Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Vrasja entusiazte e Havzi Nelės

11.08.2008 12:04 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Nė 20 vjetorin e ekzekutimit tė poetit Havzi Nela – Vazhdojnė tė dekorohen ish-vrasėsit e martirėve tė lirisė dhe njė lloj shqetėsimi ndihet mė shumė pėr ish-diktatorin Hoxha sesa pėr viktimat e tij, mu pėr atė, pėr tė cilin Havzi Nela, qysh nė vitin 1983, nė burgun e Qafė-Barit shėnonte: ”Shtylla qėndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qėndron Hoxha”

Shkrimtari Günter Grass nė vitin 2006 rrėfeu se nė tė ritė e vet kish veshur uniformėn naziste. Rrėfimi i nobelistit gjerman qe tronditės, qe njė prishje e heshtjes qė rėndonte mbi shpirtin e vet qyshprej sa e sa dekadash: ”Nuk e kam gjetur kurrė forcėn pėr ta thėnė, por ėshtė diēka qė duhej treguar. Tashmė nderojmė aq shumė heronj tė rezistencės gjermane sa nuk merret vesh si mbėrriti nė pushtet Hitleri. Nė njė kohė kur nazizmi u brohorit me mbėshtetje e entusiazėm”.

Pyetjes ”Keni ndjenjė faji pėr kėtė?”, ai iu pėrgjigj: ”Nė e ndjeva atėherė? Jo. Mė vonė, ajo ndjenjė faji mė ka rėnduar nė shpirt si njė turp. Dhe ėshtė shoqėruar gjithnjė nga pyetja: hė pra, Günter, a nuk mund ta merrje me mend se ē’po ndodhte?”

Por njė operacion i tipit ”Günter Grass” nuk ndodhi asnjėherė nė Shqipėri, as me rastin ”Havzi Nela”.

Po tė shohėsh me vėmendje dosjen pėr Havzi Nelėn (procesi hetimor, gjyqėsor, kallėzime tė dosjeistėve, etj.), aty do tė gjesh shėnime tė ēuditshme dhe lehtas mund tė bėsh njė riformatim tė asaj qė pėrshkruhet nė romanin ”Procesi” tė F. Kafkės, veēse nė procesin e Nelės, personazhet janė protagonistė tė vėrtetė. Nė kėtė rrafsh, procesi ėshtė i gjatė dhe e pėrmbledh atė krejtekrejt nė gjysmėn e dytė tė jetės deri nė marrjen e frymės, madje deri nė futjen e trupit nėn tokė. Aty mund tė gjesh jetėshkrimin vetėm tė njė pjese tė jetės sė njeriut, njė pėrpjekje tė pazakontė pėr tė mbijetuar nė kushtet e vargonjizimit tė lirisė, siē mund tė gjesh fytyrėn e regjimit tė kohės nė tė gjithė zezonėn e vet. Edhe pse nėn trysninė e hetuesve, gjykatėsve dhe prokurorėve, fjalėt e tij (mė saktė gjithė kumti qė ai pėrcjell), janė fjalėt e njė njeriu me integritet dhe pavarėsi nga ajo shėmti nėnshtruese rretherrotull, nga ai shformėsim i vlerave njerėzore.

Nė shėnimet mbi procesin ndaj Havzi Nelės, mund tė shohėsh protagonistė tė ēuditshėm si gjykatės dhe prokurorė, tė cilėt me shpejtėsi marramendėse plotėsojnė letrat qė t’i merrej jeta klientit tė tyre tė shumėpritur, siē mund tė gjesh raportues dhe gjysmėraportues, raportues vullnetarė apo tė urdhėruar, dosjeistė krenarė jo vetėm nė ēėshtjen ”Havzi Nela”, tė cilėt pas ndryshimt tė regjimit, as e morėn mundimin tė rrėfenin qė ndjeheshin sadopak fajtorė, qė ishin pjesėmarrės tė njė krimi tė rėndė, dhe jo nė Mesjetėn e hershme, as nė fillimin e shekullit tė XX, por mu atėherė kur vetė diktatura qe nė shkundullimat e fundme.

Shtatėmbėdhjetė muaj mbasi regjimi i stėrvjetėr stalinist nė Shqipėri qe kėputur pėr mesi, nė vitin 1993 eshtrat e tė ndjerit u nxorėn nga gropa dhe u varrosėn nė katundin e lindjes, Kollovoz.

