Total: (508,429)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

"Romeo dhe Zhulieta" bashkon artistėt shqiptarė me ata serbė

Aktorėt kanė nisur tashmė pėrgatitjet e tyre nė teatėr. Projekti do tė financohet nga Zyra pėr Integrim me qendėr nė Beograd dhe nga Qendra Multimedia me qendėr nė Prishtinė. »»


Fytyrė e bukur nė tė gjitha stinėt

Fytyrė e bukur nė tė gjitha stinėt

29.06.2008 12:02 - Kategoria: Kulture

Lėkura ėshtė nė gjendje tė ndiejė ēdo ndryshim tė stinėve Njė nga gabimet mė tė zakonshme nė trajtimin dhe pastrimin e lėkurės ėshtė pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i sė njėjtės linjė produktesh. Qumėshti, toniku, kremi i ditės dhe i natės zėvendėsohen vetėm kur flakoni boshatiset. Nė tė vėrtetė, pėr ēdo stinė duhet tė pėrshtaten kurat qė pėrdoren pėr trupin dhe fytyrėn. Nė qoftė se nė dimėr shkon shumė mirė njė pėrbėrje mė e ngjeshur, nė verė pėrshtatet mė mirė njė hidratues i hollė. Nė vjeshtė dhe pranverė, qė janė stinė tė ndėrmjetme,duhet favorizuar rigjenerim i qelizave tė epidermės nėpėrmjet pastrimeve tė thella, hidratimit, kurave, masazheve dhe maskave specifike. Po tė shtosh dhe lėnien pas dore apo zgjedhjet sipėrfaqėsore tė kurave dhe produkteve kozmetike, rezultati do tė ishte: lėkurė e zbehtė dhe e papastėr 365 ditė nė vit.

3 fazat e trajtimit tė fytyrės:
1-Pastrimi

Lėkura shfaqet shpesh si e mbuluar me njė cipė opake qė ul shkėlqimin dhe vė nė dukje defektet. Kryesisht, pas njė vere “det dhe diell', lėkura ėshtė e zbehtė dhe kur nxirja nga dielli nis tė largohet, lėkura merr njė ngjyrė vėrtet tė papėlqyeshme. Pėr tė larguar stresin nga fytyra duhet para sė gjithash njė pastrim i mirė. Pėr tė paktėn njė javė ėshtė i nevojshėm pėrdorimi i njė detergjenti tė mirė sapuni, i cili i vendosur nė njė gomė tė butė dhe i lagur mė ujė mund tė shėrbejė si pastrues shumė i mirė. Veprimi duhet pėrsėritur ēdo mėngjes dhe mbrėmje pėr shtatė ditėt e para dhe duhet vazhduar gjithė muajin vetėm nė mbrėmje. Nė qoftė se dėshironi, mund tė siguroni njė pastrim tė mirė me mėnyrat e vjetra, por tė vlefshme shtėpiake. Pasi pastrohet fytyra nė thellėsi, kalon mbi tė njė tampon pambuku tė zhytur nė tonik. Pastaj e lė tė thahet vetė dhe ditėn vendos njė krem hidratues, kurse natėn njė krem ushqyes. Mbi lėkurat mikse dhe tė yndyrshme nė vend tė kremit ushqyes pėrdoret njė pastrues. Pėr tė pėrftuar rezultate tė shkėlqyera, kėshillohet pėrdorimi i njė maske kozmetike qė aplikohet nė mbrėmje, njė ditė po, njė ditė jo, pėr shtatė ditė
2- Trajtime specifike
Mbi njė lėkurė plotėsisht tė pastėr ēdo trajtim kozmetik jep rezultate optimale. Ėshtė e rėndėsishme tė zgjedhėsh produktin specifik mė tė pėrshtatshėm pėr nevojat e lėkurės. Pėr pastrimin e thellė nuk mund tė mungojnė kremrat me grimca, maska, argjilė e blertė dhe ndonjė esencė vajore pėr t'u pėrzier me argjilėn. Nuk duhen nėnvlerėsuar avujt me bimė, qė hapin poret duke ndihmuar lėkurėn tė nxjerrė papastėrtitė, pa harruar qė nė tė njėjtėn kohė barėrat ndihmojnė pėr zbutjen e irritimeve tė lėkurės. Pėr tė pėrftuar efektet maksimale tė avujve, nė njė enė mė ujė tė vluar hidhen bimėt e marra nė dyqanin e kozmetikės (tė cilat janė pėrzgjedhur mė parė sipas llojit tė lėkurės). Pasi mbulohet kokė me njė peshqir, ėshtė e kėshillueshme qė tė qėndrosh mbi enė pėr rreth 10 minuta, duke u pėrpjekur qė avulli tė bjerė drejtpėrdrejt mbi fytyrė.

Dieta kozmetike
Hapi i parė ėshtė rregullimi i ushqimit, por kjo nuk mjafton. Duhet tė zgjidhni njė trajtim tė pėrshtatshėm qė tė pėrsėritet rregullisht. Maska kundėr plakjes, hidratues tė thellė, kremra me vitamina A ose E... nuk ju mbetet veēse tė kėshilloheni me farmacistin, specialistin e barėrave, ose t'i drejtoheni njė estetisti tė specializuar ose t'i nėnshtroheni njė kontrolli te dermatologu. Ēdo produkt qė do zgjidhni, kujtohuni qė ta pėrdorni nė sasinė e duhur dhe periodikisht, sipas rekomandimeve. Mbani mend qė rigjenerimi qelizor kėrkon kohė, ja pse pėr tė pasur rezultate tė dukshme duhen tė paktėn 30 ditė. Ta ndėrpresėsh ciklin nė mes, ėshtė njėlloj sikur tė anulosh ēdo arritje tė bėrė deri nė atė pikė, prandaj ėshtė e rėndėsishme qė po e nisėt njė trajtim, ta ēoni atė deri nė fund. Disa minuta kushtuar pamjes tuaj, do t'ju dhurojė njė ndjenjė tė kėndshme fizike dhe emocionale. Dihet se pėr t'u ndier mirė me tė tjerėt, duhet tė ndihemi sė pari mirė me veten. Kur pėrgatisni pėrzierjen e barėrave kini parasysh jo vetėm nevojat estetike, por dhe ato fiziologjike, sepse nė rast se vuani p.sh. nga tretja e ngadaltė apo ndonjė shqetėsim tjetėr, bėjani tė ditur specialistit dhe do tė merrni njė pėrzierje qė mund t'ju ndihmojė nė tė gjitha frontet. Pėr tė pasur njė lėkurė tė shėndetshme dhe me shkėlqim nuk mjaftojnė vetėm trajtimet e jashtme. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve njė ērregullim i tė ushqyerit ose njė dietė e varfėr nė vitamina ose kripėra minerale, qėndrojnė nė themel tė problemeve mė tė zakonshme tė lėkurės. Lėkura e yndyrshme ose e papastėr ėshtė simptoma mė e dukshme e njė tė ushqyeri jokorrekt, tė pasur me ushqime tė yndyrshme dhe shumė tė pėrpunuar, ashtu siē lėkura e zbehtė ėshtė sinonim i mungesės sė vitaminave. Mjafton tė ndryshosh regjimin e ushqimit pėr tė parė efektet e para mbi lėkurė. Mbi tė gjitha pini shumė ujė, shtoni perime tė freskėta nė ēdo vakt, zvogėloni sasinė e substancave tė pėrpunuara dhe pijeve alkoolike. Mundėsisht hani ushqime tė pasura me fibra, kos, fruta tė freskėta dhe drithėra. Ideale do tė ishte pėrdorimi i disa pėrzierjeve bimėsh tė pėrgatitura enkas. Shumė nga ato rezultojnė, pėrveēse tė efektshme, edhe shumė tė pėlqyeshme, sidomos nė dimėr kur janė tė ngrohta.
Si tė pėrdorim buzėkuqin nė bazė tė formės sė buzėve
Vitin e kaluar gjatė stinės sė verės, femrat kanė shpenzuar 180 milionė euro vetėm pėr blerjen e tė kuqit tė buzėve, pjesa mė e madhe nė ngjyrė tė kuqe. Sepse ky ėshtė produkti kozmetik mė i preferuar prej tyre, por jo tė gjitha dinė ta pėrdorin nė mėnyrėn e duhur. Njė grimier artistik shpjegon se: "Gabimi i pėrbashkėt tek tė gjitha femrat ėshtė vendosja e tė kuqit pėrreth buzėve, duke ndjekur linjėn natyrale, nė vend qė tė pėrdorin njė korrektor pėr tė pėrmirėsuar formėn e buzėve, dhe njė tjetėr gabim ėshtė pėrdorimi i tonalitetit jo tė pėrshtatshėm me tipin e lėkurės dhe flokėt'. Por, si mund tė arrihet njė buzėqeshje perfekte E vetmja mėnyrė e pėrshtatshme ėshtė pėrmirėsimi i lyerjes sė buzėve. Nėse ende nuk jeni tė informuar pėr kėtė problem, atėherė lexoni rreshtat e mėposhtėm. Keni buzė tepėr tė mėdha Tepėr tė holla Apo asimetrike Atėherė kėshillat e ekspertit pėr ju janė:
1. Buzė tė mėdha
