Total: (550,397)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Miku i ngushtƫ i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar

Miku i ngushtė i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar

Mario Dedivanovic artisti personal i make up-it tė Kim Kardashian ka treguar atdhetarizmin e tij teksa ka publikuar nė Instagramin e tij njė foto tė veēantė. »»


Azem Shkreli (1938-1997)

Azem Shkreli (1938-1997)

30.07.2010 09:04 - Kategoria: Kulture

Shkruan: Flori BRUQI

Shkreli lindi nė Rugovė tė Pejės ku edhe e kreu shkollėn fillore, mė tej nė Prishtinė vazhdoi shkollimin e mesėm dhe diplomoi nė Fakultetin Filozofik, nė degėn Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe. Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, drejtor i Teatrit Krahinor dhe njėherit themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Me veprimtari letrare filloi tė merret qė nga mosha majtė e re kėshtuqė nė moshėn njėzet e tri vjeēare botoi vėllim e parė me poezi "Bulzat", kurse nė vitin vijues duel nga shtypi romani i mrekullueshėm "Karvani i bardhė". Kronologjia e botimeve vazhdon me "Engjujt e rrugėve" (1963), me dramėn "Fosilet" (1968), "E di njė fjalė prej guri " (1969), "Nga bibla e heshtjes" dhe "Sytė e Evės" (1975) ; "Pagėzimi i fjalės" (1981), "Varri i qyqes" (dramė 1983), "Nata e papagajve" (1990), "Lirikė me shi" (1994) dhe pas vdekjes (1997) ju botua dorėshkrimi "Zogj dhe gurė".

Qė nė hapat e para tė krijimtarisė letrare, Shkreli rrezatoi njė ndryshim nga shabllonet e letėrsisė shqiptare tė pasluftės nė trojet shqiptare jashtė shtetit amė (ishte i pamundshėm njė ndikim nė viset e shtetit amė pėr shkak tė hermetizmit politiko -gjeografik dhe kuturor).

Fillimi ėshtė krijimtari lirike ku vend kryesor zėnė vendlindja e tij, natyra dhe njeriu i kėsaj ane. Vetė titujt e poezive tė kėsaj kohe (1950-1960) flasin pėr preokupimet dhe burimin lirik tė poetit : "Bregu" , "Lumi", "Vdekja e Malėsorit" dhe njė mori e tėrė poezish lirike me tituj tė kėsaj natyre, qė gjithėmonė nbjyroset me njė pasuri ndjenjash tė papėrsėritshme qė nė kėtė kohė partizane, te shumė njerėz tė pendės dhe artit kalonte nė neveri pėr publikun.

Edhe nė prozė, Azemi bėri njė ndryshim prekės nė formėn e shtjellimit tė personazheve tė tij. Romani i parė i tij « Karvani i bardhė » u prit me njė interes tė mahnitshėm tė lexuesit shqiptar. Dyl Mehmeti ėshtė brum i gatuar me kujdes tė pashoq dhe ngrit gjallėrinė e prozės anemike shqiptare tė viteve nė fjalė. Ky roman, la mbėnė modėn soc-realiste tė blokut politik lindor duke involvuar pėr herė tė parė nė letėrsinė tonė, njė neoromantizėm tė tė lehtė e tė kulluar por jo tė pėlqyer nga regjimet nė fjalė.

Pė sa i pėrket epokės tė poezisė do tė thosha tė virgjėr lirike tė tij, Shkreli sikur ngre dore nga butėsia e dashurisė sė njomė rugovase. Kėtu tani fillon njė gėrshetim i "emėrtimit" tė veprave me terminologji religjioze ("Dhjatė e re", "Psalm pėr Kosovėn".. Titujtė dhe dhe vragjet marrin nė momente, ngjyrė nganjeherė religjioze dhe nė disa raste duket njė kėrkim i tė shprehurit tė idesė me kombinime gjuhėsore sa biblike aq edhe ateiste. Nė vjershėn "Dhjatė e re", pėr shembull, nuk ėshtė e qartė se kemi tė bėjmė me njė figurė si antiteza apo me njė kėrkim tė vurjes nė pah tė pjekjes sė "mendimit tė mirė" ("Djalli e di se nė ē'vend").

Lirikat e Para

Vendlindja, natyra dhe njeriu i Rugovės sė Dukagjinit, portreti shpirtėror i tij, do tė jenė frymėzimi kryesor i poezisė sė Azem Shkrelit tė shtrira brenda viteve gjashtėdhjetė. Frymėzimi qė ngjizet mbi kėtė hapėsirė e qė ėshtė kthim i shpeshtė i poetit, nuk ėshtė konvencional e aq mė pak pozė: nuk ka nė tė patetikė malli dhe mallėngiimi qė djeg, "mė tė bukurin vend" Bota e vendlindjes sė poetit ėshtė e pranishme si botė e njerėzve, si besim dhe parim etik, si ashpėrsi dhe krenari, si individualitet i papėrsėritshėm me hapėsirat e tjera, si filozofi jetėsore, si raport ndaj lindjes, jetės, vdekjes, dashurisė, si raport ndaj dasmės dhe festės, ndaj punės dhe natyrės, ndaj zotit dhe, sidomos ndaj fjalės. Nė kėtė frymė janė poezitė e ciklit "Kėngė pėr vete" tė shkruara nė fund tė viteve pesėdhjetė dhe qė, sė bashku me njė tufė poezish tė tjera, do t'i emėrtojmė si autoportret poetik.
Tek poezitė e ciklit "Dukagjinēe" mund tė pėrmendim disa poezi portrete tė vendlindjes qė shėnojnė kulmin artistik tė poetit si: "Dukagjinge", "Vdekja e Malėsorit", "Bregu i mollės", "Shkėmbi", "Lumi" etj. Te poezia "Vdekja e malėsorit", pėrmes pėrqasies poetike vihen pranė e pranė tri majat: e malit, e lisit dhe e Malėsorit. S'ka lot, s'ka kujė nė kėtė vdekje, se atėherė rrėzohen lisat, shemben majat dhe shterrin krojet. Dhe, s'ka vdekje kėtu: vetėm se harroi perėndimin dita nė sytė e Malėsorit, ndėrsa mendimi i vrugėt dhe i ftohtė ndėr vetulla, ėshtė ai qė shquhet. Ndėrsa poezia "Bregu i mollės" edhe si strukturė vargu, si frymėzim dhe poetikė, ėshtė realizuar fare ndryshe nga poezia e mėsipėrme. Ajo ėshtė konceptuar si njė rrėfim qė rrjedh pėrnjėherė dhe furishėm, thuajse pa tė lėnė rast tė marrėsh frymė. Eshtė njėri nga kthim-kėrkimet mė dramatike tė poetit pas gjurmėve tė dikurshme qė, pėrfundimisht i ka fshirė koha. Tė pashlyera, tė njėjta nė atė kthim janė vetėm retė shtegtare, tė pėrjetshme nė shtegtimin e tyre, sfiduese pėrballė shtegtimit kalimtar, pėrballė gjurmėve tė fshira pamėshirshėm. Nė kėtė kontekst mund tė pėrmendet dhe poezia "Lumi", i cili sikur merr pjesė nė kėtė komplot kundėr poetit, po dhe ai fsheh diē tė kaltėr dhe tė urtė nė thellėsitė e veta, por qė s'do ta thotė. Nga vargjet e poezisė "Shkėmbi" reflekton njėjėzimi maksimal nė mes tė portretit, natyrės sė vendlindjes dhe individualitetit tė Unit lirik.

Lirikat e Dashurisė

Dashurinė pėr vashėn, poezia e Azem Shkrelit e ka emocion, dhembje tė brendshme, tė pazėshme.
Fjala ėshtė pėr njė cikėl jovėllimor poezish, tė zėna dhe tė lindura, mbase nga njė dashuri e pafat e poetit, qė pėrjeton dramė dhimbjesh tė thella. Vasha para njė udhėkryqi dramatik zgjedh largimin pėrfundimtar. Vargjet e lindura nga ky detaj jetėsor, ngarkohen kryesisht vetėm me njė refleks emocional: dhimbjen e poetit pas ndarjes. Edhe pėr pėrmasat e emocionit, pėr figurėn, portretin e vashės, poeti gjen ndonjė detaj tė rrallė qė s'ėshtė qėllim nė vete, por nė funksion tė tendosjes dramatike tė folėsit lirik. Dhembjen e kėsaj plage autori parapėlqen ta mbajė tė heshtur, vetėm pėr vetveten dhe, kur ajo kėrcėnon tė dalė jashtė kontrollit, e ndrydh brenda, si njė therrje, plagė fizike. Nė kėto poezi ndjehet gjendja shpirtėrore e poetit, supozohen rrethanat, mjedisi, si dhe njė ecuri kronologjike se si dhe kur kanė lindur poezitė e ciklit nė fjalė, qė asnjėra nuk ka datė.
Fillimi do tė ishte si njė "Kėngė e heshtur" njė takim e gėzim rasti, po ashtu pa bujė, lindja e kėngės si njė "takim pa hiri", pėrthithės nė ēast, por, njėkohėsisht i mbėshtjellė dhe i pėrcjellė me njė parandjenjė tė kobshme qė pėshpėrit si Korbi i Po-sė: do ta dua pa e parė.

Pason pastaj periudha e njė dhimbjeje qė therr thellė, duke u pėrplasur brenda gjirit tė vet nė njė vetmi absolute tė Unit lirik. Kjo fazė lidhet me bredhien e ankthshme tė poetit pėrmes tri lirikave: "Liqeni", "Nata nė kėshtjellė" dhe "Nė Shėn Naum". Liqeni qė depėrton andej dhe kėtej kufirit mbase dhe mund tė ofrojė njė sinjal, njė hollėsi pėr vashėn, por ai, indiferent, luan me valėt dhe, sikur s'ėshtė mė as syri i tij as loti i saj, dhe Unit folės nė ēast, i vjen tė zbresė nė fundin e tij. Nuk ka ngjyrim patetik, as vaj ngushėllues nė kėtė dėshirė, ide e mendim, qoftė i njė Basti fluturues, i njė jehone tė largėt. I tillė ėshtė njė trevargėsh nga cikli i lirikės sė realizuar si autoportret, konkretisht nga poezia me titull "ē'ka mėsova unė"; -Me qeshė pelim me vuajtė, Me dashtė si me vdekė, Me vdekė si me luejtė. Dashuria dhe vdekja nė poezinė e Azem Shkrelit nuk janė njė fjalė goje. Pėrkundrazi ato qėndrojnė pranė e pranė fare natyrshėm.
Poezia "Nė Shėn Naum" ėshtė njė tjetėr faqe e bredhjeve tė poetit rreth e rreth liqenit qė e ndan aq mizorisht. Vargjet e poezisė "Nata nė kėshtjellė" vinė si njė fund dite e plumbtė, si njė thirrje pėr strehim qetėsues, si njė refleks pėr ta heshtur, pėr ta vėnė nė gjumė dhembjen. E kjo nuk ndodh. Pėrkundrazi dhembja roit e pėrēudnuar dhe poeti, pėr ta mposhtur, therr faqen e shkėmbit me gishtat e duarve. Poezia kurorė e ciklit pa dyshim ėshtė "Nė vend tė pėrshėndetjes". Para kėsaj, njė si kėndellje, vėrehet qė nė vargjet e poezisė "Para elegjisė", ku uni lirik sikur e parandjen jehonėn e qėndrimit nėpėr kohėt qė vinė. Por pėrmes vargjeve tė poezisė "Nė vend tė pėrshėndetjes" poeti do tė shpėrthejė si klithje dhe anatemė.
Nė kėtė poezi antologjike vihet re njė pėrplasje e brendshme udhėkryqesh, pėrplasje pėrjashtuese, emocionesh nė momente tė kundėrta, qė rrjedhin furishėm. Vėrehet njė konflikt dramatik: aq sa zėri lirik pėrpėlitet tė ēlirohet nga kjo magjepsie totale, qė kullon dhimbje e ankth. Aq mė shumė e ndien ai praninė e saj, tė shikimit tė saj, "nė shtegballin e vet". Ndjehet se stuhia nė kėtė poezi, turret si e verbėr, herė nė njė drejtim e skajshmėri, herė nė tė kundėrtin.

Lirikat Atdhetare

Azem Shkreli ėshtė njė nga lirikėt mė modernė nė llojin e poezisė patriotike. Nuk ka eufori nė atė poezi, as pėrbetime e dėshmi atdhetarizmi qė, nė kėtė fund shekulli janė aq me tepricė nė poezinė tonė. Brenda kėtij harku tematik poeti me guxim denoncon cenet dhe veset shqiptare, dje dhe sot, duke e ruajtur besimin nė substancėn e shėndoshė tė qenies. Ndjenja e atdhedashurisė shtrihet gati nė tėrėsinė e veprės poetike tė Azem Shkrelit. Ajo dallohet thekshėm tek frymėzimet poetike tė ngjizura nga drama kosovare dhe shqiptare, sidomos tė viteve nėntėdhjetė. Nė kėtė tematikė sidomos shquhen dy veprat e fundit tė poetit, "Lirikė me shi" dhe "Zogj dhe gurė". Nga tėrėsia e vargjeve atdhetare reflektohet njė urti e thithur nga e kaluara, nga tradita dhe lashtėsia historike, nga bota shpirtėrore kolektive, qė i sfidon krizat aktuale morale dhe shpirtėrore tė shqiptarėve.
Si poezi atdhetare, pjesėrisht mund tė konsiderohen edhe ato pėrsiatėse, tė llojit "Meshė" apo "Dhiatė e re". Tek e para pėrmes njė loje fjalėsh qė, vetėm duke i ndėrruar vendet, tek tri vargjet e poezisė, shquhet zėri, nė frymė biblike, i vendosur, i prerė nė mbrojtje tė Dheut dhe qėndrimi shpirtėror e intelektual i poetit ndaj tij. Ajo qė e dallon poetin nga shumica e autorėve tė lirikės patrioktike aktualisht ėshtė ndjenja ndaj fjalės dhe e shqiptimit poetik tė pėrmbajtur nė emocione; ėshtė ndjenja e masės, ndjenja pėr tė mos u rrėmbyer nga brohoritja kolektive nė ēastet dramatike pėr fatin e kombit, siē janė vitet nėntėdhjetė. Kėto tipare sidomos shquhen tek vėllimi i parafundit i poetit "Lirikė me shi". Nė kėtė kontekst, do tė veēojmė poezinė e poetit tė lėnė nė dorėshkrim e qė lidhet me ngjarjet e pranverės shqiptare tė vitit 1997: "Kėngė e turpshme".
Cikli i kėsaj lirike, nė kėtė pėrzgjedhje prezantohet me poezitė "Psalm pėr Kosovėn", "Origjina", "Arkeologji", "Meshė", "Sogje", "Zgjim", "Motiv optimist", "Ndėrtimi i kullės", tė cilat dallohen pėr shtresime tė rralla gjuhėsore e poetike.

