21.06.2012 23:04 - Kategoria: Kulture
Poetė, shkrimtarė, muzikantė, artistė dhe adhurues tė kulturės do tė qėndrojnė pėr tri net me radhė nė liqenin e Batllavės pėr tė mbajtur edicionin e dytė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Letėrsisė. Gjatė kėsaj kohe autorė vendas e ndėrkombėtarė do tė ndajnė krijimet e tyre me adhuruesit e kulturės nė njė mjedis piktoresk, por tė pashfrytėzuar pėr tubime tė kėtij lloji. Ky festival u mbajt pėr herė tė parė vitin e kaluar pėr tė vazhduar kėtė vit me edicionin e dytė dhe kėshtu me synimin qė kanė organizatorėt pėr tė vazhduar edhe nė tė ardhmen dhe pėr t'u bėrė njė festival tradicional me begatime tė reja pėr ēdo vit.
Ēlodhja nga vapa
Festivali i letėrsisė, qė mbahet nė Orllan, ka marrė emrin edhe Festivali i Letėrsisė Orllan (FLO) e qė ka nisur tė mėrkurėn mbrėma. Ky vend ėshtė qendėr e takimit tė poetėve tė botės. Numri i poetėve vendorė dhe nga rajoni ėshtė mė i madh, kurse festivali ka krijuar njė atmosferė impozante pėr shkak se po mbahet pranė liqenit tė bukur tė Batllavės. Edhe organizatorėt kur shohin se artdashėsit po ndahen tė kėnaqur me atė qė u ofron festivali thonė se nuk ndiejnė lodhje dhe shohin se njerėzit nė mbrėmje tė festivalit po ēlodhen nga punėt e ditės dhe nga vapa e madhe qė po mbretėron kėto ditė. Vlen tė ceket se edhe vendi ku mbahet dhe ambienti piktoresk pėrreth bėjnė qė tė gjithė tė ndihen tė kėnaqur kur dėgjojnė poezi nga poetė tė njohur, qė shumė nga tė pranishmit veē i kanė dėgjuar si emra e nuk kanė pasur rastin t'i shohin mė afėr.
Festival i veēantė
Gjatė tri ditėve tė festivalit artdashėsit kanė rastin tė pėrcjellin nga afėr krijimet e poetėve tė njohur si Bardhyl Londo, Ramiz Kelmendi, Ali Podrimja, Zarghuna Kargar, Adem Gashi, Halil Matoshi, Moikom Zeqo, Primo Shllaku, Naime Beqiraj e shumė tė tjerė. Adhuruesit e muzikės do tė kenė rast tė dėgjojnė bendet si "Bloody Foreigners", "Public Service Broadcasting", Genc Salihu, Shpat Deda, Reyna Lauren e "Pinkmetal" etj.
Ajo qė i kishte mahnitur tė pranishmit nė natėn e parė dhe qė bisedonin edhe gjatė ditės sė enjte ishte zėri i njė kėngėtari shqiptar tė moēėm plot 107 vjet (1905) qė u dėgjua nė Orllan, nė FLO. Ndonėse incizimi i kėsaj kėnge nuk dėgjohej aq mirė, dallohej se ishte kėngė folklorike shqiptare. Meqė shumė nga tė pranishmit shprehėn interesim tė dinė pėr kėtė, u bė me dije se ky zė ishte nxjerrė nga arkivat e Bibliotekės Britanike nė Londėr, gjatė vizitės sė udhėpėrshkrueses Edit Durham (1863 – 1944), e cila njė shekull mė parė e kishte vizituar Ballkanin. Andaj nė fokus tė kėtij edicioni do tė jetė artistja dhe shkrimtarja britanike Edit Durham pėr kontributin e saj tė dhėnė nė fillim tė shekullit 20-tė pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė.
Edhe shkrimtarėt pjesėmarrės nė kėtė festival janė tė kėnaqur qė marrin pjesė sepse, siē e vlerėsojnė ata, ėshtė njė festival i veēantė.
Milzaim K.
Burimi: Kosova SOT Kulture
lajme.parajsa.com








































