Ēfarė duhet tė bėni "Sekreti mė i mirė pėr tė zvogėluar buzėt, ėshtė lyerja vetėm e pjesės qendrore tė tyre”. Por si duhet tė veproni Nevojitet pėrdorimi i dy korrektorėve, njė mė i qartė pėr ta vendosur nė qendėr tė buzėve, pėr t'i dhėnė mė tepėr dritė. Dhe njė tjetėr korrektor, mė i errėt pėr pėrdorimin vetėm nė anėt e buzėve pėr tė rregulluar largėsinė. Nė fund duhet tė bėni konturin e buzėve me njė laps tė pėrshtatshėm me ngjyrėn e tė kuqit, ku anėt e buzėve nuk duhen prekur.
2. Buzė asimetrike
Ēfarė duhet tė bėni Eksperti kėshillon: Asimetritė e buzėvve fshihen nėpėrmjet njė korrektori. Por si tė veproni Pjesa mė e madhe e buzės duhet eliminuar nėpėrmjet njė lapsi tė qartė, mė pas nėpėrmjet njė lapsi ngjyrė mishi, bėhet konturi i buzėve i cili duhet tė jetė respektivisht mė i vogėl nė krahasim me atė natyralin. Pra pjesa e buzės mė e vogėl ngjyroset me njė korrektor mė tė errėt dhe pėrforėcohet me njė lipstik. Buzėkuqi vendoset nė pjesėn e buzės qė janė tė holla.
3. Buzė tė vogla
Ēfarė tė bėni Eksperti kėshillon: "Pėr t'i dhėnė volum buzėve tė vogla, duhet pėrdorimi i lapsit. Si tė veproni Nė fillim fshihet konturi natyral me fondatinė. Mė pas me njė lipstik tė tė njėjtit tonalitet tė buzėkuqit, vendoset nė bordurėn e buzėve rreth njė milimetėr. Por duhet tė jeni tė kujdesshėm, nuk duhet ta ekzagjeroni me lyerjen e anėve tė buzėve, pėrndryshe do tė bjerė shumė nė sy, korrektimi. Kėshtu pėrdoret lapsi nė tė gjithė pjesėt e buzėve, pėr t'i dhėnė mė tepėr volum buzėve, sekreti qėndron tek vendosja e njė shkėlqyesi transparent.
4. Buzė tė holla
Ēfarė duhet tė bėni Eksperti kėshillon: "Pėr tė pasur buzė mė tė rrumbullakėta dhe tė dukshme duhet njė buzėkuq i ndritshėm, pėr ta aplikuar me njė penel nė mėnyrė tė atillė qė tė mos dilni nga konturi natyral. Si duhet tė veproni. Me ndihmėn e penelit vendoset shkėlqyesi nė buzė i cili ka efektin qė buzėt tė duken tė njoma, dhe ngjyra qėndron mė gjatė. Sekreti i lyerjes ėshtė tė filloni lyerjen nga qendra dhe tė vazhdoni mė pas nė pjesėn tjetėr tė buzės, nė kėtė mėnyrė defektet arrijnė tė mbulohen nė mėnyrė perfekte. Para aplikimit tė buzėkuqit ėshtė e kėshillueshme pėrdorimi i njė shkėlqyesi me bazė silikoni, nė kėtė mėnyrė buzėt tuaja bėhen edhe mė voluminoze dhe tepėr tė dukshme.
5. Buzė mishtore
Ēfarė duhet tė bėni Eksperti kėshillon. Kėto lloj buzėsh kalojnė nė plan tė dytė, nėse pėrzgjidhet njė buzėkuq i tė njėjtit tonalitet me ngjyrėn e tyre. Si duhet tė veproni. Pėrdoret njė korrektor ngjyrė bezhė e mesme pėr tė eliminuar konturet e buzėve. Menjėherė mė pas aplikohet shkėlqyesi. Pėr tė pasur njė efekt sa mė tė rehatshėm, duhet tė kujtoheni tė pėrdorni edhe njė zbutės ngjyrė kakao thjesht duke e pėrhapur nė pjesėn e buzėve.





Burimi: SOT Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

nadire
nadire
26.02.2009 19:42

shume faqe iteresante keshilla me vend keni mirenjohjen tone per kete teme te qelluar tung


flamuri
flamuri
29.12.2009 19:27

ka deshir te di per rregullimin efetyres dhe te flokve


tilva
tilva
19.01.2010 23:13

me pelqejne keshillat tuaja.
Por a mund te jepni nje emer kremi cilesor per nje fytyre te thate dhe qe ka mungese vitaminash.


enisa
enisa
04.02.2012 12:31

me pelqen shum keshillat e juaja por a munde te tregoni emrin e nje kremi qe ne ta blejmee ... ju faleminderit




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!