Turistėt, interes edhe pėr trashėgiminė kulturore
20.07.2008 18:03 Kulture - Burimi: SOT Kulture
I shpallur vetėm pak ditė mė parė si trashėgimi kulturore botėrore, qyteti i Beratit kėto kohė pėr vlerat historike-kulturore qė mban, ka bėrė qė shumė turistė tė huaj tė vizitojnė disa nga vendet e tij mė tė bukura. Pas hyrjes nė UNESCO dhe cilėsimit si njė nga tre vendet qė duhet vizituar nė Ballkan, pėr qytetarėt e tij kjo ėshtė reklama, qė ka tėrhequr turistėt vendas dhe tė huaj pėr tė parė nga afėr qytetin mijėravjeēar. Nė njė kohė kur qyteti i Beratit po jeton ditėt e tij mė tė shėnuara, nga Ministria e Kulturės mėsohet se edhe vende tė tjera tė vendit tonė,qė janė shpallur trashėgimi kulturore paraqiten nė njė gjendje relativisht tė mirė, ndėrkohė qė edhe fondet pėr restaurimin e tyre janė rritur. Kėtė fakt e bėn tė ditur drejtori i Kulturės Kombėtare nė MTKRS Ols Lafe, i cili nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn shprehet se janė zgjidhur dhe shumė probleme qė kanė ekzistuar mė parė nė kėto zona. Gjendja ėshtė relativisht e mirė, kemi monumente tė mirėmbajtura dhe mjaft tė vizitueshme, si Butrinti, Apolonia, Kalaja e Gjirokastrės apo e Porto-Palermos, Shkodra etj. Kemi marrė disa masa qė kanė tė bėjnė me pastrimin, menaxhimin, tabela nė gjuhė tė huaj etj. Ndėrkaq qė fondet pėr restaurimet kanė ardhur duke u rritur ēdo vit, sigurisht qė ka nevojė gjithnjė dhe pėr mė shumė, sepse monumentet duhet tė mirėmbahen dhe tė ruhen pėr tė ardhmen. Kemi zgjidhur shumė probleme qė kanė tė bėjnė me vizitueshmėrinė e parqeve arkeologjike dhe kalave tė ndryshme, duke pasur administratat tona qė i menaxhojnė kėto territore, tregon drejtori Lafe. Por nė kėto zona ku njė pjesė e tyre janė dhe tė banuara sipas drejtorit tė Kulturės Kombėtare nė MTKRS, pėr shumė probleme ėshtė bashkėpunuar me pushtetin lokal, gjė e cila ka ēuar nė zgjidhjen e tyre. Mbrojtja ėshtė e shumanshme dhe e shumėllojshme. Bashkėpunimi me pushtetin lokal pėr mbrojtjen nga zjarri apo studimet antisizmike janė disa nga veprimet qė janė kryer nė vijimėsi, pohon ai. Por kėto kohė edhe nė kryeqytetin shqiptar janė bėrė shumė zbulime tė rėndėsishme arkeologjike, tė cilat kanė devijuar dhe plane urbanistike tė kryeqytetit shqiptar. Dy institucionet pėrkatėse MTKRS dhe Bashkia e Tiranės pėr kėto zona tė zbuluara kanė rėnė dakord, qė duhet tė ruhen vlerat arkeologjike, pasi kjo ėshtė mė e mira pėr komunitetin. Pėr kėtė drejtori Ols Lafe pohon: Nuk ka pasur konflikt se sa shkėmbim mendimesh pėr atė qė duhet tė bėhet, mė e mira pėr qytetin, komunitetin dhe monumentet. Kultura duhet ruajtur, por edhe pėrshtatur me zhvillimin. MTKRS nuk ėshtė kundėr zhvillimit dhe mbron dhe promovon kulturėn. Ndėrkaq nga MTKRS mėsohet se janė rreth 300 milionė lekė tė reja vetėm nga buxheti i shtetit pėr monumente kulturore, njė fond i cili po pėrdoret pėr restaurime tė ndryshme nė kėto zona apo objekte arkeologjike. Janė rreth 300 milion lekė tė reja vetėm nga buxheti i shtetit ndėrkohė qė ka projekte qė janė fituar nga MTKRS, si fondi spanjoll apo projekti i qendrave historike tė bashkimit evropian, qė e shumėfishojnė kėtė fond, apo restaurimi 1.2 milion dollarė i qendrės historike tė Gjirokastrės, qė fokusohet nė Qafėn e Pazarit, ku vazhdojnė punimet. Rreth 200 milion lekė tė reja kanė shkuar nė kėto monumente, banesa, objekte kulti, pjesa tjetėr pėr muzetė dhe institucionet tjera tė trashėgimisė, thekson drejtori Lafe. Por sipas tij me gjithė punėn qė ėshtė bėrė pėr ti ruajtur kėto zona apo monumente serish ka vend pėr shkelje, tė cilat ekzistojnė nga forma nga mė tė ndryshmet. Shkeljet janė tė minimizuara, por atje ku ekzistojnė nė forma dhe natyra tė ndryshme, nė bazė tė ligjit tė trashėgimisė kulturore dhe nė bashkėpunim me institucionet e tjera kompetente ne marrin masa pėr evitimin e dėmeve, shprehet ai. Ndėrkaq kėto ditė shtatė objekte monumentale, si dhe tė gjitha fasadat qė ndodhen nė zonėn muzeale tė qytetit tė Gjirokastrės, pasuri botėrore e UNESCO-s prej 3 vjetėsh, i janė nėnshtruar rikonstruksionit total, pėrmes njė investimi prej 1.3 milionė dollarėsh akorduar nga qeveria. Disa nga kėto objekte janė banesa e Angonatėve, Ēabej, Gurgai, Kiko etj.
Kronologji
1958- mė 16 tetor Shqipėria bėhet anėtare e UNESCO-s, Organizatės Botėrore tė Trashėgimisė
1990- janė propozuar 5 qendra pėr tu shpallur pasuri botėrore, Butrinti, Gjirokastra, Berati, varret e Selcės dhe amfiteatri i Durrėsit
2005- Gjirokastra pranohet nė Listėn e Pasurive Botėrore
2005- qyteti antik i Butrintit del nga lista e pasurive botėrore nė rrezik
2008- Berati pranohet me unanimitet mė 8 korrik, si pasuri botėrore nė seri me Gjirokastrėn
Kronologji
1958- mė 16 tetor Shqipėria bėhet anėtare e UNESCO-s, Organizatės Botėrore tė Trashėgimisė
1990- janė propozuar 5 qendra pėr tu shpallur pasuri botėrore, Butrinti, Gjirokastra, Berati, varret e Selcės dhe amfiteatri i Durrėsit
2005- Gjirokastra pranohet nė Listėn e Pasurive Botėrore
2005- qyteti antik i Butrintit del nga lista e pasurive botėrore nė rrezik
2008- Berati pranohet me unanimitet mė 8 korrik, si pasuri botėrore nė seri me Gjirokastrėn
lajme.parajsa.com































