09.06.2012 18:53 - Kategoria: Kulture
Emanuela Sako
Njė gjė ėshtė e qartė: ata qė janė mėsuar tė bėjnė pushime jashtė vendit nuk do ti harrojnė ato as kėtė vit. Por"¦ Hotelet qė janė zgjedhur kėtė vit janė hotele tė thjeshtė, me mė pak yje se vitet e tjerė. Kėtė konfimon njė vėzhgim i Shekullit i bėrė kėto ditė nė agjensitė turistike tė Tiranės.
Kėtė vit "meritėn" e ka situata e vėshtirė ekonomike, por ndoshta ne shqiptarėt duhet ta kishim bėrė edhe mė pare kėtė zgjedhje: tė shmangėsh luksin e hoteleve dhe tė bėsh pushime me mė tepėr mundėsi sesa thjesht plazhi dhe deti.
Merlina Topuzi, operatore turistike, na tregon se kėtė vit, vihet re njė dyndje kėrkesash me destinacion vendet fqinje si Greqia dhe Mali i zi, tė cilat nuk kanė qenė kaq tė kėrkuara njė vit mė parė. Turqia dhe Spanja ndėrkohėm vazhdojnė tė jenė nė top-listėn e preferencave si destinacione.
"Kėrkojnė hotele joluksoze, pyetja e parė qė na bėjnė: A keni oferta?"
Disa nga agjencitė turistike nė kryeqytet, duke vėnė nė dispozicion pėr "Shekullin", tė dhėnat e fundit dhe kėrkesat e turistėve shqiptarė pėr vendet e huaja e konfirmojnė thuajse nė unison: rėnia e ekonomisė nė vend po ndihet ndjeshėm.
Znj.Topuzi, drejtuese e njė agjencie turistike nė Tiranė na tregon me keqardhje se pothuajse tė gjithė klientėt kėrkojnė ulje tė vazhdueshme dhe kanė hequr dorė nga hotelet me 4 apo 5 yje qė kėrkonin vite mė parė. Tani ata kėrkojnė vetėm njė mėnyrė pėr tė bėrė plazh. Ndėrsa na njeh me destinacionet turistike pėr kėtė verė.
Znj.Topuzi, cilat janė destinacionet turistike tė shqiptarėve pėr kėtė vit?
Destinacionet janė tė ndryshme dhe brenda Europės. Edhe kėtė vit tė preferuara mbeten Turqia (Antalia), Spanja, Mali i Zi, Greqia (Korfuzi, Selaniku etj).
A ka ndonjė destinacion qė mbetet disi mė i preferuari dhe mė i favorshmi pėr kėtė vit?
Ashtu si edhe vitet e kaluar njė destinacion i pėrhershėm mbetet Turqia. Por kėtė vit, ndėr destinacionet mė tė kėrkuara ėshtė Korfuzi. Ndoshta klientėt duan diēka tė re dhe me njė klimė tė pėrshtatshme dhe mė tė freskėt
Nė krahasim me njė vit mė parė, si ėshtė numri i kėrkesave kėtė vit?
Numri i kėrkesave, krahasuar me tė njėjtėn periudhė, ėshtė afėrsisht i njėjtė. Por nė dallim nga vitet e kaluara, klientėt nuk kėrkojmė mė hotele me shumė yje. Gjėja e parė qė pyesin klientėt ėshtė : "a ka oferta". Pėr shembull, kėtė vit, deri mė tani Palma de Majorka nuk ėshtė kėrkuar sepse ka ēmimet mė tė larta.
Keni bėrė oferta pėr kėtė verė?
Po. Ofertat janė pėr periudhėn e qershorit dhe periudhėn e fundit tė gushtit dhe fillimit tė shtatorit. Nė kėtė periudhė ēmimet janė mė tė ulta.
Duke parė situatėn ekonomike, kanė bėrė ulje hotelet pėr pritjen e kėtij sezoni veror?
Mė tepėr ulje jemi munduar tė bėjmė ne me qėllim qė tė mbajmė klientelėn. Kurse vetė hotelet ēmimet i mbajnė tė njėjta.
Ēfarė u kėshilloni klientėve pėr tė bėrė zgjedhjen e duhur me mė pak lekė?
Klientėt duhet tė mos e lėnė aplikimin pėr nė momentet e fundit, por duhet tė vendosin mė parė pushimet, nė mėnyrė qė tė gjejnė mė tepėr mundėsira. Duhet tė shohin ofertat dhe tė gjejnė mundėsinė pėr tė shkuar me pushime.