Lirikat Refleksive

Nė lirikėn e Azem Shkrelit nuk mund tė bėhet diferencim i prerė ndėrmjet llojeve tė lirikės. Substanca pėrsiatėse, refleksive ėshtė e pranishme dhe tek poezitė atdhetare dhe tek ato historike, intime, tė vendlindjes, etj. Cilido qoftė frymėzimi poetik, nė ecje, gjatė artikulimit gjuhėsor tė poezisė, vargu ngarkohet me reflekse kategorish nga ekzistenca dhe metafizika. Ēdo dukuri nė kėtė poezi ėshtė nė lidhje me tėrėsinė e universit dhe ka kuptimin apo pakuptimėsinė e kėsaj tėrėsie. Nė kėtė lirikė ėshtė mė i pranishėm synimi pėr tė shtruar pyetje, pėrmes tė cilave ndriēohen kategori metafizike tė rėndėsishme, jepen sugjerime tė tėrthorta drejt pėrgjigjeve qė asnjėherė nuk janė tė prera, pėrfundimtare.
Rėndom, nė atė pjesė tė lirikės ku substanca filozofike ėshtė mė e theksuar, mbesin tė hapura dilemat, udhėkryqet nė jetė, duke e nxitur dhe pasuruar spektrin asociativ e meditativ tė lexuesit. Lindja e kėsaj pjese tė lirikės, lidhet me ēaste dėshpėrimi me ēaste zhgėnjimi poetik nga ligjshmėria e gjithėsisė, nga njerėzit, ku s'pushon tė gjallėrojė njė besim, sado i largėt ndjehet ai, sia ndodh tek vargjet e poezive "Ajo qė s'e them", "Pagėzim i fjalės", "Kafshė e zezė", "Kėngė e vrugut" Njė dėshpėrim e zhgėnjim i thellė i ditėve tė fundit tė poetit vėrehet tek poezia "Pėrshėndetje me miq", ndėrsa poezia pak mė e gjatė "Letėr njė miku" lidhet me njė brengė mė tė hershme tė poetit.
Vargjet tek tė cilat rrezaton dhe besimi e shpresa pėr ndreqjen e botės dhe tė njerėzve, pra dhe tė shqiptarėve, janė mė tė shpeshta nė kėtė rreth tematik. Nė ēaste tė tilla tė rralla, poeti parapėlqen tė tėrhiqet, tė strehohet tek hapėsirat e pastra, tė virgjėra, siē ndodh me llojin e poezisė "Motive tė verdha". Poezitė mė tė arrirra tė kėsaj natyre lidhen me trajtat e heshtjes dhe tė fjalės, me pėrthyerjet e tyre nė kontekste tė ndryshme, qofshin kėto sfiduese dhe provokuese, tė pėrditshme dhe tė pėrjetshme. Pėrshkohet, nė kėtė cikėl lirik, urtia e fjalės dhe e heshtjes, kriza dhe shansi i tyre nė rrethana tė ndryshme, forca njėherėshe dhe shkatėrruese e tyre. Pėrmes fjalė-heshtjes, nė lirikėn e vet mendimtare, poeti portretizon kohėn e fjalamanėve dhe tė heshtakėve aktualė, portretizon njerėzit, bartėsit e pėrditshėm tė tyre. Po ashtu brenda kėtij rrethi frymėzues Azem Shkreli arriti majat e artit poetik, pėr arsye se vetė natyra krijuese e tij ėshtė mė pranė dhe mė e prirur drejt meditimeve filozofike. Nė kėtė fushė, ėshtė pa dyshim poeti mė i fuqishėm nė letėrsinė e sotme shqiptare.

Poetika

Veti parėsore e poezisė sė Azem Shkrelit ėshtė dendėsia e mendimit, ngarkesa dhe tendosja emocionale, tė cilat nuk janė sajime mekanike, as rezultat i reduktimeve dhe i shkurtimeve sasiore tė
mjeteve shprehėse. Dendėsia nė tė gjitha shtresimet poetike ėshtė nė natyrėn krijuese tė poetit. Kjo natyrė krijuese e ka tė mprehtė ndjeshmėrinė ndaj fjalės, nga e cila shtrydh tė pamundshmen. Duke u vendosur nė kontekste tė caktuara, fjala, figura, fraza, nė kėtė poezi aftėsohen maksimalisht pėr tė zėnė dhe pėr tė bartur nė rrjetėn e tyre, mendime dhe nuanca mendimesh, emocione, imazhe pėrfytyrimi dhe imagjinate nga mė tė nuancuarat dhe nga mė tė ndėrlikuarat. Karakteristikė tjetėr ėshtė gdhendja mjeshtėrore e vargut dhe e frazės poetike. Duke qenė jashtė konvencioneve metrike dhe retorike, poeti, nė vargun e lirikės sė tij arrin tė vendosė njė ritėm, njė harmoni tė natyrshme, jo tė imponuar dhe jo nė dėm tė thelbit pėrmbajtėsor dhe estetik tė saj. Nga kjo anė poezitė e Azem Shkrelit u pėrngjajnė skulpturave tė gdhendura mjeshtėrisht dhe tė krijuara nga lėnda kristalore, e tejdukshme. Saktėsia e imazhit imagjinativ dhe figurativ, saktėsia dhe tėrėsia e perspektivės dhe e filozofisė poetike, qėndrojnė nė thelb tė strukturės vargėzuese tė A. Shkrelit. Ėshtė dhe njė veēori, mbase e rrallė pėrgjithėsisht, qė e veēon vargun e Azem Shkrelit: mendimi, emocioni, nuk i robėrojnė strukturat tėrėsore tė vargut, strofės, frazės. Ato sipas nevojės derdhen lirshėm dhe arrijnė pėrpos efekteve estetike dhe elegancė tė pėrsosur ritmi dhe mendimi poetik.

Karvani i Bardhė (analizė)

Kur u botua romani "Karvani i bardhė", (1938), ishte ngjarje letrare nė Kosovė, jo vetėm pse autori i tij ishte njė gjimnazist i panjohur, por para sė gjithash pėr faktin se pėrballė asaj pak letėrsie (poezi) dhe kurrfarė proze, romani i Azem Shkrelit qėndronte su-perior si vlerė. Edhe pėr kėto dy arsye: lufta e fundit qė ėshtė tema e romanit, jehona e sė cilės ndihej akoma, nga autori i ri shihej ndryshe dhe nuk pėrputhej aspak me parimet e pasqyrimit bardhė e zi. Ndėrsa, njerėzit qė e mbartnin atė luftė, bota e tyre rrėfehej me njė gjuhė tė avancuar, gjuhė qė s'provonte aftėsinė e njė tė rrėfyeri burimor, efikas pėr tė dhėnė situta dhe pėrfytyrime komplekse shpirtėrore.
Aso kohe, romani mbi Dyl Mehmetin, siē njihet mė shpesh "Karvani i Bardhė", nuk arriti t'i hapė udhė njė konflikti tragjik tė brendshėm tė botės shqiptare: si tė ruhet profili pozitiv i Dyl Mehmetit nga njėra anė, dhe tė kundėrshtohet lufta e tij nazionaliste, antikomuniste nga ana tjetėr; pra si tė rezervohet simpatia e lexuesit, pėrkatėsisht e autorit pėr tė, dhe tė refuzohet lufta qė bėn Dyl Mehmeti. Autori i romanit, gjimnazist, e ndjeu thellė kėtė mospajtim dhe konflikt tė brendshėm tė imponuar artificialisht nga jashtė: jo tė gjithė ata, pėr tė mos thėnė pjesa dėrrmuese qė e bėnė luftėn e vet, edhe pse kundėr shumicės, nuk ishin dreqėr tė zinj. Autori shkon dhe mė tej, jo tė gjithė ata e donin mė pak Kosovėn dhe shqiptarizmin. Zgjidhja e brendshme e konfliktit nė roman prandaj erdhi si rezultat nga jashtė: u desh qė Dyl Mehmetit t'i vihet njė njollė nga e kaluara. Edhe pse kėshtu, lexuesi asokohe e dalloi qartė mballomėn artificiale qė iu vesh kryepersonazhit. Ndėrkaq, pikėrisht pėr tendencėn e brendshme tė romanit dhe tė kryepersonazhit tė tij, si dhe tė pranisė sė emocionit negativ qė e pėrshkon luftėn e Dylit, pėr mėnyrėn dhe gjuhėn e rrėfimit, "Karvani i bardhė" me dekada vazhdoi tė jetė njėra nga veprat mė tė kėrkuara.
Afėrsisht ky ėshtė version i botimit tė parė tė romanit. Nė versionin e ri, tė botuar nė vitin 1996, Dyl Mehmeti del i pastruar nga shpifjet dhe sajesat denoncuese. Tani ai del i vėrtetė, i vetvetes, dhe nė pėrputhje me natyrėn autoktone. Shėmbėllyeshėm me figurat e shquara tė personazheve monumentale, Dyl Mehmeti arrin tė shquhet nė majat e njė rrethi tė ngushtė personazhesh, qė e shtrijnė larg rrezatimin nė kohė dhe nė hapėsirė. Dyli bart me vete shtresime burrėrore dhe tragjike tė unit tė vet, sublimon mpleksjen e sė bukurės dhe sė madhėrishmes. Nė tiparet e kėtij personazhi, ėshtė koncentruar njė frymė kombėtare e formės sė filtruar moralisht. Ai, duke qenė i bindur se bėn luftėn e vėrtetė, nė fund gjen forcė morale t'u kundėrvihet tė gjlthėve, pėr tė cilėt po ashtu ishte i bindur se nuk e kanė drejt. Ai e ndien se pozicioni dhe perspektiva e luftės sė tij janė tė drejta, por e sheh se kundėr asaj lufte janė tė gjithė, ose pothuaj tė gjithė. Njė perspektivė e tillė, thelbėsisht kontradiktore, e bėn edhe mė komplekse figurėn e Dylit, e sprovon atė nė rrafshe dhe situata tė ndryshme, e ballafaqon me situata qė mund t'i mbajė mbi shpatulla vetėm ai. Sprova e tij mė e fundit dhe mė e madhe, qė e shpreh madhėshtinė e figurės, ėshtė ajo e ballafaqimit sy mė sy me vdekjen, me tė vetėn dhe me vdekjen e tė tjerėve. Pėrmes lidhjeve dramatike tė episodeve tė rrėfyera, qė plotėsohen dhe ndriēohen mes vetes, sajohet uniteti si shtrat i vizionit tė Dylit, dėshmi e gjallė pėr njė kohė dhe realitet.
Autori i kėtij romani ėshtė i shkollės sė rrėfimit tė mirėfilltė klasik. Ai, llojin mė tė ndėrlikuar letrar, romanin, e lidh me rrėfimin e njė historie, pra ėshtė rrėfim i rrėfenjės. Rrėfimi nė romanin "Karvani i Bardhė", lidhet me historinė e Dylit. Rrėfimtari ėshtė i gjithėditur, dhe nga kjo perspektivė rrėfen duke ndjekur kronologjinė kohore. Lexuesi qė e ka tė qartė dhe tė njohur fundin e luftės sė Dylit, pėrqendrohet nė shtytėsa dhe thurrje, me motivime dhe tensionime dramatike tė kryepersonazhit dhe tė personazheve tė tjerė. Pra, fjala ėshtė pėr njė luftė tė humbur qė nė nismė. Luftėn e Dylit duhet ta pranojmė si njė metaforė dhe mesazh, nė frymėn qė del nga bindja se lufta qė fitohet pėfundimisht, vjen vetėm pas njė
vargu betejash tė humbura. Nė faqet e romanit ėshtė njė pasazh i fuqishėm, ku pėrsiatet rreth luftės, por qė vjen si digresion apo ndėrhyrje jashtė rrjedhės sė fabulės, ku njėri nga personazhet do tė shprehet kėshtu: E kemi krisur kur duhei dhe kur sduhej, kahmos dhe pėr kėmos. Por luftė pėr tė fituar jo, nuk kemi bėrė.
Gjuha e rrėfimit nė kėtė roman, nė shėrbim tė shpalimit tė njė bote komplekse dhe tė nuancuar, ėshtė ana mė e fuqishme e veprės. Zhbiruese, ajo vepron duke e udhėhequr rrėfimin, rrėshqet sferave tė thella, i ndriēon ato dhe ngarkohet qė andej rishtazi. Nga fjala e kėtij rrėfimi, rrezatojnė impulse nga mė kryesoret, duke nxitur pėrsiatje rreth kategorive madhore, siē ėshtė jeta, vdekja, lufta, frika, gėzimi etj. Ėshtė gjuhė rrėfimtare me fuqi tė gjerė rrezatimi, me tiparet e tė folurit tė urtė, lakonik, dhe tė kthjelltė deri nė rreptėsi. Eshtė njė observim burimor, i pasuruar me shtresime originale. Ndjehet nė kėtė rrėfim njė komentator rrėfimtar impulsiv, i njė gjallėrie anekdotike, njė praktikė e rrėfimit, dalė nga njė traditė e lashtė, e gdhendur nėpėr shekuj si shtresim urtie popullore. Nė kėtė roman kemi dy rrafshe komunikimi: tė folurin dhe atė tė heshturin, praktikė rrėfimtare kjo qė gjallėron rrjedhėn e rrėfimit dhe mbart njė rrezatim shumėshtresor.
Nga ky kėnd romani ka njė strukturė tė natyrshme: Tiparet themelore tė narratorit dhe ato tė bartėsve tė veprimit, janė nė harmoni tė plotė, meqė dalin nga i njėjti burim i filozofisė dhe i urtisė gjatė komunikimit. Mbresa qė del nga leximi i romanit "Karvani i Bardhė", ėshtė karakteristike. Kur kemi pėshtypjen se fjalia qė sapo kemi lexuar, ėshtė kurorė pėrmbyllėse nė paraqitjen e niė situate apo tė njė gjendjeje, kur jemi tė bindur se ēdo lėvizje mė tej veēse mund ta zbehė fuqinė dhe tensionimin e arritur, befasisht, pėrmes fjalisė apo frazės qė pason, hapet njė faqe e re qė e shkallėzon mė tutje rrjedhėn narrative. Gjatė gjithė kohės sė leximit kemi pėrshtypje se udhėheq njė rrėfĆ­mtar fjalėpak. Ndjejmė se ēdo fjali e rrjedhės sė jashtme tėrheq dhe vė nė lėvizje fjali dhe copa fjalish tė brendshme, vizione e pėrfytyrime qė trokasin nga paradhoma. Duke lexuar faqet e romanit, pėrkujtojmė autorin e poezisė sonė mė tė ngjeshur. Dhe ekspresioni, dhe bota shpirtėrore ėshtė e sė njėjtės prejadhje nė prozėn dhe poezinė e Azem Shkrelit. Edhe registri i figuracionit stilistik e legjitimon poetin.
Romani "Karvani i Bardhė" i Azem Shkrelit sjell njė vizion tjetėr mbi luftėn qė ai e kishte pėrjetuar si fėmijė. Ėshtė po ashtu njė shprehje e re e rrėfimit tė artikuluar si roman. Ėshtė njė realizim kompozicional qė shmang klishetė e deriatėhershme dhe duke qenė njė sintezė mes romanit tė personazhit dhe romanit psikologjik, pėrbėn veprėn mė komplekse nė letėrsinė tonė.

