Total: (548,372)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Fituesit e projekteve nga Qendra Kombėtare Kinematografike

Nė kėtė konkurrim kanė marrė pjesė 14 projekte pėr film artistik me metrazh tė gjatė. Dy u s"kualifikuan pėr mosplotėsim tė dokumentacionit administrative. »»


Njė vėshtrim mbi sjelljen e fermerit nė vitin 2013

Njė vėshtrim mbi sjelljen e fermerit nė vitin 2013

13.04.2013 12:26 - Kategoria: Kulture

U bė disa vjet qė Ministria e Bujqėsisė, ushqimit dhe mbrojtjes sė konsumatorit pėr zbatimin e politikave tė saj direkt nė fermė pėr zhvillimin e bujqėsisė, ka pėrdorur si instrument, mbėshtetjen me fonde falas nga buxheti i shtetit tė mijėra fermerėve nė mbarė vendin. Ky numėr i fermerėve pėrfitues ka ardhur duke u rritur nga viti nė vit; kujtoj kėtu se vitin e parė - 2007, pėrfituan rreth 7000 tė tillė, ndėrkohė qė pėr vitin 2012, numri i tyre u pesėfishua, duke arritur nė mbi 42000 veta.
Nė vend tė kujtesės/Nė njė shkrim timin pėr kėtė qėllim, para 2 - 3 vitesh, nėnvizoja se qėllimi i skemave nė blegtori ishte ferma dhe jo fermeri, qė do tė thoshte se synimi kryesor i yni asokohe ishte tė krijoheshin ferma blegtorale, me lopė, dele, shpendė, etj. Unė mendoj se kjo logjikė ishte mė se e drejtė, pėr faktin se mbi 95 % e fermave tė qumėshtit ishin me 1 - 2 lopė dhe vetėm 4 - 5 % e tyre kishin mė shumė se 5 krerė. Psh nė vitin 2006, gati 300 mijė ferma, kishin nė pronėsi tė tyre rreth 360 mijė krerė lopė qumėshti, me njė rendiment mesatar 2275 litra pėr krerė. Nė raport me detyrat e Ministrisė sė bujqėsisė pėr furnizimin e tregut me qumėsht tė freskėt, kėto tregues ishin tė pamjaftueshėm pėr tė rritur prodhimin e tij dhe furnizimin e tregut ditor tė qyteteve, sepse njė fermė e tillė me rendimentin qė realizonte nuk mund tė plotėsonte as nevojat e veta familjare, e jo mė tė mendonte tė dilte nė tregun e qyteteve tė mėdha. Ishte koha kur nė Tiranė, trotuareve tė saj , tė gjithė e mbajmė mend, me qindra fshatarė e katunarė, grupe - grupe, shisnin nga 2-3 shishe coca cola me qumėsht, kuptohet jashtė standardeve, mungesėn e tė cilave mė pas i "eliminonte" zierja e fortė e qumėshtit nga amvisat nė shtėpi.
Po ēfarė ndodhi me fermerin?/Ndėrsa sot nė vitin-2013, njė numėr prej 200-210 mijė fermerėsh nė shkallė vendi, mbarėshtojnė rreth 350 krerė lopė qumėshti, ose 3 % mė pak. Kėta, le t'i quajmė fermerė marrin njė rendiment mbi 2750 litra pėr lopė foragjere , ose 21 % mė shumė se nė vitin 2006. Pra sot me 30 % mė pak ferma lopėsh, jo vetėm qė merret mė shumė qumėsht se nė vitin 2006, por njėherazi merret edhe njė rendiment mesatar 21 % mė i lartė pėr ēdo lopė foragjere nė shkallė republike. E thėnė ndryshe, shprehur nė % , pakėsimit tė numrit tė fermave me njė mesatare prej 5 % nė vit, i ėshtė pėrgjigjur njė rritje e rendimentit tė qumėshtit pėr lopė foragjere nė masėn prej 3.5 %.
Le tė bėjmė njė analizė tė shkurtėr. Falė politikave transparente dhe miqėsore me fermerin , ky i fundit para sė gjithash: a - arriti tė ketė mė shumė besim tek politikat e Ministrisė sė Bujqėsisė e mė pas edhe tek vetvetja. Kjo bėri qė fermeri tė fillojė tė shohė mė shumė nga tregu , duke bėrė jo vetėm bilancin financiar ditor e periodik tė fermės sė tij mikse, por edhe bilancin e mundėsive tė tij fizike reale familjare nė raport me prodhimin e qumėshtit, mishit, perimeve, frutave, ullirit, etj. b - Rritja e besimit tek mundėsitė e tij individuale, kuptohet qė ishte nė korrelacion pozitiv me tregun dhe atė  ē"ka ai jepte e merrte prej tij. c - Rritja e vlerave tė kėtij raporti me tregun, natyrisht qė efektin e parė e kishte nė shtimin e numrit tė lopėve nė mėnyrė tė natyrshme. Si pa e kuptuar nė fund tė vitit bujqėsor ai shikonte se nė stallė kishte njė ose dy lopė mė shumė barsa sė bashku viēat e tyre. d-Kėsisoj edhe angazhimi i tij tani nuk mund tė ishte mė ai i pak muajve apo edhe viteve mė parė. e-Fermeri tani ndjehej disi mė "i rėndė" dhe mė i sigurtė nė fuqitė e tij. Tė tillė tė bėn prona private, puna dhe djersa jote. f-Kėsisoj ai fillon tė ndjejė nevojėn e bashkėpunimit me strukturat e Drejtorive tė Bujqėsisė nė terren e cila i ofrohet falas, pavarėsisht se jo radhė ata nuk e pėrfillin kėtė tė fundit.
