Total: (542,856)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
ENTP_IsraeliFilmFest_OutintheDark_0304

"Jashtė nė errėsirė", pėr tė hedhur dritė mbi tė vėrtetat

Mbyllet edicioni i nėntė i Festivalit tė Filmit pėr tė Drejtat e Njeriut, njė organizim i pėrvitshėm nga Akademia e Filmit Marubi Njė natė e gjatė me muzikė, pas shfaqjes sė filmit tė fundit "Out in the Dark", mbylli tė hėnėn mė datė 28 shtator, ditėn e fundit tė Festivalit... »»


Koliqi, moderni shqiptar nė jetė dhe literaturė

Koliqi, moderni shqiptar nė jetė dhe literaturė

04.09.2010 08:04 - Kategoria: Kulture

sefaj noa

Argument

Nga Ilir Sefaj

Fillimisht, intencė e kėtij punimi ėshtė dhėnia e njė gjykimi objektiv dhe mundėsisht kompetent pėr sa i pėrket shkrimit nė prozė tė Koliqit, konkretisht veprės "Tregtar flamujt" (1935), vepėr kjo e cila shėnon edhe fillimin e asaj qė mė pastaj do tė njihet si letėrsi moderne shqipe.

Nuk ėshtė e rastit qė vepra letrare e Koliqit zgjoi kėrshėrinė e shumė studiuesve, ngase po qe se ke ateruar nė artin e kėtij autori, ėshtė e pamundur qė tė mos mishėrohesh me ēdo varg, me ēdo shkronjė qė doli nga pena e tij. Ėshtė pikėrisht vepra letrare e Koliqit e cila letėrsisė shqipe i jep kuptimin e njė letėrsie tė avancuar. Proza e Koliqit dėshmoi se gjuha shqipe ėshtė gjuhė mundėsish, vetėm se gjithsesi sikurse tė gjitha gjėrave tė tjera nė jetė edhe kėsaj duhet gjetur fijen.

 Mbase nuk do e tepronim nėse do ta evidentonim edhe njėherė tė vėrtetėn e patjetėrsueshme se deri me shfaqjen e Koliqit, shkrimi shqip (ai nė prozė nė veēanti),  ishte pėrgjithėsisht konvencional, jo vetėm pėr sa i pėrket tematikės qė trajtonte, i tillė ishte edhe nė shumė elemente tė  tjera me tė cilat karakterizohet arti letrar. Pra, ėshtė pena e Koliqit ajo qė letėrsisė shqipe i dha statusin e njė letėrsie artistike, vepra letrare e tė cilit u shqua pėr diskursin e saj tė pasur dhe tematikėn e saj tejet origjinale, qė ishte pak ose fare e njohur deri me ardhjen e Koliqit nė panteonin e letrave shqipe.

Takimi im i parė me "Koliqin" duhet tė ketė ndodhur diku larg nė kohė, megjithatė njė "rinjohje" me kėtė autor do ta kem ca vite mė parė, kur gjithnjė me dėshirėn time, profesori i lėndės, do tė mė caktojė pėr tė shkruar njė seminar pikėrisht pėr veprėn "Tregtar flamujsh", vepėr kjo e cila nė pėrballje eventuale me njerėz tė letėrsisė, mė nxjerr tejet egoist, mbase. E kjo, pėr faktin se Koliqi tek unė ka gjetur lexuesin pasionant i cili nuk e lexon veprėn e tij nga kėndi i njė lexuesi semantik, pėrkundrazi autori i kėsaj vepre tek unė ka gjetur njeriun i cili nuk e lexon shkrimin e Koliqit, ai e jeton prozėn artistike tė autorit tė Tij.

I vetėdijshėm se para vetės kam njė detyrė tejet tė vėshtirė, qysh tani ndjehem tejet i rezervuar se sa do tė jem i pėrgjegjshėm para asaj qė them e shkruaj pėr kėtė autor, ngase gjithnjė tė lind njė si lloj dyshimi se sa do tia dalėsh qė nė pėrqindje tė kėnaqshme, para lexuesit eventual, tė shfaqesh kompetent nė kontekst me atė qė ia servon kėtij lexuesi tė supozuar. Megjithatė, kjo pėrpjekje imja nėse jo tjetėr ka pėr qėllim qė nė mėnyrė sa mė tė argumentuar tė jep karakteristika tė prozė artistike tė Ernest Koliqit, faktikisht tė veprės "Tregtar flamujsh" tė cilėn autori i kėtyre radhėve e konsideron, njė nga kryeveprat e letėrsisė sonė nacionale, e cila do tė mund te siguronte njė vend tė merituar edhe nė letėrsinė botėrore mbase, gjithsesi sikur kėtė vepėr ta merrte mundin e ta pėrkthente nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dikush nga pėrkthyesit e veprave letrare.

Tani, dua ta bėje me dije lexuesi e supozuar se qėllimi i kėsaj "aventure" ėshtė vėnia nė pah e disa nuancave, e disa refleksioneve me tė cilat karakterizohet proza "Tregtar flamujsh", kryevepra e kryeveprave. Ndryshe, ēdo tentative tjetėr do ishte e rrezikshme...

Koliqi prozator

Ernest Koliqi ėshtė njėri nga pėrfaqėsuesit mė tipik tė letėrsisė shqipe tė viteve tė 30, periudhė kjo kur shkrimi shqip do tė karakterizohej me disa krijues tejet tė talentuar tė mbledhur kryesisht rreth qytetit tė Shkodrės, e cila konsiderohej qendėr e kulturės shqiptare.

Pra, ėshtė kjo koha kur nė letėrsinė shqipe shfaqen disa krijues tė cilėt filluan qė lėndėn letrare ta trajtonin ndryshe nė krahasim me paraardhėsit e tyre. Ėshtė kjo koha kur disa nga kėta krijues filluan tė zhveshin letėrsinė shqipe nga mitet, veēse kjo nuk do tė thotė qė bota mitike nuk do zė vend tė konsiderueshėm nė krijimtarinė e kėtij brezi. Ky brez krijuesish nė qendėr tė vėmendjes kishte vėnė aktualitetin shoqėror, njeriun me tė gjitha pėrsiatjet, brengat, vuajtjet, gėzimet qė e pėrcjellin atė nė jetė, pra jepet nė mėnyrė sa metaforike aq reale bota shqiptare e asaj periudhe.

Ernest Koliqi prozator, do ti pushtojė hapėsirat shqiptare fillimisht me librin "Hija e maleve" (1929), libėr nė tė cilėn derdh tėrė fantazinė e tij prej krijuesi duke dhėnė botėn shqiptare, njeriun shqiptar, jetėn e kėtij njeriu nė Shkodėr dhe malėsinė e saj.

E ngjashme pėr nga tematika, por gjithsesi mė e gdhendur nė shumė plane, para lexuesit do tė shfaqet libri me proza "Tregtar flamujsh" (1935), nė tė cilėn Koliqi del si mjeshtėr i vėrtet sa i pėrket kompozicionit tė veprės. Autori ka depėrtuar thellė nė psikologjinė e protagonistėve, ka bėrė nė mėnyrėn mė tė pėrsosur tipizimin e karaktereve letrare, ku shquhet gjuha e figurshme, pastaj ėshtė improsionuese rrjedha fabulative e ngjarjeve, pa digresione. Faktikisht Koliqi pėrmes kėsaj vepre na ka dhėnė disa proza poetike, qė ishin tė panjohura pėr artin letrar shqiptar deri nė kėtė periudhė.

Vite mė vonė gjegjėsisht pas njė ēerek shekulli, Koliqi do ta botojė nė Romė romanin "Shija e bukės mrume" (1960), vepėr kjo qė bėn fjalė pėr mallin e mėrgimtarit ndaj vendlindjes, fat tė cilin do ta kėtė edhe ky monument i kulturės shqiptare i cili padrejtėsisht konsiderohet si "persona non garta" nga klika komuniste. Vendlindja ia "ktheu" shpinėn Koliqit, por kurrė edhe ai asaj. A sėshtė ky virtyt i njerėzve tė mėdhenj?! Koliqi ishte i madh nė literature edhe nė jetė.

Krijimtaria letrare e Koliqit nė veēanti ajo nė prozė ėshtė e mbrujtur me koloritin e botės shqiptare, aty kemi tipa tė ndryshėm tė cilėt pėrmes penės sė kėtij autori, japin mentalitetin e njeriut tonė. Pra, nė veprėn e tij, jepen tablo tė gjalla dhe tė plota tė kundėrmimit tė botės sė po kėtij njeriu, i cili herė-herė ėshtė i lartė e me vizion tė qartė, herė-herė ėshtė njeri i besėtytnive me njė mentalitet arkaik, ku gjithnjė nė perceptimin e Koliqit konsiderohen si tipa tė dal "mode".

Koliqi ėshtė njė nga autorėt tė paktė shqiptarė, proza e tė cilit ėshtė shumė e avancuar fal disa procedimeve tė reja letrare qė sjell ky autor nė shkrimin shqip, e qė i ikin modeleve ligjėrimore tė autorėve pararendės, pra shkrimi i tij nė prozė dėshmon se art tė mirėfilltė mund tė bėsh qoftė edhe nėse nuk flet pėr "tema tė mėdha", art tė pavdekshėm mund tė krijosh edhe nga diēka tepėr e imėt nga jeta individuale, ngase tek e fundit ēdo qenie ėshtė njė univers nė vete.

Shenjat modernitetit nė krijimtarinė artistike tė Koliqit do i vėnė nė pah shumė nga studiuesit mė nė zė tė letėrsisė sonė si: M. Camaj, S. Hamiti, A. N. Berisha, K.M. Shala, K. Rrahmani, R. Else, Z. Rrahmani, A. Plasari etj.

Njė pėrkufizim tepėr pėrmbajtjesor do ta japė M. Camaj nė parathėnien e librit "Tregtar flamujsh" i cili ndėr te tjera shkruan: "I pėrmbahej (Koliqi vėr. I.S.) maksimės tė krijohej njė letėrsi e tipit evropian me brumin e koloritin e botės shqiptare".[1]

Bazuar nė kėtė qė e vėren M. Camaj dhe jo vetėm ai, dhe po ashtu mbėshtetur nė sensin e njė krijuesi tė talentuar, i cili letėrsinė shqipe e bėri me shije edhe para lexuesit semiotik, vijmė nė konkludimin se Koliqi mund tė konsiderohet shkrimtari i parė novator shqiptar. Gjithsesi nė kėtė kontekst, Koliqi ėshtė prozatori i parė shqiptar modern nė kuptimin e mirėfilltė tė kėsaj fjale, dhe ēdo pikėpyetje karshi kėtij konstatimi, do konsideruar aventureske.

Diskurset nė prozėn e Koliqit

Shenjat e para tė njė modeli tė ri letrar, tė njė pėrqasjeje ndryshe nė shkrimin shqip, do tė paralajmėrohen nga vet Koliqi, gjithsesi pėrmes karaktereve tė tij letrare tė cilat promovojnė ide tė reja nė tė gjitha aspektet e jetės shoqėrore. Kėtu para sė gjithash bėhet fjalė: "Pėr status ndėrteksti ku shihen shenjat autobiografike nė tekstin letrar"[2], pra kemi identifikim tė autorit-narrator me tekstin.

Pėrmes karaktereve letrare, Koliqi na sugjeron pėr njė diskurs shumėplanėsh i cili po lind nė letėrsinė shqipe; "Shum kush se merr vesht pse ai ka ndiesi tė reja e prandej pėrdorė edhe trajta tė reja shprehjeje. Trut tona janė nėsue mu rrokullue mbi shina tė nji letrėsije tė vjetrueme. Ai rreh nji rrugė tė parrahun ndėr ne deri mė sot."[3]

Shenjat e autorefercialitetit janė evidente nė paragrafin e sipėrcituar, ku pėrmes Tush Kazenės, Koliqi artikulon idetė e tij prej njė intelektuali tė formuar, i cili predikon njė letėrsi ndryshe nė kontekst me letėrsinė e shkrimtarėve pararendės e cila ishte pėrgjithėsisht konvencionale.

Faktikisht ky diskurs ka si qėllim final pėrligjjen e njė krijimtarie mė tė formėsuar, ku shquhet polisemia tekstore pėrmes sė cilės autori kėrkon krijimin e individualitet letrar, pra: "Shenjė themelore e modernitetit letrar ėshtė prania e Subjektit nė tekst, pėr ta pretenduar dialogun me Lexuesin".[4]

Uni autorial ėshtė nė qendėr tė krijimtarisė sė prozės sė kėtij autori, pra subjekti bėhet pjesė integrale e tekstit, i cili insiston nė krijimin e marrėdhėnieve midis artikuluesit dhe marrėsit si faktum.

Te "Tregtar flamujsh" shquhet njė mėnyrė e veēantė ligjėrimi ngase autori-narrator ėshtė futur thellė nė psikologjinė e personazheve, tė cilėt duke pasur statusin e njė karakteri tė tipizuar, artikulojnė fuqishėm ide, vizione, synime bashkėkohore, mirėpo qė hasin nė protestėn e individėve me pikėpamje arkaike.

Koliqi ėshtė autor i cili inspirohet nga gjėra tė imta tė jetės njerėzore, mirėpo qė janė tė freskėta nė kujtesėn e subjektit. Ta zėmė nė librin "Tregtar flamujsh" vihet nė pah lakmia pėr tė shkuarėn, bota fėmijėrore me imagjinatėn e saj, faktikisht ai zgjedh kėtė tė fundit  pėr tė evokuar tė kaluarėn; "Kumbulla pėrtej murit", "E gjeti mbas shimshirit", "Hanė gjaku" etj.

Malli pėr fėmijėrinė artikulon tek subjekti ndjenjėn e inferioritetit, ai dėshiron ta jetojė edhe njė herė atė periudhė e cila vetėm mund tė imagjinohet, ėshtė po ajo Kumbull e cila identifikon njė kohė tė kaluar, ėshtė po ai ambient qė e plotėson kėtė kohė, ėshtė tjetėr rrethanė jetėsore, subjekti tanimė ėshtė burrė dhe: "Marri! S"jam ma i vogėl si atėherė! Dikur do sende mund i bajshėm...Tashti asht marre me mė pa kush...".[5]

Koliqi shquhet me njė diskurs tė pasur dhe tė arrirė, si dhe me njė stilistikė tė pasur gjuhėsore, pra:"Gjuha letrare, pėr mė tepėr, nuk ėshtė kurrsesi vetėm referenciale. Ajo ėshtė edhe shprehėse sepse bartė edhe disponimin dhe qėndrimin e folėsit ose tė shkrimtarit. Ajo, jo vetėm qė tregon dhe shpreh atė qe tregon, por dėshiron edhe tė ndikojė nė qėndrimin e lexuesit, ta bindė dhe mė nė fund, ta ndryshojė mendimin e tij".[6]

Ernest Koliqi prozator vjen nga njė ambient gegė, mirėpo ky autor sikur ka bėrė gėrshetimin e kėtij dialekti me arealin tjetėr gjuhėsor, toskėrishten, ku ka shfrytėzuar me mjeshtėri kėto elemente gjuhėsore, tė cilat nė strukturėn e veprės se tij shfaqen si tejet tė ndėrliqshme.

Dhe nuk janė vetėm kėto detaje tė cilat e  bėjnė Koliqin mjeshtėr nė zhanrin prozės, pėrkundrazi diskursi i kėtij autori ėshtė i pasur edhe nė rrafshe tė tjera si; tematika, gjuha, stili, tė cilat letėrsinė shqipe e ngritin nė njė stad tejet tė dėshiruar, e kjo pėr faktin se ky autor njihte nė thelb teori tė huaja me tė cilat ishte njohur gjatė formimit tė tij nė qendra tė huaja universitare.

Pėrfundimisht shkrimi shqip nė prozė ka pasur njė fat; Koliqin, krijimtaria letrare e tė cilit gjithnjė ka promovuar vlera letrare tejkohore.

Mbi tematikėn

Krijimtaria letrare e Ernest Koliqit ėshtė e pasur edhe pėr nga tematika e saj. Pėrmes prozės sė tij tregimtare, ky autor ka sjell para lexuesit tė vet botėn shqiptare, ai ka vizatuar ambientin shqiptar me ngjyrat e tij tė vėrteta, pa e idealizuar atė, faktikisht nė prozėn e kėtij autori jepen situata e karaktere reale qė frymojnė nė Shkodėr dhe malėsinė e saj.

Koliqi ėshtė njėri nga ata autorė i cili inspirohet nga gjėra tė imta tė pėrditshmėrisė, nga dromca kujtimesh nga fėmijėria qė i janė skalitur thellė nė kujtesėn e tij, dhe kėto situata tė mbrujtura nė individualitetin e tij i plason nė krijimtarinė artistike.

Nė librin "Tregtar flamujsh", Koliqi ka derdh tėrė fantazinė e tij prej krijuesi pėr ta dhėnė nė plotninė e tij njė mentalitet tipik shkodran, i cili nė perceptimin e autorit- narrator qė nė vepėr shfaqet nga kėndi i protagonistit tė gjithėdijshėm, herė-herė shfaqet si tejet i prapambetur;"Vajzat, si mbas zakonit tė mbrapshtė tonė, lanė sofrėn shpejt e shpejt e ikėn me u mshefė ndėr oda".[7]

Mbėshtetur nė teoritė letrare moderne, nė Tregtar... mbase nuk mund tė praktikohen teoritė tė cilat tekstit letrar jo rrallė i japin statusin e intertekstit, metatekstit, pra kjo vepėr nė njėfarė mėnyrė i rri "larg" ndėrtekstshmėrisė, pėr faktin se Koliqi pėrgjithėsisht ka trajtuar tema tė "virgjėra" tė cilat lidhėn mė pėrditshmėrinė e njė ambienti real me situata reale, tė cilat frymonin nė Shkodėr dhe malėsinė e saj. Megjithatė figura letrare si metafora, alegoria, simboli janė evidente nė prozėn tregimtare tė kėtij autori.

Meqenėse Koliqi njihte nė thelb literaturėn europiane ai diti qė prozėn e tij, ta bėjė gėrshetimin e kėsaj tė fundit me "koloritin e botės shqiptare", andaj:"...rrallėkush si ai nė prozėn shqipe arriti me shartue nė trunk tė trashigimeve fisnore ditunin e thithun mė shkolla tė hueja...".[8]

Krijimtaria letrare e Koliqit nė veēanti ajo nė prozė, bėhet njė zė i fuqishėm qė artikulon idenė e krijimit tė njė shoqėrie pėrparimtare pa paragjykime ;"Pse me qenė tė detyruem mu habitė mbas njėqind punve tė kota pėr hatėr tė shekullit, a thue se ai kob sishte vetėm i tyne por rasė me pėrmbushė nji varg veprimesh lypė prej zakonit e lypė prej gjindes shuej qi rritshin gati me sha po harrohej sendi ma i vogli? Harrohej i dekuni, send kryesuer, por sharroheshin njėqind ndėrlikime tė zakonit qi dilshin nė rend tė parė!" [9], pra Koliqi kėrkon  shpėtimin te shoqėria si pjesė mė e madhe e nacionit, ngase njeriu si i vetėm ishte i pafuqishėm ti bėnte ballė rrebesheve tė kohės.

Pėrderisa Migjeni vizaton Shkodrėn me ngjyra tepėr tė zymta, Koliqi na shfaqet si antipod i tė parit, ngase pikėvėshtrimi i tij rreth individit dhe shoqėrisė ėshtė tejet kontradiktor me atė tė "poetit tė mjerimit". Pėrderisa personazhet e tė parit pėrgjėroheshin "Zoti tė dhashtė", protagonistėt e tė dytit kishin "sofėr tė shtrueme me takam tė mirė. Bukė gruni tė bardhė."

Rreth strumbullarit tė librit "Tregtar flamujsh" mund tė themi se ndeshen dy situata tė cilat nė parim nuk pajtohen njėra me tjetrėn. E para; Hilush Vilza intelektual i formuar nė qendra tė njohura europiane ka pėrballė disa karaktere qė promovojnė ide tė cilat tingėllojnė si tė vjetruara nė thelbin e tyre. Tė parėt predikojnė kėrkesėn pėr mos mungesė tė gjėrave materiale, pėrderisa intelektuali mė shumė ēmon pasurinė shpirtėrore e cila ndėrtohet duke ruajtur bazat e njė shoqėrie tė shėndoshė, Vilza intonon: "Duhet tė zhvillohemi pa luajt nga bazat e zakoneve typike tė kombit. Duhet mu pėrtri, pa u dyndė prej pėrfitimesh kryesore trashigue nga kalesa"[10].

