Total: (548,681)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
PARTY PD -foto kryesore

Rrjeti i bursistėve UET, shkolla nis me festė

Tė rinjtė e angazhuar nė partitė politike mbėshteten me bursa studimi Party i FRPD-sė Tė rinj qė bien gjithmonė nė sy sepse janė gjithmonė aktivė, rrinė nė grupe tė mėdha nė kafene, nė auditor dhe diskutojnė, debatojnė. Janė studentėt qė angazhohen politikisht. »»


Si lindi opera e parė shqiptare

Si lindi opera e parė shqiptare

02.02.2008 03:07 - Kategoria: Kulture

Nga Sul Gragevi

Opera e parė shqiptare “Mrika” e kompozitorit tė shquar shqiptar Prenk Jakova (1917--1969) me libret tė shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq nė 1 dhjetor 1958 nė Teatrin “Migjeni” tė Shkodrės. Ishte opera nė katėr akte dhe e vėnė nė skenė nga regjisori Andrea Skanjeti. Bazė pėr krijimin e saj ishte vepra “Dritė mbi Shqipėri”. Kompozitori ynė mendoi mirė pėr personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave tė dramės, tė gėrshetuar e tė harmonizuara me muzikėn nė njė mėnyrė profesionale e tė bazuar mbi njė eksperiencė tė pasur. Kėtė vepėr qė ishte njė proces krejtėsisht i ri, nė tė gjithė veprimtarinė e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me kėngė, valle, pjesė korale, arie, etj. Duke e bėrė atė nji opera kombėtare, tė parėn nė historinė e muzikės dhe tė artit shqiptar. Puna pėr operan filloi nė vitin 1956. Me nji punė kėmbėngulėse e vullnet tė fortė, Prenka fillon tė hedhė nė partiturė notat e muzikės qė ai kishte nė imagjinatėn e vet. Tė gjitha punimet mbasi i kalonte nė piano, ēdo mbasdreke deri natėn vonė, i konsideronte tė pėrfunduara. Tė gjitha kėto mandej i provonte me kėngėtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji, Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shumė i vendosur dhe kėmbėngulės pėr ta ēuar punėn deri nė fund ashtu siē e kishte programuar ai vetė. Kjo, sepse trupa e re e Operas nė Shkodėr ishte krejtėsisht amatore dhe jo profesioniste si ajo e TOB-it nė Tiranė. Bile tek ndonjėri nė heshtje lindet edhe ndonji dyshim, sado i vogėl, pėr vėnien nė skenė, meqė ishte hera e parė dhe qė pėr nji vepėr tė tillė kėrkohej njė eksperiencė e pasur. Por kompozitori ishte shumė i vendosur, qė Shkodrės dhe Shqipėrisė t'i dhuronte operan e parė shqiptare. Ai ishte i bindur plotėsisht se forcat amatore tė qytetit do ta vinin nė skenė atė.


Shkopi i artė


Nė maj tė vitit 1958 filloi puna pėr vėnien nė skenė tė operas. E gjithė trupa, kėngėtarėt, kori, valltaret, orkestra simfonike ishin shumė entuziaste dhe kishin nji besim tė madh nė arritjen e qėllimit. Nė atė kohė unė isha violinist i orkestrės simfonike dhe mbaj mend mirė ēdo gjė, qė nga puna krijuese e Prenk Jakovės, preokupacioni i tij pėr orkestracionin e deri nė punėn qė bėnte veē e veē me solistėt para ambjentimit me skenėn. Punohej ditė e natė me solistėt, korin dhe orkestrėn. Rolin e Mrikės e kishte sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, kėngėtare me eksperiencė, por qė pėr herė tė parė nė jetėn e saj, do tė interpretojė nė skenėn e teatrit njė rol tė ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatė provat vazhduan me trupėn shkodrane. Provat bėheshin herė nė Shtėpinė e Kulturės (mė vonė filarmonia e qytetit) herė nė teatrin “Migjeni”, ku fillon montimi i operas akt pėr akt dhe pėrfundimisht mė 27 nėntor bėhet provė e pėrgjithshme. Prova kaloi me sukses. Mė 1 dhjetor 1958 u bė shfaqja e operas, e cila pati njė sukses tė madh. Drama muzikore u vu me sukses tė plotė nga trupa e Shkodrės. Suksesi ishte jo vetėm pėr kompozitorin, por edhe pėr libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, kėngėtarėt, korin, valltarėt dhe orkestrantėt. Opera e parė shqiptare u bė realitet. Ishte njė ngjarje e madhe pėr muzikėn dhe artin shqiptar. Mė kujtohet natėn e shfaqjes njė rast tepėr emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend nė podin e vet tė dirigjimit, para orkestrės, i veshur me nji kostum jeshil i errėt, me nji paraqitje elegante e me prezencė, pėr tė drejtuar orkestrėn e vet pesė minuta para se tė hapej sipari, flautisti i pare Tish Hila, qė ishte njėkohėsisht edhe argjendar i dhuron Prenkės nji shkop ari si dhuratė e orkestrės, me tė cilin do tė dirigjonte operan atė natė. Ishte me tė vėrtetė nji dhuratė e veēantė pėr kompozitorin e dirigjentin e tyre me tė cilin do tė punonin sė bashku edhe shumė vite tė tjera.


Aria e Mrikws, “Dielli ka perėndue"


Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen ne vitet 50 dhe nė to pėrshkruhet jeta e njė vajze mirditore dhe e familjes sė saj... Aria e Mrikės “Dielli ka perėndue”, ka njė ton lirik dhe shumė tėrheqės, po ashtu edhe aria e aktit tė dytė “Oh!, Ē'janė kėto trazime” ėshtė po aq e bukur, tėrheqėse dhe me shumė elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithė muzika qė kompozitori ia ka pėrshtatur vendit tė ngjarjes, dialektit tė tė folurit, veshjes dhe botėkuptimit. Kompozitori i madh ka ditur tė gėrshetojė mirė dhe me aftėsi nivelin artistik tė operas me koloritetin dhe impresivitetin e tė kėnduarit. Ai pėrdori tė gjithė eksperiencėn e tij tė pasur nė dobi tė operas. Siē e thashė mė sipėr ai e drejtoi vetė orkestrėn, solistėt, korin, gjithė trupėn. Raste tė tilla ka shumė, kur kompozitori ėshtė njėkohėsisht edhe drejtues i kompozimeve tė veta. Unė do tė pėrmendė vetėm nji rast tė tillė: Felix VVeingarner ka qenė njėkohėsisht edhe kompozitor, edhe dirigjent (1863--1942) dhe ėshtė autor i njė libri nė tė cilin analizon tė gjitha simfonitė e Beethovenit. Ai njėkohėsisht si dirigjent ka qenė i ftuar nė shumė shtete tė Europės. Opera “Mrika” u shfaq mė vonė edhe nė Tiranė nga trupa e TOB-it ku nė rolet e saj interpretuan kėngėtaret e njohura Marije Kraja, Lluk Kaēaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqja pati sukses tė plotė.


Prenk Jakova dekorohet pėr operan e parė shqiptare


Tonin Zadeja, fagotisti i filarmonisė sė Shkodrės e vlerėson kėshtu operan “Mrika” tė Prenk Jakoves: “Prenka foli nė kėtė opera me njė gjuhė plot aroma dhe ngjyra shqiptare, ndėrsa Albert Paparisto, i cili drejtoi njė kohė orkestrėn simfonike tė Shkodrės, shprehet kėshtu: Prenk Jakova nė operan e tij u tregua njohės dhe mjeshtėr i dramaturgjisė muzikore operistike.. Pėr suksesin e arritur nė operan e parė shqiptare Prenk Jakova u dekorua me Urdhėrin e Punės tė Klasit tė Parė dhe me Ēmimin e Republikės, ndėrsa mė vonė i akordohet titulli “Artist i Merituar” dhe “Nderi i Kombit”. Por ėshtė pėr t'u ēuditur dhe pėr tė ardhur keq qė Shkodra, pėr tė cilėn Prenka punoi aq shumė dhe i dedikoi tė gjithė atė krijimtari muzikore, nuk i akordoi asnjė titull, tė pakten “Nderi i qytetit tė Shkodrės”. Nė vitin 1966 Prenk Jakova fillon punėn kryesore pėr operan Skėnderbeu. Ai pėr kėtė krijim shfrytėzoi veprėn e Marin Barletit “Historia e Skėnderbeut”. Ai ishte i bindur se njė krijim i kėsaj natyre, njė trajtim muzikor i ngjarjes nuk ishte njė gjė e lehtė. Ndryshonte shumė nga opera e parė, sepse kėrkonte njė mjeshtėri tjetėr, tė lartė. Poeti Llazar Siliqi edhe pėr kėtė opera qe i gatshėm. Prenka bashkėpunon me Llazarin dhe ky bashkėpunim ėshtė i frytshėm. Me tė dorėzuar libretin, Prenka fillon kompozimin e muzikės me vendosmėri e me besim tė plotė. Brenda nji kohe shumė tė shkurtėr ai shtroi tė gjithė punėn nė piano dhe menjėherė fillon tė merret me pjesėn me tė vėshtirė, me orkestracionin, veēse duhet tė themi se ai ishte mjeshtėr i madh i orkestracionit. Fillon aq mirė tė kombinojė muzikėn me ngjarjet duke paraqitur ēdo efekt muzikor tė secilit instrument dhe grupit instrumentash nė harmoni me rrjedhėn e ngjarjeve nė skenė, me rolet e kėngėtarėve, sopranos, tenorit, baritonit, basit, korit, etj. Kur orkestracioni kish filluar dhe po bėhej sipas grafikut qė e kish pėrcaktuar kompozitori qė veprėn ta dorėzonte brenda afatit, pėr ēudi, e gjithė vepra iu nėnshtrua njė kontrolli krejtėsisht tė panevojshėm. Prenk Jakova mbajti njė qėndrim kritik duke iu kundėrvėnė tė gjithė atyre qė donin tė bėnin ndryshime ose shkurtime. Si ishte e mundur tė ndodhte njė gjė e tillė Pse Nuk ka tė drejtė askush tė vėrė dorė nė njė kompozim, tė bėjė ndryshime apo shkurtime tė pjesėve muzikore qė i ka kompozuar kompozitori. Kush ishin ata njerėz, pse e bėnin kėtė punė tė poshtėr. Opera “Skėnderbeu” si kryevepėr e kompozitorit Prenk Jakova nuk qe as njė diskutim dhe as ndonjė raport mbledhje partie apo kongresi qė mund tė kishte nevojė pėr ndonjė shkurtim apo qortim. Ajo ishte njė vepėr muzikore, njė vepėr madhėshtore. Muzika dhe orkestracioni janė tė lidhura shumė ngushtė me njėra tjetrėn. Ēdo kompozitor e shkruan muzikėn nė kuadrin e orkestracionit pėr ēdo instrument sipas tonit, timbrit dhe koloritetit. Ėshtė kompozitori ai qė pėrcakton rolin e instrumentit nė orkestėr. Instrumenti muzikor pėrdoret sipas veēorive dramatike tė tonit tė tij, dhe kėtė Prenk Jakova e ka ditur shumė mirė, madje mė mirė se ēdo kompozitor tjetėr, sepse ai ishte edhe muzikant. Ai e njihte shumė mirė jo vetėm klarinetėn, por edhe obonė, flautin, fagotin, instrumentat e tunxhit.


Prenka nė operan “Skėnderbeu”


