Total: (508,846)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Kush ƫshtƫ nƫ vend tƫ parƫ pƫr Afƫrdita Dreshajn?

Kush ėshtė nė vend tė parė pėr Afėrdita Dreshajn?

Po pėrjeton ditėt mė tė bukura tė dashurisė tė cilat mė nuk po i fsheh as nga publiku. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren e modelen e njohur Afėrdita Dreshaj e cila sė fundmi ka kaluar ditė pushimi me tė dashurin e saj nė Boston. »»


Tė flasėsh nga Crib Scene

Tė flasėsh nga Crib Scene

20.03.2013 12:02 - Kategoria: Kulture

Jo shpesh, nė Diber, treve me tradita me tradita per pemėtarine, dėgjon te thuhet: Sa te shijshme ishin mollet e Dibres, u ndigjohej era nje sahat larg".
Dhe pėrgjithesisht ato kane te drejte  sepse vetem shijonin eren e kendeshme te molleve qe do te ruheshin per diten e 5 Majit, por vetem eren, aromen, se per te grene do ti hante dikush tjeter.
Dhe kane te drejte.
Njė kolegu im, Doktori i Shkencave Osman Begu, ne Kastriot, ne fermen e tij ku punon me perkushtim bashke me dy djemte, ka ruajtur dhe ekzemplare te pemėtores te atėhershme, tė Zdojanit dhe Kastriotit.
Gjate nje vizite, pata rastin te marre dhe molle nga keto ekzemplarė qe ky i ka ruajtur. Kur bėra nje ndalese ne qytetin e Peshkopisė, u perserit ky debat. I kerkoj bashkebiseduesit (isha bashke me Kryetarin e Muhurit, qė unė e pėrfaqėsoja), t'i provojė edhe mollėt qe me kishte dhėnė Osmani.
Pergjigja ishte "hazer xhevap", kėto nuk mund t'u afrohen atyre molleve qe kemi patur". 
Pėrpjekja per ta bindur se ishin po ato mollė pėr te cilat ai diskutonte me pathos, kuptohet qe do te ishin te tepėrta. Qarku i Dibrės qe une kam pėrfaqesuar nje legjislature me pare eshte per shume arsye "halle shume".
Por qe te shėrohet duhet se pari te diagnostikojsh dhe pastaj te japėsh receta.
Duke u kthyer tek tema qe trajtuam, Dibra dhe i gjithė Qarku i Dibrės prodhon shume me tepėr fruta nga ēfarė prodhoheshin me parė.
Edhe tregu maqedonas, jo vetem i Dibres se Madhe, ka interes ne rritje per kėto prodhime. Edhe ju qe jeni ekonomist, te klasit te pare, e kuptoni tashme se nuk kishte vende ligje te tipit anti-dumping, qe aq shume i trumbetuat pėr ta mbrojtur fermerin me ēadėr shiu ne furtune. Janė shume qe pėrvėlohen pėr fshatin dhe bujqesine, per fshatarin vėrtet hallemadh, jo vetem te Balzakut.
I pėrgjėruar here pas bujqėsisė dhe shpesh ngaterrohet me Dom Nikolle Kaēorrin, qe ne kohen e tij ai nuk guxonte t"ja zinte emrin ne goje per arsye se ishte atdhetar, por ama klerik, "qe nuk i falej atij", po digjet si qiriu i Naimit edhe nje koleg i imi nga Athina.
Sot vetem fshati i Kurdarise ne Mat, prodhon me shume fruta dhe rrush se sa ka prodhuar rrethi i Matit ne socializmin qe provuam.
Mund dhe duhej nxitur zhvillimi i pemėtarise ne Lurė, edhe ne funksion te turizmit, mbasi atje nuk ka dhe shume tradite. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e specialisteve dhe Drejtorise rajonale te bujqesise ne Diber.
Infrastruktura rrugore e permiresuar ne zonat rurale ne te gjithe qarkun ka bere qe me sė paku te dhjetėfishohet vlera e tokes bujqesore dhe ta orientojė ate per te prodhuar per treg, duke e zhvendosur nga situate aktuale per te prodhuar vetem per nje ekonomi  subsistente. Dhe ky shtim i vleres te tokes ka filluar dhe do te prezantohet ne treg.
Po te vazhdojme pėrsėri me diagnostikimin, Dibra ka nevoje pėr nje industri te perpunimit te patates, duke patur parasysh se vetem ne sajė te ketij proēesimi, transporti do te perballojė vetem 10 % te prodhimit, aq sa eshte pėrqindja e lendes se thate.
Nje nga problemet kryesore te Dibres eshte ujitja e Maqellarės, qe eshte me shume se Myzeqeja per te vetmin arsye te sezonit te shkurtėr te prodhimit bimor si dhe te mundėsisė per te transmetuar ne marketingun e prodhimeve te kesaj treve keto vlera.
Tashme aksioni me "goditje te perqendruar i ditirambeve te socializmit", beri te thahen liqenet karstike te Kacnise, dhe as qe mund te behet fjale per ujitjen e Maqellarės.
E vetmja zgjidhja ėshtė ujitja nga Radika, per te cilen duhet nje marrėveshje ne kuadrin Cross Border Projects, duke i kujtuar pales maqedonase se ne kundershtim me te gjitha konventat ndėrkombėtare te ratifikuara dhe nga ato, me shume 9 m3/sekonde shkojne ne liqenin e Mavrovės, por qė i takojnė pellgut te Drinit.
Jane te shumta problemet pse jo dhe te vėshtira per te ēliruar potencialet klimatiko-tokėsore te kėtij qarku aktualisht pak te shfrytėzuara jo vetem ne volum por dhe ne kualitetet specikike qe ato mund te konkurrojne.
Fjala vjen nuk duhet te kėrkojme pėrhapjen e serave, qofte me ngrohje apo diellore, mbasi efektiviteti do te ishte i ulėt dhe rezultati i konkurrueshėm nga zonat me te ulėta te Shqipėrisė.
Duke pėrfunduar, kur isha perfaqesues i disa trevave te ketij Qarku (Lurė, Muhur, Selishtė, Martanesh e Mat), do te mirėprisja nga formacioni tjetėr politik ēdo sugjerim apo debat me qėllimin qe sadopak te kontribojme ne zhvillimin e ketyre zonave. Nuk ka qene ne zonen time elektorale, dhe bile kryetari i komunes sė Arrasit ishte i nje pozicioni tjetėr, por kam bere perpjekjet maksimale per bashkepunim me tė, sidomos ne fushen e ujitjes, bile duke i hyrė ne "hak" zonės sė Muhurit qe une perfaqėsoja.
Bimėt hijedashėse, "from crib scene" nuk rezistojnė nė njė diell sado pak pėrėvlues qė tė jetė.
Autori ka qenė deputet i Qarkut tė Dibrės




Burimi: Gazeta55 Opinione

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!