Total: (509,645)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
56568583kumbaro_1

Protesta tek TOB, Kumbaro: Reforma nuk do tė heqė nga puna artistėt

Ministrja e Kulturės Mirela Kumbaro, deklaroi se reforma nuk ka pėr qėllim heqjen nga puna tė asnjė artisti. »»


Romani E Penguara i Kadaresė, prozė e harmonizuar si art i madh

Romani E Penguara i Kadaresė, prozė e harmonizuar si art i madh

30.01.2010 08:05 - Kategoria: Kulture

Nė parafytyrimin e lexuesit lėvizja nė kohė e personazheve, koha e futjes nė lojė, hapėsira qė u jepet atyre nė ngjarjet dramatike tė pėrshkruara, zhvillimet dinamike artistike qė ato pėsojnė, e bėjnė strukturėn e romanit para mendjes sė lexuesit tė ngjashme me strukturėn e njė ndėrtese gjigante, ku arkitekti ka ruajtur me fanatizėm, mjeshtėrisht harmoninė e raporteve tė masės sė hapėsirės dhe kohės nė funksion tė njė qėllimi final, arritjen e njė vepre arti brilante. Struktura e kėtij romani me raportet tepėr tė balancuara qė u janė dhėnė ngjarjeve e personazheve tė pėrfshirė nė tė mendoj se pėrbėn njė model-shkollė se si ndėrtohet njė prozė e gjatė e harmonizuar si art i madh. Njė ngrehinė ku asgjė nuk ėshtė e tepėrt, duke mos munguar asgjė. Nė kėtė roman Kadare ka zgjedhur stilin e njė makthi qė tė pėrfshin valė- valė. Tė ka rrėmbyer vala e parė e ankthit tė personazhit dramaturg, e cila duke u pasuruar me detaje tė holla nė volum dhe intensitet tė pėrfundon nė njė moment rėnieje tė menjėhershme dhe, ndėrsa nga kjo rėnie merr frymė i ē'tensionuar pa tė lėnė kohė pėr qetėsim pas rėnies, fillon tė tė rrėmbejė vala tjetėr e ankthit nė rritje pėr njė rėnie nga njė majė tjetėr makthi makabėr. Ky sistem, ky mekanizėm i transmetimit tė valėve tė ankthit e pėrshkon romanin nga rreshtat e parė deri nė ato tė fundit. Do ta quaja Stil i Ankthit Valėzues. Ka gjithnjė njė diēka qė nuk dihet deri nė fund. Nuk ndjen asnjėherė gjatė leximit se diku po tė bie ethja e magjepsjes. Autori nėpėr rreshta tė rrėzon ty vetė, sa nga hapėsira mrekulli e dashurisė sė epėrme hyjnore nė Ferrin e shpirtrave tė robėruar nga krimi.

Koncepti universal i lirisė
Pėrse nė krye tė kėtyre shėnimeve i referohem konceptit universal tė lirisė? Kemi dramėn historike njerėzore, raportin liri - individ, tė drejtat e njeriut me makinėn cinike tė diktaturės. Kadare me ngjarjet nė kėtė roman depėrton nė thellėsi tė mijėvjeēarėve pėr tė na thėnė se smira e zezė e tillė ka qenė nė mendjen e njerėzve pėrgjatė historisė njerėzore. Mesazhi filozofik qė pėrcillet nga autori bazohet nė konceptet bazė tė filozofisė sė dy emrave tė njohur tė kohėve klasike, Orfeut dhe Senekės.
Seneka ka njė vizion kompleks tė vdekjes, pėrbėrė nga dy aspekte tė ndryshme, njė tradicionale dhe njė origjinale. Si paraardhėsit e tij, Seneka e konsideronte vdekjen diēka pozitive, si ēlirim nga disa tė kėqija qė torturojnė ekzistencėn e njeriut. Origjinaliteti, aspekti tjetėr i vdekjes qėndron nė idenė se njeriu megjithėse nuk e vėren, ai vdes pėrditė nga pak. Nė fakt edhe pse vdekja mendohet si diēka e largėt, njė pjesė e saj ėshtė jetuar tashmė, sepse e gjithė koha e pėrshkuar i pėrket asaj. A nuk vdes nė po kėtė mėnyrė, pėrditė nga pak personazhi vrasės i shokut tė vet me plumb mbas koke? 
Shoqėria shqiptare e penguar tmerrėsisht nga vullneti diktatorial ka nevojė pėr qytetėrim, pėr atė qytetėrim qė ėshtė nė ndėrgjegjen e njerėzimit prej kohėve greko latine pa arritur tė bėhet ushqim organik i botėkuptimit shqiptar nė kohėt moderne. Krijohet te lexuesi imazhi i njė shoqėrie shqiptare qė vuan nė shpirt mungesėn e elementeve mė prioritare pėr jetėn e njė komuniteti, i cili po lėngon pa shenja shėrimin moral. Kadare me kėto evokime e orienton mjeshtėrisht ndėrgjegjen e lexuesit drejt kėtyre referencave tė kulturės botėrore, duke nėnkuptuar qartė se duhet larguar sa mė parė nga mendėsia primitive e nderimit verbėrisht tė idhujve tė rremė tė ditėve tė sotme, tė diktatorėve tė rinj.
Autori na risjell nė mendimin shoqėror shqiptar ato vlera qė ka kultivuar dhe zhvilluar njerėzimi qė nga kohėt greko latine, tė mbartura nė mitin e Orfeut dhe filozofinė humaniste tė Senekės. Tė ngjan si jehona e veprės sė rilindasve qė evokuan figurėn e Skėnderbeut nė vetėdijen shqiptare si nevojė imediate pėr zgjim kombėtar.

