Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Ndryshimi qė fillon nga Arbri...

Nga i panjohur, nė... i famshėm! Nga i zakonshėm, nė... milioner! Nga faqet rozė, nė... ato politike! Historia e Arbrit, fitues i Big Brother e parė me njė sy kritik. E ka nisur fushatėn me titull tė pėrafėrt me slloganet e Obamės sepse beson nė vlera apo se kėrkon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes? Planet e djaloshit qė po e mban premtimin pėr t'i dhuruar 50 mijė eurot, ndonėse njerėzit mosbesues ndaj kujtdo qė bėn diēka ndryshe pyesin: Pse e bėn, ēfarė synon, ku do tė dalė, ēfarė pėrfiton, kush i qėndron pas...? »»


Ultimatumi i artisteve, “zbutet” ministria

03.07.2008 18:27 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Enjte, 03 Korrik 2008

TIRANE - Reagime dhe kunder reagime ministri-komunitet artistesh per Reformen Institucionale, nisur nga Ministria e Kultures, muaj shkuar. Ka pasur jo pak kontestime nga artistet, ndaj edhe pas nje draft-reforme, radhen e pati nje studim-draft, i pergatitur nga nje grup pune prane MTKRS-se, i drejtuar nga Flamur Shehu. Pas reagimeve te shumta, paraditen e djeshme, artistet e ngriten serish zerin. Aktori Mirush Kabashi, duke renditur edhe nje here pikat, per te cilat artistet nuk jane aspak dakord, u shpreh: “Edhe per kete studim-draft, ndryshe nga marreveshja me zevendesministren Suzana Turku dhe premtimet e dhena, ne u perjashtuam nga ky proces”. Vetem pak ore me vone, pas kesaj deklarate, zyra e shtypit te MTKRS-se percjell reagimin e ministrit Ylli Pango. Ne te shkruhet shprehimisht se “ministri Ylli Pango deklaron: Drafti i Reformes per institucionet artistike dhe kulturore eshte punuar nga nje grup pune me perfaqesues te MTKRS-se, te gjithe drejtuesit e institucioneve artistike etj. Ministri eshte duke e shqyrtuar draftin, te cilin e theksojme eshte ende draft, dhe ende s’e ka dhene mendimin per te”. Reagimi i ministrit mbyllet me fjaline: “U sugjerojme perfaqesuesve te Sindikates se Artisteve te kene durim dhe te mos nxitohen te bejne peticione dhe deklarata per drafte ende te paperfunduara”. Mirepo, sipas te thenave te artisteve, ata kane pritur boll qe te merret mendimi i tyre dhe Kabashi deklaron: “Jemi perballur vetem me drafte te njepasnjeshme, qe vijne ne drejtorite e institucioneve”. Jane artiste nga te gjitha institucionet kombetare te kultures kunder kesaj reforme, qe ne kete debat te madh kane zgjedhur perfaqesite e tyre per te reaguar. Ndersa dje, perkrah aktorit Mirush Kabashi, si perfaqesues i Teatrit Kombetare qene edhe aktoret Roland Trebicka, Ahmet Pasha, Medi Malkaj, por edhe dramaturgu Stefan Capaliku, ndersa opera u perfaqesua nga Rudi Sata.

Pango: “U sugjerojme perfaqesuesve te Sindikates se Artisteve te kene durim dhe te mos nxitohen te bejne peticione dhe deklarata per drafte ende te paperfunduara”. Ministri Pango eshte ende duke e studiuar draftin dhe s’ka dhene mendim per te.

Kabashi: “S’mund te lejojme politiken te drejtoje bordet e institucioneve artistike e kulturore. Bordi i Teatrit Kombetar nuk mund te perbehet nga persona te komanduar nga ministria”. Komuniteti i artisteve nuk do te terhiqet nga pozicioni i tij.










Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare