Total: (509,410)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Leonardo DiCaprio do tė luajė rolin e Steve Jobs?

Mė herėt ishte thėnė se David Fincher do tė jetė regjisori, kurse rolin e Jobs do ta luante Christian Bale. Emri i aktorit qė ka filluar tė pėrflitet mė shumė ėshtė i DiCaprio-s. »»


“Gjuetari i Balonave”, filmi ngjall kureshtje nė Tiranė

“Gjuetari i Balonave”, filmi ngjall kureshtje nė Tiranė

28.06.2008 12:06 - Kategoria: Kulture

 

Kureshtja e publikut u mpreh sapo u fol se libri ”Gjuetari i balonave” do tė bėhej film. Bestselleri i afgano-amerikanit Khaleid Hosseini pushtoi lexuesin e mbarė botės. Filmi qė ngjalli komente tė shumta, prej katėr ditėsh ka mbėrritur nė Tiranė. Ai po shfaqet nė kinema ”Imperial” dhe kanė qenė tė shumtė ata qė kanė nxituar tė ulen nė ekranin e madh. Ndėrkohė, realizimi i regjisorit Marc Forster ka kaluar nėpėr komentet e publikut tė disa vendeve tė botės. Sipas tė dhėnave nga kinema ”Imperial”, interesimi i publikut kryeqytetas ėshtė shfaqur qė sapo u fol se do tė vinte nė kėtė kinema. Ndonėse titulli ėshtė pėrshtatur nė ”The kite runner”, tė gjithė ata qė telefononin interesoheshin pėr ”Gjuetarin e balonave”. Pritshmėria ishte krijuar nga suksesi i madh qė pati te lexuesi shqiptar libri i pėrkthyer i Khaleid Hossein dhe i botuar nga ”OMSCA-1”. Njė rrėfim pėr miqėsinė e dy fėmijėve afganė, duke i vendosur nė sfond kulturėn krejtėsisht tė panjohur tė kėtij vendi, u bė subjekti mė i diskutuar. Njė ngjarje e rrėfyer nga njė mjek, qė pėr herė tė parė provonte tė bėnte shkrimtarin. Nė forumet e ndryshme tė kinemasė komentet janė tė shumta. Sigurisht qė diskutimi vėrtitet nė krahasimin mes librit dhe filmit. Kėshtu ka ndodhur edhe nė Tiranė. Punonjėsit e kinemasė shprehen se pasi dalin nga kinemaja, shikuesit fillojnė tė bėjnė komentet e para. ”Libri ėshtė mė i mirė se filmi”, ”ky personazh nuk ėshtė siē e ka pėrshkruar autori”...tė tjera do tė ketė pėr aq sa filmi do tė vazhdojė tė shfaqet nė ”Imperial”. Nė fund tė fundit kjo ėshtė e kuptueshme. ”Heronjtė e tyre” kanė marrė njė fytyrė universale. Ata vijnė pėrmes interpretimit tė Khalid Abdalla, Homayoun Ershadi, Zekiria Ebrahibi, Ahmad Khan Mahmidzada, etj. Dikush edhe nuk ėshtė pajtuar me Amirin, Hasanin apo Babėn, qė regjisori Marc Forster ka dhėnė nė ekranin e madh. Ata kishin krijuar njė tjetėr pėrfytyrim. Kėto debate janė tė pashmangshme pėr filmat qė ngrihen mbi subjekte librash. Letėrsia dhe kinemaja janė tė dyja forma arti, por qė komunikojnė ndryshe. Ndėrsa mes rreshtave tė librit, imagjinata e lexuesit ”bredh” lirisht, kinemaja, pėrmes fotografive tė mėdha komunikon me shqisat e tė parit. Gjithēka tė vjen e gatshme. Detajet e pėrshkruara hollėsishėm nga shkrimtari tė bėjnė pjesėtar kur Amiri ndjehet xheloz pėr dashurinė e tė atit, i pafuqishėm tė pėrballet me Hasanin dhe fajtor pėr tradhtitė e tij. Ekrani i madh tė dikton njė ritėm tjetėr, ku ti nuk mund tė ndalosh tė reflektosh pa humbur skenėn pasardhėse. Por njė film jo domosdoshmėrish duhet tė jetė besnik i njė libri. Ndėrsa ata qė ulen nė karriget e kinemasė duhet t”i harrojnė pėr pak rreshtat e Khaleid Hosseini e tė shohin personazhet e Forster, i cili qėndron pas sukseseve tė aktorėve tė Hollivudit.
Ndalimi
E ndėrsa publiku diskuton mbi detajet e filmit dhe tė librit, tė njė Afganistani qė njohu ferrin pas njė periudhe shkėlqimi, detaje tėrėsisht tė panjohura tė kėsaj kulture, filmi nuk ėshtė lejuar tė shfaqet nė kinematė e Afganistanit. Vendimi u mor nga ”Afghan Film”, institucioni shtetėror i censurės. Sipas kėtij enti, filmi nė fjalė do tė nxiste dhunėn racore ne vend, prandaj dhe nuk mund tė transmetohet. Kėto komunitete janė tė ndjeshme dhe fanatik nė pasqyrimin qė i bėhet shoqėrisė sė tyre. Historia e miqėsisė dhe tradhtive mes dy djelmoshave, njėri pashtun dhe tjetri hazara, pėrmban edhe skena te ashtuquajtura tė papranueshme nga kultura islamike. E tillė ėshtė ajo e pėrdhunimit tė Hasanit nga Asefi. Pėrpara se filmi tė xhirohej, dy protagonistėt e rinj tė tij iu nėnshtruan masave tė sigurimit nga frika e ndonjė tentative pėr vrasje nga ana e talebanėve.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Burimi: Balkanweb Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

shkodrani
shkodrani
04.10.2009 12:23

Eshte nje roman qe ngjall interesim per krahasi min e filmit dhe vet rrefimit romanor, si subjekt.
Rrefimi romanon ka ngjashmeri me realizimin televiziv te filmit por ka edhe te meta filmiko romanor te prejardhjes se tij si rrefim ne rreshta libri.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!