Total: (536,317)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
dokumenti

Kungulleshka dibrane me pėrralla ujėsjellėsash

"Kam njė kungulleshkė, e ndaj nė iks pjesė. Pse iks? Po sa? Ypsilon", - ėshtė loja e pėlqyer e asaj pjese tė kalamajve qė i kanė tė kufizuara lojėrat e tjera. »»


Enada At" Nikolla, Ju rrefej si vishen politikanet shqiptare

Enada At" Nikolla, Ju rrefej si vishen politikanet shqiptare

29.07.2009 08:43 - Kategoria: Kulture


E Merkure, 29 Korrik 2009



Ajo do te mbetet nje modele e pavdekshme. Enderron te ngjitet ne pasarele dhe kjo gje mund te ndodhe shume shpejt. Enada At' Nikolla, nje nga stilistet me te njohura ne Shqiperi, tregon per "KJ" detaje ne lidhje me veshjet e politikaneve dhe njerezve jo publike, perpjekjet e tyre per te qene ne koherence me tendencat me te fundit te modes boterore. "Politikanet tentojne gjate gjithe kohes, por ndonjehere me duken disa detaje ose nje lloj veshjeje si e mesuar permendesh. Moda mund te behet edhe ne politike, sepse ata jane njerez shume te ndjekur ne publik", thote At' Nikolla. Permendim ketu zonjen e pare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Michelle Obama, e cila eshte nje ikone e vertete mode; gjithmone e kuruar dhe ne pararoje te tendencave me te fundit, duke lene kesisoj pas edhe Jackie Kennedy-n, nje nga femrat me moderne qe Shtepia e Bardhe ka njohur. Sa u perket shqiptareve, At' Nikolla thote se jane me shume gusto, perpiqen te kombinohen hijshem ne raport me financat qe zoterojne, por ka nje problem... e kane pak te veshtire te pranojne te rene (qe ketu mberrin shpejt nga Italia), gje qe duket ne veshjet thuajse te nje stili neper rruge e kafene.

Punimet tuaja te para ju i keni stiluar per veten tuaj, nderkohe qe tani dizajnoni per njerez te rendesishem. E kishit imagjinuar kete evolucion

Gjithcka ka ardhur gradualisht, kjo eshte e vertete qe kam stiluar per veten time fillimisht dhe mund te them se e kam thithur klientelen time pa qene stiliste. Ne te njejten menyre ka ndodhur edhe ngritja dhe rritja e punes, krejt normalisht, sepse eshte nje gje qe eshte zhvilluar ne nje hark kohor prej me shume se 10 vjetesh.

Ju keni qene modele. Mos ndoshta per shkak te fizikut tuaj dhe pasionit per sfilatat, ka lindur deshira per t'u bere stiliste

Kam qene modele dhe pas pasur shume qejf te merrem me kete pune, por kjo nuk mjafton. Me ka ndihmuar sepse kam qene brenda kesaj fushe dhe kam qene modelja e puneve te mia. Por, duhet te them se jo rralle kjo gje me ka prishur pune, sepse jo te gjithe kane besuar se nje fotomodele mund te krijonte nje gje te bukur per te tjeret. Nje pjese te merites e ka marre pamja, imazhi, megjithate kjo ka sherbyer edhe si reklame. Jam e mendimit se veshjet e tregojne veten me kalimin e kohes, pasi eshte nje pune qe duket. Kjo ka qene ajo qe ka zbutur mendimin e atyre qe kane qene disi skeptike. Pra, dua te them se jo gjithmone me "ka bere pune" te qenit modele. Modelimi ka terhequr vemendjen dhe ka anashkaluar veprimtarine tjeter.

Ju keni deklaruar se do mbeteni modele e perjetshme. Sa e vertete eshte kjo

Po, ashtu do mbetem. Gjithmone mund te dal te sfiloj, sepse kjo me pelqen. Nuk them qe do merrem me kete pune si profesion, por do jem te pakten modele e firmes At Nikolla, sepse keshtu jetoj. Ka mundesi qe edhe kur te jem me thinja, te ngjitem ne pasarele, me pelqen kjo gje. Keto kohe nuk kam dale, kam dale disa vite me pare, por kjo nuk do te thote qe nuk do ngjitem ne pasarele ne te ardhmen. Varet nga gjendja si ndodhem, rrethi i te ftuarve ne sfilate etj. Ndoshta shume shpejt mund te me shihni ne nje sfilate. Te mos harrojme pastaj, se pas lindjes se vajzes, nuk isha me ne linjat e preferuara te modeles. Kam nje plan per te sfiduar, dua te mbledh te gjitha mikeshat e vjetra te modes, besoj se nuk ka nevoje te permend emra. Behet fjale per ekipin e pare, 10-20 modelet e para ne Shqiperi.

Sipas jush, si eshte aktualisht jeta e modes ne Shqiperi

Njerezit qe bejne moden, e ndjekin ate, varet nga aktiviteti i perditshem i tyre. Gjithsesi, nuk mund te flasim per alta moda, jane shume te rralla rastet kur mund te perdoresh veshje te kesaj natyre. Megjithate, te qenit ne mode, eshte ne cdo detaj, nuk do te thote qe dikush vishet sportiv, dhe kesisoj nuk eshte ne koherence me tendencat e modes. Sigurisht, do te thote edhe kosto financiare, sepse te ndjekesh moden do te thote te shpenzosh para. Dua te them se deshira dhe gustot nuk mungojne ketu.

Si mund te ndjeke moden nje person, qe ka te ardhura mesatare

Eshte shume e rendesishme qe duke pasur nje kuote te kufizuar parash, duhet te dish te perzgjedhesh. Mund te ndjehesh e veshur me pak gjera, sikurse edhe mund te shpenzosh shume para me gjera qe nuk te hyjne shume ne pune. Eshte tamam si ajo shprehja "Me mire te dish, sesa te kesh". Ka edhe njerez qe kane mundesi financiare dhe nuk dine te realizojne ate qe kerkojne, ose te pakten te bien ne sy si njerez te veshur mire.

A dine njerezit e televizionit ose politikanet te vishen mire

Tentojne gjate gjithe kohes. Shoh gjithe kohes qe perpiqen per t'u veshur dhe ndonjehere ia arrijne. Megjithate, ndonjehere me duken disa detaje ose nje lloj veshjeje si e mesuar permendesh, qe duhet x gje per t'u dukur mire.

Mund te behet mode ne politike

Po, sigurisht, aq me teper qe ata jane njerezit me te ndjekur, qofte nga mediet, qofte nga publiku. Por, sic e thashe, kjo gje nuk eshte e lehte dhe jo rralle gabohet. Behet ndonje gafe dhe kupton qe ajo qe ky person ka veshur deri atehere, mund te kete qene rastesore. Megjithate, dallohet qarte qe politikanet perpiqen dhe qe duan te vishen mire, kjo gje nuk anashkalohet. Kjo per mua, besoj edhe per te tjeret, eshte shenje e mire.

Sa u perket rrobave te banjes, cfare karakteristikash ka kjo vere

Jane pak me te vogla, me te minimizuara. Madje, edhe fundet e pantallonat jane shume te vogla. Jemi ne kete faze, sidomos ne periudhen e plazhit. Gjendemi me shume te copat flu, gjysme te tejdukshme dhe te fustanet e gjate, qe vihen re dukshem kete vit. Keshtu, te shkurtrat jane me teper per boten e konsumit, qe e perdorin te gjithe. Ndersa ajo qe eshte e re, jane fustanet e gjate. Keto lloj fustanesh u shkojne te gjitha femrave. Nese ka ndonje gje qe rrine se bashku, eshte femra dhe fustani. Te dyja gjerat i imagjinojme te pashkeputura nga njera-tjetra.

Shohim shume ngjyra perreth. Cilat jane ato me ne mode, aktualisht

Ngjyrat jane sa me te ndryshme, por nuk do rrija pa permendur si perzgjedhje nje bezhe ose nje gri e lehte, qe u lene vend aksesoreve. Blune e hasim te gjithe, te verdhen gjithashtu, keto jane ngjyra qe tregojne edhe elegancen. Mua me pelqejne gjerat elegante te kombinuara me aksesore, si psh., nje rrip ne koke etj. Normal qe nuk heq dore nga veshjet disi me te renda, me gure etj., sepse me kesi gjerash ne punojme cdo dite ne atelie. Megjithate, si kohe vere qe eshte, preferohen shume copat e pambukut, qe jane edhe shume komode e te lehta.

Pergjithesisht, shqiptaret hyjne te popujt qe e kane qejf veshjen dhe perpiqen me aq sa mundesi kane, te duken sa me mire

Po, e kane shume qejf veshjen, as qe nuk diskutohet fare kjo, edhe pse nga mundesite jemi gjithmone me pas vendeve te zhvilluara.

Zakonisht, kur klientet vijne te ju, e marrin ne konsiderate mendimin tuaj profesional, apo bazohen te ideja e tyre

Mua me ndodh qe me degjojne dhe kane besim, sepse eshte nje besim qe eshte realizuar dhe eshte ngritur gjate nje kohe te gjate. E degjojne se ajo qe ti po u propozon eshte shume afer asaj cka ata do donin te mbanin veshur. Ka nje bashkepunim permes komunikimit. Kur une krijoj bindjen se pervec meje, edhe personi qe po kerkon dicka, nuk do ta pelqejne ate produkt ne fund, nuk e marr fare persiper realizimin e veshjes.

Keni ndonje dizajnues te preferuar ne bote

Po, me pelqen Dior, Jean Paul Gaultier, John Galliano, Alexander McCuin, Laura Biagiotti, Prada etj. Shpesh me pelqejne te ndryshem, por keta qe permenda jane me te preferuar. Kjo nuk do te thote qe ne cdo koleksion me pelqejne njelloj. Me ka pelqyer edhe Versace ne koleksionet e fundit, qe kur ka marre dizajnerin e ri. Ka shume emra te medhenj, te te cilet une nuk e gjej veten, kjo nuk do te thote gje, per shijet e mia nuk jane shume afer. Shpesh vleresoj punet e bera mire, edhe kur nuk eshte dicka qe me pelqen ne gusto.

Ju eshte dhene rasti te hyni ne ndonje shtepi te famshme mode, qofte edhe per te krijuar nje ide per arredimin e ateliese suaj

Jo, nuk kam qene ne ndonje te tille. Ne ateliene time kam cdo gje qe kam deshiruar ta kisha. E kam dashur cdo element. Jane mbledhur ne nje, pa menduar per kombinimin, cdo gje eshte bere me shume dashuri prej meje, sepse keshtu me ka pelqyer.

Cdo veshje qe del nga atelieja juaj, merr miratimin tuaj me pare

Cdo gje kalohet ne doren time, padyshim. Cdo proces eshte i mbikeqyrur nga une, pervec rasteve te koleksioneve kur kalimi ne dore eshte pak me i ndryshem.

Cfare propozoni ju per sezonin Vjeshte/Dimer 2010

Eshte pak heret per te nisur me Vjeshte/Dimrin qe tani. Nuk eshte se nuk kam filluar ende, jam diku, por te mos e shuajme kuriozitetin qe tani. Madje, te show rom-i qe kam prane ish-bllokut pritet te ekspozoj punimet e mia absolutisht me te reja te sezoneve.

Sa shpejt vjen moda e Milanos apo Parisit ne Shqiperi

Vjen shpejt ne fakt, nese flasim per njerezit qe kane mundesi ta ndjekin. Them se vjen shume me shpejt se ne cdo vend te rajonit, sepse ne kemi shume lidhje me Italine dhe boten perendimore dhe shohim para, jo nga lindja. Edhe moda e konsumit te perditshem vjen nga Italia pergjithesisht. Une si stiliste shoh vitrinat dhe verej si vishen njerezit. Shume shpesh shohim kopje te gjerave qe jane tendence e kohes se fundit ne qendrat me te njohura te modes. Une jam optimiste nga natyra dhe me pelqen ta shoh keshtu, por jo rralle, propozimet per veshjet me te reja, me zor perqafohen. Shpesh bejme gjera me ndryshime shume te vogla nga nje vit me pare. Njerezve u pelqejne tendencat e fundit, por i pranojne disi me veshtiresi. Psh., ketu te ne ende pelqehen veshjet e ngushta, edhe pse ne mode keto dy vitet e fundit jane veshjet e gjera. Vajzat e shohin si nje element qe nuk u tregon belin etj., ndersa femrat me te rritura konsiderojne se nuk u shkon. Por, keto veshje jane te pranueshme per syrin dhe femrat duken shume bukur me to. Shoh qe me veshtiresi te ze syri rrugeve dike qe eshte i veshur ndryshe, pergjithesisht jane te veshur njelloj.

Ka shprese Shqiperia ne nje te ardhme qe te shnderrohet ne nje qender mode

Veshtire. Qendra mode dihet kush jane, Parisi, Londra, Milano, New York. E rendesishme eshte qe ne ne nje te ardhme te kemi moden tone, qe do kete normalisht nje frymezim nga c'leviz neper bote, por do te kemi gjerat tona dhe do identifikohemi me gjerat qe bejme, ne menyre qe ne te mos realizojme vetem kopje. Moda do levize ne te gjithe boten me te njejta hapa, e rendesishme eshte qe ne te jemi ne te njejten linje.

Te gjitha femrat do pelqenit te punonin me dizajnim, eshte nje enderr gati-gati femijerore. Per ju eshte vertet nje enderr

Me vjen mire per kete qe thoni, por une nuk e shoh dot ashtu. Jam e realizuar, sepse bej ate qe dua. Eshte nje gje qe eshte ngritur gradualisht. Verej qe njerezit qe hyjne ketu ne atelie jane paksa te surprizuar. Ajo enderr imja tani ka marre forme dhe mund ta shohin te gjithe.

Ju nuk keni dizajnuar veshje per meshkuj; e keni ne plan kete gje

Ende nuk kam krijuar veshje per meshkujt, por mund te dal me prodhim nga fabrikat, per veshje qe shkojne me pas neper dyqane. Mund te dizajnoj edhe per ta, por ketu ne atelie nuk do te doja, sepse eshte nje bote femerore. Eshte nje vend ku rrihet me shume qejf mes femrash, ndaj meshkujt nuk duhet te na e rrembejne.

Po bashkeshortin tuaj ju e ndihmoni per te perzgjedhur veshjet

Jo, ai i perzgjedh vete me qejfin e tij. Pergjithesisht jane rroba praktike, qe me pelqejne. Ndonjehere i propozoj dicka, me degjon.

Po sa i perket vajzes suaj, ka nisur ajo te ndikohet prej jush

Per te qene e sinqerte, ate kam deshire ta ndikoj. Ka deshira, e dalloj, por eshte shume heret. Mezi po pres qe ajo te kerkoje dicka vete per te veshur, per te matur se cfare do kerkoje. Shikoni, femijet tani dine te zgjedhin mire, nuk veshin gjera qe i sikletosin, nuk bejne kompromise, i testojne te gjitha veshjet ne trup, ndaj i duan te rehatshme.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj






Burimi: Koha Jone Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!