Total: (540,182)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
image (4)

"Babai" i Visar Morinės premierė nė vitin e ardhshėm

Filmi "Babai" i Visar Morinės me koproduksion gjermano-kosovar-maqedonas ka pėrfunduar xhirimet nė Ohėr tė Maqedonisė, pas dy muaj xhirime nė Kosovė, Gjermani e Maqedoni. »»


Mėsuesi ynė i letėrsisė, Jonuz Blakēori

Mėsuesi ynė i letėrsisė, Jonuz Blakēori

27.11.2007 09:01 - Kategoria: Kulture

Nga Agim Xh. Dėshnica

Mė ka qėlluar tė lexoj nė Buletinin pėr Shkencat Shoqėrore n. 4 1952, diskutimet e Seksionit Shkencor tė Gjuhės e Letėrsisė Shqipe tė Institutit tė Shkencave, rreth gjuhes letrare dhe rreth ortografisė, kur shtrohej ēėshtja e njėsimit tė gjuhės letrare shqipe. Referuesi kryesor, me anėn e tė dhėnave statistikore, nxori pėrfundime kundėrshkencore lidhur me dy dialektet kryesore, ku dialekti tosk dilte mbizotėrues. Kam dėgjuar shpesh dhe njė mendim tepėr tė gabuar, se jugorėt tanė janė shquar mė shumė pėr penė dhe veriorėt pėr armė. Veēse emra tė tillė, qė pėrmend dhe kritika e huaj, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, At Shtjefėn Gjeēovi, Hil Mosi, At Vinēenc Prenushi, At Bernardin Palaj, At Donat Kurti, At Justin Rrota, Ernest Koliqi, Migjeni, Arshi Pipa, Martin Camaj dhe shumė tė tjerė nė Kosovė, kanė njė peshė tė rėndė nė krahun kundėr atij mendimi. Megjithatė ky ndikoi nė gjykimin e intelektualėve shqiptarė, me rrjedhoja tė dėmshme, kur ėshtė dashur p.sh. tė pranojnė si themel tė gjuhės sė njėsuar shqipe toskėrishten, me paksim tė dukshėm tė fjalėve, zanoreve dhe ndėrtimeve tė mirfillta shqipe nga veriu.

Duke dėgjuar nė vitin 1946 Prof. Jonuz Blakēorin nga Peja, mėsuesin tim tė gjuhės e letėrsisė nė klasėn e parė tė Gjimnazit tė Tiranės, mjeshtėr nė pėrdorimin e dialekteve, shpjegues i shkėlqyer dhe kėrkues, apo kur rastisja mė vonė tė dėgjoja, mėsuesin e gjeografisė Ahmet Gashin, mahnitesha nga pasuria e gjuhes dhe bukuria e ndėrtimit tė shprehjeve, si dhe dijeve tė tyre qė shtriheshin dhe nė zona historie.

Nė bisedė pėr tema tė ndryshme me Prof. Blakēorin, nė studion me njė bibliotekė tė pasur, pėr gjuhėn, letėrsinė dhe historinė, nė Tiranė nė shtėpinė e vet nė rrugėn Fortuzi, m'u pėrforcua bindja, se armėn dhe penėn e zotėronin njėsoj tė gjithė, vetėm me njė dallim, te ndjenjat atdhetare mė tė ndezura nė veri, qė vazhdon dhe sot nė Kosovė. Tek shikon fotografinė me fytyrėn fisnike, sytė rrezatuese tė Prof. Jonuz Blakēorit, shoqėrues i Bajram Currit nė Europė, dallon paraqitja e shkollarit inteligjent, nė Kolegjin e Shėn Mitėr Koronės dhe laureatit tė Universitetit tė Romės. Po ashtu fotografitė me Fan Nolin, apo nė krah tė djathtė tė Avni Rustemit nė kryesinė e Shoqėrisė Bashkimi nė Tiranė dhe nė ditėt dhimbjes pas vrasjes me atentat tė Avniut, nė ballė tė rreshtit tė vullnetarėve tė kėsaj shoqėrie, shquhej shtati tij, tip Kosove. Si pėr shumė vetė, kėto fotografi historike kur botoheshin nė kohėn e dikaturės komuniste, ose retushoheshin ose emėrat fshiheshin.

Jonuz Blakēori u lind nė Pejė mė 15 maj tė vitit 1895. Mėsimet e para i mori nė vendlindje. Vijoi gjimnazin nė Shkup e mė pas shkollėn shqip nė Normalen e Elbasanit. Pas kėsaj nė shkollėn arbėreshe tė Shėn Mitėr Koronės, sė bashku me Avni Rustemin.

Nė moshė tė re, Blakēori u aktivizua nė Kosovė, duke shpėrndarė trakte e gazeta, pėr kryengritjet e shqiptarėve tė Kosovės. Disa herė iu desh tė ndėrpresė mėsimet pėr tė marrė pjesė nė veprime pėr mbrojtjen e Shqipėrisė sė cunguar mė 1913, nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr.

Nė pėrkrahje tė Kongresit tė Lushnjės dhe Qeverisė sė saj, merr pjesė nė Luftėn e Koplikut tė vitit 192O, kundėr agresionit jugosllav. Nė Koplik ai dhe patriotė tė tjerė, mblodhėn dhe dėrguan vullnetarė pėr nė luftėn e Vlorės.

Mė sė fundi nė vitin 1923, mbaron studimet pėr pedagogji, gjuhė dhe letėrsi, nė Universitetin e kryqytetit Italian. I pajisur me kulturė tė gjerė, zotėrues i italishtes, frengjishtesh, turqishtes, sėrbokroatishtes etj. nė atė vit emėrohet inspektor arsimi nė Berat, mandej mėsues nė fshatrat e Kurveleshit dhe Tepelenės, me detyra pėr hapje shkollash tė reja, i mirėpritur nga prindėt, duke lėnė kujtime tė kėndėshme te nxėnėsit e kėtyre viseve.Pėrveē pėrgatitjes sė teksteve dhe mėsimdhėnies, u mor dhe me studimin e dialektit vendas e me mbledhjen e folklorit tė pasur lab, si kėngė, fjalė tė urta etj. Nė vitet 1923-1924 boton disa studime nė Revistėn Pedagogjike.

I miqėsuar me Avni Rustemin qysh nė shkollėn arbėreshe, Blakēori pat pranuar idetė e demokratėve, pėr edukimin e popullit me kulturė europiane, pėrmirėsimin e jetės nė fshat etj. Siē dihet, kėto ide tė intelektualeve patėn marrė udhė me krijimin mė 25 prill tė vitit 1921 tė Federatės Atdheu, dhe mė pas mė 13 tetor 1922 tė shoqėrisė Bashkimi. I zgjedhur nė kryesinė saj nė vitin 1924 ndodhet nė Tiranė. Punon si redaktor i gazetės „Bashkimi“, me qėllime tė larta si atdheu, liria, uniteti, mbrojta e drejtėsisė njerėzore, zhvillimi i ekonomik i vendit dhe i kulturės sė popullit, sipas frymės europiane. Pėr kėto ide Jonuz Blakēori qendroi i patundur dhe besnik gjatė gjithė jetės sė saj. Gazeta e ndihmoi tė shpreh pėrveē idealeve tė shoqėrisė Bashkimi dhe protestat kundėr sjelljeve tė egra tė shteteve fqinj, nė Kosovė e Ēamėri, me kėrkesa pėr bashkimin e tyre me Shqipėrinė. Punon dhe nė Ministrinė e Arsimit tė Qeverisė sė Fan Nolit, me detyrė sekretar i parė. Pas rrėzimit me armė tė Qeverisė Demokratike tė Nolit, u internua nė Gramsh. Pas amnistisė sė mbretit Zog, u kthye nė Tiranė. Falė aftėsive dhe kulturės sė tij, i respektuar nga njerėz tė shquar tė arsmit e kulturės, ndėrmjet tyre nga Hil Mosi dhe Mirash Ivanaj, mė 1928 punon redaktor i revistės „Mėsuesi” dhe i gazetės „Telegraf“. Pastaj emėrohet zv.drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe mėsues nė Gjimnazin e Tiranės. Gjatė kėtyre viteve do tė botonte njė studim tė hollėsishėm pėr Makiavelin dhe shkrime tė ndryshme albanologjike.

Pushtimin fashist tė 7 prrillit 1939, si rrjedhojė e ndjenjava tė zjarrta atdhetare, veti e njohur e shqiptarėve, e priti me pėrbuzje. Duke pėrfituar si shumė tė tjerė, nga njė farė lėshimi i pushtuesve me krijimin e njė qeverie shqiptare, tė pėrfolur nga historianėt e majtė, vijoi punėn e mėsuesit tė gjuhės e letėrsisė shqipe nė gjimnazin e Tiranės. Nuk u ledhatua aspak nga ėndrra e bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn, nėn hijen e Viktor Emanuelit tė III. Megjithatė gjatė kėsaj kohe, dha ndihmesėn e vet, pėr shkollat shqipe nė Kosovė dhe shkroi artikuj optimistė, sidomos pėr rininė e Kosovės, kundėr dėshpėrimit. Mbajti qendrim tė ftohtė ndaj njerėzve, qė ishin kredhur nė politikė tė paqartė dhe pa rrugėdalje. Qe i bindur se luftėn do ta fitonin aleatėt me SHBA nė krye.


Paslufta, mė dėshpėruese se lufta


Paslufta, si pėr mijėra tė tjerė, qe mė dėshpėruese se lufta. Regjimi komunist i vendosur me armė dhe me ndihmėn e dushanėve, zhgėnjeu shume njerėz, qė shpresonin pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Pas votimeve farsė tė vitit 1945, u shpall njė republikė e cila ia mbylli popullit portat rreth e qark, sidomos ato perėndimore. Kjo mbyllje u shoqėrua me arrestime e pushkatime figurash tė shquara tė kombit.

Nė bisedė nė studio me profesorin, do tė njiheshe hollėsisht me tiparet e shkrimtarėve tanė, duke filluar nga Naimi, Ēajupi, Mjeda, Noli, Fishta, Koliqi, Poradeci etj. Fliste me komptencė dhe pėr poezine italiane, pėr Danten, Petrarkėn, Foskolon e Manzonin. Pėlqente veēanėrisht poezitė e pėrflakura pėr atdhe, tė Xhakomo Leopardit. Pėlqente prozatorėt francezė, ndėr ta, Molierin, Hygon, Gi De Mopsanin, etj. Vlerėsonte lart letėrsinė turke, sidomos poetėt e shekujv 19-20, romantikun Abdulla Hamit Torbin dhe kundėrshtarin e sulltanit, Tefik Fikret.

Kur niste bisedėn pėr Isa Boletinin, Bajram Currin dhe Hasan Prishtinėn, rrėfimi rridhte. Fytyra e tij gjallėronte nga njė shkėlqim i kuqėremtė. Shpesh u tregonte nxėnėsve episode nga jeta si dhe portretet e tyre tė hijshme.

Nė biseda me miqtė e vet, nėse binte fjala pėr Avni Rustemin dhe fundin e tij, sytė ia pėrshkonte njė hije trishtimi, qė nuk ishte nė natyrėn e vet. Kur bisedohej pėr fatin e Kosovės, ai ngrysej dhe merrte pamjen e njė luftėtari tė armatosur. „Pėr Kosovėn- thoshte shpesh- asht derdhun gjak, vite me rradhė. Ajo asht Shqipni dhe nuk mund tė mbetet nėn Jugosllavi. Autonomia nuk ashtė zgjidhje. Kosovės i duhet pavarėsia. Unė kam besim, se ajo ditė e bekueme ka me ardhė, sepse Evropa dhe Amerika po rishikojnė qendrimet e tyne. Mukja dhe paslufta dėshmuen se nga kjo qeveri dhe nga Rusia nuk duhet me shpresue. Kosova, me hir a me pahir,ka me u ēlirue.”

Nėrkohė profesori kujtonte disi me lodhje dhe pėr dramen e jetės sė vet aty nga fundi i luftės, kur brigatat partizane kishin hyrė nė pjesėn veriore tė Tiranės dhe dėpėrtonin herė pas here dhe nė rrugėn e Fortuzit. Posa kishte rėnė muzgu, kur njė grup partizanėsh tė armatosur hyn nė oborr, kėrkuan profesorin dhe e shoqėruan pėr te njė qendėr grumbullimi njerėzish, jashtė qytetit nė fushė. Pėr ēdo rast, kishte marrė me vehte ushqim dhe njė triko leshi. Kur hyri, pa mjaft vetė tė ulur ndėr stola druri tė gjatė. Shumicėn e njihte, ishin mėsues, shkrimtarė si Nebil Ēika, avoketė, tregtarė etj. Zuri vend aty nga fundi. Herė pas here shfaqej njė ushtarak dhe thėrriste njė emėr. I thirruri delte dhe nuk kthehej mė. Salla herė mbushej me njerėz tė hutuar, herė rrallohej. Disa ēanta, me plaēka e ushqime mbetėn tė harruara. Por fati si duket po e ndihmonte. Befas iu afrua, njė partzan, e pa me vemendje dhe e pyeti:

- Edhe ju profesor kėtu A po mė njihni.

- Jo – u pėrgjegj.

- Jam nxėnės i juaj- “ēakmaku”.- dhe hoqi kapelen.

- Ashtu - Tash po mė kujtoheni. Gėzohem.

- Do prisni pak- i tha- dhe u largua.

Gjithė natėn e kaloi zgjuar, i lodhur nga mendimet, se pėr ēfarė arsyesh ndodhej nė sallėn e ftohtė. Nė kohėn tek zbardhte dita e re e pat kaplluar dremitja me ėndrra varg. U zgjua i shqetėsuar e priti gjithė ditėn. Aty afėr mbrėmjes dėgjoi tė thirrej emėri i tij.

-Je i lirė, mund tė kthehesh nė shtėpi.- njoftoi njė partizan tjeter.

Ky rrėfim pėrkon dhe me ato qė shkruhen nė librin „Antologjia e Krimit Komunist“, botim i vitit 2006: “Diktatori Enver Hoxha, nga Berati udhėzonte: „Asgjėsoni tė gjithė ata qė nuk janė me ne, tė cilėt janė pengesė pėr tė vėnė nė jetė vendimet e partisė sonė heroike. Veproni pa mėshirė“. Mė tej: “ Sapo binte muzgu dhe derisa zbardhte dita, skuadrat e vdekjes me lista nė duar, vėrtiteshin tutje-tėhu kyeqytetit, hynin me dhunė nė shtėpitė e tė shėnuarve, i lidhnin me hekura e litarė dhe i shpinin para shtabit partizan, tek i plotfuqishmi Kristo Themelko ( Shuli.)“ Pra profesor Jonuzu Balakēori shpėtoi pėr mrekulli.

Nė vitin 1945 u thirr tė jepte mėsim nė Gjimnazin e Tiranės, pėr gjuhėn e letėrsinė shqipe si dhe italisht. Zakonisht mėsimin e jepte nė toskėrisht. E mbaj mend, kur ai shpjegonte. Tė gjithė e dėgjonim me vemendje tė thellė sa nuk e merrej vesh se si kalonte aq shpejtė ora e mėsimit, apo kur na jepte tema tė kėndėshme pėr hartim.

Mė vonė do tė tregonte sesi aty nga mbarimi i vitit shkollor 1945-1946, u shfaq nė Gjimnaz njė kuadėr i luftės, njė burrė i shkurtėr e vetullzi. U pėshpėrit nga dikush se qe inspektor i Ministrisė sė Arsimit. Njė tjetėr tha, se ėshtė drejtori i ri. Mėsuesit u lajmėruan tė mblidheshin nė sallėn e tyre. E pushtoi njė parandjenjė e keqe. Zėvendėsdrejtori, pasi e shoqėroi nėpėr klasa, e solli, nė sallėn e mėsuesve, dhe ua tregoi me dorė. “Ky ėshtė shoku K. Baboēi, drejtori ynė i ri“.-tha. Ky pa u ulur foli pa e zgjatur shumė. Nė fund lexoi emrat e atyre qė mbeteshin kėtej e tutje nė gjimnaz. “Tė tjerėt- tha me seriozitet- nuk do tė punojnė mė kėtu. Sqarimet mė vonė. “Ndėrmjet disa tė tjerėve nuk u dėgjua as emėri i profesor Blakēorit.

Kėshtu patriotin, luftėtarin e lirisė, demokratin, mėsuesin gazetarin, studjuesin, profesor Jonuz Blakēorin e lanė pa punė, pa dhėnė asnjė shpjegim.

Nė kėto kohėra tė turbullta, Ministria e Arsimit, sipas mėsimeve jugosllave, bėri shthurrjen e madhe, prishi gjimnazet me tetė vjet, me programe klasike e reale. Pas shkollės fillore me pesė klasė, vijonin uniket trevjeēare dhe mė tej shkollat e mesme katėrvjeēare e teknikumet trevjeēare.

Mėsuesi i papunė me ndihmėn e miqėve, pėrpiqej tė gjente punė. Herė gjente orė si zevendėsues ndėr unike, herė nė ndėrmarrjen e ndėrtimit Muhamet Gjollesha e nė ato tė grumbullimit, si nėpunės i pėrkohėshėm, herė kujdestar konvikti nė shkollėn bujqėsore nė Kamėz, duke iu hequr ēdo mundesi, tė jepte mėsime pėr gjuhėn dhe letėrsinė..

Nė kulmin e pjekurisė, largohet me njė pension tė ulėt. Bija e vetme, Elizama sė bashku me tė shoqin, mjekun e mirėnjohur Th.Nano, vinin shpesh e kujdeseshin pėr tė. Ndėrkaq dhe miqtė nuk e harronin.


Studioja qė bėnte dritė nė rrugėn “Fortuzi”


Aty nga vitet gjashtėdhjetė, pas njė tėrheqje tė lehtė tė diktaturės nė arsim e kulturė, hap nė studio njė kurs me pak studentė dhe qytetarė tė rinj, tė cilėt dėshironin tė mėsonin gjuhėt italisht e frengjisht qė ishin ndaluar apo fshirė nga programet shkollore. Dhe kėshtu, merr vehten pak prej vėshtirėsive tė jetės. Nė ato vite pėrfundon dy libra, njėra pėr jetėn e Isa Buletinit e tjetra pėr Bajram Currin. Redakton pėrkthime tė shkrimtarėve tė rinj etj. Shton pėrkthimet e veta nga poetėt e mėdhenj, si Petrarka, Leopardi dhe D' Anuncio dhe ua lexon miqėve tė rinj. Shkon pėr vizitė a pret nė studio shokėt e vjetėr, si Ahmet Gashin, mėsues e patriot i dėgjuar nga Kosova, Xhevdet Dėshnicėn, mėsues dhe ish kryetar i shoqėrisė Bashkimi pėr qarkun e Beratit, shokė shkolle dhe pėrpjekjesh pėr arsimin dhe demokracinė. Bisedojnė shtruar pėr problemet e kohės pėr letėrsinė dhe autorėt e saj tė vjetėr e tė rinj; kujtojnė sė bashku pėrpjekjet e tyre pėr atdheun, jetėn e shoqerinė, etj. Ndėrkohė vendos lidhje me Institutin e Kulturės Popullore. Dorėzon dosje me studime, krijimet e dikurshme tė miqėve tė vet nga arkivat e tyre dhe fjalė tė urta nga gurra popullore, tė mbledhura kur punonte nė arsim. Duhej tė vinte viti 1983 kur ai nuk jetonte mė, qė disa nga fjalėt e urta filozofike, tė pėrfshiheshin nė njė nga botimet e Akademisė sė Shkencave, pėrgatitur nga Instituti i Kulturės Popullore.

Japim disa prej tyre:

- Kali i arapit dhe inati i shqiptarit. – Jug

- Me gjumė e me zhele ngopesh kurdoherė. –Jug

- Ia hoqa gojės dhe ia dhashė nevojės. –Jug

- Kush ka pak, tė prishi ma pak. –Veri

- Hiqja gojės e venia ftyrės. - Shkodėr

- Kur tė thėrret armiku pėr darkė, duket se i ka hyrė lepuri nė bark.-

- Miku i mirė tė neron shpinė. -Veri

- Nė do tė prishesh me mikun, epi punėn qė s'mund ta bajė.

- Elbasan

- Kush pėr kėshillė e kush pėr mill. –Veri

- Kur s'dėgjohet i pari, nuk shkon puna pėr sė mbari. -Tiranė

- Nuk du mish e kabuni, po du ner e sajdi. –Kavajė

- Ku qe - Nė Domėn- Ēka prune - Kromėn. –Shkodėr

- Kush knaqet, e i urti fiton. –Shkodėr.

- Kush nxitet, mbitet - Himarė- Vlorė.

- Ma mirė tri mėsime, se tri qese. –Kosovė

- Jetė- kuletė; fukarallėk- maskarallėk. –Ēamėri

- Nervojtarit deri mini i breu pallėn.- Veri

- S'e don kush atė qi s'ka ē'i ha mica pas darke. –Veri

Ata qė kalonin nė orėt e vona, nėpėr trotuarin e rrugės Fortuzi, vinin re, se drita e studios, nė katin e poshtėm, rrinte ndezur deri vonė. Profesori punonte. Njė ditė tek mendohej rreth evolimit tė gjuhėve nė botė, pa dashka bėn njė gabim: I shkruan njė letėr Shtėpisė Botuese sė dėgjuar Zanichelli nė Itali, me kėrkesa pėr fjalorė e metoda moderne tė italishtes e frengjishtes.


Me shtėpinė botuese italiane


Ishte viti 1971. Profesor Jonuz Blakēori ashtu i gjatė, me beretė nė krye dhe me hapin e sigurtė, po shkonte, sipas njė njoftimi zyrtar, pėr nė hotel Dajti, drejt njė takimi fatal, me njė nga editorėt e shtėpisė botuese italiane, qė kishte ardhur me shėrbim, sigurisht, pėr ndonjė kontratė me institucionet shtetėrore. Para se tė shkonte atje, kėrkoi mendimin e Degės sė brendshme.

- Nuk ka asgjė pėr t'u shqetėsuar. Shko takoje- i thanė.

Nėpunėsi italian pas njė bisede tė thjeshtė e tė pėrzemėrt, i dorėzoi librat e kėrkuara, me tė cilat pas takimit, profesori shkoi pėrsėri nė degėn e brendėshme.

-Nė rregull. Pa merak, i gėzofsh!– i tha shefi pasi i hodhi njė sy tė ftohtė librave pas hapjes sė pakos.

Ardhja e librave, nga njė anė ngriti mė lartė cilėsinė e mėsimdhėnies, dhe nga ana tjetėr sigurimi i shtetit e shtoi vigjilencėn, me gjurmim e pėrgjim. Dėrgoi natyrisht njeriun e vet pėr tė mėsuar italisht e tė dčgjonte se ēfarė thoshte plaku prej Peje pėr Kosovėn, ēfarė thoshte pėr kulturėn europiane, ēfarė librash fshiheshin tė radhitura nė rafte pas perdeve vishnje. Pra gracka u ngreh brenda nė studio.

Nė korrik tė vitit 1972 Jonuz Blakēori do tė zbriste me lotė ndėr sy, shkallėt e banesės sė mikut tė vet besnik, Xhevdet Dėshnicės, pasi e pa pėr herėtė fundit, tek po ndėrronte jetė, pas njė veprimtarie patriotike tė gjatė.

Sė fundi erdhi viti 1975, viti i zi, kur shpėrtheu uragani i vigjilencės revolucionare kundėr “agjenturave“, “agjentėve“, “poliagjentėve“, “puēistėve“, nė njė kohė kur E. Hoxha do tė pėsonte atak nė zemėr, pėr shkak tė paudhėsive pa mbarim.

Nė natėn e ftohtė tė 8 janarit, trokitėn te shtėpia e profesorit, i cili pas katėr muajsh do tė mbushte 80 vjetė. I thanė tė vishej e tė merrte me vehte sende vetiake. Ia lidhėn duart dhe e nisėn. Pas njė udhėtimi tė tmerrshėm mori vesh se ndodhej nė kampin e Ēermės, nė Lushnje. Nga tė folmet e djemėve, qė iu ndodhėn pranė, kuptoi se kishte tė bėnte me djem shqiptarė nga Kosova, tė internuar aty vite mė parė. Pra bijėve shqiptarė tė Kosovės prapėsia nuk po u ndahej, me ndjekje kėmba kėmbės jo vetem nė vendlindje, por dhe nė Atdheun amė. Pėrveē vuajtjes fizike, kjo qė po ndodhte, qe njė poshtėrim i rėndė qė godiste si vare nė krye e nė shpirtin e sfilitur tė kombit shqiptar.

I fyer dhe i tronditur, nė muajin prill tė vitit 1975, ndėrronte jetė nė spitalin e Lushnjės, Jonuz Blakēori, luftėtari i lirisė, bashkimtari, publicisti dhe profesori nga Peja, me gjithė kujdesin e djemve bashkatdhetarė tė cilėt i qendruan mbi krye, si bijtė e vet, tė zhgėnjyer nė barakat e kampit tė ēfarosjes, turpit, qė do ta ndiqte pas regjimin komunist, me shembje idhujsh e muresh argjili. Lajmi kaloi kufirin dhe dėshpėroi Pejėn dhe qytetet e Kosovės.

Kalimtarėt tek ecnin nėpėr trotuarin e rrugės Fortuzi, nė Tiranė, vėrrenin se pas bredhave, dritarja e studios nuk lėshonte mė dritė. Njė hije e trishtė mbulonte shtėpinė dhe ata vetė.

Ky pėrkujtim nderon gjithė shqiptarėt e Kosovės martire, me fshatrat e djegura, me tė vrarė dhe dėshmorėt qė falėn jetėn pėr lirinė e Kosovės e Shqipėrisė. Njėkohėsisht ėshtė dhe njė rrėfim, pėr rininė, tė mėsojė, se nga ka ardhur e vjen e keqja, sidomos tani qė shtrohet ēėshtja e miratimit tė statusit pėrfundimtar, pėr pavarėsinė e vėrtetė tė Kosovės.





Burimi: TemA Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!