Total: (549,040)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Angela Martini: Shqiptari qƫ kam pasur ka qenƫ mƫ i miri ndƫr tƫ gjithƫ

Angela Martini: Shqiptari qė kam pasur ka qenė mė i miri ndėr tė gjithė

Top-Modelja e famshme shqiptare Angela Martini ne rrėfimin e saj nė show-programin '6 dite pa Ermalin' ka treguar se vetėm njė mashkull shqiptar ka pasur ne jetėn e saj dhe ai ka qene me i miri, e te tjerėt kanė qenė te huaj. »»


Nene Tereza: “Vepra ime njė pikė lehtėsimi nė njė oqean vuajtjesh”

Nene Tereza: “Vepra ime njė pikė lehtėsimi nė njė oqean vuajtjesh”

11.09.2007 01:37 - Kategoria: Kulture

Flora Nikolla 

Me siluetėn e saj tė brishtė, tė mbėshtjellė me njė pelerinė prej pambuku tė bardhė, me shirita ngjyrė blu, Nėnė Tereza, u shpall e ”lumturuar” mė 19 Tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmės pėr ”mė tė varfėrit e tė varfėrve”, tė cilėve ajo iu kushtoi jetėn. Gjon Pali II, i cili e adhuronte, kishte shprehur dėshirėn pėr ta shenjtėruar besimtaren, e cila vdiq nė shtator 1997 nė moshėn 87 vjeēare, por arriti deri nė etapėn e parafundit, Lumturimin. Nė vitin 1979, Ēmimi Nobel i Paqes, kishte shpėrblyer punėn e palodhshme tė Nėnė Terezės nė favor tė tė varfėrve dhe personave qė ishin duke dhėnė shpirt, duke i dhėnė njė autoritet botėror asaj qė shumė prej adhuruesve e konsiderojnė tashmė si shenjtore.Emri i saj ka mbetur i lidhur me qytetin qė frymėzoi prirjen e saj dhe ku ajo u shua: Kalkuta, metropoli i madh indian, i mbushur me miliona banorė, me bidonvile, me tė sėmurė dhe tė varfėr. Nėnė Tereza, e veshur me mantelin e bardhė, me shirita blu tė urdhėrit tė Misionareve tė Bamirėsisė, qė ajo e krijoi nė vitin 1950, shprehej gjithnjė se vepra e jetės sė saj nuk ishte veēse ”njė pikė lehtėsimi nė njė oqean vuajtjesh”. Por, shtonte ajo, ”nėse kjo pikė nuk ekzistonte, ajo do t”i mungonte detit”.
E lidhur me vlerat mė tradicionale tė Kishės, besimtarja kishte siguruar njė ditė se nėse do tė kishte jetuar nė periudhėn e Galileut, ajo do t”i kishte dhėnė tė drejtė Kishės kundėr tij. Ajo kundėrshtonte gjithnjė tė gjitha format e abortit.
Nė shtėpinė e Loėe Circular Road, njė rrugė e vogėl nė qendėr tė Kalkutės, ajo bėnte jetėn e thjeshtė tė postulateve tė kongregacionit tė saj, merrte pjesė nė punėt shtėpiake tė komunitetit. Dhoma e saj e vogėl ishte e mbushur me dosje dhe libra fetarė, tė vetmit qė ajo pranonte tė lexonte. Grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe me njohuri tė mira nė biznes, njė ditė kur po kalonte nė Romė, i kėrkoi Gjon Palit II njė pjesė tė pasurive tė Vatikanit pėr tė varfėrit e saj. Papa i dhuroi makinėn e tij, njė Rolls Royce, qė ajo e shiti nė ankand me njė ēmim shumė tė leverdisshėm. Por disa edhe e qortuan se kishte siguruar fonde nga persona pak tė pėlqyeshėm, si ish-diktatori haitian Jean-Claude Duvalier.
Nė krah tė tė varfėrve
Gonxhe Agnes Bojaxhiu lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup nga prindėr shqiptarė. Qė nė moshėn 12 vjeē, ajo kishte dėshirė tė bėhej misionare ”pėr tė pėrhapur mesazhin e dashurisė sė Krishtit”. Nė moshėn 18 vjeēare ajo hyri nė Dublin nė urdhrin e motrave tė Notre-Dame de Lorette qė punonte me arkipeshkvinė e Kalkutės.
Ajo nuk mund tė braktiste udhėrin e saj pa pėlqimin e arkipeshkvit tė Kalkutės, Ati Ferdinand Periers, i cili nuk e vlerėsonte sa duhet. ”Eshtė njė fillestare qė nuk do tė ishte nė gjendje tė ndizte si duhet njė qiri”, mendohej tė kishte thėnė prelati.
Nėna e saj superiore nė Dublin dhe Papa kishin mė shumė besim tek ajo. Dhe nė fillim tė vitit 1948, ajo lejohet tė largohet nga urdhėri. Motra Agnes bėhet atėhere Nėnė Tereza pėr nder tė shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux dhe vendoset nė barakat e Kalkutės. Nė vitin 1952, takimi me njė grua tė plagosur qė po jepte shpirt mbi njė trotuar, me kėmbėt tė brejtura nga minjtė, e bėnė atė tė ndėmerrte njė nga detyrat pėr tė cilat ajo u admirua mė shumė, kujdesin pėr njerėzit duke dhėnė shpirt. Duke kritikuar ashpėr autoritetet e qytetit, ajo arriti tė siguronte njė ndėrtesė tė shekullit tė 19-tė, pranė tempullit Kali, Perėndesha hindu e vdekjes. Nė kėtė ”pasqyrė” tė Nirmal Hridaya, ajo do tė priste ata qė vuanin nga tuberkulozi, nga dizanteria ose tetanozi. Pėr 40 vjet, mė se 30 000 persona kanė vdekur atje. Pėr Nėnė Terezėn, garantimi i ”njė fundi tė denjė” pėr ata qė kanė ”jetuar si kafshė” ishte njė detyrė.
Mė pas, do tė jetė Sichu Bhavan, ku janė strehuar vazhdimisht qindra fėmijė. Ndihma pėr leprozėt do tė vazhdojė, pėr kėta ”tė varfėr mes tė varfėrve”, nėnė Tereza do tė hapė Shantinagar, mė pas shumė vende tė tjera pėr kurimin e leprozėve. Ajo u vinte gjithashtu nė ndihmė viktimave tė Sidės dhe kishte hapur njė qendėr pėr ta nė Shtetet e Bashkuara. Kur i thoshin se do tė shenjtėrohej, ajo thoshte: ”Nė fillim mė lini tė vdes”.
”Dashuri e pastėr nė veprim”
”Si do ta cilėsoja Nėnė Terezėn Ajo ishte dashuri e pastėr nė veprim”. Don Gjergji Lusha ėshtė biografi mė i famshėm i Nėnė Terezės sė Kalkutės, i cili nga viti 1980 deri nė 2002 ka shkruar pėr bamirėsen 12 volume tė pėrkthyera nė 35 gjuhė.
”Pėr herė tė parė e takova nė vitin 1969, kur isha student i filozofisė nė Romė dhe ajo ndodhej nė qytet pėr tė pėruruar njė nga shtėpitė e saj pritėse. Mė pas jemi takuar edhe shumė herė tė tjera, as nuk e mbaj mend sesa. Kudo qė ajo hapte misione tė reja unė i qėndroja pranė”, tregon don Lusha. ”Momentin mė tė bukur dhe emocionues e pėrjetuam nė Oslo nė vitin 1979 kur Nėnė Tereza mori ēmimin Nobel pėr Paqen. Atė ditė kaluam shumė orė sė bashku me bashkėpunėtorėt e saj mė tė ngushtė. Falė saj ishte njė eksperiencė e jetuar nė mėnyrė tė mrekullueshme”, vazhdon tregimin e tij don Lusha. Don Lusha sjell edhe njė dėshmi domethėnėse: ”Unė me tė flisja shqip dhe ajo e konsideronte veten shqiptare, fliste pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt si pėr atdheun dhe pėr popullin e saj. Vetėm rrallėherė pėrdorte anglishten pėr tė shprehur terma qė nuk i mbante mend nė shqip. Nėqoftėse mė kėrkoni njė pėrkufizim pėr tė, ju pėrgjigjem se Nėnė Tereza ishte dashuri e pastėr nė veprim, edhe pse ėshtė ende herėt pėr tė pėrfaqėsuar nė tė vėrtetė ēka ajo ishte”.





Burimi: Balkanweb Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

floria
floria
04.01.2010 11:17

nuk e di qka eshte se kurr nuk e pasna ni qit fjal




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!