Total: (508,754)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Gracias-Maestro1-300x188

Gracias Maestro!

Isabelle Allende(shkrimtare kilene): "Ishte zėri qė i tregoi botės se cilėt jemi. »»


Durrės, trashėgimia nė rrezik

Durrės, trashėgimia nė rrezik

18.05.2008 21:42 - Kategoria: Kulture

Shkarkimi nga detyra i drejtores sė Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare nė Durrės ka nxjerrė nė pah njė problematikė tė mprehtė qė vė nė diskutim mbrojtjen e vlerave tė trashėgimisė kulturore nė qytetin e lashtė dhe zonat pėrreth nga institucionet shtetėrore. Problematika ka mbėrritur deri te Kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ka reaguar ende ndaj situatės kritike tė krijuar nė Durrės, ndėrsa kritikohet njė prej anėtarėve tė kabinetit tė tij pėr qėndrime tė pabazuara qė prekin specialistėt nė dėm tė mbrojtjes sė vlerave dhe kundėrshtim tė ligjit. Brenda pak muajsh, ky ėshtė lirimi i dytė nga detyra i drejtuesve tė kėsaj drejtorie rajonale bėrė nga ministri i Kulturės Ylli Pango. Strumbullari i shkarkimeve ėshtė Torra Veneciane dhe synimi i Pangos pėr ta liruar atė nga qiramarrėsit aktualė me tė cilėt shteti ka njė kontratė tė rregullt, pavarėsisht se nė ē‘kushte u realizua ajo. Vitet e fundit, shkarkimet e drejtuesve tė Monumenteve tė Kulturės kanė pėrsėritur situatėn e shefave tė policisė sė portit nė detyrė, duke i dhėnė drejtorisė sė Kulturės imazhin e njė vendi pėllumbash. Kjo ėshtė shfrytėzuar edhe nga firma ndėrtimi nė Durrės, tė cilat tė penalizuara me pezullim punimesh nga drejtoria e kanė denoncuar atė nė prokurori pėr vonesat qė, sipas tyre, u kanė shkaktuar humbje ekonomiko-financiare. Pėr shkak tė informalitetit dhe keqmenaxhimit tė nėntokės muze, Durrėsi, gjatė 17 viteve tė fundit, i ėshtė nėnshtruar njė masakre me efekte shkatėrruese tė parikthyeshme nė emėr tė modernizimit tė qytetit. Aktualisht, me ligjin e ri, atributet administrative pėr dhėnien e lejeve i janė hequr strukturave tė Durrėsit, duke u centralizuar nė funksionet e Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik. Duke e parė me pozitivitet kėtė reformė tė ndėrmarrė, arkeologia Brikena Shkodra, e emėruar nė krye tė Drejtorisė Rajonale tė Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės nė Durrės nė fund tė janarit, thotė pėr gazetėn se pjesa mė e madhe e zbulimeve tė bėra gjatė dy dekadave tė fundit ėshtė varrosur nė themelet e pallateve tė cilat ajo i etiketon "monstra tė kulturės kombėtare". Pėr t‘ju pėrgjigjur nevojave tė Durrėsit antik dhe pasurive tė tij, Shkodra kėrkon ndryshimin e organikės nė tė cilėn mungojnė specialistėt e mirėfilltė dhe fillon tė realizojė hartėn dixhitale tė monumenteve, duke pasqyruar nė tė edhe objekte me vlera historike tė papėrfshira nė mbrojtje deri tani. Puna e nisur prej saj u ndėrpre nė mes vetėm 3 muaj pas emėrimit. Motivimi i shkarkimit nga ministri i Kulturės, Ylli Pango, ishte mospėrmbushja e detyrave funksionale sipas kėrkesave tė ligjit. Lirimi nga detyra bėhet pa u njoftuar Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe as drejtuesja Shkodra, sė cilės nuk