Total: (550,056)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
10754223_10202560699849006_322829939_o

Zbuloni sarajet e Mufid bej Libohovės

Mes shumė fasadave tė vjetra e tė reja, estetike e tė shėmtuara, qė gjen nė qendėr tė Libohovės njėsoj si nė shumė qytete tė tjera tė vendit, dallojnė pėr mirė sarajet e Mufid bej Libohovės. »»


Ahmet Zogu dhe lidhjet e tij me Mustafa Qemal Ataturkun

Ahmet Zogu dhe lidhjet e tij me Mustafa Qemal Ataturkun

15.10.2008 00:01 - Kategoria: Kulture

Nga KOPI KYĒYKU

Nė periudhėn pėrkatėse, tė dy udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe tė Turqisė, Ahmet Zogu dhe Mustafa Qemal Ataturku, i kanė kushtuar rėndėsi tė posaēme zhvillimit tė marrėdhėnieve miqėsore tradicionale nėmes dy popujve tanė.

“Ne i duam popullin dhe kombin shqiptar - ėshtė shprehur krijuesi i shtetit modern turk, Mustafa Qemali. - Ne i konsiderojmė ata vėllezėr tanėt. Ata nuk janė larg nesh. Ne urojmė qė Shqipėria, si shtet e si komb, tė zhvillohet, tė forcohet e tė ecė pėrpara. Ne dėshirojmė qė Shqipėria tė zerė vendin qė meriton nė Ballkan, sidomos si njė shtet i pavarur. Shqipėria tė jetė e sigurtė pėr ēiltėrsinė tonė. Populli shqiptar nuk duhet tė dyshojė kurrė nė ndjenjat vllazėrore qė populli turk ushqen pėr tė. Dhe kjo nuk ėshtė shprehje sentimentale, por ndjenjė e dalė nga thellėsitė e zemrės sė tij” (Bilal N. Shimshir, Direktivat e Ataturkut dhėnė ambasadorit Ryshen Eshref Ynajdėn, Ankara, 1981, f.2. Direktivat e sapopėrmendura, autori i kėtij shkrimi, Kopi Kyēyku, i ka gjetur mė 1981 nė Arkivat e Shtetit Turk (Türk Devlet Arşivleri) dhe i ka pėrfshirė nė tė dy botimet e librit tė vet: “Mustafa Qemal Ataturku”, Shtėpia Botuese “8 Nėntori”, Tiranė, 1986 dhe Shtėpia Botuese “Arbri”, Tiranė, 1993, f. 99-116).

Qysh mė 1907, nė njė bisedė me Fuat Pashėn, Mustafa Qemali kishte theksuar: “Fuqitė e Mėdha, prej kohėsh kanė vendosur ta coptojnė Perandorinė Osmane. Ato presin momentin e pėrshtatshėm pėr tė vėnė nė zbatim planet e tyre. Gjithsesi, Shqipėria duhet dhe do tė mbetet e pavarur” (Ali Fuat Xhebesoj, Shoku im i klasės, Ataturku, Stamboll, 1980, f.116).

Mė 1908, nė njė takim tė ngrohtė nė Selanik, atdhetarėt shqiptarė Mihal Grameno, Bajo Topulli e tė tjerė, kuvenduan me Mustafa Qemalin gjerė e gjatė pėr drejtėsinė e luftrave qė zhvillonin populli ynė dhe popujt e tjerė pėr flakjen tej tė zgjedhės otomane. Ata do t'i kujtonin mė vonė me nderim fjalėt e Ataturkut pėr “rėndėsinė e lirisė, e cila do t'i bashkojė kombet nė njė punim pėr lumturinė...” e tyre (Mihal Grameno, Kryengritja shqiptare, Vlorė, 1926, f.114).

Pikėrisht nė momente vėshtirėsish e sakrificash tė mėdha, nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė Mustafa Qemalit, i cili nė atė periudhė ndodhej nė ballė tė luftės sė popullit tė vet kundėr forcave tė huaja intervencioniste, midis qeverisė sė dalė nga Kongresi i Lushnjės (mė 1920) dhe qeverisė turke, u vendosėn kontakte. Njė delegacion ushtarak turk, i kryesuar nga koloneli Selahedin Sahip, bėri njė vizitė nė Shqipėri. Mė 1 mars 1921, Mustafa Qemali do tė deklaronte para Asamblesė sė Madhe Kombėtare tė Turqisė: “Me popullin shqiptar jemi miq pėr shekuj. Sė toku ndajmė tė mirat e tė kėqijat e jetės e tė fatit tė pėrbashkėt” (Nga procesverbalet e Asamblesė sė Madhe Kombėtare tė Turqisė, sipas Nexhip Allpan, nė: Shqipėria e sotme nė dritėn e historisė, Ankara, 1975).

Mė 1922, konsulli shqiptar nė Stamboll vinte nė dijeni Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Tiranė se sulltanati ishte pėrmbysur dhe se Republika e re Turke tashmė ishte fakt i kryer (Arkivi Qėndror i Shtetit/AQSH, Fondi 251, viti 1922, dos. 61, dok.10).

Dhe nuk ishte aspak rastėsi qė bisedimet shqiptaro-turke pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike mes dy vendeve tona zunė fill pikėrisht pas krijimit tė Republikės Turke. Mė 15 dhjetor 1923 nė Ankara u nėnshkrua Traktati i Miqėsisė midis Turqisė dhe Shqipėrisė. Po atė ditė u nėnshkruan Marrėveshja e Qėndrimit dhe Marrėveshja e Shtetasve (konsullore). Tė tre dokumentet e lartpėrmendur hynė nė fuqi nė vitin 1925. Kėta hapa drejt afrimit tė dy vendeve tona u hodhėn nė njė kohė kur forcat pėrparimtare shqiptare, me borgjezinė demokratike nė krye, e dėshironin mirėkuptimin e bashkėpunimin me Turqinė e re dhe nė kushtet kur forcat regresive, duke mos i pasur pozitat tė forta dhe as orientimet nė politikėn e jashtme tė qarta, e kishin tė vėshtirė ta kundėrshtonin njė gjė tė tillė.

Mė 1923 Ahmet Zogu ishte kryeministėr, ndėrsa mė 1925 u zgjodh President i Shqipėrisė. Kur u nşnshkrua Traktati i Miqėsisė Shqiptaro-Turke, Ahmet Zogu, me cilėsinė e kreut tė qeverisė shqiptare, i dėrgoi njė letėr miqėsore Gazi Mustafa Qemal Pasha Ataturkut (Gjenerali Ngadhnjimtar Mustafa Qemali, Babai i Turqve), nė tė cilėn i paraqiste urimet mė tė ēiltra pėr “lumturinė dhe miqėsinė me kombin e madh turk” dhe theksonte: “Shpresoj plotėsisht se historia e lidhjeve tė pėrbashkėta tė kombeve tona, nė njė tė ardhme tė afėrt do tė jetė faktor i sigurtė paqeje” (Arkivi i MPJ tė Turqisė /AMPJT: Shpallja e Republikės, 1923. Telegram i A. Zogut dėrguar kryeministrit turk, 31.10.1923).

Nė vitin 1926 midis dy republikave tė reja u vendosėn marrėdhėnie diplomatike. Pėr herė tė parė, nė kryeqytetet pėrkatėse u ēelėn ambasadat. Tahir Lytfiu (Tekaj) u emėrua ambasador i Turqisė nė Tiranė. Duke qėnė ambasadori i parė turk qė vinte nė Shqipėri, Tahir Lytfiu kishte sjellė pėr Presidentin shqiptar, Ahmet Zogun, njė letėr tė Ataturkut, me anė tė sė cilės e falenderonte pėr mesazhin qė ky i pat dėrguar, e uronte pėr zgjedhjen nė krye tė shtetit shqiptar dhe shprehte ndjenjat e miqėsisė pėr shqiptarėt (AMPJT, dosja 94: Letėr e M. Qemalit pėr A. Zogun, 22.12.1925).

Ambasadori Tahir Lytfi, mė 17 shkurt 1926 i paraqiti Ahmet Zogut letrat kredenciale, sidhe letrėn vetjake tė Ataturkut. Me atė rast u mbajtėn fjalime pėr ndjenjat e miqėsisė e tė vllazėrimit, qė buronin nga “fati i pėrbashkėt pesėshekullor”. U ngritėn edhe dollģ. Atė ditė ambasadori dėrgoi kėtė telegram nė Ankara: “Sot i paraqita Presidentit letrat kredenciale. Ceremonia ishte mė se e shkėlqyer. I dorėzova edhe letrėn vetjake tė Shkėlqesisė sė Tij, Gazi Pashait. Fola frėngjisht. Presidenti foli shqip. Gjatė bisedės, Presidenti, Ahmet beu, foli me njė gjuhė plot respekt dhe vlerėsim pėr Shkėlqesinė e Tij Gazi Pashain, pėr qeverinė tonė republikane dhe pėr kombin tonė. Duke ngritur kupėn me shampanjė, ai tha: E ngre kėtė gotė pėr lumturinė dhe miqėsinė e Gaziut tė Madh dhe tė kombit tė madh turk. Pėr reciprocitet, edhe unė e ngrita gotėn time pėr lumturinė e Presidentit dhe tė Republikės Shqiptare”.

Nė fillim tė vitit 1926 ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Ankara u emėrua Rauf Fico. Ky diplomat i zgjedhur, qė nė tė ardhmen do tė bėhej edhe ministėr i Punėve tė Jashtme, kishte pėr detyrė tė forconte mė tej marrėdhėniet miqėsore midis dy vendeve (AMPJT, dok. 4/1: Letrat kredenciale tė Rauf Ficos, 17.1.1926).

Mė 13 mars 1926 Rauf Fico i paraqiti Gazi Mustafa Qemalit letrat kredenciale. Gjatė ceremonisė pėrkatėse, ai tha se do tė pėrpiqej me tė gjitha forcat “pėr tė konsoliduar lidhjet miqėsore qė ekzistojnė prej shekujsh midis dy kombeve qė kanė pasur fate tė pėrbashkėta gjatė rrjedhės sė historisė” (Po aty: Fjalimi i Rauf Ficos, 13.3.1926).

Ataturku iu pėrgjigj ambasadorit shqiptar me kėto fjalė: “Mund tė jeni i sigurtė se do tė keni ndihmėn time dhe tė qeverisė republikane nė punėn tuaj pėr konsolidimin e lidhjeve tė miqėsisė midis dy popujve qė kanė pasur fate tė pėrbashkėta nė shumė fusha, nė periudha tepėr tė hershme tė historisė, nė punėn tuaj pėr t'u shėrbyer interesave tė tė dy vendeve dhe pėr tė ēelur njė periudhė bashkėpunimi tė ngushtė midis dy kombeve”.

Kėshtu u vendosėn marrėdhėniet diplomatike turko-shqiptare. Ato patėn njė zhvillim pozitiv pėr afro dy vjet.

Por vendosja e monarkisė dhe shpallja mė 1 shtator 1928 e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarėve”, nuk u pritėn mirė nga republikani Mustafa Qemali. Krahas qėndrimit mosmiratues, Presidenti i Turqisė e cilėsoi aktin e mėsipėrm si anakronizėm politik, qė nuk pėrputhej me frymėn e demokracisė borgjeze, sidomos tė vendeve qė ua kishin parė dėmin monarkive mesjetare. Ndryshimi i formės sė qeverisjes nė Tiranė mjaftoi pėr ftohjen e menjėhershme tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke. Turqia, siē dihet, ishte republikė e re dhe udhėheqėsit e saj tregoheshin tepėr tė ndjeshėm nė kėtė ēėshtje.

Ndėrkaq, fill pas shpalljes sė Monarkisė Shqiptare, shtypi botėror filloi tė bėnte komente nga mė tė ndryshmit, madje nuk munguan spekulimet qė lidheshin veēanėrisht me qėndrimin e Ataturkut ndaj regjimit tė ri nė Tiranė.

Sapo u kthye nga pushimet verore, Ataturku e thirri ambasadorin ministėr fuqiplotė nga Tirana. Urdhėri pėr kėtė iu dėrgua me telegramin e datės 3 tetor 1928, nė tė cilin thuhej: “Shkėlqesia e Tij, Presidenti, u kthye. I folėm pėr ndryshimin e regjimit nė Shqipėri. Pas kėsaj ndodhie tė rėndėsishme, nga qeveria shqiptare nuk na u dhanė shpjegime tė mjaftueshme. Prandaj Shkėlqesia e Tij ka nevojė tė vini kėtu (nė Ankara) pėr t'i dhėnė informata tė mjaftueshme pėr gjithė kėtė aventurė. Ju lutem tė vini kėtu pasi tė keni shpjeguar nė njė mėnyrė tė pėrshtatshme arsyen e udhėtimit tuaj” (AMPJT – Shqipėria m/32/ MPJ-sė, telegram i shifruar nga pėrfaqėsia nė Tiranė, 3.10.1928, nr. 49701/55).

Ministri fuqiplotė turk, Tahir Lytfi, shkoi nė Ankara dhe nuk u kthye mė nė Tiranė. Sekretari i parė, Fuat beu, mbeti i ngarkuar me punė ad interim.

Tė nesėrmen e kthimit tė Tahir Lytfiut nga Tirana, nė shtypin francez u botua njė intervistė e Ataturkut, nė tė cilėn, pasi ritheksonte kritikat pėr veprimin e Ahmet Zogut, deklaronte se, edhe sikur tė mbetej i vetėm, nuk do ta njihte mbretėrinė e tij (“Le Petit Parisien”, 7.10.1928).

