Total: (548,470)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Untitled1

Burgjet e komunizmit brenda burgut tė madh, Shqipėrisė

U ēel dje ekspozita me foto tė kohės sė diktaturės "Muzeu i Memories", tek Kolonada nė sheshin "Nėnė Tereza", organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike, nėn kujdesin e Ministrisė sė Kulturės. »»


Dhuna nė shkolla, forum me dy psikologė e dy sociologė

Dhuna nė shkolla, forum me dy psikologė e dy sociologė

09.12.2010 16:01 - Kategoria: Kulture

Shtimi alarmant i akteve tė dhunės nėpėr shkolla. Si pėrcillet te adoleshentėt mendėsia e zgjidhjes me anė tė forcės sė tė rriturve dhe ēfarė pėrgjegjėsish kanė prindėrit dhe mėsimdhėnėsit.


Psikologėt Edmond Dragoti dhe Anila Sulstarova si dhe sociologėt Zyhdi Dervishi dhe Grida Dumo analizojnė fenomenin qė ka tronditur besimin pėr misionin qė ka shkolla si vatėr e dijes dhe edukimit.


Sharje, grushta, shqelma, goditje me thika... tė njėpasnjėshme nėpėr shkollat tona. Ku mė shumė e ku mė pak, herė mė shumė e herė mė pak, sidomos adoleshentėt, por edhe ata mė tė vegjėlit, si ata aktivė nė akte dhune dhe si ata pasivė qė i pėrjetojnė nė sfond bashkė me prindėrit, po vuajnė, nuk po kanė siguri, po ndihen tė kėrcėnuar, nėn ankth, se mos ndoshta nesėr, njė ditė, rast pas rasti me dashje apo pa dashje do t'u vijė radha edhe atyre.


Psikologėt, sociologėt pėrpėliten gati tė pafuqishėm pėr tė ndryshuar deri nė fund kėtė gjendje kėrcėnuese, por thjesht ndryshojnė duke zbuluar vetėm shkaqet fillestare me shkaktarė tė shumėllojshėm, por duke pėrmbledhur si mė kryesore:


paaftėsinė, joqytetarinė, varfėrinė, mėkatet e medias dhe tiparet e vetė moshės protagoniste. Duke propozuar se si mund tė vijė pak shpėtim edhe nė kėto kushte.
Dhuna nė shkolla, e cila po pasohet me raste tė njėpasnjėshme alarmante, ndėr shkaqet komplekse tė saj, deri nė ē'masė buron prej 'nderit tė humbur'?


Domethėnė nėse dikush fyen, dhunon emocionalisht apo fizikisht dikė, atėherė ky i fundit ndihet i ēnderuar nė vetvete dhe prej tė tjerėve, ndaj duhet medoemos tė kundėrpėrgjigjet me tė njėjtėn masė apo edhe mė shumė.


Kėsisoj, dhuna pjell dhe shumėfishon dhunėn, duke e ēuar deri nė ekstrem. Njė mendėsi dhe praktikė qė ka shkaktuar sa e sa konflikte dhe vrasje tek tė rriturit, por qė ndoshta pėrcillet dhe pasqyrohet edhe tek mė tė vegjėlit.


Duke folur pėr gazetėn "Shekulli" psikologėt Edmond Dragoti dhe Anila Sulstarova si dhe sociologėt Zyhdi Dervishi dhe Grida Dumo analizojnė fenomenin qė ka tronditur besimin pėr misionin qė ka shkolla si vatėr e dijes dhe edukimit.


Grida Dumo: Nuk mendoj se bėhet fjalė pėr 'nderin e humbur'. Njė shoqėri qė nuk ka mundėsi tė prodhojė vlera, produkte, mirėqenie, atėherė edhe rregullat e sjelljes nė shoqėri pėrgjithėsisht bėhen rregullat e xhunglės.