Prenka nė operan “Skėnderbeu” i jep njė rol tė veēantė jo vetėm frymorėve tė drurit, por edhe instrumentave tė tjerė. Pra Prenka ishte njė artist i vėrtetė sepse e shihte nė praktikė ekzekutimin e muzikės sė orkestruar sipas orkestracionit tė bėrė, ashtu siē e ka patur nė imagjinatėn e vet, pėr tonin,melodinė dhe ritmin. Atėherė si ėshtė e mundur qė njė vepre muzikore t'i ndryshohet orkestracioni apo t'i bėhen ndryshime kur ēdo note, masė e kompozimit ka dalė nga imagjinata e kompozitorit! Por ata qė donin ta bėnin kėtė punė ishin instrukktorė partie me disa specialistė xhahilė, injorantė. Nji orvajtje e tillė ishte njė ēmenduri qė ndodhte vetėm nė Shqipėrinė e diktatures komuniste dhe mundet tė them me plot kompetencė qė njė gjė si kjo nuk ka ndodhur as edhe nė ndonjė vend ish komunist tė lindjes. Madje asnjė rast i tillė nuk ėshtė vėnė re nė botė qysh nga krijimi i operas sė parė tė Claudio Monteverdit, 400 vjet mė parė. Mund tė ndodhė qė kompozitori vdes dhe lė pa pėrfunduar muzikėn e njė akti apo muzikėn e ndonjė kohe tė koncertit apo simfonisė si nė rastin e simfonisė sė 8-tė tė pambaruar tė Franz Schubert. Nė kėtė rast e merr pėrsipėr ta pėrfundojė aktin ose kohėn njė kompozitor ose grup kompozitorėsh. Kėshtu ndodhi nė operan e Puēinit, TURANDOT, nė tė cilėn kompozitori nuk arriti tė pėrfundojė aktin e tretė. Nė vitin1926 kur po shfaqej pėr herė tė parė opera nė La Scala tė Milanos, dirigjenti i shquar italian Arturo Toscanini, mbasi mbaroi sė drejtuari masat e fundit tė shkruara prej Puēinit, iu drejtua publikut (audiencės) duke thėnė: "Lapsa e Maestros deri kėtu shkroi". Mė vonė njė tjetėr kompozitor Franco Alfano, i bazuar nė disa nota qė kish lėnė Puēini, e pėrfundoi aktin e tretė, dhe sot e kėsaj dite opera shfaqet e tillė. Ajo punė e fėlliqur e atyre specialistėve tė muzikės bashkė me instruktorėt e partisė dėmtuan rėndė Prenk Jakovėn, e lodhėn sė tepėrmi atė. Mė nė fund ndihmuan nė pėrgatitjen e operas qė tė dorėzohej brenda afatit tė kėrkuar dirigjenti i njohur Mustafa Krantja, kompozitorėt Tish Daija Ēesk Zadeja e Tonin Harapi. Opera “Skėnderbeu” u vu nė skenė nga trupa e TOB-it Tiranė dhe e drejtoi Mustafa Krantja. Rolin e Skėnderbeut si tenor dramatik e luajti tenori Gjoni Athanas, kurse nė rolet tjera luajtėn Nina Mula, Kristaq Paspali, Ramiz Kovaēi, Gaqo Ēako, Hysen Kurti. Opera pati shumė pjesėmarrės dhe pati njė karakter madhėshtor. Megjithė skenat e shumta qė pati, ēdo gjė u arrit nė mėnyre kolegjiale dhe mė 17 Janar 1968 u shfaq me sukses tė madh. Ishte njė opera qė pritej me padurim nga publiku shqiptar, sepse kjo vepėr i kushtohej figurės sė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Muzika e Prenk Jakovės shoqėroi tė gjitha veprimet skenike, dhe Prenka i dinte shumė mirė kėrkesat e operas, anėn dramatike dhe muzikore. Po ashtu drama operistike nė kėtė rast duke paraqitur luftėn nė mes trimave shqiptarė dhe turqve ėshtė realizuar kėshtu me skena masive, tė cilat kompozitori i ka realizuar shumė mirė. Opera “Skėnderbeu” konsiderohet si njė nga veprat mė tė mira muzikore me karakter kombėtar. Mbetet me tė vėrtetė njė operė madhėshtore jo vetėm nga muzika e pasur por edhe pėr njė orkestracion tė pėrsosur, pėr rolet, personazhet ndėrsa kompozitorit tė saj Prenk Jakova, talenti e vullneti i tij i dha tė drejtėn atij qė tė jetė kompozitori suprem mbi gjithė tė tjerėt, njė gjeni i muzikės e artit pėr tė gjitha kohėt.





Burimi: TemA Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

shkendija
shkendija
22.03.2010 19:06

ne fillim mu pom vjen intereseant se qysh askush nuk ka dhan koment per operen e pare shqiptare ktu tregohet interesimi i te rinjeve te kosoves per art.une jan ne kl.tet dhe shum jam kureshtare te di per operne e par shqiptare dhe tash jam e informuar shum mir se si lindi kjo oper se ne duhet ta dim se opera eshte vepra me e madhe muzikore.SHum interesant historia e kesaj opere.Ju pereshendes SHKENDA.........


lavdie
lavdie
23.09.2010 15:20

sa mire qe qenkan shum sqarime ketu se mua po me nevojiten keto per ne shkoll ju persh. lavdia




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!