Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Pėr ata pak njerėz tė vegjėl

Njerėzit e padukshėm tė denjė pėr dashuri janė dėshmia e Bujar Alimanit nga shoqėria e tranzicionit shqiptar. Me projektin ”Pėrtej amnistisė” regjisori shqiptar punon nėn njė ”flamur tė huaj” Selanik - Shqipėria nėn njė flamur tė huaj? »»


Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh

16.08.2008 12:02 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Kėngėtarė e grupe tė njohura muzikore kalojnė para hundės sė shqiptarėve dhe kėta s’i prekin dot. Arsyeja? Kemi spektatorė tė papėrfillshėm nė numėr

Nuk ka asnjė lloj paragjykimi, ėshtė thjesht interesi i vendasve qė i mban larg. Ata ndoshta nuk kanė dėgjuar asgjė pėr Shqipėrinė, ndoshta e kanė njė ide tė vakėt prej Kosovės. Po fundja jo detyrimisht duhet tė dinė ndonjė gjė. Shqipėria nuk pėrbėn pėr ta treg, ndaj dhe nė hartėn e tyre tė turneve nuk ėshtė fare e pėrfshirė. Pėr shkak tė distancave tė vogla qė na ndajnė, nė Tiranė vijnė shpejt lajmet pėr koncerte tė yjeve tė muzikės botėrore nė vendet fqinje. Vetėm pak ditė mė parė, mė 3 gusht, njė nga emrat mė nė zė tė muzikės amerikane, Lenny Cravitz, dha koncert nė Ohėr, nė Maqedoni, ku prezantoi albumin e fundit, ”It is time for a love revolution”. Njė pėrmbledhje e krijimeve tė tij mė tė mira. Turi i Kravitz-it pėrfshin gjithė Evropėn, duke renditur edhe Stambollin, Athinėn e Budvėn. Por sigurisht jo Shqipėrinė. Shumė adhurues tė muzikės sė tij vrapuan drejt qytetit tė vogėl, ku siē tregojnė, ishte krijuar njė atmosferė e mrekullueshme. (Mėsohet tė kenė shkuar nga Tirana rreth 200 persona.) Por nuk ėshtė rasti i vetėm…

Nė korrik tė 2007-ės, tė mėdhenjtė ”Rrolling stones” dhanė koncert nė Malin e Zi, nė Budva. Shumė shqiptarė shkuan pėr tė parė nga afėr legjendarėt. Tė tjera grupe e kėngėtarė me famė botėrore kanė kaluar shumė afėr Shqipėrisė, pa e prekur atė, mes tė cilėve edhe ”Metalica”, qė kanė shumė adhurues nė vendin tonė. Madje kėto ditė, nė zonėn e ish-Bllokut ėshtė vendosur njė banderolė e madhe, ku lajmėrohet njė koncert i Madonės nė Budva, mė 25 shtator, pėr tė cilin biletat variojnė nga 42-90 euro.

Shumė mendojnė se ky devijim ndodh pėr shkak tė mungesės sė interesit nga ana e muzikantėve, por duket se kjo nuk ėshtė edhe aq e vėrtetė. Blendi Bombaj, pėrfaqėsues i ”Living room shoė”, qė ka sjellė nė Tiranė pėr tė parėn herė emra muzikantėsh qė kanė bėrė histori, thotė pa u menduar gjatė, se ėshtė pikėrisht interesi i publikut ai qė mungon. ”Nėse do tė marrim shembullin e koncertit tė Lenny Cravitz nė Ohėr, po ju them se atje kanė qenė mė shumė se 15 mijė spektatorė, ndėrsa maksimumi qė ne mund tė arrijmė ėshtė 2.5-3 mijė vetė. Me kėtė numėr biletash tė shitura, nuk mund tė paguajmė as biletėn e Cravitz”, - thotė Bombaj, teksa shton se interesi i publikut shqiptar, nuk e justifikon koston e njė koncerti. Sipas tij, ėshtė ende herėt pėr Shqipėrinė, tė sjellė kėngėtarė tė mėdhenj. Dhe kjo, jo pėr shkak tė ndonjė paragjykimi. ”Kėtu mund tė vijė kushdo, por do tė duhet tė kalojnė dhe 10 vjet, qė nė Shqipėri tė zhvillohet njė koncert i tillė”, - vazhdon Bombaj, teksa shton qė kjo ėshtė e kuptueshme nė njė qytet me 1 milion banorė dhe me njė kinema, qė nuk mbushet kurrė. Kėshtu qė ėshtė normale pse nė Tiranė vijnė grupe qė e kanė pasur shkėlqimin e tyre nė vitet ’70-’80 dhe kujtohen vetėm nga 40-50- vjeēarėt e sotėm. ”Ky ėshtė fillimi pėr Shqipėrinė dhe ne po mundohemi me hapa tė vegjėl, tė sjellim kėtu artistė qė mund t’i pėrballojmė financiarisht”. Kėshtu, mbi kėtė filozofi kanė dhėnė koncerte grupe e kėngėtarė si ”Europe”, ”Deep Purple”, Zucchero, Dolores O’Riordan, ”Vaya Con Dios”, James Blunt, ”Blues Brothers”, ”Def Leppard”, etj. Tė tjerė kėngėtarė e grupe, kryesisht nga ata tė ”shpluhurosurit” nė kohė, kanė ardhur pėr tė kėnduar 2 apo 3 kėngė nė skenat e festivaleve, apo spektakleve tė ndryshme tė zhvilluara nė Pallatin e Kongreseve.

Tashmė nė Tiranė janė ngritur disa ”agjenci” qė tentojnė tė sjellin grupe e kėngėtarė tė huaj, me shpresėn qė edhe kryeqyteti shqiptar tė futet nė kalendarėt e aktiviteteve tė menaxherėve tė muzikantėve tė njohur. Por duket se do tė duhet tė kalojnė edhe 10 vite tė tjera, qė nė Shqipėri tė vijnė emra tė tillė si ”Rolling stones”, ”Metalica”, apo Madonna, qė gjithsesi deri atėherė do tė jenė shumė tė plakur(Mick Jagger i ka mbushur tė gjashtėdhjetat) e do tė tingėllojnė si sot, ”Europe” apo ”Def Leppard”. Ndaj dhe tė interesuarit do tė presin sėrish biletat e do tė shkojnė nė vendet fqinje.

Bilanc koncerti

Publiku max. nė Tiranė: 3 mijė spektatorė

Publiku tek fqinjėt (Maqedoni, Mal i Zi): mbi 15 mijė vetė

Bileta nė Tiranė: 1-3 mijė lekė tė reja

Bileta tek fqinjėt: 40-90 euro

Njė kėngėtar i mirė kushton: 200-500 mijė euro



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare