20.08.2012 12:17 - Kategoria: Kulture
Objektet Muzeore
Nga 18 hane, kanė mbetur vetėm tre, tė cilat janė drejt shkatėrrimit
Gėzim Ashimi
Pazari i vjetėr i Korēės, me vlera historike dhe monumentale, pjesė tė rėndėsishme tė tij ka pasur ato qė quheshin "Hane" dhe qė mbajnė ende kėtė emėr pėr ndėrtesat e shpallura monumente kulture tė kategorisė sė parė. Por, duket se vetėm emri u ka mbetur ndėrtesave karakteristike qė nė kohėt e lulėzimit tė kėtij pazari nga fundi i shekullit tė kaluar dhe fillimit tė shekullit XX, kur ekzistonin jo pak, por 18 tė tilla. Hanet mbanin emra sipas klientėve qė strehonin apo zonave nga vinin ata, dhe tė tillė ishin Hani i Gjelit, Hani i Manastirit, Hani i Maqedonasve, Hani i Voskopojės, Hani i Elbasanit, Hani i trebickallinjve, Hani i vithkuqarėve, Hani i devollinjve etj. Pothuajse tė gjithė janė tė shkatėrruar, siē ka ndodhur me pjesėn mė tė madhe tė kėtyre haneve, qė tani ose u janė zhdukur gjurmėt, ose kanė mbetur ca mure tė vogla me gurė. Ishin tė gjithė me vlera historike dhe pjesė e trashėgimisė kulturore, qė mbart pazari i vjetėr i Korēės, por si para viteve 90, edhe mė pas, nuk ėshtė treguar ai kujdes qė duhej pėr ekzistencėn e tyre tė mėtejshme si qendra muzeore.
Nga 18 hane, vetėm tre janė
Ndėrsa janė rrėnuar apo kanė humbur tashmė ēdo gjurmė mė shumė se 15 nga hanet e dikurshme tė pazarit tė vjetėr tė Korēės, edhe ato pak qė mbrohen si monumente kulture, kanė vetėm nė letėr statusin si tė tillė, sepse realiteti pėr kėto hane ėshtė i hidhur. Si Hani i Gjelit, edhe ai i Manastirit, por edhe Hani i Elbasanit, vetėm tabelat nė hyrje tė godinave kanė si hane, sepse ato janė shndėrruar e lėnė nė harresė, aq sa shkatėrrimi i plotė duket i afėrt. Kėshtu ndodh me Hanin e Gjelit, ku banonte njė familje nė kushte tė vėshtira ekonomike, dhe vetėm pas thirrjeve tė saj pėr ndihmė, sepse rrezikonte tė shembej ēatia dhe krejt ndėrtesa, u vu dorė pėr njė riparim tė pjesshėm. Por, godina u riparua nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Dyert e kanatave e dritareve, apo edhe muret e rrjepura tregojnė se ky han nuk e ka jetėn e gjatė, nėse nuk restaurohet si duhet. Tė njėjtin fat ka pėsuar edhe Hani i Manastirit, apo edhe Hani i Elbasanit.
Ambiente me qira pėr tregti
Katet e para tė kėtyre haneve janė shndėrruar nė dyqane, qė pronarėt i japin me qira pėr tregtarėt e pazarit, pa asnjė kusht mirėmbajtjeje. I gjithė oborri i Hanit tė Elbasanit ėshtė kthyer prej vitesh nė njė vend tregtimi tė mallrave, ndėrsa kati i dytė i tij funksionon si njė lloj hoteli pėr bujtės tė rastėsishėm, por me kushte qė ndryshojnė si nata me ditėn nga ato kur dikur mbaheshin kėto hane. Qė tė gjitha hanet e pazarit tė vjetėr tė Korēės kanė qenė shumė tė dėgjuara, pasi frekuentoheshin si nga tregtarė vendas, ashtu edhe tė huaj. Mė shumė se 200 vjet mė parė, kur nuk i shkonte kujt nė mendje pėr turizėm, kėto hane i sollėn qytetit tė ardhura tė konsiderueshme. Ndėrsa tani qė reklamohet dhe kėrkohet zhvillimi i turizmit, kėto hane po lihen nė harresė si qendra muzeore dhe po shkojnė qė tė gjitha drejt shkatėrrimit.
Pazari i vjetėr dhe vlerat e tij
Bukuria e haneve qėndronte jo vetėm nė atė se ato i jepnin gjallėrinė pazarit tė vjetėr tė Korēės, por pėr nga ndėrtimi i godinave me disa oda qė lidheshin ndėrmjet tyre nėpėrmjet njė galerie, me vlera tė papėrsėritshme arkitekturore. Nė pazarin e vjetėr tė Korēės ėshtė ndėrhyrė disa herė me fonde pėr restaurime tė pjesshme tė tij, ku janė pėrfshirė edhe hanet e famshme tė kėtij pazari qė janė shpallur monumente kulture tė kategorisė sė parė. Por, kėto investime kanė shkuar sa pėr tė lyer me gėlqere fasadat, dhe pėr tė vėnė disa dritare tė reja, ndėrsa brendia e godinave tė haneve ėshtė nė gjendje tė mjerueshme, aq sa rrezikojnė ēdo ditė shembjen. Investimet e kryera deri tani, nė asnjė rast nuk e kanė justifikuar shpenzimin e tyre pėr mirėmbajtjen e haneve tė pazarit tė Korēės, ndėrsa edhe vetė pazari ka pėrjetuar, ashtu si hanet e tij, njė degradim thuajse tė plotė. Bashkia e qytetit shpesh vė nė dukje se ka njė projekt ambicioz pėr restaurimin e plotė tė pazarit tė vjetėr e karakteristik tė Korēės, por zbatimi i kėtij projekti duket ende larg pėr shkak tė fondeve tė konsiderueshme qė duhen dhe nuk dihet sesi do tė vejė fati i atyre 5 apo 6 haneve qė i kanė mbetur pazarit tė vjetėr tė Korēės, pa tė cilat ai nuk ka shumė kuptim dhe histori.
Turizmi
Pushteti vendor e konsideron si njė ndėr objektet me vlera tė hershme historike
Pazari i vjetėr i Korēės dhe bashkia
Bashkia e Korēės e ka konsideruar pazarin e vjetėr tė Korēės si njė ndėr objektet me vlera tė hershme historike, por qė duket se ai ka mbetur vetėm nė letra si i tillė. Edhe nė tė dhėnat e saj zyrtare, aty ku flet pėr turizmin, Bashkia e Korēės shprehet se pazari i vjetėr ėshtė objekt me vlera tė hershme historike, kulturore dhe artistike. "Ai karakterizohet nga ndėrtesa nė pėrgjithėsisht njė dhe dykatėshe, rrugica tė ngushta e njė stil ndėrtimi qė tėrheq vėmendjen e vizitorėve. Nė shekujt e kaluar pazari ka qenė vendi i shkėmbimeve tė tregtarėve qė vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia", thuhet nė informacionet e turizmit nga Bashkia e Korēės. Ai ka qenė i shquar pėr hanet e vendosur njėri pas tjetrit ku ia vlen tė veēohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit, tė cilėt shėrbenin si fjetore pėr njerėzit qė vinin nga jashtė qytetit. Tregu me rreth 1 mijė dyqane arriti kulmin e tij gjatė fundit tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit tė XX. Nė strukturėn urbanistike tė qytetit, pazari krijonte njė ansambėl mė vete. Tė dy pjesėt e pazarit qė ndaheshin nga lumi lidheshin me ura tė drunjta, ndėrsa rruga kryesore qė vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi njė urė tė gurtė me qemerė, sipėr sė cilės ngrihen dyqane. "Pazari ėshtė djegur tre herė, por ėshtė ndėrtuar sėrish. Tani pazari vazhdon tė funksionojė njėlloj si mė parė dhe ka vlera historike dhe monumentale", thotė Bashkia e Korēės, duke shpjeguar se ky pazar qėndron i hapur nga ora 07:30 15:00, gjatė gjithė javės.
Kurioziteti
Ndėr mė tė vizituarat mbetet ish-vila e Enver Hoxhės, me tė cilėn turistėt njihen vetėm nga jashtė
E shkuara komuniste tėrheq vizitorėt nė Tiranė
Tirana vazhdon tė jetė njė nga qytetet mė tė vizituara tė Shqipėrisė nga turistėt e huaj dhe e shkuara komuniste ėshtė njė nga periudhat mė interesante pėr ta. Vizitorė nga tė gjitha kombėsitė udhėtojnė drejt kryeqytetit shqiptar, por sipas operatorėve, fluksi i turistėve aziatikė ėshtė gjithmonė nė rritje. I tillė ėshtė edhe interesi i tyre pėr dėshmitė qė ka lėnė diktatura nė Shqipėri. "Jeta kėtu nė Shqipėri ka ndryshuar vitet e fundit. Ne kishim dėgjuar pėr Shqipėrinė deri nė vitin 1973, mė pas nuk dimė asgjė si ėshtė zhvilluar jeta kėtu dhe kemi ardhur ta shikojmė mė sytė tanė", thotė njė turiste. "Ėshtė shumė interesante historia e Shqipėrisė, prandaj zgjodha ta njoh mė mirė nga afėr", shprehet njė tjetėr. "Jam duke bėrė njė tur nė Ballkan dhe erdha nė Shqipėri, pasi ėshtė shumė interesante pėr mua. Jam mė shumė e interesuar mbi historinė gjatė regjimit komunist", thekson njė tjetėr turiste. Nė itinerarin e pėrcaktuar nga operatorėt, pėrfshihet Muzeu Historik, Xhamia, Bulevardi, Kalaja e Tiranės nė rrugėn pedonale, por ndėr mė tė vizituarat mbetet ish-vila e Enver Hoxhės, me tė cilėn turistėt njihen vetėm nga jashtė. "Duhet qė ne t'i shtojmė mė tepėr elementet turistike tė Tiranės. Do tė ishte mjaft e qėlluar nė rast se do tė arrinim qė vila e Enver Hoxhės, qė tani ėshtė vilė e shėrbimit qeveritar, pjesa e tuneleve poshtė qė nė njėfarė mėnyrė janė si katakombe dhe janė shumė interesante, tė paktėn nga kronikat televizive qė kemi parė, qė tė bėhen tė shikueshme dhe tė vizitueshme. Ka interes dhe ėshtė shumė intriguese", shprehėn operatorėt e turizmit.
Burimi: SHQIP Kulture
lajme.parajsa.com








































