Kaloi 10-vjetori i mbytjes sė tij, edhe 15-vjetori, siē po kalon edhe 20-vjetori, dhe asnjė grimė e shkundjes sė ndėrgjegjes, asnjė pikė turbullie. Pra, deri tashti, ekipi vrasės i tij, nuk ka shfaqur as shenjėn mė tė vockėl tė pendesės. Njė gjė e tillė s’ka tė bėjė vetėm me kompleksin e mospėrjetimit tė fajit, por ėshtė simbol i njė arrogance dhe humbje e plotė e ndjeshmėrisė njerėzore sa tė shtyn tė besosh qė mungesa e pendesės ėshtė forma mė e dukshme e mosreflektimit, ėshtė pėrpjekje pėr tė fshirė ēdo gjurmė qė kish tė bėnte me abuzimin nė emėr tė pushtetit. Nė kohėn mbasdiktaturė qėllimi ishte qė tė krijohej pėrshtypja se kėta ish-nomeklaturistė vetėm kishin bėrė detyrėn.

Ėshtė i natyrshėm gabimi njerėzor, por krejt ndryshe kur shkaktohet nga ligėsia, aq mė tepėr nga ligėsia nė emėr tė pushtetit. Ndėrsa pendimi ka tė bėjė me diēka hyjnore, ėshtė hyjnor nė vetvete (vetė fjala pendesė ėshtė njė fjalė jashtėzakonisht hyjnore), ekziston si shtyllė e moralit, si ndjenjė lehtėsuese pėr jetėn nė vijueshmėri, si lirim prej demonėve tė sė keqes.

Nė vitin 2002, ish-kreu i Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė (Fehmi Abdiu), qė shqyrtoi ēėshtjen ”Havzi Nela”, kėndellej kur rrėfehej nė shtyp se ”Kam gjurmė dhe gabime, por s’kam asgjė qė tė ma brejė ndėrgjegjen” (G. Shqiptare, 10 maj 2002, f.2), thuajse njėlloj si Sh. Peēi (urdhėruesi i masakrės nė Buzėmadhe nė shtator 1944), kur nė vitin 1993, deklaronte gjithė mburrje: ”Edhe sot, u thom atė qė kam thėnė dje: Vrava, se mė vranė!… Po u, kurrė nuk jam bėrė pishman dhe nuk jam futur vrimave na frika. Pas ēlirimit, mė vunė deputet nė Lumė. Katėr vjet me radhė”. (Ballkan, 7 korrik 2004, f.27 - Intervistė e vitit 1993, e ribotuar)

Do thėnė se nė pėrpjekjet pėr tė shmangur nga jeta Havzi Nelėn ka shumė entusiazėm tė pashpjegueshėm, mu pėr faktin se protagonistėt e krimit shfaqen me njė ndjeshmėri tė theksuar antiligjore dhe krejt tė kthjellėt nė mizorinė e tyre. Fakti qė nuk ulėn kryet asnjėherė pėr atė qė kryen, do me thėnė se qenė tė vetėdijshėm nė atė qė po kryenin.

Pėr fat tė keq, asokohe, bashkėjetesa me tė keqen u kthye nė njė pėrditshmėri, u shndėrrua nė psikikė, nė njė bashkėjetesė thuajse patologjike, dhe liria, qe kthyer thjesht nė iluzion. Por ēėshtja shihet nė njė plan tjetėr, mu te kapėrcimi edhe i vetė ligjeve drastike tė kohės.

Nė rastin e Havzi Nelės, ky kapėrcim ėshtė shembulli mė i qartė i njė mizorie administrative, ėshtė shformėsimi mė i skajshėm i asaj qė mund tė quhet drejtėsi, natyrisht brenda asaj ngrehine ku vetė komunizmi qe njė padrejtėsi e dukshme, njė regjim kundėr lirisė sė shtetasve tė kėtij vendi.

Akti ndaj Havzi Nelės ėshtė nga mė tė pamoralshmit e drejtėsisė sė kohės sė diktaturės komuniste nė Shqipėri, ėshtė modeli mė i shėmtuar i njė drejtėsie tė politizuar dhe nė shėrbim tė njė regjimi absurd, mesjetar, qė i ndryu shtetasit nė izolim tė plotė sa shpesh e ndjenin veten fatkeqė dhe tė pėrbuzur nė vendin e tyre.

Faktet s’tė lėnė tė lėvizėsh dhe janė aq kryeforta, sa, ngado qė tė kthehesh, s’mund t’u shmangesh. Nė harkun e shtatė ditėve ka pėrfunduar gjithė procesi hetimor ndaj Havzi Nelės.

Edhe uji i lumit mė tė rrėmbyeshėm, kur pėrplaset me shkėmbijtė, sikur ka njėfarė ndalese dhe merr energji pėr tė ndjekur rrjedhėn e vet, ndėrsa hetuesi i ēėshtjes sė bashku me kryeprokurorin, nxitojnė dhe prapė nxitojnė tė mbyllin dosjen brenda shtatė ditėve. Ndoshta ėshtė ndėr rastet e rralla nė botė e njė procesi hetimor kaq tė shpejtė, njė padurim i pashpjegueshėm.

Ēudia shtohet, kur kryegjyqtari formulon vendimin pėr vdekje dy ditė para se tė zhvillohej gjyqi, ndėrsa ditėn kur do tė zhvillohej seanca gjyqėsore, kryegjyqtari e kishte tė qartė (dhe tė shėnuar nė letėr njėkohėsisht) vendimin qė do tė merrej ende pa u futur nė sallėn ku do tė ndėshkohej poeti. Havzi Nela nuk kėrkoi as mė shumė dhe as mė pak pėrveēse drejtėsi brenda vorbullės sė njė shteti tė padrejtė (”Unė i kėrkoj Kolegjit Penal tė Gjykatės sė Lartė tė mė japė drejtėsinė qė mė takon”).

Ushtruesit e gjyqit politik edhe mbas ndėrrimit tė sistemit vijuan tė sillen si triumfalistė dhe mburravecė me aktet e dikurshme.

Kėta vrasės entusiaztė tė Havzi Nelės, mė tepėr se aktivė nė procesin ndėshkues ndaj tij, me njė ofensivė thuajse patologjike, shumė shpejt do tė shpėrbleheshin pėr vdekjen e Nelės (shpėrblim pėr vdekjen e njė njeriu?), mu nė fushėn e tyre tė drejtėsisė.

Pas viteve ’90, ndodhi konvertimi i shpejtė nė tė ashtuquajturėn drejtėsi tė jashtėpolitizuar, duke vijuar triumfalisht punėn nė sektorin e drejtėsisė, disa prej tyre nė avokatė (F. Abdiu, psh., u zgjodh parlamentar dhe pak mė vonė edhe Kryetar i Gjykatės Kushtetuese, ndėrsa F. Laskaj, nė vitin 2003, pėr ironi tė fatit dhe tė fateve, merr postin e drejtueses sė Inspektoratit tė lartė tė verifikimit dhe kontrollit tė pasurive).

Kjo s’ėshtė gjė tjetėr, veēse njė dėshmi se Shqipėria sot vuan nga pėrmbytja e moralit, nga mosreflektimi i thellė dhe serioz i asaj qė ndodhi nėn diktaturė. Shpesh nevoja pėr katarsis ėshtė marrė nė sipėrfaqe. Ndoshta mungesa e njė lėvizjeje tė madhe shoqėrore nė kėtė hulli, ka ēuar nė atė qė shpesh tė dekorohen edhe ish-vrasėsit e martirėve tė lirisė dhe mund tė thuhet se kėsodore shpesh mė shumė ndihet njė lloj shqetėsimi pėr ish-diktatorin Hoxha sesa pėr viktimat e tij, mu pėr atė, pėr tė cilin martiri Havzi Nela, qysh nė vitin 1983, nė burgun e Qafė-Barit shėnonte: ”Shtylla qendrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qėndron Hoxha”.

Havzi Nela jetoi vetėm 54 vjet

Ėshtė folur shpesh pėr tė se edhe pėr dy vjet dhe s’e mbėrriti lirinė, por askush nuk mund ta merrte me mend nė atė gusht tė 1988-s, ose mė saktė, nė ditėn e kėputjes sė frymės sė tij, se liria kish qenė aq pranė. Aq pranė pėr tė tjerėt, por jo pėr tė. Duket se ēdo fjalė pėr tė tani sikur ėshtė njė lloj shfajėsimi ose plotėsimi pėr humbjen e tij, nė radhė tė parė pėr humbjen fizike tė parakohshme pas njė jete tė stėrmundimshme, por njėkohėsisht edhe pėr njė humbje tjetėr: ai s’arriti ta shihte lirinė, atė gjė pėr tė cilėn kish sakrifikuar sė tepėrmi.

Nuk mundi t’i shpėtonte mbytjes, por mundi t’i ikte humnerės mortore tė harresės. Me njė qetėsi dhe krenari gati-gati sublime, mundi tė ikte nga libri i tė vdekurve tė gjithmonshėm.

Nė atė sfond mortor tė pėrgatitur pėr tė krejt hareshėm qysh nė gjalljen e trazuar tė tij, mbas marrjes sė frymės, trupi i pajetė i tij nisi tė lėkundej ndėrmjet tokės e qiellit, ndėrsa shpirti i tij filloi tė endej hapėsirave, tė endej si njė zog i lirė, sovran dhe i krejtpushtetshėm.

Njė shpirt qė fluturon e s’lodhet, qė endet qiellnajės qyshprej njėzet vjetėsh dhe qė s’mund tė zbresė mė kurrsesi prej asaj lartėsie.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare