Turizmi kulturor, cfare ofroi kete vere
11.08.2008 06:01 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture
E Hene, 11 Gusht 2008
TIRANE - Po aq sa eshte vleresuar per turizmin e saj natyror duket se Shqiperia mbart vlera edhe ne turizmin kulturor. Por dihet tashme, qe nje pjese e monumenteve historike te demtuara, te tjera te lene pas dore dhe ne harrese, nuk arrinin kurrsesi te ndiznin interesin e vizitoreve, shqiptare e ca me pak atyre te huaj, qe ne rastin me te mire mjaftoheshin me vizitat ne Muzeun Historik Kombetar, apo ne muzeun e Krujes, vetem pak kilometra larg kryeqytetit. Gjate kesaj vere, duket se Ministria e Turizmit, i ka kushtuar vemendje te vecante pikerisht turizmit kulturor, ne drejtim te te cilit ka investuar edhe shuma te konsiderueshme parash, te cilat behen te njohura nga zyra e shtypit te ketij institucioni. Nje pjese e ketyre te ardhurave jane siguruar nga buxheti i shtetit, nderkohe, qe te ardhura te tjera jane siguruar nga akordimi i qeverive te huaja dhe te administruara nga UNESCO. Natyrisht perballe investimeve te tilla, te domosdoshme, duhen pritur edhe rezultatet. Por per te pare se sa efikase kane rezultuar keto investime, natyrisht, qe duhet te presim fillimin e vjeshtes dhe mbylljen e sezonit turistik, per te pare nese te ardhurat nga vizitat ne sitet kulturore kane shenuar rritje ne raport me vitet e meparshme. Sidoqofte ne nje situate te tille, vlen per t'u permendur fakti, qe ne fondin e buxhetit te shtetit shuma e akorduar per restaurimin e monumenteve te kultures per vitin 2008, shenon nje rritje te vogel prej 31 milione lekesh te reja, ne raport me nje vit me pare. Keshtu gjate vitit 2007, per Monumentet e Kultures buxheti i shtetit kishte programuar 274 milione leke te reja, te cilat shkuan per restaurimin dhe venien ne funksion te Lidhjes se Shkrimtareve, e cila u shnderrua ne Ministrine e re te Turizmit. Nderkohe me pjesen tjeter te ketij fondi te akorduar u restauruan me 41 milione leke nga buxheti i shtetit disa monumente ne Gjirokaster, si Hani i Zagories, shtepia e Kadarese, Pazari i Gjirokastres, shtepite e Cabejve dhe Skendulateve. Gjate vitit 2008 me fondin e akorduar nga buxheti i shtetit, duket se Ministria e Kultures i ka dhene me shume hapesire restaurimit te disave prej kalave kryesore ne vendin tone, mes te cilave Kalaja e Prezes dhe e Krujes. Nepermjet ketyre investimeve eshte synuar, qe te rritet numri i vizitoreve shqiptare dhe te huaj , ne sitet me vlera kulturore ne vendin tone. Nderkohe ne fillim te korrikut, u shenua edhe hyrja e Beratit ne UNESKO si pjese e trashegimise boterore. Ne kete qytet u restauruan 47 shtepi monument kulture. Nderkohe, sipas MTKR-se kete vit jane trefishuar fondet per restaurimin e Monumenteve te kultures.
lajme.parajsa.com


































