Total: (468,735)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
description

Prishtinės i mungon zyra promovuese e turizmit

Kaosi urbanistik, punimet nė disa rrugė e objekte dhe fluksi i makinave e bėjnė Prishtinėn njė qytet jo aq interesant pėr t'u vizituar nga turistėt. »»


Kullat e Kosovės kėrkojnė mbrojtje

Kullat e Kosovės kėrkojnė mbrojtje

03.04.2010 16:02 - Kategoria: Kulture

Kullat nė Kosovė janė objekte monumentale qė paraqesin njė pjesė tė trashėgimisė kulturore tė tyre. Ndėrtimi i shumė kullave nė Kosovė daton qysh nga shekulli i XVIII. Kullat e ndėrtuara me lartėsi dy apo tri kate kohė mė parė janė shfrytėzuar pėr banim, por  gjithashtu janė pėrdorur si objekte mbrojtėse nga sulmet e mundshme nga jashtė. Kėto kulla thuhet tė jenė tė ndėrtuara me njė mjeshtri dhe me njė pamje tė mrekullueshme me gurė tė gdhendur dhe me tjegulla. Lufta e fundit nė Kosovė bėri qė shumė kulla tė  shkatėrrohen dhe tė digjen nga ushtria dhe paramilitarėt serbė, kėshtu qė janė dėmtuar 826 kulla nė gjithė territorin e Kosovės, ndėrsa ato tė cilat i mbijetuan janė tė pakta. Sipas zėdhėnėses dhe kėshilltares pėr media nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Arbėrore Riza, pėr sa i pėrket restaurimit dhe konservimit tė kullave tė mbetura, ajo tha se ky ėshtė prioritet i MKRS-sė pėr vitin 2010. "Promovimi, restaurimi dhe konservimi i tėrėsive, objekteve dhe i monumenteve tė trashėgimisė kulturore ėshtė ndėr prioritetet e MKRS-sė pėr vitin 2010", tha Riza. Ndėrsa pėr investimin kapital tė paraparė, Riza pėr "Kosova Sot" tha se pėr vitin 2010, nė kuadėr tė politikave programore tė MKRS-sė, si investim kapital janė paraparė tė konservohen Kulla e Demė Ali Pozharit dhe Kulla e Mehmet Demush Ēekajt. Pra, kėto dy kulla pritet tė konservohen gjatė kėtij viti. Lidhur me mbrojtjen e kullave, zėdhėnėsja Riza tha se Ministria e Kulturės ka ndihmuar autorin e librit pėr kullat shqiptare, Flamur Doli, nė mėnyrė qė kjo trashėgimi me vlerė tė ruhet dhe tė mbetet dokument i shkruar. "Vlen tė theksohet se MKRS-ja ka mbėshtetur edhe botimin dhe promovimin e librit tė autorit Flamur Doli "Arkitektura Vernakulare", nė tė cilin libėr ngėrthehet edhe historiku, pėrshkrimi i kullave nė Rrafshin e Dukagjinit", pohoi Riza. Kulla percepton njė kulturė dhe njė trashėgimi tonėn autoktone, e cila ėshtė punuar kryesisht prej mjeshtėrve tanė shqiptarė dhe pėr kėtė arsye ėshtė e njohur me ēardak prek guri dhe druri. Ato prej druri datojnė mė herėt, kurse ato prej guri mė vonė. Funksioni i tyre kryesor ka qenė banimi dhe mbrojtja, kuptohet nė kohėt e mėhershme. Nė kullat qė kanė shpėtuar deri tani zhvillohet jeta ende, kurse njė numėr i madh i tyre ka filluar tė shkatėrrohet pėr shkak tė mundėsive shumė tė vogla tė investimeve pėr mirėmbajtjen apo rindėrtimin e tyre. Sa i pėrket investimeve pėr restaurimin, konservimin dhe ruajtjen e njė kulle, restaurimi nuk ėshtė dhe aq i lirė dhe mund tė arrijė deri nė 100 mijė euro.  A. Berisha

Burimi: Kosova SOT Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com