Nė tė vėrtetė, Ataturku shpresonte dhe parashikonte qė marrėdhėniet midis dy vendeve tė zhvilloheshin njė ditė normalisht. Ky ishte shkaku qė ai tėrhoqi nga Tirana vetėm ministrin fuqiplotė, Tahir Lytfiun, pa e mbyllur pėrfaqėsinė. Mirėpo titulli zyrtar i tė ngarkuarit me punė ad interim tė Turqisė nuk njihej nga qeveria shqiptare. Fuat beu, - dhe mė pas diplomatėt e tjerė turq me detyrėn e mėsipėrme, - qėndroi nė Tiranė jo si i ngarkuar me punė ad interim, por thjesht si shtetas turk. Mbreti Zog I, i prekur thellė e i zemėruar nga mosnjohja e regjimit tė tij nga Ataturku, ēka pėrbėnte njė sfidė tė mirėfilltė, jo vetėm e tėrhoqi ministrin shqiptar nga Ankaraja, por, duke nxjerrė nė pah “vėshtirėsitė financiare”, e mbylli pėrfaqėsinė shqiptare nė kryeqytetin turk e mė pas edhe konsullatėn nė Stamboll, duke i lėnė tė drejtat e interesat e shtetasve shqiptarė nė Turqi nė dorė tė ambasadės italiane nė Ankara.

Edhe shtypi turk filloi tė botonte artikuj kundėr Mbretėrisė Shqiptare. Ndėrkohė, qeveria shqiptare ndaloi futjen nė Shqipėri tė tė gjitha gazetave turke. Gazeta “Shekulli i ri”, qė dilte nė Durrės, pat nisur tė botonte Diskutimin e madh tė Ataturkut, mbajtur nė Asamblenė e Madhe Kombėtare tė Turqisė, mė 1923. Ky botim u ndėrpre. Gjithsesi, shtypi shqiptar i kohės, nė mėnyrė sistematike, botoi njė numur tė madh shkrimesh tė gjinive tė ndryshme, nga njoftimet e thjeshta e kronikat, deri te portretet e komentet e hollėsishme - pasqyrė e pikėpamjeve tė forcave tė ndryshme politiko-shoqėrore pėr Lėvizjen Nacionalēlirimtare turke dhe pėr shndrrimet demokratike nė Turqi. Bie fjala, nė disa numura tė revistės pėrparimtare tė mirėnjohur “Bota e Re”, zuri vend seria e artikujve “Pse dhe si u shkatėrrua Turqia e vjetėr”, qė arrinte nė pėrfundimin se Turqia po shpėton nga “imperializmi evropian dhe nga klasa drejtuese e vjetėr” (“Bota e Re”, nr.7, 10, 11, 12, 13, Korēė, 1936).

Megjithėkėtė, lidhjet shqiptaro-turke pėr tre vjet me radhė vazhdonin tė qėndronin nė nivelin zero.

I ngarkuari me punė ad interim i Turqisė nė Tiranė theksonte se “… me qeverinė (shqiptare, sh.y.) nuk kam as edhe njė kontakt. Pres udhėzime” (AMPJT, Shqipėri-Turqi, 1926-1931. Njė faqe nga marrėdhėniet Turqi-Shqipėri. 18.11.1931).

Nė pėrgjigjjen qė iu dėrgua nga Ankaraja, vihej nė dukje: “Me qeverinė nuk duhet tė mbash kontakte dhe tė shmangėsh nė mėnyrė tė prerė ēdo ballafaqim” (AMPJT, Shqipėri-Turqi, 1926-1931. Njė faqe nga marrėdhėniet Turqi-Shqipėri. 18.11.1931).

