"Zbrazet" Galeria e Arteve
28.08.2008 12:02 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
Veprat e ekspozuara mė parė janė hequr, ndėrsa prej dy javėsh ka filluar puna pėr rinovimin tėrėsor tė linjės muzeale. Projekti prej 3 milionėsh pritet tė pėrfundojė nė fund tė tetorit.
TIRANE- Sallat muzeale tė Galerisė Kombėtare tė Arteve pothuajse janė tė zbrazura. Veprat e ekspozuara mė parė janė hequr, ndėrsa prej dy javėsh ka filluar puna pėr rinovimin tėrėsor tė linjės muzeale. Nė katin e dytė, dje po punohej pėr tė zhvendosur edhe pjesėn e mbetur tė ikonostasit. Shihen vetėm disa tablo tė vendosura njėra pas tjetrės dhe pjesa tjetėr ėshtė hapėsirė boshe. Sipas drejtorit tė GKA-sė, Rubens Shima, me kėtė projekt po bėhet kthimi nė origjinė i godinės. Kjo ndėrhyrje ėshtė projektuar qė hapsirat tė komunikojnė me njėra-tjetrėn duke ndjekur ritmin origjinal tė godinės, i cili sipas tij ishte deformuar rėndė. Aktualisht janė lėvizur salla ku ka qenė e ekspozuar njė pjesė e realizmit socialist dhe skulpturat. Nė emėr tė kthimit nė origjinė, Shima ka prishur edhe muret artificiale tė ndėrtuara gjatė viteve, tė cilat sipas tij janė realizuar sipas shijeve arkitekturore tė drejtorėve dhe pėr qėllime afatshkurtra. "Galeria ishte transformuar nė njė godinė qė nuk kishte ritėm dhe dhomat e ekspozimit qenė kthyer nė njė lloj makthi hapėsinor", - shprehet Shima. Kėshtu, nga njė sistem drejtues nė tjetrin asgjė nuk vazhdohet aty ku ėshtė lėnė, por ecet sipas njė filozofie personale. Ndėrsa pėr sa i pėrket rinovimit tėrėsor tė linjės sė ekspozimit, pėr drejtorin aktual ishte e nevojshme, pasi ajo nuk paraqiste pėr vizitorin historinė e artit shqiptar. Shima tregon se "pasi tė pėrfundojė gjithė procesi i ndėrhyrjeve rregulluese, grupi qė po punon me selektimin e gjithė fondit tė Galerisė do tė vendosė pėr veprat e koleksionit qė do tė jenė pėr ekspozim. Ėshtė menduar tė ketė njė proces didaktik muzeal, ku dikush hyn tė kuptojė nė mėnyrė kronologjike ē'ka ndodhur me artin shqiptar". Projekti pritet tė pėrfundojė nė tetor dhe mė pas linja e Galerisė sė Arteve do tė jetė e ndėrtuar me tre pavione kryesore. "Nė sallėn e parė" - thotė Shima - "do tė jetė ekspozuar periudha arti i fillimshekullit tė 20 dhe arti i ndėrmjet dy lufrave botėrore, qė mund tė konsiderohet si periudha e romanticizmit nė artin shqiptar nė elementė dhe nė tematikė. Nė sallėn ku ndodhej deri mė sot ikonostasi do tė ekspozohet arti i periudhės sė realizmit socialist, i cili do tė zėrė pjesėn mė tė madhe tė katit tė dytė. Sipas Shimės, kjo ėshtė e kuptueshme, kur 80 % e fondit tė GKA-sė ėshtė pjesė e kėsaj trashėgime. Mė tej linja do tė vazhdojė dhe mbyllet me periudhėn moderniste e cila zhvillohet dhe merr trajta tė plota pas viteve '90. Nga veprat qė kanė qenė tė ekspozuara deri mė tani do tė ketė shumė pak. Gjithccka qė do tė vendoset do tė jetė pjesė e fondit tė paekspozuar mė parė ose qė ka dekada mbuluar nga pluhuri, - thekson Shima. Deri kur gjithccka tė rregullohet Galeria e Arteve ka tė mbyllur pjesėn e saj muzeale pėr vizitorėt, por salla e ekspozitave ėshtė e hapur si zakonisht. Ndonėse gushti ende shėnon njė periudhė frekuentimi, drejtori mendon se nė kėtė kohė ka mė pak intensitet se periudha e vjeshtės, e pėr kėtė arsye e sheh mė tė pėrshtatshme pėr tė punuar.
Arti bashkėkohor
Galeria e Arteve nuk do tė ketė njė pavijon tė trendeve mė tė fundit tė artit bashkėkohor. Sipas drejtorit Rubens Shima, ai qė quhej pavijon i artit bashkėkohor, e qė ishte mbyllur mė parė kėtij projekti, ishte i pastudiuar nė atė ēka pėrfaqėsonte dhe nuk kishte asnjė lloj historiku. "Nuk ka muze qė tė trajtojė cdo periudhė tė artit dhe mundėsisht tė perfundojė dje. Duhet tė kalojė njė kohė maturimi, tė paktėn 2-3 dhjetėvjeccarė deri sa artisti dhe vlerat e tij tė pranohen, tė ekspozohen dhe tė koleksionohen nga njė muze. Ne do ta mbyllim linjėn e Galerisė deri nė periudhėn moderniste. Ndoshta pas pėrfundimit tė rikonstruksionit tė Piramidės, do tė kemi njė muze tė dytė qė do tė trajtojė gjithė problematikat e artit bashkėkohor, - thekson ai. Ndėrsa fati i ikonostasit, si njė objekt me pėrmbajte religjioze, do tė vendoset vetėm nė vitin 2009. Atėherė kur nė njė fazė tė dytė tė projektit do tė studiohet gjithė kati i parė dhe holli. Sipas Shimės, do tė shihet mundėsia qė nė sallėn ku ndodhet sot biblioteka, tė ketė njė vend tė veēantė pėr ikonografinė. "Ai ėshtė njė art religjioz dhe nuk mund tė jetė nė vazhdimėsi tė pikturės shqiptare. Pjesė tė selektuara do tė tregojnė njė kulturė qė dominoi gjithė Ballkanin nė atė kohė, si mbetje e jehonės bizantine.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































