Total: (550,397)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Miku i ngushtƫ i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar

Miku i ngushtė i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar

Mario Dedivanovic artisti personal i make up-it tė Kim Kardashian ka treguar atdhetarizmin e tij teksa ka publikuar nė Instagramin e tij njė foto tė veēantė. »»


Historia e atentatit nga agjenti i OSS pėr Enver Hoxhėn

Historia e atentatit nga agjenti i OSS pėr Enver Hoxhėn

23.03.2008 15:11 - Kategoria: Kulture

Eshtė folur gjatė, pėr atentatin e dėshtuar kundrejt Enver Hoxhės nga njė agjent amerikan i OSS, (Shėrbimi Sekret Amerikan pėrpara CIA), Thomas Stefan.

Anila Mema

Po aq ėshtė folur edhe pėr realizimin e njė filmi nga regjisori Stan Dragoti, bazuar mbi historinė shqiptare, ngjarė po nė Shqipėri! Pėr librin qė bėri aq bujė nė botė, i autorit Peter Lukas, njė njohės i mirė i vendit tė shqiponjave, me titull ”Misioni amerikan nė Shqipėri”, nė botė ėshtė shkruar gjatė! Por kėto ditė, kėtė libėr tė shumėpritur mund ta bėni tuajin! Prej nga dje gjenden nė libraritė e kryeqytetit!  Operacionet sekrete tė OSS-it dhe bashkėpunimi me partizanėt komunistė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore vjen i shqipėruar dhe hedhur nė treg nga shtėpia botuese ”Bota Shqiptare”, e njohur tashmė pėr botimin e veprave tė kėtij autori. ”Misioni amerikan nė Shqipėri” ėshtė njė libėr i jashtėzakonshėm dhe i pari nė llojin e tij. Njė histori marramendėse qė ka ndodhur nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe ėshtė objektive. Jo vetėm se ėshtė tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar nė vend dhe me bashkėbisedime tė gjata me dėshmitarė okularė tė ngjarjeve. Autori nuk ėshtė akademik, por njė gazetar veteran. Ndaj dhe na sjell njė histori tė pashkruar mė parė; njė histori tė panjohur; njė histori qė nuk ėshtė rrėfyer ndonjėherė as pėr shqiptarėt, as pėr amerikanėt dhe as pėr kurrkėnd tjetėr. Ndėrkohė qė disa autorė anglezė (Entoni Kuejl, Rexhinald Hibert, Xhulian Emeri dhe Dejvid Smajli) kanė botuar libra mbi praninė angleze nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, asnjė amerikan nuk e kishte bėrė njė gjė tė tillė. Lukasi ėshtė i pari. Dhe rrėfimi i tij ėshtė brilant.
* * *
Libri i Peter Lukasit fillon me njė njeri, oficerin e parė amerikan me origjinė shqiptare Thomas Stefan, njė agjent i shėrbimit sekret tė OSS-it, i cili zbarkoi nė Shqipėri mė 18 nėntor 1943, pėr tė vazhduar me pėrshkrimin se si u ndėrtua dhe funksionoi i gjithė misioni me rreth 25 pjesėtarė nė radhėt e tij gjatė luftės. Lidhjet e tij me Enver Hoxhėn e ”divorci” me tė, gjenden nė kėtė libėr. Nė faqet e fundit tė veprės autori na tregon pėrmbledhtas fundin e misionit diplomatik tė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė pas luftės, njė mision qė u detyrua ta linte Shqipėrinė menjėherė pas luftės, duke i lėnė tė dy vendet pa marrėdhėnie diplomatike pėr 45 vjet. Lukas ėshtė i paanshėm. Nė vend tė anshmėrisė, ai na rrėfen njė histori magjepsėse se si misioni amerikan i OSS-it kreu detyrėn e tij nė njė mjedis tej mase armiqėsor dhe kompleks. Kėtė e vėrteton fakti qė ai nuk i sheh ngjarjet bardh e zi. Por ėshtė dhe hulumtues. Ai pėrzgjedh me kujdes tė gjitha pjesėt e tablosė enigmatike, historitė personale, episodet, ngjarjet historike, dokumentet arkivale, fotografi tė kohės, dėshmi tė shkruara, rrėfime gojore, dhe mandej i pėrcjell ato sė toku.
* * *