Proza tregimtare e Ernest Koliqit shquhet pėr gamėn e saj tė pasur tematike, pėr stilin e saj tė gdhendur, pėr gjuhėn poetike, pėr shprehjen e pasur gjuhėsore, pėr ndėrtimet sintaksore. Vepra e kėtij autori ėshtė tejet e pasur nė shumė rrafshe, dhe si e tė tillė, gjithsesi zė vendim mė meritor nė panteonin e letrave shqipe, pacenueshmėria vlerave letrare e artistike tė veprės sė kėtij autori ėshtė e garantuar qė me shfaqjen e tij tė parė.

Pėrfundim

                          Nga sa u pa nė kėtė paraqitje timen modeste, mund tė themi se proza tregimtare e Koliqit pati njė rrugė ndryshe tė zhvillimit tė saj nė krahasim me shkrimtarėt pararendės.

                        Kjo pėr faktin se ky autor e kapi nė esencėn e saj nevojėn pėr njė pėrqasje tjetėr drejt artit letrar, nevojėn e pasurimit tė kėtij arti me disa elemente qė mbase ishin tė panjohura pėr letėrsinė shqipe deri me shfaqjen e tij nė kėtė tė fundit..

                                    Nuk ėshtė e rastit se proza e Koliqit mban vulėn e modernitetit nė letrat shqipe, ngase ai me veprėn e tij dėshmori se letėrsi e madhe mund tė bėhet qoftė edhe nėse nė akėcilėn vepėr nuk flitet pėr tema "tė mėdha", ai dėshmoi se art i mirėfilltė krijohet edhe nga njė detaj i vetėm i jetės njerėzore, veēse ky detaj kėrkon krijuesin pasionant siē qe autori ynė.

                                    Proza e Koliqit ose krijimtaria letrare e tij nė pėrgjithėsi shquhet nė radhė tė parė pėr diskursin autorial tejet origjinal, pėr virgjėrinė tematike, pėr unikatėsinė e qasjes ndaj (objektit) brumit letrar, faktikisht te ky autor gjejmė njė shkrim qė mund tė konsiderohet i pėrligjur edhe nė pikėpamjen e kohezionit dhe koherencės sė tekstit letrar, e gjithė kjo vlerė e mbrujtur nė prozėn e tij dėshmon pėr shkrimtarin i cili e sheh krijimin artistik si mėnyrė jete.

                                    Kjo laramani pėrqasjesh me tė cilat karakterizohet shkrimi i tij nė prozė, flet pėr njė euridit tė rrėfimit artistik, i cili diti qė nė mėnyrėn mė mjeshtėrore ta pasurojė artin letrar shqiptar, ta ngritė kėtė art nė njė stad mė tė dėshirueshėm dhe tė dėshmojė se vlerėn (nė kėtė rast, atė letrare) njeh edhe letėrsia shqipe, dhe se kjo vlerė ėshtė sinonim i shkrimtarit tonė tė madh Ernest Koliqi.

                                    Pėrfundimisht nė prozėn e kėtij autori gjejmė fillet e letėrsisė moderne shqipe, me kėtė autor pra, fillon shkrimi modern shqip nė kuptimin e mirėfilltė tė kėsaj fjale, dhe mbase nuk do e tepronim nėse do tė evidentonim edhe njėherė tė vėrtetėn se, letėrsia shqipe ka pasur njė fat; Ernest Koliqin, modernin shqiptar nė jetė dhe literaturė.


[1] Martin Camaj, Koliqi e vepra e tij letrare, nė parathėnien e librit Tregtar flamujsh tė E. Koliqit prill 1991  fq. 8.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

[2] Rolan Bart, Aventura semiologjike, Rilindja, Prishtinė, 1987, fq.37.

[3] Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh  cit. sipas bot. Gjon Buzuku, Prishtinė, 1991, fq. 30.

[4] Kujtim M. Shala, Kujtesa e tekstit, Gjon Buzuku, Prishtinė, 2003, fq. 176.

[5] Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, po aty fq. 85.

[6] Rene Ėelek & Ostin Voren, Teoria e letėrsisė, Rilindja, Prishtinė, 1982, fq. 41.  

[7]Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, po aty fq. 43-44.

[8] Kujtim Rrahmani: Intertekstualiteti dhe oraliteti. E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku. Prishtinė, 2002, fq.45.

[9]Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, po aty fq.55.

[10]Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, po aty fq.71.





Burimi: Noa Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!