i lihet mundėsia tė pėrballet me pakėnaqėsinė dhe pretendimin e ngritur ndaj saj pėr moskryerje tė detyrave funksionale, ē‘ka pėrbėn shkelje tė Kodit tė Punės. Megjithatė mė 5 maj, e liruar nga detyra, Shkodra i drejton ministrit Ylli Pango njė relacion mbi pėrmbushjen e detyrave funksionale tė titullarit tė Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare Durrės, ku kundėrshton motivimin e shkarkimit dhe rendit punėn e bėrė gjatė 3 muajve nė detyrė, "jo aq pėr tė ruajtur vendin e punės, sa pėr tė mbrojtur dinjitetin profesional". Ndėrsa ėshtė liruar nga detyra, arkeologia Brikena Shkodra ėshtė komanduar nė vendin e saj, mė 13 maj, Edlir Tėrpo, ish-punonjės i Institutit tė Hidrometeorologjisė. Firmat e ndėrtimit dhe trashėgimia kulturore "Ēdo pallat ėshtė njė shkelje flagrante e ligjit pėr trashėgiminė kulturore", - thotė pėr "Shqip" arkeologia Brikena Shkodra. Por ata qė i ndėrtojnė pallatet janė ngritur kundėr vlerave kulturore dhe atyre qė i mbrojnė ato, nė emėr tė pragmatizmit tė thjeshtė. Reagim i pritshėm prej tyre dhe tepėr i njohur nė Durrės, ku problemi mes subjekteve ndėrtuese dhe institucioneve qė duhet tė mbrojnė nėntokėn muze, ėshtė i hershėm dhe shpesh ka lėnė vend pėr abuzime dhe afera korruptive. Durrėsi i sotėm ėshtė ndėrtuar e rindėrtuar disa herė mbi vetveten, qytetin e vjetėr, veēanėrisht qendra e tij. Kėshtu, qė ngado qė tė gėrmosh pėr tė ndėrtuar do tė hasėsh objekte tė mesjetės apo antikitetit qė toka me fanatizėm i ka ruajtur. Nė njė lojė si macja me miun, firmat ndėrtuese pėrpiqen tė mbyllin sa mė shpejt themelet pėr tė mos nxjerrė nė dritė objektet e zbuluara, ose shpesh ndėr vite kanė rėnė nė ujdi me drejtues tė arkeologjisė lokale dhe qendrore pėr tė vazhduar tė patrazuar punimet. Bllokimi qė iu bė rasteve mė tė fundit dhe kundėrpėrgjigjet e shpejta dhe tė befasishme kanė krijuar njė situatė tė re nė Durrės. Kur nuk funksionojnė marrėveshjet e kundėrligjshme, gjendet njė tjetėr mėnyrė pėr tė reaguar. Nė fundin e dhjetorit tė vitit tė kaluar, firma ndėrtuese "Fama" u denoncua pėr dėmtimin e materialit arkeologjik qė u gjet gjatė gėrmimeve tė bėra prej saj pėr hapjen e themeleve tė njė pallati. Me gjithė kallėzimin ndaj firmės, punimet nuk reshtėn. Tė mbėshtetura nga persona tė fuqishėm qė nuk dalin nė skenė, me gjithė shkeljen e ligjit dhe dėmtimit masiv tė vlerave tė zbuluara, firma kaloi nė veprime tė tjera. Denoncon pėr dėm ekonomik kreun e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Lorenc Bejko, pėr shkak tė vonesės nė kthimin e pėrgjigjes. Fakti qė ligji ishte pėr miratim nė Kuvend dhe zona arkeologjike nė Durrės ėshtė nė ndryshim pasi nė tė nuk janė pėrfshirė shumė zona tė rėndėsishme, mbėshteste vonesėn. Ndėrkaq, njė tjetėr firmė, ajo "Millonai", e cila gėrmoi pa survejimin e specialistėve tė arkeologjisė, ndėshkohet me masė administrative. Pas njė periudhe shumė tė gjatė nė mosaplikimin e gjobave nga Atelieja e Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės, pėr firmėn qė po ndėrton pėrballė Drejtorisė sė Policisė pritet njė gjobė 50 milionė lekėshe (tė vjetra). Firma hedh