Nė fund par se tė ju propozoj tė shijoni nektarin e poezive tė Shkrelit, ju pėrsėris ndoshta atė qė keni lexuar mė shumė herė : Azemi ėshtė njė margaritar i letrave bashkėkohore shqiptare dhe vėndin e ka nė hierarkinė e poetėve mė tė spikatur tė literaturės sonė.

Dhjatė e Re

Sikur erdhėn, panė e bėnė e shkuan
Do bjerė edhe mbi ne njėherė kėmbona
Vinė tė etur tjerė. Njėsoi afshėm duan
S'jemi ne. Por nuk mungon e jona

Thot njeriu dhe zbret i urtė ndėr bimė
Djalli e di se nė ē'vend u poqėn tė parat
Pemė tė mendimit tė mirė. Me urtinė
E kėsaj dhjate ne stėrpikim arat
Shollit tė ditės s'i duhet spermė komete
Ky lloj Shėn Njeriu don bibėl tė re
Njė fe tjetėr. Fe besimi nė vete
Amen. Koha jonė s'guxon tė kohosh pa ne

—————————————————
Kjo poezi brenda tri katrenave tė rimuara artikulon njė mozaik refleksesh mendore dhe emocionale. Kėtu rrezaton ideja e vazhdimėsisė sė vlerave njerėzore, si dhe prania e tyre nė pėrjetshmėri: S'jemi ne (nuk do tė jemi ne njė ditė) thotė poeti; por nuk mungon e jona (nuk do tė mungojė), pra fjala ėshtė pėr veprat, bėmat njerėzore. Por vepra e madhe nuk mund tė lindė pėrnjėherė dhe aq mė tepėr nė boshėsi. Vepra e madhe ka njė lidhje sinonimike me mendimin e mirė, i cili dhe ai arrihet shkallė-shkallė, ngjizet ashtu i mirė qė nė embrion dhe zhvillohet vit pas viti, shekull pas shekulli, epokė pas epoke. Poeti kalon madje dhe nė njė mendim tejet tė guximshėm. Ai mohon biblėn (tė kaluarėn) nė emėr tė sė tashmes, e cila domosdoshmėrisht kėrkon njė koncept tė ri, njė mėnyrė jetese tė re. Po ky mohim nuk ėshtė absolut, por njė urė qė lidh tė tria kohėt njerėzore dhe universale: tė shkuarėn, tė tashmen, tė ardhmen. Poezia mbyllet me njė pėrbetim solemn (paēka se ka brenda farėn e kėrcėnimit), Koha jonė s'guxon tė kohosh pa ne Dhe nėnvetėdijshėm lind
pyetja: Apo ne do ta lemė kohėn tė na shkasė nga duart ?.
—————————————————-

Vdekja e Malėsorit

Asnjė kokė pėrkulur
Se ja rrėxoni lisat

Asnjė gjėmė mėsa guri
Se ja shembni majet
Asnjė lot asnjė
Se ja shteroni krojet
Nė sytė e tij vetėm
Harroi prendimin dita
Ē'mendim i vrugėt
Ē'mendim i ftohtė ndėr vetulla
Lum ky ēfarė vdekje
———————————————-
Fjala ėshtė pėr njė poezi-portret, portret i pamjes sė jashtme dhe i botės sė brendshme tė malėsorit - rugovas (Rugova ėshtė vendlindja e poetit). Pėrmes vargjeve me gjuhė eliptike, pėrshkruhet ēasti i vdekjes sė tij, duke nėnvizuar disa tipare karakteristike tė tij sa qe gjallė. Mbi tė gjitha shquhet krenaria, qėndrueshmėria jetike, pastėrtia dhe bukuria e jashtme e shpirtit. Po tė tillė malėsori e ka dhe vdekjen, tė tillė la bėjnė dhe pėrcjelljen e fundit bashkėvendasit, pa gjėmė e pa vaj, pėr tė mos ia lėnduar madhėshtinė karakterit tė tij. Nga ana tjetėr malėsori identifikohet me vetė vendin ku lindi, me malėsinė si dhe kthehet nė figurė simbol. Ai s'ka tipare tė veēanta, dhe pėr poetin nuk ka nevojė t'i paraqesė ato. Poeti ka njė qėllim final. Malėsori ėshtė njė shkėmb i vendlindjes sė tij, por njė shkėmb me shpirt. Mė shumė se sa personifikohet figura e tij, metaforizohet. Forca e tij bėhet mė njerėzore nėpėrmjet flalėve kyēe qė pėrdor poeti si loti, kroi, perėndimi. Nėpėrmjet tyre ēasti i vdekjes bėhet shumė njerėzor dhe prekės. Poeti i magjepsur nga kjo pamje ndien pėrbrenda se kėshtu do ta kishte dėshiruar dhe vetė vdekjen.
——————————————-

Sogje

Sonte ne tė dy
jemi dy sy tė kėsaj sogje

Orėt zgjuar

Do tė rrinė, kėmbanat zgjuar
Sonte unė e ti
jemi ai zgjim i zekthėt
Ujqit nė kėmbė
Do tė jenė, Kosova nė kėmbė
Natė qė s'more
Pushkė, as tė mori pushka
—————————————-
Sogje - nė kuptimin nė, roje, nė zgjim. Ėshtė karakteristikė pėr Shkrelin mėnyra koncize e tė shprehurit. Shqetėsimi krijues vjen nė natyrėn e lirikės personale pėr Kosovėn. Poetit i mjafton vetja Unė dhe tjetri Ti qė Kosova tė mund tė qėndrojė dhe tė mbijetojė. Poezia ėshtė shkruar nė mesin e viteve '90 dhe poeti qė vdiq pak para luftės qė u zhvillua nė Kosovė, sikur ta parandjente atė. Nuk ka gjumė pėr armiqtė (Ujqit), dhe si rriedhim nuk ka gjumė as pėr Kosovėn; njė lidhje varėsie kjo e kushtėzuar nga historia famėkeqe e vendlindjes sė poetit. Po kjo lidhje varėsie qėndron ndėrmjet natės dhe pushkės. Fundi i poezisė sugjeron njė gjendje pritjeje tė ankthshme ashtu siē ishte dhe gjendja e Kosovės deri nė ditėn kur vdiq poeti.
———————————————

Liqeni
Flas me ty
Ti hesht e luan me valė.

Ti s'je mė syri
Im as loti i saj.

Flas me ty
Ti shikon pulėbardhat.

Pėr Shėn Naumin
Paske zemėr t'gjerė

Flas me ty,
Ti kotesh mrekullie.

Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit
Tė vdes i gjelbėrt me algjet.

Dukagjinēe
Po vinė argatėt
Tė heshtur. Tė muzgėt. Po vinė

Po vini. Err e terr
Brodhi arave tė tyre dita

Po vinė. E poqėn
Diellin e bakėrt tė bukės

Po vini. Po vinė
Me bimėt mugullore ndėr muskuj

Po vinė. Ditė argėtare
Grua qė do t'ua mbash mend farėn.

Shkodra
Desha t'ia prek
Rozafės flokun
S'mė deshe

Zbrita t'ia puth
Algjet Liqenit
Mė nxore

Tani pėrherė mė ke
Maje Taraboshit me cuba
Shkodėr Shkodra

Kėnga qė s'deshi tė shkruhet
Njė ditė prej ditėsh
Nė shtarė e gjeta,nė gjurmė tė kalit

I mėkova drithmat
Vesė i mola,qumėsht zogu

U rrit e bukur,e zezė
Kėnga qė s'deshi tė shkruhet

Bregu i Mollės

Kurrgjė s'qenka kurrgjė
Si e kemi lėnė njėherė unė e Lami
As Lugu i Helmit as hijet Bregut tė Mollės
Ku mollėt veē i kujtonim tė kuqe
E na kuqeshin faqet gjithė verėn e lume
As mrizi degėbigė mes tė cilave
Rrinte dielli nė dymbėdhjetepesė
Kurrgjė s'qenka kurrgjė as ai zjarri i rnadh
Qė ra shi i mbarė e na e fiku
Qė ra shi i mlrė e na e fiku se digjen malet
Se digjen more malet e na flet Shaban Syla
Kurrgjė s'qenka kurrgjė
Si e kemi lėnė njėherė unė e Lami o zot
Po kush i paska prekur
Po kush i paska prishur e ndėrruar tė gjitha
Si tė mos kishin qenė asnjėher kėtejpari
Unė e Lami me delesykat me bukė e djathė
Nė gjeth paje dhe me fyell
Kurrgjė s'qenka kurrgjė
Si e kemi lėnė njėherė unė e Lami
As Shpella e Bli Hunit as turra e gurėve
Mbi tė cilėn hypnim tė rritemi as lisat as
Gurra e Magjupit Ujėhollė
Gurra e Magjupit ujėmirė
Ku pinim nė fletė kėrsane
As gjollat e kuqe as
Kurrgjė s'qenka kurrgjė
Si e kemi lėnė njėherė unė e Lami
Veē toka e vjetėr dhe era
Veē toka e vjetėr dhe retė pėrherė shtegtarė
Tė mė thonė se rrodhi kėtyre lugjeve koha
Rrodhi si s'rrodhi dhe asgjė nuk gjeti
Pos dy pushkėve tė vogla shtogu lidhė me tojė
Ose tė mė thonė
Tė gjitha janė kėtu tė gjitha janė
Pos fėminisė suaj e barit tė njomė e qingjave

Nata nė Kėshtjellė

I mbrami peshkatar me ditėn e bjerrun n'rrjeta
Po kthehet. Unė eci duke prekur nėpėr mur
Pas zėrit tė heshtjes zvarem ngadalė pėrpjetė
Hapin gur e kam. Edhe zemrėn, gur.

Ja, tani kėshtjellės i kam hypė pėrmi
Vonė ėshtė terr. Nata, disi lėmekur
Merr frymė n'pėr vrimat qė mezi shihen zi
Dhe ankthėm m'kundrojnė si sytė e prindit t'vdekur.
Mejtuar si fėmija i shkruaj do emra n'rrasė
E m'duket dashurisė sonė ia fala njė grimė amshim
Por gjerbė e rigės s'motit gurin do ta plasė
T'parėn pranverė duke tallė mashtrimin tim.
Prandaj me dorė, drithtueshėm, pak' nga pak'
Faqen e shkėmbit fėrkoj si vashėn. Dua tė fshi
At marri t'vogėl. Vesė? jo, por gjak
I vokėt kullon gishtat t'mij.
Harroj pėrse, e si, e nga kam ardhė.
Harroj tė flas, tė lėviz. Harroj pa parė
E ndėr gėrmadha bėhem njė copė gėrmadhė,
Njė gur mbi gur qė gurit s'don tė ndarė

Kėngė e Vrugėt

Mėtim i truar fshihu te pendimi
S'ka ndėshkim pėr mėkatet nga ligėshtia
Ky rrėmbim i ēmendur ėshtė i imi
Apo lindi befas trimėria

Nga tė errėtat e gjakut. S'di po fryma
Kėrkon shkakun t'i vijė era dhe
Diē tė kėsaj koke do t'pėshpėrisė bryma
Ime ndoshta. Do tė jetė fjalė e re
Bari tė egėr. Fjollė e saj nga rrashta
Do tė pėrvidhet me dhunė e pa hir
Sikur ē'linda. Do tė kundrojė pėrjashta
I gjelbėr e i qetė do tė jem mė i mirė
Dhe voglushė tė verdhė do tė therrin ditėn
Me vaje tė hollė dhe do tė pushojnė sė qari
Kur tė kuptojnė se pėr nėn kėmbė u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.

Motive tė Vedha

Po ikim nga gjaku im motive tė verdha
Po ikim nga gjaku ose njė herė tjetėr
Po lindim mes bimėve tjera

Aty e tej janė poshat
Shtatgjata tė vendlindjes janė delet
Tė bardhat dele blegėrore dhe bari
I njomė i qumėshtit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janė zogjt
Pupėlvogėl zogjt pupėlgjelbėr dhe krojet
Tė cemtat kroje ujėloti aty e tej
Janė vashat mė tė egrat vasha
Tė bukurisė qė falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive tė verdha
Aty e tej nuk vdesin vetėm sytė
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalėt
Po ikim nga gjaku im mė mirė po ikim
Nga gjaku ose njė herė tjetėr
Njė herė tjetėr po lindim mes bimėve tjera

Kafsha e Zezė

Heshtja det i lėkundur dhe vetimėt
Fshikin terrin trupi i saj pėrdridhet
Ku janė njerėzit. Nga janė nisur bimėt
Njė langua leh e s'ik as lidhet

Ulurin pėrmotshėm mbase sė ligės
Ja ndjen erėn diku nė gjakun tim
Ai rrėmbimit tė vet i turret digė
Rreptas pastaj etur merr gufim
Tej durimit dhimshėm. Tė trazuara
Ngrihen grevė tė pabėrat duan dėshmi
Protestojnė. Gjithė gjėrat e ndaluara
Bredhin mėllefit tė vet me zhauri
Dhe leh kafshė e zezė e s'ik as lidhet
Heshtja det i lėkundur dhe vetimėt
Fshikin terrin trupi i saj pėrdridhet
Ku janė njerėzit. Nga janė nisur bimėt
Ja qė kėshtu na qenka kafshė e dehur
Mėtimi. Pastaj vetėm cuklat kur tė na mbeten
Do thonė: Ai me fjalė e ajo me tė lehur
Tė rrojnė se njerėzisht e hėngrėn veten
Tė pastė ndjesė harrimi hero i herave tjera

Psalme pėr Kosovėn

Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn nė gjakun tim

Nusėrore e tė bėhem krushk
Mė mėso vetėm t'i bie
Kitarės, mė mėso tė vdes bukur

Pėrshėndetje me Miq

(Ismail Kadaresė)

Plot fjala ėshtė me ju, plot kupa, plot gjiri i nėnės
Kudo e ngado ėshtė e juaja pos mohit, pos orės sė prapė
Dhe krismės prapa shpinės, po unė me se tė ju zbukuroj
nė baladė, o miq, me se, o dega ime e epėr e fisit,
Atij tisi tė hollė e tisi tė rrallė, tri herė tė zier
Nė ashtin tuaj e timin, po unė me se tė ju kem, me se-
Tė ju pėryjnoj, e vetėm ju e dini atė bar tė mirė
Atė lėng rrėzė fjale me tė cilin m'i mėkoni plagėt
Ethet e qentė m'i pėrzeni kur kam zjarrmi, kur digjem
Ujė etjes m'i jepni bri kroit tė Martinit e bri Kruje
Ullirin e moshės ma piqni, zotynė shėndet iu dhashtė
Nga jeta e vet e popullit, nga gjaku, nga shpendi ynė
Ju dhashtė, me se tė ju di, me se tė ju zbukuroi nė baladė,
e jeni sa krip ka koka, sa fij bari, sa deti, Alkal
Me Alkal ju dėgjoj e mė ktheni me mallė nė shtizė

——————————————————————————————————————-

Mehmet KRAJA

- Proza tregimtare e Azem Shkrelit

Do tė ndalem gjithashtu te njė problem, qė ka tė bėjė me ribotimin e veprave tė autorėve tanė, tė cilėt shkruan dhe botuan para unifikimit tė gjuhės letrare. Euforia e kėtij unifikimi bėri qė puna nė kėtė drejtim tė bėhet pa kriter dhe shpesh me gabime tė mėdha, tė cilat cenojnė esencėn e shkrimit tė letėrsisė, posaēėrisht prozės. E them me bindje tė plotė se kėto ribotime, siē ėshtė bėrė nė rastin e pėrmbledhjes "Sytė e Evės" tė Azem Shkrelit dhe nė rastin e tregimeve tė Anton Pashkut, kanė qenė veprime shkatėrruese, me pasoja tė mėdha pėr veprat e kėtyre autorėve. Kthimi nė gjuhėn letrare me rastin e ribotimit i ka humbur kėsaj proze jo vetėm shkrimin dhe koloritin gjuhėsor, por nė tė shumtat e rasteve ka prekur indin artistik dhe ka ngatėrruar deri nė ēorodi kontekstin historiko-letrar. Gjuha e ribotimit tė veprave tė kėtyre autorėve del e unifikuar dhunshėm. Ajo nuk ėshtė mė as gjuhė letrare, as dialektore, as idiomė lokale. Ėshtė njė ngatėrresė e panatyrshme e tė gjithave, e tillė qė tani, shikuar nga kjo distancė kohore, mund tė quhet gjuhė-pengesė pėr rilexim dhe njohje mė tė thellė tė kėtyre veprave. Pra, ka ndodhur ajo qė nuk ėshtė menduar se mund tė ndodhte: tregimet e Anton Pashkut dhe tė Azem Shkrelit mė lehtė lexohen dhe shijohen ashtu siē ishin shkruar, sesa me unifikime tė kėtilla krejtėsisht tė paqėndrueshme. Prandaj, nėse ndonjėherė bėhen projekte pėr botimin e serishėm tė autorėve tė kėsaj periudhe, pėrfshirė kėtu edhe autorėt qė i pėrmendėm, del i domosdoshėm ribotimi sipas versioneve tė botimeve tė para, pa ndėrhyrje, ose me ndėrhyrje krejt minimale. Ndoshta ėshtė koha qė kėto ribotime tė bėhen pikėrisht tani, si veprim qė do tė synonte tua kthente kėtyre autorėve vlerat autentike.

Azem Shkreli ėshtė ndėr autorėt tanė jo aq tė shumtė, vepra e tė cilit tani kėrkon njė shqyrtim tė gjithanshėm, studim historiko-letrar dhe analizė sa mė tė plotė tekstore, duke pėrfshirė kėtu edhe rrafshet e ndryshme tė referencave komunikuese. E them kėtė pėr shkak se, gjatė kėsaj kohe, kam vėnė re se shkrimet diskursive pėr veprėn e Azem Shkrelit ende sillen nė rrafshin e interpretimit, kryesisht tė poezisė dhe nėse kėto shkrime shikohen nga shkalla e aplikimit tė instrumentariumit shkencor e tė dijes letrare, del se ende kemi tė bėjmė me analiza dhe shqyrtime tė ēastit, tė cilat janė tė dobishme pėr krijimin e njė atmosfere tė favorshme, tė thuash mediale, por nuk arrijnė tė bėjnė shumė tė qartė vendin qė ky autor dhe vepra e tij zėnė nė kontekstin historiko-letrar tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, veēmas nė kėtė krah tė letėrsisė shqipe. Gjithashtu, kam vėnė re se nė kėto shkrime pėr veprėn e Azem Shkrelit mungon njė dimension i rėndėsishėm i saj: shqyrtimi dhe analiza e prozės. E kjo mungesė mė ka nxitur tė mendoj nėse kemi tė bėjmė me dy nivele tė ndryshme tė shkrimit letrar tė kėtij autori, ku poezia, e parapėlqyer nga kritika dhe e interpretuar shpesh, avancon aq shumė nė krahasim me prozėn e dramėn, sa qė anashkalimi i tyre i deritashėm tė dalė i arsyeshėm dhe tė gjejė mbėshtetje te vetė vepra e Azem Shkrelit.
Kėto fakte, pra nevoja qė veprėn e Azem Shkrelit ta marrim nė shqyrtim me krejt plotėninė e saj, qoftė edhe nė mėnyrė iniciale, si dhe ideja, ndoshta e pashprehur aq vendosmėrisht, se kemi tė bėjmė me nivele tė ndryshme tė shkrimit letrar, ku njėri (poezia) paraqitet me e avancuar, ndėrsa tjetri (proza) mė i paarrirė, mė kanė nxitur qė edhe njė herė ti marr nė dorė tregimet e kėtij autori, tė vetmen vepėr qė ai e botoi me krijime tė kėsaj gjinie.

* * *
Qė nė fillim duhet theksuar se botimi i fundit i pėrmbledhjes sė tregimeve tė Azem Shkrelit, "Sytė e Evės", ėshtė bėrė gati tridhjetė vjet mė parė, mė saktė nė vitin 1973 dhe se ai ėshtė ribotimi qė ende mund tė gjendet nė bibliotekat tona.
Botimi i parė, i bėrė dhjetė vjet tė tjera mė herėt, ėshtė tepėr i rrallė dhe hyn ndėr ato botime qė tashmė mund tė konsiderohen tė harruara. Pėrmendja e kėtyre botimeve dhe datave nė rastin e tregimeve tė Azem Shkrelit, sikur edhe nė rastin e tregimeve tė Anton Pashkut, ka njė rėndėsi, sepse ndėrmjet botimeve tė para dhe ribotimit tė mėvonshėm te ne ka ndodhur i ashtuquajturi "shkapėrcim gjuhėsor", i cili, shikuar nga kjo distancė, paraqitet si fakt i rėndėsishėm krijues, veēanėrisht pėr kėta dy autorė dhe te ndonjė tjetėr qė shkruante prozė gjatė viteve gjashtėdhjetė.
Kėta autorė e kultivuan shkrimin e prozės nėn ndikimin e fuqishėm tė qarkut letrar tė Shkodrės qė, ndonėse tashmė ishte shpėrbėrė, pėr shkak tė afrive gjuhėsore, te ne nė Kosovė vazhdoi edhe pėr njė kohė tė shėrbente si model i shkrimit.
Nė Shqipėri, pėr shkak tė rrethanave politike dhe rrethanave tė tjera, shkrimi i letėrsisė sipas kėtij modeli brenda vendit filloi tė degradojė, ose tė zhvendoset nė diasporėn politike, atje ku pėrfunduan autorėt ndėr mė tė spikaturit, si Koliqi, Maloki, Camaj dhe ndonjė tjetėr.
Shkrimtarėt kosovarė tė kėsaj kohe, pėr shkak tė mungesės sė traditės vendore, por edhe pėr shkak tė komunikimit tė natyrshėm me kėtė krah letrar, te qarku letrar i Shkodrės gjetėn literaturėn bazė pėr mėsimin e shkrimit tė prozės. Pėrveē kėsaj, prania e Camajt pėr njė kohė sado tė shkurtėr nė krahun letrar tė Kosovės, duket se ka ushtruar ndikim pėr njė komunikim mė tė fuqishėm me atė literaturė, e cila krijohej nė diasporėn politike, ku vend kryesor zėnė vetė Camaj dhe Koliqi nė veēanti. Gjurmėt e kėsaj shkolle letrare i gjejmė tek autorėt mė tė mirė tė prozės, e cila u shkrua gjatė viteve gjashtėdhjetė nė Kosovė, ku fillimisht bėnte pjesė edhe Azem Shkreli.

