Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės
20.08.2008 12:02 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Gjatė turneut nė Shqipėri me komedinė Ēdo tė hėnė, Burbuqe Berisha shpreh qėndrimet e saj ndaj teatrit. Regjisorja po mbyll projektin pėr njė serial televiziv, sivėlla me Seksi dhe qyteti dhe pohon se jeta me probleme dhe trauma nė Kosovė nuk mund tė pengojė dialogun me botėn femėrore
Relaks nėpėrmjet teatrit. Ky ėshtė mjeti dhe qėllimi qė njeriu tė zbutet, tė ēlodhet, tė lehtėsohet, tė ēlirohet, tė argėtohet. Ėshtė pikėpamja e Burbuqe Berishės e cila njė stinė e jeton nė teatėr dhe tjetrėn nė kinema.
Regjisorja nga Prishtina me komedinė Ēdo tė hėnė ka mbyllur dje turin teatror nė Shqipėri, nė teatrin Petro Marko tė Vlorės. Nė tė vėrtetė, ėshtė e dyta vepėr qė brenda pak ditėsh prezanton nė Shqipėri prodhimin teatral qė bėjnė sot kompanitė private nė Kosovė. Njė fushė qė tek ne lulėzoi dhe u pėrzhit nė katėr vjet. Njė ndėr kėto kompani ėshtė Oda e cila, edhe pse pėrballė njė publiku modest nė numėr nė skenat e Shqipėrisė, do tė mbahet mend si kompania e parė kosovare qė pati njė turne nė tre qytete e atdheut amė falė Festivalit Vera e Adriatikut.
Nė fillim me Lufta Iliro-romako e shkruar nga themeluesit i Odės Lirak Ēelaj, solli nė Teatrin Kombėtar nė Tiranė njė trajtim grotesk tė patriotizmave dhe nacionalizmave moderne shqiptaro-kosovare, dhe nė vazhdim me komedinė Ēdo tė hėnė tė Sara Bogattit, botėn e pėrditshme tė ēikave nė slang-un prishtinas.
Vepra e Bogattit ėshtė argėtuese, po aq sa loja e treshes sė aktoreve Arbnesha Grabovci, Ilire Ēelaj dhe Anisa Ismajli. Kjo e fundit ėshtė e njohur pėr publikun shqiptar nėpėrmjet rolit tė Marės nė filmin Kukumi tė Isa Qosjes. Interpretimi i tyre ėshtė zbavitės edhe ngaqė tė treja ndėrtojnė njė marrėdhėnie tė ēliruar dhe tė kollajtė nė skenė. Do tė ishte e vėshtirė tė pėrfytyrohej kjo harmoni tek njė treshe aktoresh shqiptare. Kemi qenė studente tė Faruk Begollit, thonė pas shfaqjes vajzat nga Prishtina, dy prej tė cilave – Arbnesha dhe Ilirja janė pedagoge tė artit dramatik - sikur tė jepnin njė sepse pėr konstatimin e mėsipėrm. Shfaqja qė ėshtė ngritur e gjitha nė kėmbė nga artiste femra, qė nga 8 marsi i shkuar e deri mė sot ėshtė vėnė gati dyzet herė nė skenė. Kjo e ka familjarizuar treshen e akoreve me tekstin dhe me njėra-tjetrėn. Sekretin e interpretimit regjisorja e sheh tek trajtimi i ndjeshmėrisė sė aktorit dhe tek njohja e natyrės sė tij nė vetvete. Nė teatėr mjeti i punės ėshtė njeriu dhe njeriu tė cilin s’mund ta trajtosh si makinė. Aktrimi ėshtė profesion i ndijshėm dhe aktori mund tė thyhet si gota nėse nuk e trajton si duhet, pohon regjisorja.
Pėr Burbuqe Berishėn ēėshtja nė kėtė vepėr dramaturgjike ėshtė tek kėndvėshtrimi i tekstit. Ajo ėshtė nga ato regjisore qė dramaturgjinė si nė kinematografi edhe nė teatėr e ngjėron gjithnjė nė pak ironi. Kutjojmė Kosova 9/11 filmi i shkurtėr pėr kuptimin qė i jep njė popull i vogėl sulmit terrorist ndaj Amerikės, i vlerėsuar filmi mė i mirė nė Festivalin Ndėrkombėtar nė Tiranė (TIFF).
Tek komedia Ēdo tė hėnė ironia e Berishės shfaqet sė pari nė qėndrimin ndaj gjuhės sė personazheve. Tre ēikat flasin nė dialektin e Prishtinės. Slangu ėshtė ruajtur qėllimisht pėr shkak tė intimitetit. Veē kėsaj krijon thekson ironinė ndaj botės femėrore, ēka ėshtė gjėja qė mė ka pėlqyer mė shumė nė kėtė vepėr, -thotė Berisha qė nuk e ka humbur aspak qetėsinė edhe pse shfaqja nė sallėn e vogėl tė Teatrit Kombėtar nė Tiranė nuk pati mė shumė se 20 spektatorė. Dialekti dhe ironia janė sipas regjisores dy elementė qė e bėjnė kėtė vepėr teatrale provokative dhe relaksuese. Jeta jonė ėshtė shumė e ngarkuar me probleme, por teatrin unė e shoh si mjet relaksimi, kurse problemet jam e prirur t’i shoh nga kėndi ironik.
Berisha ka vėnė nė dukje limontinė, ēorodinė dhe zėnien nė ēark tė botės femėrore e cilaprojektohet nė formė kolektive tek mitet e televizionit, tek romancat si fjala vjen Kazablanka, Pretty woman apo tek kryqėzatat e soap-opera-ve, e palestrave dhe girave, fetishe tė njė kompleksi ku vlojnė diskutimet pėr trupin, burrat, seksin, orgazmėn, pra pėr mishin.
Nuk ėshtė diskutim i ri, prandaj dhe nuk kėrkon vėmendje angazhuese komedia e Bogattit. Megjithatė, ndėrsa pritet qė femra tė vėrė pak rregull nė kaosin e botės sentimentale ndėrmjet sekseve tė kundėrt, vjen njė fund jo i lumtur: travestia e sekseve si pasojė e rrethanave dhe dėshtimit pėr pak lumturi njerėzore.
Pjesa do donte njė organizim regjisorial mė tė mirė pėr tė puthitur si duhet aktet ndėrmjet tė cilave krijohet njėfarė zbrazėtie.
Ēdo tė shtunė ka shėrbyer pėr Berishėn si nxemje dhe si prolog pėr njė bashkėbisedim mė tė gjatė me botėn femėrore. Ajo ka nė duar projektin pėr njė serial televiziv qė sipas saj premton njė sivėlla lokal tė serialit popullor amerikan Seksi dhe qyteti.
Mos do ishte shpallje hapur e njė farė vaniteti tė elitės skenike nė Kosovė kur vendi pėrballet me probleme dhe trauma? Sipas Berishės, nuk ėshtė asnjėherė herėt pėr tė hyrė nė dialog me botėn femėrore nė Kosovė. Edhe nė qoftė kėshtu, mė mirė t’u prihet problemeve se sa tė jesh vonė.
lajme.parajsa.com


