Autori si misionar
Nė kėtė roman arti i madh me filozofinė civilizuese janė shkrirė te njėri-tjetri nė njė formė madhėshtore. Analizohet, zbėrthehet artistikisht mėkati dhe virtyti, terreni botėkuptimor qė i mbėshtet. Pėr atė qė quhet art i madh ka njė kriter themelor shkencor e artistik, i cili ndan edhe vlerat. Dante ėshtė i pranishėm nė roman pikėrisht pėr shkak tė kėtij kriteri shkencor. Te Komedia Hyjnore nė pėrshkrimin alegorik qė ai i bėn mėkatit te Ferri dhe virtytit te Purgatori e Parajsa i merr karakteret nga antikiteti grek, nga historia e mitet romane, si dhe nga figura reale tė kohės sė vet. Vetėm njė artist gjenial mund tė luajė me artin e tij nė kėto nivele sipėrore tė mendimit shoqėror ku ndėrthuren historia, filozofia, parapsikologjia, letėrsia klasike e moderne, etj. A nuk bėn Kadare tė njėjtėn gjė nė romanin e tij me karakteret e huazuara nga kohėt greko latine dhe nga koha e sotme e botės shqiptare? Cili shkrimtar do tė guxonte tė hynte e tė vepronte me artin e tij nė kėto sfera tė mendimit botėror, pėrveēse ai qė ndihet brenda kėsaj bote si pjesėtar i zakonshėm i racės sė shkrimtarėve gjenialė!
Dikush mund tė thotė qė dramaturgu nė roman ėshtė vetė autori. Do ta konsideroja pak tė thuhej kjo. Autori mbart njė peshė mė tė madhe, si misionar, si nyja lidhėse e botės me dritė tė dramaturgut pėr te bota e tmerrit ku jetonte Linda. Kėshtu zbriti me artin e tij te njerėzit e u dha dritėn tė cilėn ua kufizonte regjimi diktatorial. Na shpie nė thellėsitė e historisė sė shoqėrisė pėr tė na dhėnė mesazhin filozofik tė njė raporti tė pandryshuar historik, se padija dhe dija, drita e qytetėrimit me errėsirėn e injorancės, bukuria shpirtėrore me shėmtinė smirėzezė nė tė gjitha kohėrat kanė qenė dhe janė nė njė ndeshje tė pėrjetshme. Nė diktaturėn shqiptare drama njerėzore kulmoi si nė asnjė vend tjetėr. Epidemitė e gripit janė njėsoj nėpėr vende tė ndryshme, egėrsia skėterrore e diktaturės shqiptare ishte mė e kobshme krahasuar me epideminė e diktaturave tė sistemit tė Lindjes.