Deri mė sot, gjithēka dinin shqiptarėt pėr rolin e Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte ajo ē”ka thuhej nė njė tekst sė tepėrmi tė ideologjizuar tė historisė sė Partisė sė Punės (Komuniste) tė Shqipėrisė si dhe nė kujtimet e shkruara nga diktatori komunist i Shqipėrisė Enver Hoxha, botuar nė vitin 1982 nėn titullin ”Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”.
Njė libėr i studiuesit shqiptar Arben Puto, ”Nėpėr analet e diplomacisė angleze”, i botuar nė mesin e viteve ”80 nė Tiranė, mbėshtetej nė njė burim tė pasur dokumentesh arkivale tė Foreign Office (Ministrisė sė Jashtme Britanike), sikurse kishin bėrė edhe njė sėrė autorėsh anglezė qė botuan pėrshtypjet e tyre personale nga pėrvoja nė Shqipėri. Lukasi i njeh tė gjitha kėto vepra, por, ndryshe nga tė tjerėt, ai zbulon informacione qė asnjė nga autorėt e tjerė nuk i dinė. Dhe ai e bėn kėtė me shumė saktėsi. Edhe autorėt e tjerė kanė portretizuar Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por askush nuk ka arritur t”i portretizojė ata me realizmin dhe me plotėsinė e Peter Lukasit nė kėtė libėr.  Pėrshkrimet e tij kombinohen me saktėsinė e mijėra dokumenteve origjinale qė janė ruajtur nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara si dhe me rrėfimet personale tė shumė individėve qė kanė njohur Hoxhėn dhe Shehun gjatė luftės, njerėz qė Lukasi i ka intervistuar pėr librin e tij. 
* * *
Peter Lukas e tėrheq lexuesin nė shpellėn e panoramės (Seaview) nė gadishullin e Karaburunit ku shkelėn sė pari njerėzit e misionit amerikan tė Zyrės sė Shėrbimeve Strategjike (OSS). Mandej ai udhėton pėrmes territoreve tė Shqipėrisė Jugore tė pushtuara nga fashistėt italianė dhe nazistėt, midis qyteteve dhe fshatrave popullsia e tė cilave ishte thellėsisht e ndarė nė llogore tė kundėrta tė luftės. Njėra palė ishin tė Kuqtė (Partizanėt komunistė) qė luftonin kundėr ushtrisė italiane dhe pushtuesve nazistė, por qė njėherėsh luftonin edhe ata qė bashkėpunuan me ta, Ballin Kombėtar dhe Legalitetin. Pėr mė tepėr, Lukasi na ēon nė shtabin e partizanėve komunistė, nė Labinot e Ēermenikė, nė qytetet dhe fshatrat e sapo ēliruara (Berat dhe Pėrmet) dhe nė ato ku komunistėt shqiptarė kishin vendosur bazat e qeverisė sė pas luftės tė Shqipėrisė.
* * *
Mė vonė, Lukasi na ēon drejt ngjarjes mė tė rėndėsishme tė luftės antifashiste tė Shqipėrisė, ēlirimit tė kryeqytetit, duke na pėrfshirė edhe ne emocionalisht nė atmosferėn sa dramatike aq edhe tė gėzueshme tė atyre ditėve. Natyrshėm, pas ēlirimit tė Shqipėrisė rrėfimi i Lukasit na fut nė atė ēfarė u bė Shqipėria nėn regjimin komunist tė Hoxhės. Ai e bėn kėtė duke i treguar lexuesit se si dhe pse u pėrkeqėsuan marrėdhėniet e Hoxhės me misionin amerikan tė OSS-it, duke pėrshkruar pasandaj me realizėm mėnyrėn me tė cilėn Partia Komuniste e Hoxhės - udhėheqėse e Lėvizjes Nacionalēlirimtare u shndėrrua nė njė forcė politike qė vendosi njė diktaturė komuniste nė Shqipėri. Tragjedia qėndron nė faktin qė Lėvizja Nacionalēlirimtare e Hoxhės, e cila kishte luftuar kundėr pushtimit fashist duke qenė nė aleancė me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė e Madhe, pėrfundoi nė njė luftė kundėr atyre qė e kishin mbėshtetur. Sipas Peter Lukas

 ”Enver Hoxha dhe partizanėt e tij komunistė kishin qėllime tė ndryshme nga anglezėt dhe, mė vonė, edhe nga amerikanėt. Aleatėt kishin njė luftė pėr tė fituar kundėr gjermanėve. Hoxha gjithashtu kishte njė luftė pėr tė fituar kundėr gjermanėve. Por ai zhvillonte nė tė njėjtėn kohė edhe njė luftė civile kundėr Ballit Kombėtar dhe Legalitetit. Hoxha donte ta bėnte atė luftė siē donte ai dhe jo siē donin anglezėt dhe amerikanėt. Hoxha toleronte amerikanėt. Por ai urrente anglezėt dhe nuk iu zuri besė kurrė atyre”.