nė gjyq drejtorinė. E pyetur pėr kėto raste, Shkodra thotė se nuk gjen pėrgjigje tjetėr pėrveēse: "U kemi prekur nė kallo njerėzve qė fshihen pas firmave tė ndėrtimit'. Madje dhe shkarkimi i saj, i pamotivuar, lidhet me faktin se ajo preku interesa tė fuqishme, ndėrkohė qė nuk mundi tė realizojė urdhrin verbal, tė pambėshtetur nė njė shkresė zyrtare dhe as nė ligj, pėr lirimin e Torrės Veneciane, e cila ėshtė shndėrruar nė njė tjetėr objekt ogurzi pėr drejtuesit e pabindur.
Torra Veneciane qė pret koka drejtuesish Pas Olti Deliallisit, arkeologia Brikena Shkodra ėshtė e dyta kokė qė pritet pėr Torrėn qė qėndron krenare nė krye tė shėtitores bregdetare "Taulantia". Forma e saj i mundėson njė pamje tė plotė nga deti dhe qyteti, duke e bėrė dhe shumė tė preferuar nga turistėt e huaj dhe vendas qė vizitojnė Durrėsin. Njė kafe te Torra dhe njė fotografi nė bedenat e saj janė kujtime qė ēdokush qė vjen nė Durrės kėrkon t‘i marrė me vete pas largimit. Ky pozicion e ka kthyer monumentin historik nė qendėr tė vėmendjes. Shkodra thotė se ka hezituar mjaft para se tė merrte drejtimin e Drejtorisė sė Monumenteve tė Kulturės nė Durrės, detyrė e propozuar nga kolegėt e saj, Iris Pojani dhe Lorenc Bejko. Ajo thotė se hezitimi kishte tė bėnte me traditėn qė po krijohej nė kėtė drejtori pėr shkarkimin dhe emėrimin e titullarėve dhe frikėn se dhe ajo do tė pėrfshihej nė tė njėjtėn situatė tė pabazuar nė argumente. Pėrtej pėrplasjes sė krijuar nga zbatimi i detyrės me firmėn e ndėrtimit, problemi ėshtė pikėrisht Torra dhe kokat e turkut qė priten. Nė zbatim tė njė urdhri verbal, jozyrtar, mė 12 shkurt tė kėtij viti, pak kohė pas emėrimit, Brikena Shkodra bėn zgjidhjen e njėanshme tė kontratės me qiramarrėsin e objektit Torra Veneciane. Kėrkesės sė saj pėr tė nxjerrė jashtė objektit qiramarrėsin, policia i pėrgjigjet negativisht, duke e argumentuar kėtė ligjėrisht. Po ashtu dhe Inspektorati i Ndėrtimit. Nė kėto rrethana, qiramarrėsi vazhdon rregullisht aktivitetin, si dhe tė shlyejė detyrimet e tij ndaj shtetit. Ndėrkaq, titullari i Dikasterit tė Kulturės Shqiptare vazhdon tė kėmbėngulė pėr t‘i vėnė drynin objektit kulturor me ēdo kusht. Shkarkimi i Shkodrės nga tė gjitha gjasat ėshtė pjesė e kėsaj detyre tė pakryer, tė cilėn e ka marrė pėrsipėr drejtuesi i ri, tė cilit i mbahet peng emėrimi deri nė pėrmbushjen e detyrės. Nė shkresėn ankimore qė i ėshtė drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, ngrihet shqetėsimi i kėmbėnguljes sė padrejtė dhe antiligjor i ministrit Pango pėr lirimin e kėtij objekti, ndėrsa pėr njė objekt tjetėr tė rėndėsishėm, Muzeut Rajonal Arkeologjik tė Durrėsit, siguria e tė cilit ėshtė nė rrezik pėr shkak tė mospagimit sė rojeve tė shėrbimit dhe situatės sė paqartė administrative, me gjithė relacionet e bėra, nuk ka asnjė reagim. Nė Durrės, pas kėtyre lėvizjeve tė vazhdueshme me strumbullar Torrėn, tė gjithė janė kureshtarė tė dinė se cili do tė jetė fati i mėtejshėm i kullės sė rrumbullakėt dhe cilėt do tė jenė qiramarrėsit e ardhshėm.







Burimi: SHQIP Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!