Fantazma dhe Hetuesit
Ėshtė krejt njė veēori e artit tė Kadaresė dhėnia nė kėtė roman si rrallė ndonjėherė njė pėrmbysje tė mrekullueshme tė roleve Hetues - Dramaturg. Nuk ėshtė Hetuesi ai qė bėn pyetjet, madje ky tė torturon me indiferentizmin e tij, por Dramaturgu qė vuan ankthin e rrėzimit shpirtėror, i cili mjeshtėrisht nga autori vihet nė njė pozitė dyfishe, sa keqardhėse aq edhe groteske; edhe tė dhimbset tej mase pėr fatkeqėsinė qė e pret, por edhe tė bėn tė nėnqeshėsh nga humbja e durimit dhe psikoza qė e pėrfshin nė ēaste tė caktuara nė pritje tė marrjes vesh prej hetuesit tė sė vėrtetės. Kjo bėn pjesė nė atė qė Kadare e ka quajtur procesi gradual i rrėzimit, i squlljes sė personalitetit tė njeriut, deri nė stadin e njė kufome aluēinante. Nė roman shijon artistikisht si analizat shumė tė holla psikologjike tė tipit Dostojevski ashtu edhe groteskun mė tė shkėlqyer tė llojit Gogol.
Me personazhin e vajzės sė penguar Kadare ka arritur notat mė tė larta tė interpretimit tė klithmės sė dėshpėrimit tė njė njeriu qė vuan pėr pak liri. Gjetjet e mrekullueshme artistike janė tė pafund. Skenat e pyetje pėrgjigjeve tė Fantazmės me Hetuesit janė tė arritura nė atė shkallė, saqė janė njė mrekulli mė vete. Gjatė gjithė romanit ndihet nė sfond njė zymti makabre e sjellė herė pas here nėpėrmjet emrave tė vendeve, si Kurthi i Zekės, Kodra e qyqes, Rrėzoma e keqe, etj, etj, tė penetruara mjeshtėrisht nė shtimin e zymtisė sė jetės sė personazheve. Sarkazma therėse ėshtė e pranishme nė shumė forma, duke arritur notat mė tė larta tė njė humori tė zi nė skenat e hetimit dhe ato tė portretit psikologjik tė Prijėsit. Njerėzit qenė tė diktaturės janė simbole ulėritėse tė mbytjes sė lirive tė njeriut, tė cilėsuar tė tillė nė fjalėt e fantazmės sė partizanit tė vrarė - "Dashuria nuk i donte sepse ata nuk e donin atė". Njė pėrēmim ky i njė shkalle sipėrore qė njeh intelekti njerėzor.
Kapitulli i skenės sė thirrjes nė hetim ballafaques tė Vrasėsit me Fantazmėn e shokut qė vrau pas shpine, ėshtė njė produkt i shkėlqyer i fantazisė gjeniale tė Kadaresė. Skenė makabre, absurde deri nė ēmenduri. Pėrjetohet pak a shumė ajo situatė tmerri psikologjik qė kemi lexuar nė librin biografi pėr shkrimtarin Kasėm Trebeshina, ku autori pėrshkruan mėnyrėn se si heroi i tij, Trebeshina, ekzekuton me dorė tė ftohėt pas shpine shokun e tij partizan tė tė njėjtit njėsit, me shkakun - sepse kishte manifestuar sjellje bajraktarizmi. Nė kėtė rast jepet nga zbatuesi i vrasjes njė sebep pėr tė kryer vrasjen. Pra ekzekutuesi Trebeshina dhe disa tė tjerė, emrat e tė cilėve nuk u morėn vesh asnjėherė vazhduan nė rrugėn e tyre tė pashqetėsuar. Kėto ndodhi ishin oguri i zi, paraprijėse tė njė diktature qė u instalua me vrasjet pas shpine dhe me morinė e ndėshkimeve tė mėvonshme pėr dekada tė tėra. Skenat e vrasjeve prapa shpine pėr shkak se kryhen nga njeriu ndaj njeriut kudo nė artin botėror pėrshkruhen tė dhimbshme deri nė palcė. Nė romanin "E Penduara" marrin pėrmasėn e njė dhimbjeje tė pėrgjithshme skėterrore shoqėrore.
Kadare ka krijuar nė kėtė roman, si edhe nė vepra tė tjera situata dialogėsh tė mprehta, magjepsėse artistikisht. E zhvillon nė perfeksion ndėrthurjen e tyre, me mėnyrėn se si e ndėrton fjalinė dhe atė se si i vendos fjalėt nė fjali.

Vetėvrasja sfiduese me ėmbėlsi hyjnore
Si nė shumė drama tė historisė njerėzore ku pėrherė ka njė lajmės ashtu edhe drama e tė Penguarės ka lajmėsin e saj. Ėshtė Migena, shoqja e saj e ngushtė, e cila i sjell Lindės lajme nga bota e dritave. Nocioni i kulmit tė dėshpėrimit njerėzor arrin ekstremin e vet, kur nga Linda kėrkohet marrėzisht sėmundja e kancerit si parakusht ndihmės pėr tė realizuar njė qėndrim gjashtė mujor nė Tiranė, nė qytetin e dritave. Ka njė madhėshti qiellore skena e paqes hyjnore tė realizuar nga dy shoqet nė kontaktet e tyre fizike si pėrcjellėse tė njėra-tjetra tė dashurisė sė ėndėrruar dhe tė pėrmbushur me Dramaturgun. Tė duket sikur tė vjen nga fundi i krahėrorit thirrja e pėrhershme e njeriut nė ēastet mė sublime- Bėje Zot tė vėrtetė.
Minella Aleksi




Burimi: Kosova SOT Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!