Nė kėtė kontekst shfaqet dhe kultivohet kultura e mė tė fortit, qė nė terma tė tjerė quhet 'e drejtė', 'nder', 'e mirė', 'moral'. Nė shoqėrinė tonė, njeriu ėshtė i suksesshėm dhe dominues me forcė dhe jo me vlera. Pavarėsisht se shoqėria e etiketon si vlerė, por nė fakt ėshtė thjesht njė nevojė pėr tė mbijetuar nė njė shoqėri ku mungon qytetaria si kjo jona, qė ėshtė nė fazat e para tė zhvillimit tė saj.


Anila Sulstarova: Vė re qė po vijon edhe te fėmijėt e njėjta logjikė e dhunės qė kemi nė tė gjitha fushat e tjera tė jetės. Megjithatė, dhuna ka qenė e pranishme nė ēdo kohė, ėshtė pjesė e njerėzimit. Pėrmasa dhe mjetet me tė cilat ajo shpaloset varen nga koha. Dikur ishte harku, shpata, pushka, tani pistoletat, automatikėt etj.


Edmond Dragoti: Nuk ėshtė kulturė tradicionale shqiptare, por thjesht pasojė moshore. Dhuna e hasur nė shkolla sot ėshtė tendenca e adoleshentėve pėr tė krijuar statusin e tė rriturit dhe tė fortit. Nevoja pėr tė qenė lider nė shoqėri, pėr dominim dhe rivalitet, pėr tė krijuar identitetin personal tė njeriut tė rritur.


Kjo i bėn tė konkurrojnė dhe rivalizojnė edhe ashpėr me njėri-tjetrin, sepse shpesh tipari kryesor i tė rriturit ėshtė forca, fuqia. Dukuria nė shkolla ėshtė pasojė edhe e dobėsisė sė lidhjeve mėsues-nxėnės, paaftėsi e mėsuesve pėr tė ndikuar dhe mungesė e dėshirės pėr tė ndikuar. Mjaft mėsues nuk e njohin moshėn e tyre dhe nuk janė tė motivuar mjaftueshėm pėr tė ndikuar nė kėtė moshė.


Nuk janė profesionistė pėr ta bėrė kėtė gjė. Rendi dhe qetėsia nė shkolla nuk sigurohet me praninė e policėve, sepse kjo krijon ndjenjėn e pasigurisė te adoleshentėt dhe iu kujton se forca dhe fuqia ėshtė pėrcaktuese nė formimin e statusit tė tyre. Domethėnė bėn efekt tė kundėrt.


Zyhdi Dervishi: Shpesh abuzohet me traditėn. Tradita shqiptare nuk ka tė bėjė me rrahjen, fjalėn e rėndė. Pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore kishte mė shumė vrasje, se sa rrahje dhe fjalė fyese. Kjo u vijua edhe nė dyzet vitet e monizmit, ku kishte mė shumė rrahje dhe fjalė fyese edhe pėr faktin se kėto dėnoheshin pak nė krahasim me vrasjen qė kishte dėnimin kapital.


Ka mė shumė dhunė nė tė tashmen tonė?


Anila Sulstarova: Nuk mund tė themi ka mė shumė dhunė nė tė tashmen apo nė tė shkuarėn, sepse nuk ka asnjė studim pėr kėtė, e kėsisoj nuk mund tė spekulojmė. Por dua tė them se ne harrojmė tė flasim mbi dhunėn emocionale, tė cilėn e kemi pasur dhe e kemi nė ēdo moment nė shoqėrinė tonė, qėn ga mėnyra se si flasim me njėri-tjetrin.


Por askush nuk merret me kėtė dhunė. Ai qė merr levėn nė dorė, sigurisht qė ka pėsuar mė parė shumė nga kjo dhunė emocionale pa ka arritur deri te dhuna fizike.


Ėshtė mė parėsore nė formimin e fėmijėve, adoleshentėve familja apo shoqėria?


