Total: (547,697)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
eda zari

Eda Zari, jazz nė Katedralen Ortodokse

Tė shtunėn, nė qendrėn kulturore tė Katedrales Ortodokse, kėngėtarja Eda Zari erdhi nė njė koncert jazz pėr publikun shqiptar nė kuadėr tė Tetorit Gjerman. »»


Nga radio Durrėsi te Iliria, njė histori e pashkruar

Nga radio Durrėsi te Iliria, njė histori e pashkruar

03.03.2012 18:07 - Kategoria: Kulture

Radio Durrėsi ekziston nė koleksionin e Dritan Zotos nė tri variante. Ėshtė varianti i parė (me llambė) i prodhuar nė Uzinėn Elektro-Mekanike (UEM), po ashtu edhe radio Durrėsi me tranzistor qė u prodhua nė Uzinėn e Radio-Televizorėve (URT).

 Jorida Pasku

Kur sheh koleksionin e radiove nė shtėpinė e Dritan Zotos, ekspert kriminalist i pavarur, gjen njė copėz Shqipėrie tė viteve 70-80. Nė dollapė dhe rafte prej druri janė vendosur rreth 80 prej tyre. Mė e hershmja ėshtė radio Durrėsi, prodhim i Uzinės Elektro-Mekanike. Pranė saj ėshtė e famshmja Iliria, e prodhuar nė Uzinėn e Radio-Televizorėve nė po tė njėjtin qytet. Tė dyja uzinat sot nuk janė mė, kurse radiot qė ato kanė prodhuar, koleksionisti i blen treg, i mbledh nga miqtė dhe ndėrton historinė qė rrėfen mė poshtė pėr "Shekullin".

 

Z. Zoto me cilėn radio fillon historia e koleksionit tuaj? E para ėshtė Radio-Durrėsi.

Dihet qė janė prodhime tė Uzinės Elektro-Mekanike tė Durrėsit. Kam 4 prej tyre, prodhime tė kėsaj uzine dhe njė ėshtė prodhim i URT (Uzinės sė Radio-Televizorėve). Kėtu u prodhua edhe radioja Iliria   

 

Nga dallohen radiot e prodhuara nė Uzinėn Elektro-Mekanike?

Nga karkasat prej druri. Radiot e athershme punonin vetėm me valė tė mesme dhe tė shkurtra, derisa u prodhua Iliria qė punonte me valė tė mesme, valė tė gjata dhe me tranzistor. Pas Ilirsė u fut radio Drita, prapė me tranzistor portativ, me pėrmasa akoma mė tė vogla. Nga prodhimet shqiptare nė koleksion kemi edhe radiot Durrėsi, Iliria, Drita, Fatosi. Mė pėrpara kanė bėrė njė tjetėr qė quhet radio Rinia, e kam edhe atė, por ėshtė duke u rregulluar.

Radion Galena e keni bėrė vetė. Ēfarė historie ka? Kėtė radio e kam bėrė duke zbatuar skemėn. Si kjo tė ngjashme ka bėrė edhe Durrėsi. Mund tė jetė e viteve 60. Meqė nuk kishte energji elektrike nė tė gjithė fshatrat, u pėrdorėn kėto lloj radiosh nė mėnyrė qė tė dėgjohej Radio Tirana. Nuk ka nevojė pėr korrent.

Para se tė fillonim kėtė bisedė pohuat se radiot e prodhuara nė Shqipėri janė bėrė nga inxhinierėt duke u bazuar nė skemat e radiove tė huaja

Mendoj se kanė marrė patentėn e radiove tė huaja dhe u kanė vėnė emra shqiptarė. Pėr shembull, radioja Iliria ka homologe radion "Milkov" tė Rumanisė. Radio Drita ka homologe radion Alfa nė Rumani. E me radhė, Radio Rinia ka Zefiri-n, po rumune. Pra, tė gjitha ato janė patenta tė marra nga Rumania, por janė prodhuar nė Shqipėri. Radio Mimoza, shumė e pėrhapur nė vitet 70-80, qė tė gjithė e kujtojnė se ėshtė prodhim shqiptar, u porosit nė Shqipėri te "Tesla", uzina e prodhimit tė radiove nė Ēekosllovaki.