* * *
Mirėpo, krahas kėsaj tendence, nė kėto vite nė Kosovė hetohet qartė edhe njė rrymė tjetėr, mė pak tradicionale dhe shumė mė e afėrt qoftė me shkollėn e realizmit socialist, qoftė me ndikime e preferenca qė vinin nga letėrsia botėrore, kryesisht pėrmes pėrkthimeve. Adoptimin e shkollave moderne pėrmes njė diskursi gjuhėsor tradicional nė kėtė periudhė, nė prozė mė sė miri e bėjnė Anton Pashku dhe Martin Camaj, i pari duke mėnjanuar nė masė tė madhe etnografizmin e Koliqit, kurse i dyti duke e kthyer shkrimin e prozės nė "etnografi revokuese", nėse mund tė thuhet kėshtu.

* * *
Te tregimet e Azem Shkrelit ndėrkaq, veēmas nėse rilexohet nga kjo distancė botimi i parė, hetohen dy tendenca gati pėrjashtuese: ndikimi i fuqishėm i traditės, pra i shkollės letrare tė Shkodrės nė disa tregime, nė njėrėn anė, dhe rrymimet bashkėkohore qė nuk asimilohen dhe nuk i adaptohen kėtij tradicionalizmi as gjuhėsor dhe as pėrmbajtėsor.
Nuk do mend se tregimet mė tė mira tė Shkrelit mbesin ato qė ishin shkruar si vazhdim i traditės letrare, sepse kjo mėnyrė shkrimi del shumė adapte me subjektet lokale, me mendėsinė dhe preokupimet e personazheve, me koloritin e ambientit etj. Por edhe sa i pėrket prosedeut: shkrimi rrjedh mė natyrshėm, shkrimi ėshtė mė i zhdėrvjelltė, idetė janė mė tė qarta, gjetjet janė mė interesante dhe pėrshkrimet janė mė lirike, pra rrjedhimisht mė tė frymėzuara.
Duket se ambientit rural, pėr tė cilin shkroi disa tregime Azem Shkreli, i shkonte mė shumė jo vetėm gjuha, por edhe pėrvoja dhe dija letrare e kėtij autori. Nė kėtė grup hyjnė pjesėrisht tregimi "Sytė e Evės" (njėra linjė e rrėfimit), pastaj "Bjezga", "Trungjet", "Buka" dhe "Mėkushti".
Ndonėse bėhet fjalė pėr njė numėr tė vogėl tregimesh dhe pėr paraqitje, tė thuash, fragmentare tė njė ambienti dhe tė njerėzve qė jetojnė nė tė, pėrmes kėtyre prozave pėrvijohet qartė tabloja autentike e njė etnopsikologjie dhe, ēka ėshtė edhe mė e rėndėsishme pėr prosedeun e tregimit, ndėrtohen heronj e karaktere letrare me njė plotėni tė pėlqyeshme.

* * *
Mirėpo, sikundėr mund tė vihet re, duke u gjetur si autor nė shkapėrcim kohėsh, i nxitur nga rrethanat letrare dhe nga formimi i tij si shkrimtar, po nė kėtė pėrmbledhje do tė paraqitet disi i dyzuar.
Kundrejt autorit qė ndjek traditėn, nė shkrimin e tregimit shfaqet po ai autor qė u bėn jehonė zhvillimeve bashkėkohore nė tema dhe nė prosede. Nė kėtė grupėzim tė dytė, ku bėjnė pjesė tetė tregime dhe njėra linjė e rrėfimit te tregimi "Sytė e Evės", autori merr nė shqyrtim fate personazhesh nga jeta urbane e kohės, duke nxjerrė nė plan tė parė shqetėsime intelektuale, kontrakdita dhe konflikte me tė cilat pėrballej deri nė njėfarė shkalle njeriu i atyre rrethanave.
Nė ndonjė tregim duket sikur ai pėr pak i shpėton stampės sė realizmit socialist ("Puthja nė bronzė"), nė ndonjė tregim tjetėr synon shkrimin e prozės psikologjike ("Alfa", "Njerėzit dhe hijet", "Kulla e Ajfelit"), nė rastin e tretė pėrpiqet tė krijojė njė miksazh tekstore dhe tė proseduet ("Helmeta", "Sytė e Evės"), kurse nė rastin e katėrt i nėnshtrohet pasionit tė moshės, duke shpėrfaqur me mjaft gjeturi shkrimi situatat paradoksale dhe shpesh tragjike tė dashurisė ("Udhėtarėt", "Njerėzit dhe hijet").
Kjo pasuri tematike i bėn tregimet mė tė larmishme dhe autorit i jep mundėsi tė marrė nė shqyrtim artistik situata tė ndryshme jetėsore dhe tė merret me analiza tė holla psikologjike e filozofike.
Por, pavarėsisht nga kjo, tregimet e grupėzimit tė parė mbesin mė tė realizuarat dhe me kėto realizime Azem Shkreli hyn ndėr autorėt e suksesshėm tė tregimit nė kėtė pjesė tė letėrsisė shqipe.

* * *
Sė fundi do tė ndalem te njė problem tjetėr, qė ka tė bėjė me ribotimin e veprave tė autorėve tanė, tė cilėt shkruan dhe botuan para unifikimit tė gjuhės letrare.
Euforia e kėtij unifikimi bėri qė puna nė kėtė drejtim tė bėhet pa kriter dhe shpesh me gabime tė mėdha, tė cilat cenojnė esencėn e shkrimit tė letėrsisė, posaēėrisht prozės.
E them me bindje tė plotė se kėto ribotime, siē ėshtė bėrė nė rastin e pėrmbledhjes "Sytė e Evės" tė Azem Shkrelit dhe nė rastin e tregimeve tė Anton Pashkut, kanė qenė veprime shkatėrruese, me pasoja tė mėdha pėr veprat e kėtyre autorėve.
Kthimi nė gjuhėn letrare me rastin e ribotimit i ka humbur kėsaj proze jo vetėm shkrimin dhe koloritin gjuhėsor, por nė tė shumtat e rasteve ka prekur indin artistik dhe ka ngatėrruar deri nė ēorodi kontekstin historiko-letrar. Gjuha e ribotimit tė veprave tė kėtyre autorėve del e unifikuar dhunshėm. Ajo nuk ėshtė mė as gjuhė letrare, as dialektore, as idiomė lokale. Ėshtė njė ngatėrresė e panatyrshme e tė gjithave, e tillė qė tani, shikuar nga kjo distancė kohore, mund tė quhet gjuhė-pengesė pėr rilexim dhe njohje mė tė thellė tė kėtyre veprave.
Pra, ka ndodhur ajo qė nuk ėshtė menduar se mund tė ndodhte: tregimet e Anton Pashkut dhe tė Azem Shkrelit mė lehtė lexohen dhe shijohen ashtu siē ishin shkruar, sesa me unifikime tė kėtilla krejtėsisht tė paqėndrueshme. Prandaj, nėse ndonjėherė bėhen projekte pėr botimin e serishėm tė autorėve tė kėsaj periudhe, pėrfshirė kėtu edhe autorėt qė i pėrmendėm, del i domosdoshėm ribotimi sipas versioneve tė botimeve tė para, pa ndėrhyrje, ose me ndėrhyrje krejt minimale. Ndoshta ėshtė koha qė kėto ribotime tė bėhen pikėrisht tani, si veprim qė do tė synonte tua kthente kėtyre autorėve vlerat autentike.





Burimi: Kosova INFO Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!