Athinė, pėr pėrkthime nga greqishtja e frėngjishtja. "Biseduam, konsulli i mėparshėm nuk ra dakord ta pajiste me vizė pėrkthyesin tonė tė mrekullueshėm. Kėtė trishtim kishin edhe prindėrit e Romeos nė Sarandė, Petroja e Frosina, teksa prisnin urime natėn e shfaqjes qė nga vetė regjisori e deri nga ambasadori grek nė Tiranė, zoti Nikolaos Paizos. "E di, e di se si janė ato punė", u shprehu keqardhjen atyre ambasadori Paizos.

Ai do tė bashkohet me trupėn pas premierės sė dhėnė nė Butrint, pasi pikėrisht dje "Trojanėt" e shqiptarėve udhėtoi drejt skenave tė Athinės, ku pritet i njėjti sukses.



Qirjaqi, i pafat pėr teatrin me fat pėr jetėn


Pėr "viktimėn" e papandehur dhe tė pamenduar tė Butrintit, aktorin Agim Qirjaqi, jepet garancia se ėshtė mirė me shėndet, pas aksidentit qė pėsoi nė afėrsi tė Tepelenės, duke udhėtuar drejt festivalit teatror nė jug tė vendit. Nga Spitali Ushtarak ku ndodhet i shtruar pėr kurim, ėshtė thėnė se aktori i njohur ėshtė dėmtuar nė shtyllėn kurrizore, por pas ndėrhyrjes qė i ėshtė bėrė, gjendja e tij ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm.

Agim Qirjaqi ėshtė njė nga aktorėt dhe regjisorėt mė nė zė tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Por vitet e fundit, ai ka pasur njė shkėputje nga jeta aktive artistike, pėr shkak tė njė shėndeti jo tė mirė.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare