Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Zbulime tė reja nė Hadrianopo

11.08.2008 12:01 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture

 

GJIROKASTER- Arkeologėt italianė dhe ata tė Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė nė Tiranė, kanė zbuluar struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumė elementė tė tjerė nė rrethinat e teatrit antik tė Hadrianopolit, nė fshatin Sofratikė, rreth 10 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės. Misioni italo-shqiptar, qė mbėshtetet nga Ministria e Jashtme e Italisė, po punon prej ditėsh nė teatrin e Hadrianopolit, i cili nga tė dhėnat e deritanishme ėshtė themeluar gjatė periudhės sė Perandorisė Romake. Teodor Bilushi, koordinatori i projektit thotė se, "specialistėt e Universitetit tė Kamerinos (Itali) me anė tė mjeteve moderne remote sensing (gjeoradar dhe gjeosizmikes) kanė marrė nė studim gjithė zonėn arkeologjike, pėrfshirė kėtu edhe nekropolin dhe nga tė dhėnat paraprake ėshtė konstatuar se qyteti antik i Hadrianopolit, gjatė periudhės sė Perandorisė Romake, ka qenė shumė i zhvilluar pėr sa i pėrket urbanistikės". Sipas tij, Hadrianopoli ėshtė njė rast ku gėrmimet arkeologjike nuk synojnė vetėm kėrkimet shkencore, por edhe t'i ofrojnė zonės njė element tė ri pėr zhvillimin ekonomik dhe turistik. Nė kėtė kuadėr pala italiane ka paraqitur njė projekt tė kualifikuar, i cili duhet tė mbėshtetet nga pushteti qendror dhe vendor. "Realizimi i Parkut Arkeologjik do t'i japė Komunės sė Dropullit tė Poshtėm, dhe konkretisht Sofratikės, njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe turistik", - tha Bilushi. Teatri i Hadrianopolit ka njė kapacitet prej 4 mijė spektatorėsh, ėshtė i pajisur me 27 shkallė, ka 4 hyrje dhe njė skenė me dy kate. Objekti datohet rreth mesit tė shek. II p.k. Ky teatėr ėshtė evidentuar pėr herė tė parė gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nga arkeologu austriak Prashniker. Gėrmimet e parė nė kėtė Teatėr u kryen nga Instituti i Arkeologjisė nė vitin '80, nėn drejtimin e Apollon Baēes.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare