Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Zbulohet botimi i ndaluar i Migjenit

28.08.2008 12:06 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Ekskluzive - Nė Bibliotekėn Kombėtare gjendet ”Vargjet e lira” tė Migjenit, botimi i vitit 1936 qė nuk qarkulloi kurrė. Njė nga poezitė e kėtij vėllimi qė do t’i mungonte edhe botimit tė parė tė vitit ’44, ėshtė ”Blasfemia”

Mė 15 mars 1944 nė ”Revistėn letrare”, Mitrush Kuteli jep lajmin pėr qarkullimin e Vargjeve tė Lira tė Migjenit. Emri i tij ishte bėrė i njohur pėrmes botimeve nė periodikė, por sa ishte gjallė poeti nuk pa me sy tė botuar asnjė vepėr tė vetėn. Kjo pėr tė cilėn shkruan Kuteli njihet si botimi i parė. Dihet qė pati edhe njė botim tė parė tė ”Vargjeve tė lira” i vitit 1936 qė nuk qarkulloi kurrė, por mendohej se ky botim ishte asgjėsuar. Tek shėnimi letrar ”Tė dalim ta presim Migjenin”, Kuteli shkruan pėr kėtė histori mė vete tė Milosh Gjok Nikollės (1911-1938) njė shpirt i bardhė, sulmin e tė cilit pėr drejtėsi e liri nuk ja pat ndaluar as dogmatika e theologjive...: ”Vetė caktoi formatin e librės, vetė zgjodhi kartėn, vetė i bėri korrekturat. Ay nė Shkodėr, libra nė Tiranė – po edhe kėsilloj puna mbarohej. Ish i nxituar fort me nxjerrjen e kėsaj libre, sepse ndjesija e tij, e hollė parashihte ré tė zeza. Mbase edhe munt tė parashihte Torre Pellice-n e Italisė, ku duhej tė shuhej nė Gushtin e vitit nėntė qint e tridhjet e tetė.

Tė lutem fort nxitoju tė mė dalė libra, i pat dėrguar fjalė shtypshkronjės. Ja, po tė ēoj edhe njė pjesė tė ēmimit.

Paratė e siringave kėto tė Miloshit qė duhej tė bėheshin kartė e shtypur pėr tė pėrhapur fjalėn e tija.

Dhe pėrpara se tė mbarohej libra (i mungonte kolla e fundit edhe kopertina!) ra nga fuqija qeverija e Mehdi Frashėrit edhe vazhduan ngjarjet e Gjirokastrės. Iku lirija e shtypit si ik rrezja e djellit, kur i del pėrpara reja e zezė.

Dhe kėsilloj nuk u dėgjua kėnga e fundit e Mjellmės shqipėtare.

Vargjet e lira, tė pambaruara, hynė nė burgun e qilareve, ku marimangat edhe kėmbė-shumjet iu bėnė miq e shokė. Vetė Milosh Gjok Nikolla u nis pėr nj’atė rrugė tė gjatė ku kemi pėr tė vajtur – shpejt a von – e ne tė gjithė.”

Asnjėherė deri mė sot nuk kemi pasur njė botim anastatik tė kėtij botimi, sepse ”Vargjet e lira” tė vitit 1936 tė shtypura nė shtypshkronjėn ”Gutenberg” nė Tiranė mendoheshin tė asgjėsuara. Lajmin se njė kopje e kėtij botimi ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare po e japim falė drejtorit tė kėtij institucioni Aurel Plasari. Sipas tij, gjithnjė ėshtė menduar se ky botim nuk ekzistonte por ja qė ėshtė ruajtur nė fondet e Bibliotekės Kombėtare e cila dikur - pėr kohėn ka funksionuar mirė rrjeti i shpėrndarjes sė botimeve - pasurohej drejtpėrdrejtė edhe me kopjet e titujve qė vinin nga shtypshkronjat. Nė kėtė mėnyrė ka shpėtuar ”Vargjet e lira”.

Nga njė krahasim i parė qė i bėmė dy botimeve, u vu re qė ndėrron rendi i poezive dhe botimi i ’44-ės, shtypur nė shtypshkronjėn ”Tirana”, botonjės Ismail Mal’ Osmani, me shėnimin ”Ndalohet ēdo ribotim e pėrkthim pa lejen e trashėgimtarvet”, pėrmban, le ta quajmė, njė kapitull mė shumė, tė quajtur ”Kangėt e fundit”. Kėtu bėjnė pjesė poezitė ”Frymėzim i pafat”, ”Njė natė pa gjumė”, ”Vuejtja”, ”Kanga qė s’kuptohet”, ”Vetmija”, ”Nėn flamujt e melankolisė”. Tek botimi i ’36-ės nuk janė as ”Hidhet e pėrhidhet” dhe as ”Malli rinuer”, sepse janė shkruar mė vonė. ”Ndjesitė e mija me valėt muzikore/ shkėmbejnė puthje tė nxehta/ po si dy dashnorė/ e pa mėshirė shėgjeta/ mė therė nė krahanor/ edhe mė merr malli pėr jetė mā gazmore”, shkruan tek ”Malli rinuer”.

Por me interes ėshtė qė tė theksohet se tek botimi i vitit 1936 kemi poezinė e mprehtė ”Blasfemi” e cila nuk ėshtė pėrfshirė nė botimin e vitit 1944. Ėshtė thėnė se ”botonjėsi” Ismail Mal’ Osmani me vetėdije nuk e botoi pėr shkak tė toneve tė thekura blasfemuese, ashtu siē e thotė qė nė titull, ”Blasfemi” autori i ”Vargjeve tė lira” i ”Novelave tė veriut”, mė i etiketuari autor shqiptar nga leximet me lenten e sistemeve, si poet i mjerimit, niēean, turbekular, revolucionar, komunist etj.

”Xhamijat dhe kishat madhėshtore ndėr vende

t’ona tė mjerueme...

Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpija/

t’ona pėrdhecke

Zāni i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...

O pikturė ideale, e vjetėr njėmijė vjeēe!

Notojnė xhamijat dhe kishat nepėr kujtime tė fetarve.

Tingujt e kumbonės ngatrohen me zānin e kasnecit

Shkėlqen shejtnija mbi zhguna dhe ndėr mjekrra tė hoxhallarėve.

O sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit...” Janė vargje nga ”Blasfemi”

Qysh mė 1928 nė kushtetutėn e Shqipėrisė njihet liria e besimit dhe e praktikimit tė tyre. Edhe nė kushtetutėn e korrigjuar mė 1939, njihet mbrojtja me ligj dhe respektimi i tė gjitha feve.

”Blasfemi” ėshtė poezia e ndaluar dy herė nga qarkullimi, mė 1936 dhe mė 1944.

Botimi i ’36 ėshtė i ēmuar edhe pėr kushtet e vėshtira ku ndodhej poeti. Kutelipėrshkruan: ”Asohere s’kish dalė nė botė editori shqipėtar. Sidoqoftė pėr Migjenin, jo. Duhej pra qė vetė autori tė jepte paratė e shtypjes. Edhe kėtė e bėri poeti. Ish asohere mėsonjės nė Pukė. Pra nėpunės, me rrogė tė ultė qė e merrte, si pas mėnyrave tė ahershme, nė dy-tre muaj njė herė. Sė kėndejmi kėputi paradhėnjen e dėrguar me dorė miku shtypėshkronjės. Tė hollat e tija: kursimet e bukės e tė ilaēeve qė i duheshin aqe fort njė trupi tė sėmurė!

Kjo ngjiste mė 1936.”

Mė 26 gusht 1938, poeti dha shpirt pasi vuajti e hoqi shumė nė shtratin e vdekjes, nė sanatoriumin e Torre Pellice-s. Ishte vetėm 27 vjeē, por asnjė autor tjetėr nuk do tė kishte ndikiminqė pati vepra e tij pėr mė tepėr post mortem.

Nė shtatėdhjetėvjetorin e vdekjes dhe nė nėntėdhjetėepesėn e lindjes, ne nuk kemi tė botuar veprėn e parė poetike, atė tė ndaluarėn, tė censuruarėn, ashtu siē e ka lėnė poeti me dorėn e tij.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare