Total: (548,470)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Untitled1

Burgjet e komunizmit brenda burgut tė madh, Shqipėrisė

U ēel dje ekspozita me foto tė kohės sė diktaturės "Muzeu i Memories", tek Kolonada nė sheshin "Nėnė Tereza", organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike, nėn kujdesin e Ministrisė sė Kulturės. »»


Letėrsia e Realizmit Socialist dhe utopia

Letėrsia e Realizmit Socialist dhe utopia

29.11.2010 16:04 - Kategoria: Kulture

Letėrsia e Realizmit Socialist dhe utopia

Letėrsia e realizmit socialist duket se e ka bazėn nė njė utopi letrare me pretendimin qė ajo tė realizohet nė njė vend dhe nė njė kohė tė tashme. Prandaj kundėrshtia duket e papėrballueshme prandaj dhe rrėshqitja e ngadalshme kah ideologjia.

Letėrsia e realizmit socialist shqiptar ka lindur nė kohėn e utopisė sė re, komunizmit.
Duket e kėtillė utopi nė kuptimin e parė nė ideologji pėr t'u ngushtuar kėshtu nė letėrsi tė tendencės. Letėrsia e tendencės, letėrsia e misionit si dhe letėrsia qėllimore kanė njė prehistori qė mbėshtet nė historinė e letėrsisė shqipe tė paragjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzetė.

Nė utopi, qė shikuar nė rrjedhė kohe, shfaqet si utopi e zotit dhe e besimit, nė utopi tė vendit e tė atdhedashurisė, nė utopi sociale apo nė absolutin e pėrparimit; Nė letėrsi qėllimore e cila domosdoshmėrish mbėshtetet nė njė ide dominante apo nė njė ideologji pėr t'u bėrė e dobishme pėrballė kėsaj ideologjie, duke marrė statusin e letėrsisė sė tendencės disa herė e kanė quajtur edhe letėrsi e angazhuar; Nė letėrsi sociale me tema sociale tė kohės, e lidhur kryesisht nė letėrsinė shqipe me vitet 20-30 tė shekullit tė njėzetė, ashtu dhe me literatura tė tjera tė Ballkanit tė kėtyre viteve, madje me njė orientim tė letėrsive tė Evropės tė kėsaj kohe.

Por letėrsia e realizmit socialist nuk ėshtė asnjėra prej kėtyre, ndonėse merr nga diēka prej secilės duke u vetėpėrkufizuar si letėrsi ndėrmjet utopisė dhe ideologjisė dhe pėr tė pėrfunduar kryesisht nė utopi letrare. Ajo nuk arrin asnjėherė tė bėhet letėrsi e realizmit nė kuptimin barthesean qė ka thellėsinė, tėrėsinė, sistemin e tė besueshmes.

Letėrsia e realizmit socialist shqiptar nganjėherė pėrpiqet tė rimarrė modele tė mėparshme tė letėrsisė shqipe siē ėshtė po e zėmė "Nėnė Shqipėri" e Dritėro Agollit dhe lidhur me "Bagėti e bujqėsi" tė Naim Frashėrit, ose me letėrsi tė tjera siē ėshtė "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxės i lidhur me "Donin e qetė" tė Mihal Shollohovit. Ngushtėsia e saj metodike e shpie kah pamja karikaturale e shtypur nga censura. Vazhdon varfėria migjeniane nė jetė por nuk duket askund tema e mjerimit social.

Pėrjashtohet tema e seksit si tabu dhe vėshtirė tė gjesh njė pėrshkrim ose shenjė tė hapur tė shpėrblimit dashunor nė letėrsi po dhe nė arte tė tjera nė kėtė vend... Termi realizėm socialist si sintagmė qė lidh njė formacion stilistik me njė sistem ideologjik, ėshtė vėshtirė i shpjegueshėm nė trashėgiminė letrare shqipe.

Ndoshta mund tė dukej mė qartė po tė shtjellohej duke u kundėrvėnė me njė formulim tė ngjashėm, tanimė tė artikuluar mė shumė nė nivel interpretimi se metode.

Fjala ėshtė pėr realizmin borgjez. Por kjo mund tė bėhet vetėm kur ekziston prodhimtaria letrare e trashėguar qė mund tė kundėrvejė njė realizėm tė quajtur socialist me njė realizėm borgjez, nėse i kemi veprat letrare tė dy periudhave. Nėse jo, ėshtė pastaj njė spekulim.





Burimi: Express Arti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!