 ”Shqipėria dhe Ballkani historikisht ishin nėn sferėn angleze tė ndikimit. Shtetet e Bashkuara ishin njė partner i ri nė koalicionin ballkanik anglo-amerikan. Megjithatė, nuk mund tė flitet se misioni amerikan i OSS-it nė Shqipėri u vu nėn komandėn e anglezėve. Ndonėse njerėzit e OSS-it shpesh bashkėpunuan me kolegėt e tyre anglezė tė SOE-s (Drejtorisė sė Operacioneve tė Posaēme), shpesh ata u vunė nė garė me njėri-tjetrin pėr mbledhjen e informacioneve sekrete. Hoxha, ndėrkaq, ndėrseu me shkathtėsi njė grup kundėr-tjetrit”.

”Enver Hoxha ishte njė politikan qė pėrdori me sukses instinktet e tij luftarake nė betejat brenda partiake pėr tė marrė kontrollin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. Qoftė me dhelpėri, me poshtėrim, apo thjesht me vrasjet prapa krahėsh, Hoxha qe nė gjendje t”i nxjerrė jashtė loje tė gjithė kundėrshtarėt nė betejėn pėr pushtet dhe tė sundojė pėr dyzetepesė vjet. Ai e kishte kuptuar qė nė fillim se ai qė kontrollon Partinė Komuniste kontrollon ushtrinė, dhe ai qė kontrollon ushtrinė sundon gjithė vendin”.Misioni
Nė rrėfimin e tij, ”Misioni amerikan nė Shqipėri”, Peter Lukas zbulon njė mister dhe shfaq tė vėrtetėn, e cila nuk ėshtė treguar ndonjėherė deri nė kėtė moment. Ai shfrytėzon njė galeri tė pasur karakteresh qė veprojnė nė mjedise dhe rrethana tė ndryshme gjatė viteve tė luftės. Ndėrkohė disa aspekte qė theksohen dukshėm janė se amerikanėt nuk donin tė ishin palė nė luftėn civile, nė luftėn brenda luftės qė u zhvillua nė Shqipėri gjatė pushtimit nazist. Megjithatė, amerikanėt ishin tė prirur tė mbėshtesnin ata qė ishin tė vullnetshėm tė luftonin nazistėt. Dhe doli se ata qė luftonin ishin komunistėt. Kėshtu qė tė pesė grupet e Shėrbimit Sekret tė OSS-it qė u dėrguan nė Shqipėri nga nėntori i vitit 1943 deri nė mbarim tė luftės u lidhėn me partizanėt komunistė, pėrderisa komunistėt ishin qartėsisht i vetmi grup i Rezistencės nė Shqipėri i vendosur pėr tė luftuar nazistėt.

Filmi

Regjisori i njohur me origjinė shqiptare Stan Dragoti, ka menduar tė realizojė njė film me subjektin e kėsaj vepre. Nė fakt kėtė ide ia ka shtėnė ndėr mend vetė autori i librit, Peter Lukas, i cili ngul kėmbė se tani mė tepėr se 50 vjet nga vdekja e agjentit Thomas Stefan, publikimi i kėsaj historie do ndikojė nė rivlerėsimin e figurėn sė tij, pasi ndihmoi Shqipėrinė pėrgjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė rolin e njė ure lidhėse me ekuivalenten e tė tanishmes CIA (Central Intelligence Agency). Por sipas vetė regjisorit Dragoti, i cili ėshtė shprehur gjatė njė interviste pak kohė mė parė, ajo qė e bėn tė mundshėm kėtė film ėshtė fakti se Tom Stefan ishte i ngarkuar tė vriste diktatorin komunist, Enver Hoxhėn. Por Stefan nuk e bėri kėtė.




Burimi: Panorama Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!