Universitet nė qendrėn historike tė Gjirokastrės
06.09.2008 12:07 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
Kėshilli Kombėtar i Restaurimit ka shqyrtuar projektin e njė ndėrtimi tė ri. Autoritetet e UNESCO-s ende nuk janė njohur me formėn zyrtare. Specialistėt i druhen cenimit tė imazhit tė qendrės
GJIROKASTER- Njė godinė e re do tė ngrihet nė qendrėn historike tė Gjirokastrės, qytet i mbrojtur nga UNESCO pėr vlerat e trashėgimisė kulturore. Ndėrtesa ėshtė planifikuar tė shėrbejė si universitet publik apo shtesa fakultetesh tė Universitetit ekzistues "Eqerem Ēabej". Projekti ėshtė diskutuar para disa ditėsh nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Restaurimit. Lorenc Bejko, drejtor i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, njėkohėsisht edhe sekretar i KKR-sė, e konsideron njė hap pozitiv pėr rijetėzimin e kėsaj zone, me qėllimin pėr tė nxitur edhe veprimtari tė tjera me karakter ekonomik qė lidhen me praninė e studentėve. Por, a do tė qėndronte njė ndėrtim i ri mes godinave karakteristike? A e cenon imazhin e qendrės historike? Kėto janė pyetje qė lindin natyrshėm kur flitet pėr njė trashėgimi e pranuar si botėrore. Diskutimi i specialistėve ka qenė i gjatė dhe jo i njėmendėt. Bejko shprehet se ata dhe kolegėt ndėrkombėtarė janė tė ndėrgjegjshėm se ndėrhyrja nė qendrėn historike ėshtė shumė delikate. Ajo kėrkon reflektim tė thelluar, pėr tė parė se sa ndėrtimi i ri konkurron me kontekstin historik dhe vlerat monumentale tė Gjirokastrės, dhe a i integrohet nė asetin urbanistik tė qytetit. "Konceptin e ruajtjes sė qendrės historike nuk e shohim thjesht si njė pėrpjekje pėr ta fosilizuar atė. Eksperienca botėrore tregon qė suksesi i ruajtjes sė tyre lidhet ngushtė me integrimin nė jetėn e sotme. Ky aspekt ėshtė diskutuar edhe kur Gjirokastra u aplikua pėr t'u pranuar nė UNESCO si qytet mė vete, edhe nė rastin mė tė fundit bashkė me Beratin, si site nė seri", - shprehet Lorenc Bejko, drejtor i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Nė fakt janė paraqitur dy projekte pėr t'u diskutuar. I pari synon nė pėrshtatjen e godinave ekzistuese, monumente tė kulturės, si ambiente pėr universitet. Nė kėtė rast tentohet vetėm njė ndėrhyrje e brendshme dhe jo nė strukturėn e jashtme tė godinave. Ndėrsa i dyti paraqet ndėrtimin e njė godine tė re nė sheshin e obeliskut dhe nė territorin pėrreth tij. Por, projekti i godinės sė re ėshtė pranuar si mė i mundshmi dhe pritet vetėm forma zyrtare e tij, i cili mė pas do tė diskutohet me specialistėt e UNESCO-s. Sipas Bejkos, ideja e njė ndėrtimi tė ri ėshtė e vjetėr dhe daton nga fundi i viteve '80, ku fillimisht ishte menduar pėr bibliotekė qyteti, fakultet e deri te versione arkitektonike tė ndryshme, herė moderne dhe nė kundėrshtim tė qėllimshėm me kontekstin historik. Ai shprehet se kjo ka qenė edhe njė nxitje e Bashkisė sė qytetit, pėr tė krijuar njė jetė mė tė pėrqendruar nė qendrėn historike.
Projekti
Mes projektit, i cili parashikon pėrshtatjen e godinave ekzistuese dhe atij pėr ndėrtimin e njė godine tė re, ėshtė zgjedhur ky i fundit. Drejtori i IMK-sė, Lorenc Bejko mendon se ata nuk e pėrjashtojnė njėri -tjetrin. "Edhe ndėrtimi i ri nuk mund tė pėrmbushė nevojat e Universitetit tė Gjirokastrės. Qėllimi i tij ėshtė tė sjellė dhe tė vėrė nė funksion aktivitete tė tjera. Ambientet ekzistuese mund tė pėrdoren pėr laboratorė, pėr fjetjen e studentėve apo pėr veprimtari ekonomike qė lidhen me jetėn e tyre tė pėrditshme", - thekson ai. Por nga ana tjetėr, pėr tė, kėto vendime duhet tė jenė tė kujdesshme, sepse janė delikate pėr mėnyrėn e trajtimit. Kjo nėnkupton bashkėpunimin me komitetin e trashėgimisė botėrore. Deri mė tani, ata janė informuar vetėm pėr projektin si ide dhe nuk kanė bėrė asnjė gjė konkrete. Bejko thekson se sė shpejti do tė kenė njė version zyrtar, i cili do tė diskutohet me specialistėt e UNECSO-s. Sipas projektit universiteti ėshtė parashikuar tė ngrihet te Obelisku dhe territori poshtė tij, qė pėr Bejkon pėrbėn njė territor tė degraduar nė gjendjen e sotme. Ndėrsa platformėn ku mė parė ka qenė vendosur pėrmendorja e Enver Hoxhės, e quan njė ndėrhyrje gjysmė urbane qė duhet pėrfunduar. Pavarėsisht aspekteve qė drejtori i IMKS-sė rreshton nė pėrkrahje tė kėtij projekti, nuk mund tė thuhet me siguri se zbatimi praktik do tė jetė i suksesshėm nė qendrėn historike tė qytetit tė gurtė. "Do tė na gjykojė koha", - thotė Bejko.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































