Total: (528,420)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Zanfina lanson

Zanfina lanson "Every night"

Kėngėtarja e njohur, Zanfina Ismaili i ėshtė bashkangjitur listės sė atyre qė kėtė verė lansuan videoklipet e tyre. Ajo ka lansuar projektin mė tė ri "Every night". Videospoti qė tregon kėngėtaren nė mėnyrėn mė joshėse tė mundshme ėshtė realizuar nga MProduction. »»


Kenge napolitane ne "Takimin muzikor mes dy boteve"

Kenge napolitane ne "Takimin muzikor mes dy boteve"

29.09.2008 12:01 - Kategoria: Kulture


E Hene, 29 Shtator 2008

Kuarteti Alban dhe sopranoja italiane Antonia Palazzo, interpretuan nen admirimin e pjesemarresve, ne naten e dyte te Festivalit Nderkombetar "Takimet muzikore te dy boteve", te organizuar nga shoqata kulturore shqiptaro-franceze "Argjiro". Sopranoja Antonia Palazzo, e cila rrjedh nga nje familje muzikantesh dhe me nje karriere te pasur artistike ne skenat italiane dhe ato evropiane, fitoi zemrat e publikut artdashes gjirokastrit. Me zerin e saj te embel, te ngrohte dhe me plot pasion ajo interpretoi para publikut per gati 60 minuta, ne koncertin qe u zhvillua ne mjediset e brendshme te kalase se Gjirokastres. Kenget napolitane "O sole mio", "Core ngrato", "Voce č notte", "Passione", "Dicitencelle vuie", "Palome e notte" dhe "Granada", te interpretura nga sopranoja italiane u gershetuan me mjeshteri nga kater instrumentistet e Kuartetit Alban.

Krijuar 18 vjet me pare nga disa muzikante te Akademise se Arteve ne Tirane, Kuarteti Alban perbehet nga violinisti i pare shkodrani Ervin Dhimitri, ne violinen e dyte nga Suela Piciri, ne violinen e trete nga profesori i tyre, Arben Llozi, si dhe nga violoncelisti Ilir Bakiu, pjesetar i Orkestres se Arena di Verona (Itali). Kuarteti ka dhene nje sere koncertesh ne Shqiperi dhe ne Evrope. Me 1994, kuarteti u shpall fitues i cmimit te pare te konkursit "Muzika Kontemporane e Dhomes', zhvilluar ne Tirane. Pjesetaret e kuartetit bejne pjese ne formacione te ndryshme ne Shqiperi dhe Itali. Ne naten e trete te festivalit, mbreme, u ngjiten ne skene violinistja franceze Louise Chisson, e shoqeruar nga pianistja shqiptare Silva Skenderi, si dhe grupi polifonik i fshatit Progonat "Bilbilenjte" (Tepelene).






Burimi: Koha Jone Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!