* * *
"Po shoh Greqinė, besoj se kriza do ti bėj tė ulin ēmimet"
Jonida Veshaku ėshtė njė qytetare e Tiranės, tė cilėn e gjejmė nė njė agjensi duke prenotuar pushimet e kėsaj vere. Ajo dėshiron tė njohė ishujt grekė dhe sipas gjykimit tė saj kriza ekonomike atje dotė thotė qė ēmimet do tė jenė mė tė lira.
Ku do ti kaloni pushimet kėtė vit?
Kėt vit kam vendosur ti kaloj pushimet nė Greqi, nė Kretė.
Pse zgjodhe Greqinė?
Xhepat i kemi tė gjithė disi tė rrudhur por duke parė qė Greqia ėshtė nė krizė, besoj se edhe ēmimet atje duhet tė jenė mė tė lira kėtė vit. Pėrveē kėsaj, grekėt janė njerėz qė e shikojnė shumė qejfin dhe argėtimi pėr mua kalon nė plan tė parė.
E keni prenotuar hotelin?
Me kėtė punė po merrem tani. Pashė vendet e tjera dhe kjo mu duk mė e pėrshtatshme. Kam parė vende tė bukura tė Kretės nė internet dhe ēmimi ishte mė i favorshėm, prandaj vendosa qė tė shkoj atje. Unė nuk e njoh vendin me thėnė tė drejtėn.
Keni udhėtuar nė vende tė tjera?
Vitet e tjera kam qenė nė Turqi dhe vitin e kaluar nė Spanjė
Sa kushton paketa turistike qė keni zgjedhur?
Paketa turistike nė Kretė ėshtė 350 euro me 3 yje, jo tė gjitha tė pėrfshira dhe kam zgjedhur kohėn kur bėhen ofertat.
Turizmi i sė ardhmes: Pas 10 vjetėsh do mund tė shkojmė nė "¦Mars?!
Tingėllon si fantazi shkencore, por kompania "Mars One" deklaron se do tė ngrejė njė vendbanim nė Mars deri nė vitin 2023. Gjithēka qė duhet ėshtė njė shumė e madhe parash kesh, pajisjet e nevojshme dhe katėr austronautė, tė cilėt janė tė gatshėm tė marrin njė biletė pa kthim drejt planetit tė kuq. Dhe njė kompani gjermane ka pranuar tashmė ta financojė projektin.
Disa shkencėtarė duken tė intriguar nga mundėsia. Fizikanti dhe fituesi i ēmimit Nobel Gerard Hooft, thotė: "Ky do tė jetė njė eksperiment i kėndshėm". Vitin tjetėr, kompania do tė nisė pėrzgjedhjen e 4 austronautėve. Ata do ti nėnshtrohen njė dekade pėrgatitjesh. Nė 2022 ky ekuipazh do tė ndėrmarrė pas udhėtimin 7-mujor nė Mars dhe do vendoset nė "shtėpitė e tyre tė reja". Ky ekuipazh do tė jetojė pėrgjithmonė nė kėtė planet. Ēdo dy vjet pas kėsaj, njė tjetėr grup tė bashkohet mė ta pėr tė populluar vendin e pėr tė shtuar koloninė.
Themeluesi i "Mars One", Bas Lansdorp e ka planin nė kokė:
"Ne nuk kemi pse tė sajojmė sfida tė gėnjeshtėrta. Ndaj ne do ta kthejmė kėtė projekt nė eventin mė tė madh mediatik nė histori. Ēdokush nė botė do tė mund tė shohė se ēfarė po ndodh me pėrgatitjet pėr kėtė vendbanim nė Mars. Mendojeni si njė "Big Brother" jashtė hapėsirės sonė. Duke dėrguar ēdo dy vjet grupe tė reja nė Mars do tė kemi njė vendbanim njerėzor tė vėrtetė qė rritet e rritet. E kush nuk do tė donte ta ndiqte live kėtė event tė madh nė historinė njerėzore?"
Hė pra, kush? Ideja e njė "bote tjetėr" e ka intriguar menjėherė botėn e internetit. Videoja e lanēuar nga "Mars One" nė mė pak se njė javė ka marrė mbi 232,000 shikime nė portalin "YouTube".
Burimi: Shekulli Lifestyle
lajme.parajsa.com








































