Nga ėshtė marrė ky informacion?

Ēdo koleksionist studion historinė e radiove tė vendeve tė tjera ose u referohet katalogėve. Tesla nė katalogun e vet thotė: "Unė kam prodhuar pėr Shqipėrinė, radion Mimoza".

Sa kohė ėshtė dashur pėr ti bėrė bashkė radiot dhe ku i gjeni? Rreth 4 vjet. Janė dhurata tė shokėve, i blej nė treg ose nė pikat e antikuarėve. Njerėzit i shesin pėr tė fituar para. Jo tė gjithė ua dinė vlerėn. Nėpėr lokale ca i mbajnė pėr relike. Radiot nuk punojnė dhe njerėzit nuk u dinė historinė dhe origjinėn. Pra, ēdo koleksionist radiosh duhet tė dijė ku mund tė jetė pėrdorur radioja, kush e ka prodhuar, ēfarė skeme ka pėrdorur, me sa valė punon dhe sa ndjeshmėri ka.

Kushtojnė? Nė fillim shiteshin shtrenjtė me 10.000 lekė, mė pas filluan ti shesin me 1000, 500, deri edhe nė 200 lekė. Radiot nuk i shes. Duke qenė se nuk bėj tregti me to, shumė shokė dhe miq qė mė njohin, mi shesin shpesh me ēmime shumė tė ulėta.

 

Ēfarė do bėni nė tė ardhmen me koleksionin?

Vlera e kėtij koleksioni ėshtė e lidhur me historinė. Asnjė koleksionist i huaj nuk e di qė Shqipėria ka prodhuar radio me llamba. Disa kanė parė radion Iliria, variantin e fundit, por nuk kanė parė plejadėn tjetėr tė radiove me tranzistor. Radioja klasike e jona ėshtė Durrėsi. Mė e hershmja ėshtė ajo Pioner, qė pėr fat tė keq nuk kemi asnjė fotografi dhe asnjė material qė ta shikosh sesi ka qenė. Pastaj ėshtė bėrė njė radio me rastin e 25-vjetorit tė ēlirimit tė vendit. As nga kėto nuk ka as fotografi, as materiale, asgjė.

Pėrse nuk i kemi materialet qė ju pėrmendėt? Nuk u vihej rėndėsi nė atė kohė. Propaganda bėnte tė vetėn, vetėm prodhonte, por nuk ka ngelur asgjė e shkruar. Pra, nuk kemi njė katalog me radiot qė janė prodhuar dhe janė pėrdorur. Personalisht marr informacion edhe nga filmat shqiptarė ku janė tė ekspozuara radiot mė sė shumti. Bėhet fjalė pėr radio si: Mimoza, Iliria, Drita, Fatosi.

Ju vetė do ta bėni njė katalog? Po pėrpiqem. Kjo do tė ndodhė pasi tė kem grumbulluar tė gjitha radiot shqiptare. Mė mungojnė tre radio Iliria me tranzistor, mė mungojnė edhe nja 8 radio Durrėsi me llamba.

Ēfarė keni venė re nė muzetė e huaj kur keni shkuar? Kam shkuar nėpėr muzeume nė Itali, Gjermani, Berlin. Dua tė pėrmend qė nė Amerikė, ēdo shtet ka muzeume pėr radiot. I japin njė vend tė rėndėsishėm sepse ėshtė historia e tyre, nėpėrmjet tyre tregohet edhe zhvillimi inxhiniero-elektronik i vendit, industria. Kurse te ne, Uzina e Radio-Televizorėve u prish. Nuk kemi mė gjurmė, vetėm kujtime tė inxhinierėve.