Marrėdhėnia me median dhe politikanėt/Tė nderuar lexues. Vini re fjalorin qė pėrdorin sot politikanėt dhe media kur bie muhabeti pėr bujqėsinė dhe fermerėt. Ai sot, nė vitin 2013, ėshtė mė i kulturuar nė pėrmbajtje nė raport me fshatin dhe zonat rurale nė tėrėsi. Thuajse nga asnjė prej tyre ka kohė qė nuk pėrdoret fjala "bujk" dhe "fshatar". Kjo e fundit mendoj se mė tepėr po pėrdoret pėr tė evidentuar faktorin social qė jeton e punon nė zonat rurale, pra ka karakter mė shumė njerėzor dhe se ēdo ditė ky vlerėsim po fiton terren. Pra sot shoqėria e pjekur nė tėrėsi ka tendencė ta shikojė fshatarin si pjesė organike tė saj, edhe pse brezi i ri nuk e vlerėson aspak kėtė fenomen dhe vazhdon tė mbetet ende larg saj duke filluar qė nga shkolla fillore e parauniversitare. Pėrdorimi i fjalės sė vjetėr "bujk", duket se ka humbur tė drejtėn e qytetarisė nė fjalorin politik e mediatik tė shoqėrisė shqiptare . Unė mendoj se kjo ėshtė njė gjė e mirė dhe ja vlen pėr tu pėrshėndetur. Gjithashtu mendoj se fjala fermer duhet tė futet edhe nė pėrdorimin e pėrditshėm tė librave tė shkollave tė tė gjitha niveleve nė mbarė vendin. Tashmė fjala fermer pėr mua duhet tė futet e pėrfshihet nė fjalorin kombėtar tė gjuhės shqipe . Me kėtė nuk dua tė them se po e pėrdorim atė pėr t'u dukur modern me Europėn, por se kėshtu ėshtė nė tė gjithė globin dhe kėshtu sot po e pėrdor e gjithė bota e qytetėruar. Mos harrojmė se dikur jo mė larg se para 20 - 30 vjetėsh ajo ka qenė njė mollė e ndaluar, aq sa u hoq nga pėrdorimi zyrtar dhe i pėrditshėm nė fshat. 
Fermeri sot ėshtė para politikės, por …/…pėr shumė arsye kjo jo gjithmonė ėshtė e mjaftueshme pėr ngritjen e njė ferme me rezultate tė qėndrueshme nė prodhim dhe efektive nė treg. Jo radhė herė shumė fermerė me arritje pozitive modeste e tė dallueshme nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, bien pre e suksesit tė tyre, duke i bėrė ata euforikė, a thua se nuk ka tė tjerė me rezultate tė tilla si ai. Kjo gjė i bėn ata tė mbivlerėsojnė aftėsitė e tyre dhe tė nėnvlerėsojnė bashkėpunimin me strukturat e shėrbimit kėshillimor dhe tė qendrave shkencore tė transferimit tė teknologjive bujqėsore tė Ministrisė sė Bujqėsisė nė rrethe tė ndryshme tė vendit. Mbivlerėsimi i aftėsive tė veta profesionale i ēon fermerėt shpesh nė marrjen e vendimeve jo tė drejta, qoftė edhe pėr periudha tė shkurtra sezonale, duke realizuar mė pas arritje tė dobėta. Kjo gjė i ē"orienton ata nė nxjerrjen e konkluzioneve tė sakta, tė cilat ngadalėsojnė ritmet e zhvillimit tė fermės. Bashkėpunimi me shėrbimin kėshillimor publik apo edhe privat sot ėshtė njė domosdoshmėri, e cila nuk duhet tė realizohet vetėm nė kohėn kur Qeveria dhe Ministria e Bujqėsisė hedhin nė "treg" politika subvencionuese. Mos harrojmė se bujqėsia nuk ishte kėshtu para 6-7 vitesh. E thėnė ndryshe jo vetėm kur ata janė tė detyruar tė aplikojnė pėr projektet e pėrfitimit financiar nga fondet e grandeve falas tė buxhetit tė shtetit , por para sė gjithash fermerėt duhet tė kuptojnė, edukohen dhe binden se njė fermė shqiptare si blegtorale ashtu edhe me vreshta, pemėtore, ullinj, etj; nuk mund tė jetė efektive nė njė treg bujqėsor vendas , sado i fuqishėm tė jetė ky, pa qenė i pėrfshirė nė projektet afat gjata tė zhvillimit rural tė vendit nė tėrėsi. I zoti dhe i suksesshėm do tė jetė ai fermer qė do tė dijė tė gjejė bashkėpunėtorėt e duhur nė rrugėn e gjatė tė zhvillimit tė fermės nė raport me zhvillimet e fermės shqiptare dhe asaj europiane. Kėtė gjė e bėn mėse tė domosdoshme edhe pranimi sė shpejti i Shqipėrisė nė Bashkimin Europian me statusin e vendit kandidat, prej nga do tė dalin edhe pėrfituesit e parė tė fondeve tė BE. Sa pėr dijeni fermerėt europianė pėrfitojnė rreth 43 % tė fondeve tė buxhetit tė bashkimit europian. 




Burimi: Gazeta55 Opinione

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!