Edmond Dragoti: Kultura familjare ėshtė model shumė i rėndėsishėm, por nė kėtė moshė adoleshenti shkėputet nga familja, madje i kundėrvihet asaj. Nė kėtė mėnyrė ai ka shansin tė krijojė statusin e tj. Ai nė kėtė moment tė jetės vlerėson shumė dhe ėshtė pėrcaktues modeli i bashkėmoshatarėve tė tij. Ndaj mė shumė ka vlerė ndėrhyrja nė grupin shoqėror tė adoleshėntėve, kur merr modelin moshor edhe tė tė fortit.

Zyhdi Dervishi: Gjatė 40 viteve tė fundit ndikimi i familjes tek tė rinjtė, e sidomos tek adoleshentėt, ėshtė zbehur. Ėshtė rritur ndikimi i mjeteve tė komunikimit masiv si interneti, televizioni. Nė to ata pėrballen me akte dhune, perversitete dhe kėsisoj marrin modele tė gatshme nga media.


Familja sot ėshtė bėrė balancuese, pėrpiqet tė ulė efektin e kėtyre modeleve, por hera-herės nuk ia del dhe ndikon mė pak. Fėmijėt reflektojnė edukimin familjar, tė lagjes, shoqėrisė sė ngushtė, por nė shoqėritė moderne vihet re sidomos ndikimi i agjencive shoqėrizuese jashtė familjes.


Anila Sulstarova: Dhuna te fėmijėt ėshtė pasqyra e asaj qė ndodh nė shoqėri. Por sidomos aty ku mungon njė familje e shėndoshė, sepse sė pari model pėr fėmijėt ėshtė familja. Rrėnjėt vijnė nga familja. Nėse kėto rrėnjė janė tė forta nuk ka ēfarė t'u bėjė shoqėria. Ime bijė nuk do tė ngrėrė kurrė levėn ndaj dikujt, sepse ka marrė njė formim tė tillė pėr tė mos e bėrė kurrė kėtė.


Unė e di se ē'fėmijė kam rritur. E di qė edhe ajo do tė ketė zėnka nė shoqėri, por nuk do arrijė kurrė deri nė atė pikė. Pse nė njė gjimnaz me 1800 nxėnės vetėm 2 ngrėnė levat apo vetėm 200 pinė duhan?! Pse shoqėria e keqe ka efekt vetėm tek 200 dhe jo tek tė tjerėt?! Sepse pikėrisht tek kėta nxėnės janė tė brishta rrėnjėt e tyre familjare.


Grida Dumo: Dhuna ėshtė njė pjesė e vogėl e dhunės nė shoqėri. Ėshtė pasqyra mė e saktė e saj. Unė mendoj se pjesa mė e madhe e dhunės ėshtė reflektim i asaj qė merret nga shoqėria. Dhe vetė familja ėshtė nė shumicėn dėrrmuese pasqyrė e shoqėrisė.


A ėshtė varfėria shkaku nga ku burojnė gjithė tė kėqijat, edhe sjellja e pahijshme, edhe dhuna e me radhė?


Grida Dumo: Varfėria ndikon nė mėnyrėn mė absolute te sjellja dhe dhuna. Fėmijėt sot mbartin pėrherė njė gjendje ankthi, i cili iu krijohet si njė tension mes njė bote mediatike, e cila me imazhet, produktet qė ofron i bėn ata tė ėndėrrojnė njė botė mė tė mirė, nė kundėrshtim me mundėsitė pėr t'iu afruar kėtij sistemi vleror, tė cilin ata e shohin mė shumė si nė pasqyrė, pa e rrokur dot.


Shoqėria nga ana e saj nuk e akomodon as me tolerancė, t'ia lehtėsojė gjendjen kėtyre fėmijėve. Duke i mbushur kėta fėmijė me ankth, ankth qė ata nuk arrijnė ta identifikojnė nga dhe pse iu vjen.


Pėr mua ėshtė kjo varfėri qė sjell konfliktin tek fėmijėt apo adoleshentėt, tė cilėt duke mos gjetur zgjidhje ekonomike, mė pas kėrkojnė zgjidhje sociale dhe shfryjnė aty. Duke qenė se shoqėria ėshtė e limituar tė prodhojė mirėqenie kundrejt njė oferte tė vogėl, kemi njė kėrkesė tė madhe pėr mirėqenie. Dhe dhuna ėshtė produkt i kėtyre konflikteve tė pazgjidhura.


Zyhdi Dervishi: Shumica e sherreve nuk vijnė nga tė varfrit. Kėta jetojnė me varfėrinė e tyre, larg vorbullės, zhvillimeve nė klasė. Ndėrsa fėmijėt e pasur, duke qenė se i kanė siguruar tė gjitha, pjesa mė e madhe nuk studiojnė dhe jepen pas njė jete boshe


Anila Sulstarova: Njerėz tė varfėr ka pasur nė ēdo kohė. Dhe ne nuk jemi rritur me mirėqenie. Varfėria ėshtė vėrtet e dėmshme, sepse tė flesh me stomakun bosh, tė nesėrmen nuk ndihesh me energji pozitive. Kjo mė pas tė nxit tė jesh agresiv.


Por nė fakt, ata qė janė mė tė varfėr, rezultojnė shpesh se janė edhe mė tė urtėt. Mė tepėr se sa ēėshtje varfėrie apo pasurie, do tė thoja se ėshtė problem qytetarie. Dhe me qytetari nuk kam parasysh origjinėn, por kulturėn e familjes dhe ēdo individi.


A nuk mund tė kihen aq forca individuale sa tė sfidohen ankthet dhe vuajtjet, duke e kapėrcyer mjedisin apo deri ku mbėrrihet drejt kėsaj?


Grida Dumo: Nuk mund tė jesh individualist kur bėhet fjalė pėr njė nivel bazik tė nevojave. Nuk ėshtė siguruar as shėndeti, as puna, as para nė bankė. Ē'individualist mund tė jetė njeriu shqiptar? Ai nuk ka mėnyrė tjetėr pėr tė mbijetuar. Me kėto rroga tė ulėta qė kemi nuk sigurohet mirėqenia.


Mungesa e mirėqenies nuk sjell as siguri dhe individi shumė shpejt dhe shumė shpesh do tė ketė nevojė pėr tė tjerėt. Ėshtė i ndėrvarur nga tė tjerėt.
Tipologjia ėshtė pak a shumė e njėjtė kudo, por nė ē'masė ndryshojnė problemet e njė adoleshenti nė Shqipėri me ato tė bashkėmoshatarėve tė tyre nė vende mė tė zhvilluara?


Edmond Dragoti: Pėr mua ėshtė i njėjti model moshor si nė Shqipėri si nė vende tė tjera mė tė zhvilluara tė botės. Dhuna tek adoleshentėt ėshtė pasojė e mungesės sė komunikimit dhe kontakteve tė drejtpėrdrejta me faktorė tė tjerė, pikėrisht me ata qė quhen 'tė rriturit' e shoqėrisė.


Grida Dumo: Po tė bėnim njė krahasim me tė ardhurat ekonomike nė botėn e zhvilluar me ne ato janė nė raport 1:20. Fuqia blerėse e njė shqiptari ėshtė 25% e njė europiani. Ky korrelacion do tė thotė qė problemet tona janė tė shumėfishuara. Dhe ne sot jemi njė shoqėri e hapur. Nuk bėhen mė krahasime me vetveten si dikur, por me njė tjetėr koefiēent matės.


Zyhdi Dervishi: Ballkanasit janė nė tė njėjtin nivel me ne nė kėtė drejtim. Por problemi duhet parė mė gjerė. Vendet demokratike nė Perėndim kanė njė rrjet masash qė parandalojnė aktet e dhunės dhe ėshtė mė e rėndėsishme t'i parandalosh se sa tė shėrosh plagėt.


