Total: (535,181)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Kush ia refuzoi puthjen Rita Ora-s?

Kush ia refuzoi puthjen Rita Ora-s?

Rita Ora nuk ishte aspak e mėrzitur dhe me rastin e "VMA"-sė u duk me njė shpirt luftarak. Biondja bombastike Rita Ora nuk lejon qė ndarja me ish tė dashurin e saj, Calvin Harris, t'ia dėmtojė karrierėn dhe nuk mund t'i bėjnė gjė fjalėt apo kritikat e tij. »»


Arsimtari bashkėkohor ėshtė zemra e shkollės

Arsimtari bashkėkohor ėshtė zemra e shkollės

07.03.2010 16:04 - Kategoria: Kulture

Xhahit  Ramadani

Misioni i arsimtarit
Kaherė misioni i arsimtarit konsiderohej ndėr profesionet mė tė shndritshme dhe mė fisnike. Edhe nė epokėn e komunizmit, ndonėse arsimtarėt nuk i kanė pasur pagat  e merituara, arsimi vlerėsohej  profesion me orientim  human dhe bėnte pjesė nė rrethin mė tė ngushtė tė profesioneve me interes tė veēantė pėr shoqėri. Me zhvillimin tekniko-teknologjik zbulimet e reja, zhvillimi i vrullshėm i shoqėrisė kanė ndikuar qė tė ndryshojė edhe pozita dhe roli i shkollės dhe arsimtarit nė shoqėri. Gjersa para 50-60 vjetėsh mėsuesi ishte i vetmi  qė dinte shkrim lexim nė fshat, mėsuesi i  sotėm e ka humbur privilegjin e atėhershėm si njeriu mė i ngritur dhe mė i ditur. Zhvillimi i shpejtė i medieve  nė veēanti televizionit ka ndikuar qė sot secila shtėpi me anė tė tyre tė ketė  njė mėsues nė shtėpi. Secila shtėpi ka sot  njė shkollar. Kėto tė arritura tė kohės arsimtari nuk duhet ti pranoj  si konkurrencė. por si ndihmesė dhe   ti shfrytėzojė nė ngritjen e cilėsisė sė mėsimit.

Arsimtari bashkėkohor
Shkolla bashkėkohore kėrkon nga arsimtari tė jetė inteligjent, ekspert i pėrsosur, organizator i mirėfilltė i mėsimit dhe realizues i suksesshėm i gjitha formave dhe aktiviteteve mėsimore. Arsimtari bashkėkohor merr rolin e moderatorit, organizatorit tė orės  mėsimore. Ai predikon botėkuptime shkencore dhe humane. Ėshtė promotor dhe iniciator i ndėrrimeve dhe risive nė procesin mėsimor. Arsimtari duhet tė jetė bartės i inovacioneve nė mėsim. Disa analitikė kanė tėrhequr vėmendjen se brenda  6 orėve  arsimtarėt u mundėsojnė nxėnėsve vetėm dy minuta tė flasin, gjegjėsisht 30 sekonda nė orė. Nė kėtė mėnyrė kur arsimtari gjatė orės ėshtė aktiv nxėnėsit pasivizohen dhe bėhen memecė.   
Derisa shkolla tradicionale kėrkonte nga nxėnėsit e disiplinuar tė dėgjojnė ligjėrata tė gjata dhe tė  reproduktojnė  dije, shkolla e mileniumit  tė ri, shkolla e ardhmėrisė, rrėnjėsisht ndryshon raportin  mes arsimtarit dhe nxėnėsit. Tani kėrkohet qė arsimtari  nxėnėsit tia aktivizojė e jo tia uzurpojė kohėn. Arsimtari duhet ti nxisė nxėnėsit qė pėrmes tė menduarit logjik, fotografive,vizatimeve,skemave dhe mjeteve tė tjera didaktike  nxėnėsit ti mėsojnė tė vėrejnė problemet  dhe   zgjidhin detyrat, vetė tė mėsojnė. Shumė  mė pak fjalė do tė shpenzojė arsimtari nėse punėn e njė makine e paraqet me anė tė  filmit.  Fotografia megjithėse paraqet vetėm njė detaj nga jeta, ajo zgjon interesim, rrit motivimin  dhe me anė tė saj mė lehtė kuptohen gjėrat. Ndonėse ėshtė mjet mėsimor statik, natyrėn nxėnėsit shumė mė mire do ta kuptojnė me paraqitjen e njė peizazhi. Fotografia ėshtė e pėrshtatshme pėr paraqitjen e mjeteve tė qeta,objekteve monumentale, njerėzve, kafshėve. Pėrmes fotografisė, paraqitet mendimi kryesor,vėrehen shumė detaje qė smunden  tė pėrshkruhen as me njė mijė fjalė.
Megjithėse aplikimi kompjuterit dhe teknologjive tė reja arsimore nė mėsim janė dėshmuar si tė dobishme, nė praktikė pak pėrdoren. Nė bazė tė hulumtimeve tė bėra, shumica e arsimtareve nuk janė tė gatshėm ti aplikojnė. Arsyeja e parė qėndron nė faktin se disa nuk dinė ta pėrdorin. Pėrsosja permanente e arsimtarit  ėshtė nevojė e domosdoshme. Ėshtė mė se e sigurt se arsimtarėt tė cilėt  nuk kyēėn  nė proceset bashkėkohore tė pėrsosjes dhe ngritjes  sė njohurive profesionale nuk do tė mund  tė kryejnė  funksionin e edukatorit  dhe nė profesion do tė ngecin mbrapa.
Arsimtari qė gjatė procesit mėsimor pėrdor kompjuterin, internetin  dhe mediet e tjera mė pak ka nevojė tė ligjėrojė dhe mė tepėr i mbetet kohė tė merret me edukimin e nxėnėsit. Tani, ai  ėshtė mė tepėr hulumtues, programues  i procesit, punės dhe i mėsimit,  e jo pyetės  dhe notues rigoroz dhe  gjuetar i gabimeve tė nxėnėsve. Ai duhet tė lirohet nga parimet e tejkaluara tė shkollės tradicionale. Nė rolin e ri tė arsimtarit bashkėkohor, arsimtari ėshtė bashkėpunėtor mė i ngushtė i nxėnėsve, edukator, prind, prirės intelektual dhe shembull i tyre e jo ekzekutues i dėnimeve dhe autoritet i paprekur.
Arsimtari duhet mirė ti njohe nxėnėsit e vet .Tė respektojė nevojat e tyre, interesimet  dhe preokupimet, tė gjejė kohė pėr punė individuale me secilin nxėnės veē e veē  duke i u ndihmuar ti perfeksionojnė  aftėsitė e veta, qė nxėnėsit tė pėrfitojnė vetėbesim dhe tė kuptojnė se janė tė rėndėsishėm dhe tė vlefshėm.
Zbulimi i talenteve tė reja nė lėmenj tė ndryshėm letėrsi (poet,prozator), matematikė, art, teknik dhe sport, duhet tė jetė detyrė permanente e arsimtarit. Duke iu dhėnė kėshilla dhe ndihėm profesionale  nxėnėsve  qė tė bėhen  tė suksesshėm, arsimtarėt pėrmbushin detyrėn e tyre  pedagogjike dhe fisnike.
Arsimtari bashkėkohor te nxėnėsit duhet tė  mbjellė dashuri ndaj librit,  mėsimit dhe shkollės. Ai nė asnjė mėnyrė nuk duhet nxėnėsit ti largojė nga mėsimi, por duke i bindur se dija u nevojitet pėr jetė  ti sjellė nxėnėsit nė shkollė.
 
