Total: (550,304)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Rėnia e Halloween-it nė Halleuin

Tradita amerikane e Halloween-it, e cila ka infektuar qė prej shumė vitesh tashmė edhe Europėn, paraprihet nga "nata pėrpara Halloween-it". Kjo natė, pėr ata qė janė mė tė vonė nė festimet e traditės sė festės, konsiderohet edhe si nata e shtrigave apo djallit. »»


"Albanizma" e Sabri Hamitit si njė "roman" realist, metafizik

"Albanizma" e Sabri Hamitit si njė "roman" realist, metafizik

16.12.2009 16:03 - Kategoria: Kulture



Me veprėn "Albanizma" studiuesi dhe teoricieni i letėrsisė Sabri Hamiti ėshtė i pari, deri mė tash, qė i ėshtė qasur veprave tė krijimtarisė letrare si fenomene, tė lidhura gjenetikisht me strukturėn organike tė identitetit kulturor. Ligjėsitė e hetuara prej kėndej, gjatė sprovės historike, shndėrrohen, por tė citojmė termin e akademikut, nė konstanta, ose ndryshe - nė thelbe universale, tė letėrsisė shqipe. Fenomenet letrare tė bashkėshoqėruara me mjedisin semiotik marrin jetė origjinale, tė pavarur, duke provokuar skema tė "poetikės historike" nacionale.

Nė librin e vet "Albanizma" Sabri Hamiti ka pėrcaktuar rolin dhe kufijtė e legjendės autoriale nė procesin e krijimtarisė individuale, sipas njė raporti tė shumėfishtė dikotomik midis dialekteve, trashėgimisė kulturore tė sferės sė religjionit dhe krijimtarisė popullore, Qendrės dhe Provincės, fatalizmit dhe ishullimit, midis Toposit dhe Etnosit, pėr tu nyjėtuar, sipas meje nė njė Etnotop tė pėrbashkėt kulturonacional. Ndėrlikueshmėria strukturore e kėtij Etnotopi ėshtė simetrik dhe asimetrike dhe ėshtė i kushtėzuar me kodin gjenetik kulturor tė kėtij nacioni.

Duke pasur njė pėrvojė tė gjatė studimi tė letėrsisė shqipe, me kėtė libėr Sabri Hamiti ia afrohet, siē e dėshmon vetė, synimit pėr njė "Poetikė historike tė shqipes".

Unė mendoj, pa pasur drojė se mund tė ekzagjeroj gjėsend, se me kėtė libėr nis tek ne jetėn e saj tė pavarur shkenca e Historisė sė Letėrsisė shqipe, madje e njė lloji tepėr origjinal, me tė gjitha detyrat e saj tė posaēme, jashtė skemave dhe monotonive metodologjike.

Erudicioni i gjerė i akademik Sabri Hamitit, dijet e koklavitura dhe pėrpjekja e tij pėr tė shteruar materialin nga sfera, nganjėherė tė pėrlargėta nga njėra-tjetra tė arealeve kulturore, dinamizmi intelektual qė karakterizojnė edhe punimet e mėparshme tė shkencėtarit, koncentrohen nė librin "Albanizma", duke e bėrė akseptimin e tij sot njė ngjarje origjinale tė jetės sonė frymore e shpirtėrore.

Uniteti organik dhe thellėsia me tė cilėn janė strukturuar ēėshtjet kulturore tė shumėsisė dhe identitetit shqiptar, tė kujtesės sė gjuhės nėpėrmjet teksteve tė saj monumentale Historia e Skėnderbeut, Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe Kangėt e Kreshnikėve, statusi i veprave, autorėve, tjetėrsia kulturore, autobiografia dhe misionarizmi, forca e argumenteve, shembujve dhe ilustrimeve, dhe mė sė mbrami instrumetari mjaft i pasur e i larmishėm terminologjik i nocioneve e bėjnė "Albanizmėn" e Sabri Hamitit njė lexim intelektual sa meditativ e filozofik, aq dhe emocional.

"Ēėshtja ėshtė qė gjuha ka kujtesė, - thotė Sabri Hamiti, - qė trashėgimia letrare vjen si kod letrar e kod moral, tė cilit nuk i shpėton shkrimtari trashėgimtar", - vijon ai. Me librin "Albanizma" shtrohet pėr herė tė parė njė formulė, qė hap sirtarėt me tė fshehtat e kėsaj gjuhe nė shkrimėsinė letrare tė shqipes, shkrimėsi dhe letėrsi, e cila, deri mė tash, pėr hir tė sė vėrtetės sė thellė, qė pas Luftės sė Dytė Botėrore, ka qenė historikisht e deformuar.
Mungesa e realizmit si formacion letrar
Duke e kundruar letėrsinė shqipe tė deritashme ndėrmjet Ideologjisė dhe Utopisė, me diskurset pėrkatėse, heroin, figurėn dhe tendencėn, Sabri Hamiti hedh idenė e mungesės sė realizmit nė letėrsinė tonė, por pa ia mohuar asaj shenjat dhe perspektivėn e ardhshme realiste. Ideja ėshtė, sigurisht, provokuese, po tė kemi parasysh se sa energji kanė shpenzuar kritika dhe studimet tona pėr tė realizmin, romanin realist etj. Tė paktėn pėr letėrsinė e pasluftės sė dytė, ky konstatim i akademikut, duket paradoksal, pasi vepra tė tėra tė gjinisė romanit shqiptar janė kuptimėsuar vetėm se nėn ēadrėn e realizmit. Tė paktėn romanet (romani) e Jakov Xoxės, Petro Markos, Ismail Kadaresė, Kasėm Trebeshinės (5 vėllimet e "Kėnga shqiptare"), Vath Koreshit, Zija Ēelės apo Fatos Kongolit. Por jo. Sabri Hamiti konstaton se kurrfarė realizmi nuk ka nė letėrsinė shqipe. Sigurisht polemika e replika parashikoj rreth kėsaj ēėshtje, madje tendenca ka pėr njėfarė ndarjeje/seleksioni midis veprave letrare tė realizmit socialist dhe veprave thjesht realiste, qė u shkruan pėrgjatė diktaturės komuniste. Ekziston madje prirja nė diskurset shkencore, se gjoja, vlerat mė tė qenėsishme letrare pėrgjatė kėsaj periudhe, janė pikėrisht veprat e prozės sė gjatė, tregimi e novela, tė cilat nė pjesėn dėrrmuese nuk janė prekur nga dogma dhe skema e saj, duke ruajtur thjesht tiparin dominues realistik. Sidoqoftė e ēkadoqoftė natyra e diskursit rreth kėsaj ēėshtje, pra, tė mungesės sė realizmit nė letėrsinė shqipe, unė mendoj se ia vlen dhe argumentet e Sabri Hamitit duket se nuk tė lėnė shans pėr tė shkuar shumė larg nė kundėrshtim. Tė paktėn pėr sa i pėrket periudhės sė realizmit socialist ku kundėrshtimet mund tė jenė mė tė mėdha, pikėrisht aty argumentet e kundėrshtimit janė mė tė pakta.

Hamiti e ka argumentuar kėtė periudhė nėpėrmjet Tendencės qė pėrfshin Autorin, Letėrsinė misionare dhe Satirėn. Kur autori bėhet funksion, thotė Hamiti, edhe letėrsia e tij ėshtė e funksionalizuar. Po kėshtu as letėrsia misionare pėr nga natyra dhe funksioni nuk merret me realen, ndėrsa tallja e pėrqeshja qė pėrbėjnė satirėn, nuk ėshtė metoda mė e pėrshtatshme pėr tė njohur njė ambient, njė jetė, njė botė.

Ēfarė mbetet pra? Sipas N.J. Berkovskit Romantizmi ėshtė "Patosi i mundėsive". Ndėrsa Hans Gynter, parametrat kryesorė tė socrealizmit dhe estetikės totalitare i redukton kėshtu: "realizmi heroik", "monumental", apo "romantik", ēka e bėn socrealizmin si formacion letrar e stilistik njė surrogato tė romantizmit. Njė formulim tejet interesant ka dhėnė Andrej Sinjavski (me pseudonimin Abraham Terc) "realizmi socialist ėshtė njė gjysmėart, gjysmėklasik, jo shumė socialist dhe aspak realist".

Duke konstatuar dhe argumentuar mungesėn e realizmit nė letėrsinė shqipe dhe nė pėrgjithėsi, duke grupuar e sistematizuar dukuri, procede e stile pėrgjatė gjithė trajektores historike tė zhvillimeve letrare Sabri Hamiti e shkruan librin e vet "Albanizma" mu si njė roman realist metafizik. Konstantet dhe universalet e librit janė hulumtuar dhe klasifikuar me njė mendjekthjelltėsi shkencore, pa asnjė plasaritje logjike, ku secili element ėshtė nė orbitėn e vet, me matricėn dhe simbolin pėrkatės. "Albanizma" i ngjan njė tabele tė Mendelejevit, e cila mund tė pėrplotėsohet, por jo tė tkurret.
Sfera e vėzhgimit shtesė
Nė strategjinė e vet tė ngėrthimit total tė peizazhit nė zhvillet letrare shqiptare, Sabri Hamiti dallon modalitete rrethanore, kur autorėt ndikojnė apo ndikohen nė rrethana tė caktuara dhe prodhojnė nė letėrsi njė tip tė caktuar tematikash nacionale. Ky model, tė cilin akademiku e quan "okazionale", bashkė me njė model tjetėr shkrimor, tė "letėrsisė misionare" nė tė cilėn hetohen marrėdhėniet e statusit tė shkrimit midis autorit dhe lexuesit, - janė sfera shtesė njė mundėsi mė shumė pėr ta pėrfshirė peizazhin e shkrimeve shqipe. Janė koncepte pėr tė cilat nuk ka menduar kush mė parė, por produktiviteti i tyre, duke i paraqitur nė ansambėl me formacionet e tjera shkrimore, e pasuron dhe e dinamizon peizazhin letrar.

Atipike pėr repertorin e teksteve letrare tė letėrsisė shqipe janė paraqitja e krijimtarisė sė Sami Frashėrit, si alteritet kulturor, Zef Zorbės si alternativė e modernes dhe e At Zef Pllumit si i rebeluar i dyfishtė.

Sfera e zgjerimit shtesė tė vėzhgimit duke na orientuar drejt teksteve mė pak tė njohura, apo tė zbuluara sė voni, e bėn shumė mė tė koklavitur natyrėn e formacioneve tekstore e stilistike tė letėrsisė shqipe. Pėr mė tepėr, ligjėsitė qė heton akademik Hamiti, paralajmėrojnė se kėto tipologji tė shkrimit pėrsėriten, madje mund tė gjenden edhe autorė tė tjerė qė mund tu pėrshtaten kėtyre pėrfaqėsuesve tipikė, duke e zgjeruar tipologjinė.

Rasti i alteritetit kulturor te Sami Frashėri, duke pasur parasysh qenėsinė e tij midis kulturave, pėrbėn edhe tragjedinė e tij kulturore, me dilemat e dyzimit intelektual, nga njėra anė pėrkushtimin sa konkret, aq dhe futurologjik ndaj nacionalizmit shqiptar dhe, nga ana tjetėr, me dėshirėn pėr tė komunikuar duke modernizuar njė kulturė tė huaj.

Alteriteti i Sami Frashėrit mund tė zbatohet dhe tė formojė njė paradigmė mė vete, duke mbėrritur deri nė ditėt tona e duke ngjallur diskurse mbi ēėshtjen e statusit tė teksteve dhe tė autorėve, qė ndodhen midis krijimtarisė nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaj, siē janė tekstet e Arshi Pipės, Isuf Luzajt, Elvira Dones, Ornela Vorpsit apo Anilda Ibrahimit, pasi dhe kėta shkrimtarė, ashtu si Samiu, po tė citojmė Hamitin "sa herė qė hyjnė nė qendėr tė njėrės kulturė, kalojnė nė periferi tė kulturės tjetėr.

Rasti i alternativės moderne tė poezisė sė Zef Zorbės nė poezinė shqipe nė Shqipėri, tė cilit akademik Hamiti i ka kushtuar njė studim mė tė thukėt e mė tė posaēėm, duke na orientuar me disa teknika receptuese tė kodeve ilustron faktin, se ėshtė krijuar edhe nė diktaturė njė letėrsi e fshehtė, moderne, pa komunikuar me publikun, duke e kundėrshtuar normėn letrare si formė e si kuptim. Moskomunikimi me publikun mė shumė se humbje pėr autorin, ėshtė humbje pėr lexuesin dhe letėrsinė shqipe nė tėrėsi, humbje e shansit pėr tė pasur njė model, apo mė saktė, pamundėsia pėr tė pasur modele tė tjera jashtė socrealizmit zyrtar

Rasti i rebelimit tė dyfishtė tė Zef Pllumit, i cili gjuhėn e shpėrnguli nė rrafshin pragmatik (gjuha nė veprim, paradoksalisht si avangardistėt), zor se mund tė ketė analog tjetėr, megjithatė nuk mund pėrjashtohet mundėsia e shkrimėsisė sė ngjashme me kėtė model. Gjuha nė veprim e at Zefit, ėshtė sfidė nė tė gjitha rrafshet e qenies, rebelim dhe rezistencė. Sabri Hamiti thotė: "Ai nuk e shkruan gjuhėn amtare, por gjuhėn e nanės. Termi nuk prek vetėm gjenezėn, por edhe zhargonin e autenticitetit: nga fjalori, nė forma e nė sintaksė, pėr tė dėshmuar njė identitet gjuhėsor. Diferencimi i tij nė shkrim shkon deri nė pėrmasat e ndeshjes ideologjike. Nė proceset e montuara viktimat flasin gegnisht, kurse prokurorėt e ndjekėsit flasin toskėrisht".

Ka njė moment nė librin "Albanizma" kur autori pohon se ėshtė zėnė ngushtė nė mendimin, se ēfarė mund ti dhuronte njė tė huaji, diēka qė tė dėshmonte identitetin e kulturės shqiptare. Dhe Sabri Hamiti thotė se e ka zgjidhur kėtė ēėshtje tė shenjave tė identifikimit pėrballė tė huajve: ai rekomandon pėr tė huajt tri monumente tė kulturės shqipe: Historinė e Skėnderbeut tė Barletit, Kanunin e Lekė Dukagjinit dhe Kėngėt kreshike.

Kėtė vėshtirėsi pėrpara tė huajve e ka ndjerė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr gjithsecili prej nesh, dhe receta e Sabri Hamitit ėshtė e artė dhe shpėtimtare. Por shpesh e mė shpesh jam gjendur pėrballė filologėve, pėrkthyesve apo studiuesve tė huaj, tė cilėt kėrkojnė tė dinė diēka mė specifike pėr letėrsinė shqipe. Pas leximit tė "Albanizmės", unė kam se ētju rekomandoj... dhe pėr kėtė e falėnderoj autorin e saj, akademikun Sabri Hamiti.


16/12/2009




Burimi: Standard Kultura

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!