Tėrė sistemi edukativ ėshtė llogaritur nė atė mėnyrė qė eviton shumė pėrplasje, qė te numri i nxėnėsve nė klasa, qė te hapėsirat nėpėr korridore qė nuk janė tė ngushta pėr tė krijuar mundėsi pėrplasjesh fizike etj.


Nė disa kolegje turke nė Tiranė ēdo mėsues nuk ka mė shumė se 9 nxėnės. Njė faktor amortizues i konflikteve ėshtė mėsuesi, por ai s'mund ta menaxhojė njė klasė tė mbipopulluar.


Prindėrit e sotshėm, shumica nė rendjen e tyre ēoroditėse pėr mbijetesė, tej caqeve normale tė tė punuarit apo disa tė kapur nga ethet e pasurimit dhe vėnies sė luksit, nuk i kushtojnė mė kohėn e mjaftueshme edukimit tė fėmijėve.


Deri ku i ka dėmtuar kjo fėmijėt dhe anasjelltas edhe prindėrit nė raport me ta, sipas jush?


Grida Dumo: Edhe dikur, kur familja ishte mė e konsoliduar, prindėrit sėrish nuk kishin aq kohė sa duhej. Por problemi ėshtė se mungojnė mekanizmat rregullatorė tė gjithė shoqėrisė, qė disiplinojnė dhe japin mundėsi pėr rregullimin e sjelljes.


Anila Sulstarova: Me kėtė rast do tė doja t'iu tėrheq vėmendjen prindėrve, qė t'iu kushtojnė mė shumė kohė fėmijėve. Eshtė e lehtė ta bėsh kėtė, t'i akuzosh prindėrit pėr kohėn e pamjaftueshme qė iu kushtojnė fėmijėve, dhe e vėshtirė pėr ta realizuar. Por me keqardhje vė re qė sot ka njė ngėrē tė madh nė institucionin e familjes dhe pakkush po kujdeset pėr ta rindėrtuar atė.


Grida Dumo: Duke nisur nga rruga qė tė ēon nga shtėpia drejt shkollės, fėmijėt ndihen tė pasigurt fizikisht nga njė trafik i ēmendur, zhurmat, tonet e ashpra qė mund tė dėgjojnė. Apo ata ndihen tė pasigurt tė mbajnė edhe ēelsin e shtėpisė etj. Ky ėshtė impakti i parė i tyre me njė shoqėri, e cila nuk ofron siguri, shėndet psikologjik. Kjo bėn qė prindi tė luajė atė rol qė luante dikur shoqėria.


Por kjo ėshtė mbingarkesė si pėr prindėrit, por edhe pėr fėmijėn, i cili pėr t'u vetėmbrojtur krijon lobe. Krijimi i lobeve ėshtė njė nga dukuritė e pėrhapura sot nė shkolla. Por edhe menaxhimi i situatės nė ambientet e shkollave ėshtė i pamundur; klasat janė tė mbipopulluara me nxėnės dhe heterogjene.


Cilat janė disa zgjidhje tė mundshme afatshkurtra?


Edmond Dragoti: Mendoj se nė shkolla ėshtė e nevojshme prania e njė punonjėsi social, i cili luan rolin e lehtėsuesit nė marrėdhėniet ndėrpersonale, rolin e avokatit tė nxėnėsve, kur atyre iu preken tė drejtat.


Ministria e Arsimit ka pėrcaktuar rolin e psikologut nė shkolla, por nė fakt shkollat kanė nevojė mė shumė pėr punonjės socialė.


Psikologu ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė raste depresioni, ankthi, tė problemeve tė shėndetit mendor, ndėrsa punonjėsi social ėshtė punėtor i terrenit, qė ofron mbėshtetje sociale nė zgjidhjen e problemit, duke ndėrmjetėsuar me tė gjithė faktorėt; shkollė, familje, polici, shoqėri, pėr ta zgjidhur deri nė fund apo dhe pėr t'ia referuar kėtė problem specialistėve tė tjerė, nėse nevojitet.


Grida Dumo: Gjithmonė ka zgjidhje. Sė paku, mund tė bėjmė atė ēfarė kemi nė dorė: tė komunikojmė mė mirė me tė rinjtė dhe jo t'i trajtojmė si qenie pa personalitet. Duhen pyetur ata.


Nuk na takon aq edhe neve tė vendosim pėr ta. Por sė pari duhet t'i dėgjojmė.
Anila Sulstarova: Do tė doja t'iu tėrhiqja vėrejtje mediave tona, tė cilat jo vetėm pėrmes emisioneve tė ndryshme, sipėrfaqėsisė sė tyre, filmave tė dhunshėm janė duke nxitur dhunėn, por edhe po kujdesen shumė qė dhuna mė ekstreme nė shoqėri tė ketė vend tė mjaftueshėm nė tė.


Gazetarėt socialė ose edhe jo, por ata qė mendojnė se dinė tė menaxhojnė tema tė tilla, i trajtojnė me njė tjetėr dhunė, neglizhimin.


Zyhdi Dervishi: Nuk bėhet fjalė pėr pėrmirėsime tė shpejta, sepse kėto janė probleme qė zgjidhen ngadalė. Hapi i parė do tė ishte pakėsimi i programeve elektronike me dhunė dhe perversitete.


Njė hap i dytė do tė ishte pakėsimi i numrit tė nxėnėsve nėpėr shkolla dhe klasa. Njė hap i tretė do tė ishte edhe puna edukuese me prindėrit, qė ata t'i kushtojnė mė shumė vėmendje edukimit tė fėmijėve tė tyre.

Ngjarjet

Kronika e shkollave tė pėrgjakura


16/09/2009


Dy nxėnės tė shkollės 9-vjeēare Bajram Curri nė kryeqytet janė pėrfshirė nė njė sherr nė ambientet e shkollės duke mbetur i plagosur rėndė njėri prej tyre. Ngjarja e rėndė ndodhi rreth orės 09:30, kur dy adoleshentėt janė grindur pėr motive banale nė korridorin e shkollės, ndėrsa nėpėr klasa zhvillohej mėsim. Nė grindje e sipėr njėri prej tyre ka nxjerrė thikėn duke qėlluar disa herė bashkėmoshatarin.


Ngjarja nuk ėshtė mundur tė ndalet nga polici qė ruan shkollėn, i cili arriti nė vendin e ngjarjes vetėm pėr tė ndaluar autorin e krimit. I plagosuri, 14 vjeēari, E. P., nxėnės i klasės sė nėntė tek 'Bajram Curri', ėshtė transportuar me urgjencė nė Spitalin Ushtarak, ku me mėsohet se po i nėnshtrohet ndėrhyrjes kirurgjikale.


Mjekėt e Urgjencės thanė se gjendja e tij ėshtė relativisht e rėndė. Ndėrsa autori, po 14 vjeēar ėshtė shoqėruar tashmė nė komisariat ku po merret nė pyetje nė prani tė psikologes.


11/02/2010


Dy adoleshentė janė grindur me njėri-tjetrin ndėrsa njėri prej tyre ka marrė nė shtėpi njė pistoletė tip "Zastava" pėr tė vrarė personin me tė cilin ishte zėnė, por fatmirėsisht pa mundur ta shkrepė armėn.


Ngjarja ndodhi mesditėn e sė mėrkurės nė shkollėn e mesme tė qytetit tė Mamurrasit, kur dy nxėnės tė viteve tė treta janė konfliktuar me njėri-tjetrin pėr motive tė dobėta. Gjimnazistėt me inicialet D.Gj. dhe E.K. janė zėnė nė shkollė, njė zėnkė e cila ėshtė parė edhe nga shokė tė tyre tė klasės.


Ndėrsa asgjė nuk ėshtė arritur tė zgjidhet nė shkollė me fjalė, 17-vjeēari E.K. i ėshtė drejtuar banesės sė vet, ku edhe ka marrė njė pistoletė tip "Zastava" me qėllimin pėr tė ekzekutuar bashkėmoshatarin e tij D.Gj. Kanė qenė shokėt e klasės sė dy tė rinjve tė cilėt menjėherė pas ngjarjes dhe largimit tė njėrit prej adoleshentėve kanė njoftuar policinė, duke iu druajtur njė degjenerimi tė sherrit.


16/06/2010


Pas sherreve tė vazhdueshme dhe pas pėrplasjeve me armė midis dy grupeve muzikore OTR dhe TBA, policia arreston dy vėllezėr pjesėtarė tė grupit muzikor OTR, tė drejtuar nga Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij tė artit Noizy. Viktima Denis Dollapi, u plagos nė njė lokal pranė rrugės sė Barrikadave, jo shumė larg shkollės sė mesme "Sami Frashėri".


Sipas policisė sė Tiranės, tė rinjtė janė konfliktuar me fjalė para se tė pėrdornin thikėn, fillimisht pranė shkollės sė mesme, duke qenė se prej kohėsh janė nė rivalitet me njėri- tjetrin ndėrsa nuk kanė munguar as fyerjet dhe kėrcėnimet nė internet dhe nė "Facebook" mes palėve.


10/05/2010


Njė nxėnės i njė shkolle 9- vjeēare nė kryeqytet mbeti i plagosur nga njė bashkėmoshatar i tij, dje gjatė orėve tė mėngjesit, pas njė sherri, ku u pėrfshinė disa nxėnės tė klasės sė nėntė. I plagosuri pas dėrgimit nė spital ku ka marrė mjekimin e nevojshėm ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.


Ngjarja ndodhi rreth orės 9.30, nė oborrin e shkollės 9- vjeēare "1 Qershori", nė lagjen Kombinat, ku disa nxėnės tė kėsaj shkolle u pėrfshinė nė njė konflikt midis tyre, duke mbetur nė fund i plagosur me kaēavidė, nxėnės i klasės sė nėntė, me inicialet O. H, 16 vjeē, banues nė Tiranė, pėrballė shkollės ku ndodhi ngjarja.


22/11/2010


Njė i plagosur dhe disa tė lėnduar ėshtė bilanci i njė sherri masiv tė ndodhur rreth orės 12:10 nė shkollėn "Sami Frashėri" nė Tiranė. Sherri pėr motive banale ka nisur fillimisht si njė zėnkė mes gjimanzistėve Tigri Kovaci dhe Lirim Ahmataj tė cilėt janė konfrontuar nė palestrėn e shkollės dhe mė pas kanė pritur mbarimin e mėsimit pėr tu pėrleshur jashtė ambienteve tė shkollės. Dėshimtarėt e rastit dhe nxėnėsit e shkollės tregojnė se kanė parė skena tė ashpra dhune. Tė rinjtė kanė pėrdorur leva, tulla e gurė pėr tė goditur njėri-tjetrin.


23/11/2010


Vetėm njė ditė pas sherrit tė dhunshėm mes gjimnazistėve tė "Sami Frashėrit", sot njė tjetėr pėrleshje me thika te "Eqerem Ēabej". Sherri sikundėr edhe dje, u raportua pas "njė grindjeje tė ēastit", apo si thuhet rėndom nė kėsi rastesh pėr "motive banale". Sipas tė dhėnave nga vendi i ngjarjes i dėmtuar ka mbetur nxėnėsi Dhimitėr Kushgjini, i cili ėshtė zėnė pranė ambienteve tė shkollės me njė bashkėmoshatar tė tij.


Kaq ka mjaftuar qė ai tė pėrfundojė me disa goditje me thikė nė trup. Nxėnėsi u transportua me urgjencė nė spitalin Ushtarak tė Tiranės, ndėrkohė qė policia bėri me dije se nė konfikt ishin pėrfshirė Juvlin Hida dhe njė tjetėr gjimnazist, Juxhin Hashimi.


Dhuna nė shkolla, forum me dy psikologė e dy sociologė




Burimi: Shekulli Lifestyle

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!