Total: (539,558)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
universiteti i veres uet

Pėrfundon "Universiteti i Verės" Gjermano-Francez, piketat pėr vitin qė vjen

Organizimi gjermano- francez i Universitetit tė Verės, ku mikpritėsi ishte Universiteti Evropian i Tiranės tre ditė radhazi, synon njė bashkėpunim mė afatgjatė dhe me prioritete tė qarta pėr vitin e ardhshėm. »»


"E penguara", romani i fundit i Kadaresė?

"E penguara", romani i fundit i Kadaresė?

27.09.2010 16:05 - Kategoria: Kulture

Librat e rinj

Ky lexim i mitit nė dritėn tragjike tė Shqipėrisė nėn diktaturė mund tė jetė romani i fundit i shkrimtarit tė madh shqiptar

"Mbasi i vuri pikėn pėrfundimtare romanit "E penguara", mbaruar nė vitin 2009, me njė ton tė qetė, qė tė shtinte frikėn, Ismaili mė njoftoi se ai do tė ndalojė sė shkruari romane", shėnon Helena Kadare, bashkėshortja e tij, nė "Koha e pamjaftueshme", libri i saj i kujtimeve, qė do tė dalė sė shpejti, mė 13 tetor, nga shtėpia botuese "Fayard". Prandaj, me njė kureshtje tė veēantė ne hapim romanin "E penguara", qė nėse besojmė autorin e tij, i vė njė pikė pėrfundimtare njė ndėrmarrjeje romaneske tė zėnė fill nė Shqipėri nė fund tė viteve pesėdhjetė, para se tė vazhdohej nė Francė, ku qė nga pėrkthimi i romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" ka ngjallur admirimin edhe tė lexuesve tė mirė si Gilles Lapouge ose Julien Gracq: A ėshtė fjala pra pėr pėrfundimin e njė evolucioni romanesk? Pėr njė libėr testamentar?

As njėra, as tjetra: "E penguara" ėshtė njė libėr i bukur, me rėndėsi, qė ngjan shumė me romanet mė tė vonshėm tė autorit dhe paraqitet mė pak si njė konkluzion definitiv i veprės sė tij, sesa si njė variacion i ri mbi motivet e njohura. Ne e njohim shijen qė ka pasur qė prej njė kohe tė gjatė shkrimtari shqiptar, pėr romanet e gjatė qė nėn mbulesėn e njė afresku historik ofrojnė shumė pista leximi, gjė qė i lejoi atij nė kohėn e diktaturės t'i bėjė njė kritikė tė maskuar shtetit policor tė Enver Hoxhės. Nė romanet e tij tė mėvonshme, shumė mė tė shkurtėr, Kadare ka hequr dorė nga fiksioni historik dhe kritika e tij ndaj Shqipėrisė bashkėkohėse ėshtė mė direkte, pa rėnė megjithatė nė reportazh.

Njė Hades qė nuk e thotė emrin e tij

I familjarizuar me mitet antike, ai i pėrdor ato pėr tė interpretuar si poet, qė ai ėshtė gjithashtu, realitetin e njė regjimi komunist tė rrėzuar. Njė nga pėrkryerjet e tij tė mėdha, romani "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut", botuar nė vitin 2002, qė tregon historinė e njė aktori tė ri tė rekrutuar kundėr dėshirės sė tij nė ushtri, dhe i dėrguar nė njė bazė pėr tė mbikėqyrur arratisjen drejt Greqisė tė shqiptarėve tė pakėnaqur me fatin e tyre, ishte njė rishkrim i mitit tė Eneas, tė rėnies sė Trojės dhe tė instalimit nė brigjet e Epirit. Me romanin "E penguara", ai aktualizon historinė e Orfeut dhe tė Euridices. Linda-Euridice ėshtė njė gjimnaziste, familja e sė cilės ėshtė "internuar" nė njė qytet provincial. Internimi, ky ėshtė njė ekzil i brendshėm, njė paradhomė e vdekjes: duhet qė ēdo javė tė shkosh "tė paraqitesh" nė njė rajon policie, dhe nėse vihesh re nė Tiranė, rrezikon burgun, apo edhe dėnimin kapital. Shokėt e saj e trajtojnė Lindėn si ta kishte zėnė murtaja dhe ajo e di qė nuk ka asnjė tė ardhme, qė ajo ėshtė e dėnuar tė vdesė ngadalė, nė njė Hades qė nuk e thotė emrin e tij. Pėr ta shpėtuar, ajo ka nevojė pėr njė Orfe. Ky do tė jetė Rudian Stefa, njė dramaturg nė modė, qė ajo e admiron me shumė pasion. Migena, gjimnaziste si ajo, e cila duke qenė bija e njė "patrioti" ėshtė e lirė tė shkojė nė Tiranė, i shėrben asaj si njė ndėrmjetėse, si njė "ndihmėse". Pėr Lindėn, ajo arrin tė marrė njė dedikim nga Rudiani, pėr njėrėn prej pjesėve tė tij, pastaj bėhet e dashura e tij. Kur zbulohet trupi pa jetė i Lindės dhe kur gjendet ndėrmjet gjėrave tė saj vėllimi i dedikuar, Rudiani vihet nė dyshim qė tė ketė pasur marrėdhėnie me njė tė "internuar". Pėrtej shqetėsimit tė tė marrit nė pyetje dhe tė ndalimit tė pjesės sė tij, dramaturgut nuk i hiqet nga mendja vajza e re e vdekur: Po sikur ai tė ishte pjesėrisht pėrgjegjės pėr vetėvrasjen e saj?

Gjatė leximit tė kopertinės sė prapme, ne jemi, siē ndodh shpesh, pakėz mosbesues. Ne frikėsohemi qė romani tė mos jetė tepėr "cerebral", sa tė mos arrijė tė kapėrcejė parakuptimin e tij intelektual. Por nė mbarim tė disa faqeve ne jemi tė qetėsuar. Kadare ėshtė kaq natyrshėm romancier, saqė rileximi i mitit nė dritėn tragjike tė Shqipėrisė sė diktaturės (dhe e kundėrta) funksionon pėrsosmėrisht, dhe ai arrin tė veshė bukur me poezi dhe me magjinė e legjendės pikturėn e njė realiteti tė zymtė e dėshpėrues.

"E penguara" ėshtė njė roman qė nuk harrohet. Ne jemi tė prekur, dhe shpresojmė qė Kadare do ta vazhdojė akoma kėtė vepėr unike, qė ngre lart realizmin mė tė rėndomtė nė nivelin e universales, duke depėrtuar deri nė sekretet e mėdha antike.

Botuar nė gazetėn franceze, "Figaro"
Pėrktheu Fatmir Alimani





Burimi: SHQIP Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!