Pėrgatitja e orės
Imperativ i kohės ėshtė qė pėrgatitja e orės mėsimore tė bėhet nė mėnyrė ekipore. Ku pėrpos arsimtarit marrin pjesė pedagogu, psikologu, asistenti, programuesi etj. Pėrgatitja  orės mėsimore nė mėnyrė ekipore nuk ėshtė utopi dhe teori e thatė, por nevojė e kohės. E di se shkollat nuk janė tė pajisura sa duhet me mjete mėsimore. Nė shkollat tona  po ashtu nuk ka asistentė pėr mėsim. Tė fillojmė me ato qė kemi. Tia fshimė  pluhurin mjeteve qė i kemi  dhe ti vejmė nė funksion. Mungesėn e asistentėve ta kompensojmė  me profilet qė dinė ti aplikojnė teknologjitė e reja media dhe multimedial, profesorėt e matematikės, informatikės, elektro-inxhinier, programues. Ta bėjmė hapin e parė nė aplikimin e teknologjive tė reja nė mėsim. Shkolla e ardhmėrisė ėshtė shkallė e suksesit.

Notimi i nxėnėsve
Notimi i nxėnėsve ėshtė ndėr komponentėt  mė tė rėndėsishme  tė organizimit  tė mėsimit mirėfilltė. Notimi objektiv ėshtė cilėsi e rėndėsishme e arsimtarit bashkėkohor. Ai duhet tė bėhet  nė bazė tė kualitetit tė njohurive tė nxėnėsve e jo nė bazė tė paragjykimeve. Arsimtari duhet  ta kuptojė se nota e dhėnė nxėnėsit ėshtė njėkohėsisht nota e punės sė vet arsimtarit. Nga ajo shihet sa ua ka bėrė lėndėn interesante, sa i ka motivuar nxėnėsit, sa i ka pėrdorur teknologjitė dhe teknikat e reja mėsimore, me njė fjalė sa ka qenė vet i suksesshėm. Nota e arsimtarit dhėnė nxėnėsit  ėshtė pasqyra e  punės sė arsimtarit. 
Nota negative lėndon psiken e nxėnėsit. Ka arsimtar qė njė herė  nė tremujor apo njė herė nė gjysmėvjetor  e noton nxėnėsin dhe atė notė e pėrfundon,qoftė not e lart apo negative. Veprime tė tilla janė dobėsi tė pafalshme tė arsimtarit. Nė kėtė  mėnyrė nxėnėsi pasivizohet. Notimi duhet tė bėhet nė mėnyrė sistematike,rregullisht gjatė tėrė vitit mėsimor. Notimi me anė tė kompjuterit  ėshtė notimi mė i drejtė dhe mė i saktė. Kompjuteri nuk e njeh  askėnd. Si formė mė objektive pėr vlerėsimin e diturive konsiderohen testet e diturisė, gjegjėsisht testet mėsimore.

Arsimtari  shembull...
Arsimtari nuk ėshtė vetėm ndėrmjetėsues i lėndės qė ligjėron dhe nxėnėsit, por njė lloj shembulli. Personalitet me tė cilin nxėnėsit  identifikohen. Sigurisht se si model pozitiv nxėnėsit do ta kenė arsimtarin pedant dhe elegant, atė qė e adhuron profesionin e pedagogut, qė me pasion ligjėron lėndėn dhe mbi tė gjitha ėshtė njeri i moralshėm dhe human. Arsimtari, i cili i papėrgatitur vjen nė mėsim, ėshtė  i painteresuar pėr punė, shpejt nervozohet, nuk e respekton personalitetin e nxėnėsit, fyen dhe ndėshkon nxėnėsit, vjen nė shkollė me rroba tė ndrydhta, nuk do tė krijojė  disponim pune nė klasė.  Arsimtari qė arrin tė pėrfitoj zemrat e nxėnėsve, duke krijuar atmosferė tė kėndshme pune gjithmonė gatshėm tu dalė nė ndihėm nxėnėsve me siguri me sukses do ti realizojė detyrat e arsimtarit dhe misionin e shenjtė.    

(Autori ėshtė para mbrojtjes sė tezės sė magjistraturės me temė Mediet nė arsim)




Burimi: Kosova SOT Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!