Sa kohė ju merr pėrkujdesja pėr koleksionin?

Me merr njė pasdite tė sė shtunės, ēdo javė.

 

Historiku i Uzinave

Dritan Zoto krijon njė historik tė prodhimit tė radiove nė dy uzinat e njohura tė Durrėsit, nė Shqipėrinė e para viteve 90, UEM (Uzina Elektro-Mekanike) dhe URT (Uzina e Radio-Televizorėve), e ndėrtuar pas sė parės gati njė dekadė mė vonė, duke i "marrė punonjėsit dhe inxhinierėt".

"Me zhvillimin e teknologjisė, ajo u bė njė nga uzinat mė tė forta. Uzina e Radio-Televizorėve, prodhoi kasat plastike. Nga kasat e drurit tė radiove me llamba u prodhuan kasat plastike, tė radiove Iliria, Drita, Fatosi e me radhė. U vendosėn mbishkrimet nė shirita alumini, qė nuk gjendeshin mė pėrpara. U rrit cilėsia", tregon koleksionisti pėr URT-nė.

Zoto pohon se inxhinierėt bazoheshin te skemat e radiove qė prodhoheshin jashtė vendit. Ai merr pėr shembull radiot Fenerėt e kuq dhe Mimoza, mė tė pėrhapurat nė vitet 80.

"Megjithėse Uzina e Radio-Televizorėve prodhonte radio, prapė nuk arrinin tė mbushte tregun. Erdhi radio Mimoza nga Ēekosllovakia, kurse nga Kina, erdhėn "Fenerėt e Kuq".

"Radioja mė popullore nė Shqipėri ka qenė Sonra. Ėshtė prodhim i uzinės AEG tė Gjermanisė Perėndimore. Kyr hynė trupat ruse nė Berlin i ndryshuan emrin, nga AEG ia vunė Sonra. Po ashtu, njė tjetėr radio qė ka qarkulluar nė Shqipėri ka qenė ajo Record, e ardhur nga Rusia. Ėshtė e vitit 53 dhe jepej pėr anėtarėt e dalluar tė Frontit Demokratik.

(Historiku i koleksionit tregohet nga vetė Dritan Zoto, pėrpara kėndit tė radiove qė pėrbėjnė njė pjesė tė koleksionit tė tij nė tė cilin gjenden edhe medalje, antikuarė dhe kryesisht objekte tė teknologjisė)

Kush ėshtė

Dritan Zoto i ka marrė njohuritė pėr radiot nė mėnyrė autodidakte. Duke lexuar libra pėr elektronikėn, krijoi idenė sesi funksionon njė radio dhe tani arrin ti rregullojė deri edhe ti ndėrtojė nga e para. Gjithēka nisi kur mori nė dorė pėr herė tė parė revistėn "Horizonti". Aty pa skemėn e radios Galena, e ndėrtoi atė dhe i lindi dėshira pėr tė bėrė edhe radio tė tjera.

"Kam bėrė radio me llambė, duke shfrytėzuar llambėn e televizorėve Iliria dhe mė tej, u pėrpoqa tė bėj edhe llambė me tranzistorė", kujton nga ajo kohė.

Nuk studio inxhinieri sepse ishte i dhėnė mė shumė pas investigimit. Prej 4 vitesh punon si ekspert kriminal i pavarur nė Tiranė.

Pėr ēfarė e ndihmon profesioni kur bėhet fjalė pėr koleksionin? "Qė tė jem shumė i vėmendshėm nė kapjen e detajeve ose tė defekteve tė radios, pavarėsisht se pėrdor aparatura. Njė sy i mprehtė e sheh radion qė ka vlera. Kuptohet nėse ėshtė origjinalja e atij vendi, apo imitim".

 

 





Burimi: Shekulli Lifestyle

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!