Total: (539,722)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Bukuroshja ruse zgjidhet Miss Amerika (Video)

Bukuroshja ruse zgjidhet Miss Amerika

E lindur nga dy prindėr rusė, ajo u zgjodh mė e bukura e Amerikės gjatė spektaklit tė mbajtur nė New York. 23 vjeēarja Kira Kazantsev, u kurorėzua Miss Amerika, duke lėnė pas gjithė garueset e tjera. »»


Rrėfimet e pabotuara tė tij nė njė ekspozitė

Rrėfimet e pabotuara tė tij nė njė ekspozitė

14.09.2007 18:05 - Kategoria: Kulture

Mbrėmė nė bibliotekėn kombėtare u organizua njė ceremoni pėr rastin e 100–vjetorit tė lindjes sė Mitrush Kutelit. Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė personalitete tė shquar tė fushės sė artit dhe tė letėrsisė, kritikė, si dhe pėrfaqėsues tė jetės politike tė vendit. Nė kėtė veprimtari, pėr nder tė Mitrush Kutelit, nė ambientet e Bibliotekės Kombėtare u pėrurua edhe hapja e njė ekspozite, e cila pėrmbante vepra tė tij, si dhe njė pjesė tė shumė rrėfimeve tė tij tė pabotuara mė parė. I rėndėsishėm nė kėtė ekspozitė ishte edhe ekspozimi i “Shėnimeve letrare”, i botuar pėr herė tė parė nė vitin 1944.Ky botim ėshtė pothuajse i panjohur pėr lexuesit, pasi ai ėshtė zhdukur nga qarkullimi. Nė vendin tonė mendohet qė tė jenė vetėm 20 apo 30 kopje tė tilla. Ndėrkohė qė 100-vjetori i lindjes sė Kutelit ėshtė shpallur nga MTKRS –ja si “Viti Kutelian”, ku nuk kanė munguar veprimtaritė artistike letrare pėr nder tė tij. Kėtė vit, pėr herė tė parė njė nga ēmimet vjetore tė letėrsisė, konkursit qė organizon MTKRSA-ja “Penda e Argjendė”, pėr pėrkthimin mė tė mirė, do tė mbajė emrin e shkrimtarit tė madh. Ndėrkohė qė trashėgimtarėt e Kutelit do tė vazhdojnė qė tė botojnė ribotimin e veprave tė tij pa shtrembėrime gjuhėsore, por tė shkruara siē i ka lėnė vetė ai. Njė element i rėndėsishėm nė kėtė veprimtari pėrkujtimore ishte dhe ai i pasqyrimit tė disa veprave tė ndaluara qė nuk kanė qarkulluar gjatė viteve 1944 e mė pas, si: shėnime ekonomike” apo pėrkthime, vepra tė ndaluara nga regjimet asaj kohe. Njė nga veprat e ndaluara tė Mitrush Kutelit dhe qė pėr herė tė parė ekspozohet nė njė vend kaq tė rėndėsishėm kulturor tė librit, siē ėshtė Biblioteka Kombėtare, ėshtė edhe vepra “Dashuria e Barabrit Artan”, njė botim i vitit 1946 qė u ndalua tė qarkullonte si botim. Nė njė shėnim tė tij pėr kėtė vepėr Kuteli shkruan: “Ky libėr u vu nė shtyp nė prill 1946 me letrėn e autoritetit. U shtyp vetėm kjo pjesė. Novela ‘Dashuria e Barbarit Artan' pėr tė bukurėn Galatea mbeti e pashtypur dhe humbi. Mitrush Kuteli. Pjesė nga libri “Dashuria e Barbarit Artan”, fragment nga pjesa “Balt e Pluhur nga vendi im”. Papu - Shumė emra ka pasur Papu – Tira nė fshat. Nė tė ri i theshin kur Tira e Ēomos e kur Tira - Kallaxhiu, se me vėrtetė nga tė Ēomos ish edhe kenė kallajistė. Prandaj edhe bota kur fliste pėr Tirėn cherdonte e qeshte. Nė kėtė veprimtari pėrkujtimore foli edhe Profesori i Letėrsisė romantike nė Universitetin Filologjik tė Prishtinės, studiuesi dhe drejtori i bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, Sali Bashota. Nė fjalėn e tij ai foli rreth librit tė tij” “Kuteli, prozator, poet, kritik”, kushtuar autorit tė njohur, ku trajtohet proza, kritika dhe poezia e Kutelit. Nė kėtė vepėr autori nga Kosova shtron ēėshtje thelbėsore poetike qė lidhen me stilin, temat, idetė, figura dhe fabulat. “ Nėn kėtė pikė shikimi, Kuteli ėshtė shkrimtari mė emblematik, i cili ndėrtoi rrėfenjat e tij mbi bazamentin, pėrvojėn, substratin e letėrsisė popullore. Nė kėtė mėnyrė, duke njohur nė gjerėsi dhe thellėsi kėtė traditė, por mjeshtėri, kallėzimet, legjendat, anekdotat, rapsoditė popullore”, shkruan Bashota nė studimin e tij pėr Kutelin. Tė njohura janė veprat e Kutelit ku radhiten: "Xha Brahua i Shkumbanores', "Natė kollozhegu", "Vjeshta e Xheladin Beut', "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e Zotit', "Mė kot...", "Lumi i madh", "Fshati im e pi rakinė", "Parvera nė Transilvani", ku pėrfshihen dhe disa krijime tė tij nė vargje si "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shėndaumit' dhe "Po tė vdes nė dhe tė huaj". Mitrush Kuteli, i cili mbaroi studimet ekonomike nė Bukuresht (Rumani), u lidh me letrat shqipe qė nė vitin 1928, kur filloi tė botojė artikuj kritikė pėr shkrimtarėt shqiptarė dhe tregime nė "Shqipėrinė e Re" tė Kostancės. Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 dhe vdiq mė 14 maj 1967. Ndėrkohė qė edhe nė qytetin e Fierit janė organizuar veprimtari pėrkujtimore pėr nder tė tij Kėshtu, biblioteka publike e qytetit tė Fierit organizoi dje nė mesditė njė aktivitet pėrkujtimor kushtuar 100-vjetorit tė lindjes tė shkrimtarit tė shquar Mitrush Kuteli. Nė aktivitetin e zhvilluar me kėtė rast merrnin pjesė personalitete tė shquara tė kulturės, studiues, pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, intelektualė dhe lexues. Aktivitetin e ēeli pėrgjegjėsja e bibliotekės, Marjola Dashi, e cila nė fjalėn e saj e cilėsoi Kutelin si njė nga personalitetet mė tė shquara qė i hapi rrugėn modernizimit tė letėrsisė shqiptare. Nė mbyllje tė aktivitetit u shfaq njė dokumentar ku pasqyrohej aktiviteti letrar dhe intelektual i Kutelit.




Burimi: SOT Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!