Pra, i ngarkuari me punė ad interim do tė qėndronte nė Tiranė si vėzhgues. Ai nuk do tė zhvillonte bisedime me qeverinė shqiptare. Lipsej tė tregohej i duruar, nuk duhej tė reagonte e as t'u jepte pėrgjigjje skandaleve qė mund tė sajonin persona tė ndryshėm. Pikėrisht nė ato momente delikate hyri nė mes Ataturku. Ai i ktheu marrėdhėniet shqiptaro-turke drejt normalizimit. Mė 20 tetor 1931, nė Stamboll u mbajt Konferenca e Dytė Ballkanike, ku mori pjesė edhe Shqipėria. Delegatėt, pėr seancėn e fundit shkuan nė Ankara. Ataturku i priti ata dhe nė tė njėjtėn ditė u dėrgoi nga njė telegram kryetarėve tė shteteve ballkanike, pjesėmarrėse nė Konferencė. Telegrami drejtuar mbretit shqiptar Zog I kishte kėtė pėrmbajtje. “Duke pritur sot nė Ankara pjesėmarrėsit nė Konferencėn e Dytė Ballkanike, ndjeva kėnaqėsi tė vėrtetė. U preka thellė nga urimet e shprehura pėr mua dhe pėr kombin turk nga pėrfaqėsuesit e organeve kombėtare shqiptare. Me kėtė rast, duke formuluar urimet mė tė pėrzemėrta pėr lumturinė e Shkėlqesisė Suaj dhe pėr mirėqėnien e popullit shqiptar, mendoj se nuk shpreh vetėm ndjenjat e mia, por edhe ndjenjat e kombit turk” (Anadolu Ajansi, Shėrbimi i Dytė, Buletini Politik, 29.10.1931. Pėrgjigjja e mbretit Zog: “Jam thellėsisht i prekur nga urimet e pėrzemėrta pėr kombin shqiptar dhe pėr mua. Nė emrin tim dhe tė kombit shqiptar, ju uroj lumturi, ndėrsa kombit fisnik turk urimet mė tė ngrohta pėr begati”).

Ky telegram i Ataturkut ngjalli gėzim nė Shqipėri dhe e mbylli menjėherė periudhėn e “luftės sė ftohtė”. Lidhur me gjendjen nė Tiranė, i ngarkuari me punė ad interim i Turqisė njoftonte Ankaranė:

“Telegrami i Presidentit tonė tė madh ka krijuar nė Shqipėri njė atmosferė hareje dhe mirėnjohjeje tė ēiltėr. Gjithkush mbeti i mahnitur nga delikatesa. Ish-ministri i Jashtėm Jobek erdhi nė ambasadė, shprehu kėnaqėsinė e madhe qė ndjente, m'u lut t'u transmetoja ndjenjat e tij Shkėlqesisė Gazi, kryeministrit e funksionarėve tė lartė dhe uroi pėr festėn tonė tė Republikės. Erdhėn, gjithashtu, tė ngarkuarit me punė ad interim tė Gjermanisė e tė Greqisė dhe shprehėn urimet e gėzimin e tyre” (AMPJT: Turqi-Shqipėri, 1931. Telegram i shifruar drejtuar MPJT-sė nga Ambasada nė Tiranė, 28.10.1931).

I ngarkuari me punė ad interim i Turqisė nė Tiranė u bė sakaq njeriu i ditės, ftohej nė ēdo vend e veprimtari dhe qarkohej nga njerėz qė e kėqyrnin miqėsisht. Madje mbreti Zog I po tregonte interesim dhe kujdes tė posaēėm pėr tė. Nė telegramin qė i ngarkuari me punė ad interim i Turqisė i dėrgonte Qėndrės mė 29 nėntor 1931, vinte nė dukje: “Pėr tė uruar pėrvjetorin e Pavarėsisė, dje shkova nė pallat sėbashku me trupin diplomatik. Kur po shtrėngonte duart, mbreti qėndroi veēanėrisht para meje, tė ngarkuarit me punė ad interim, dhe mė pyeti me respekt tė madh pėr Shkėlqesinė e Tij Gazi” (AMPJT: Shqipėri-Turqi 2/5. Telegram i shifruar dėrguar MPJT-sė nga ambasada turke nė Tiranė, 6.12.1931, nr. 310).

Pas njė jave, ai dėrgoi telegramin e mėposhtėm: “Dje u prita nė audiencė nga mbreti. Pranė Tij nuk kish njeri tjetėr. Me njė turqishte tė saktė, mbreti tha me ēiltėrsi tė jashtėzakonshme kėto fjalė: Lidhjet qė na bashkojnė me Turqinė janė tė shėnjta. Ato nuk mund tė cėnohen. Turqisė i jemi borxhli pėr shumė gjėra. Jam i lumtur qė, mė nė fund, u arrit mirėkuptimi. Shkėlqesia e Tij Gazi, tė cilin e nderoj shumė, nė ēėshtjen e gjallėrimit tė vendit ka mbajtur qėndrim gjenial, ēka e ēudit njeriun. Ajo qė po pėrpiqemi tė bėjmė ne, nuk ėshtė asgjė para asaj qė ka kryer Ai. Juve nuk ju shoh si diplomat tė huaj. Ejani menjėherė tek unė, edhe pėr gjėra tė parėndėsishme, qė nuk do tė mund t'i zgjidhni me Ministrinė e Punėve tė Jashtme (AMPJT: Shqipėri-Turqi, 1931. Telegram i shifruar dėrguar MPJT-sė nga ambasada turke nė Tiranė, 6.12.1931, nr.359).

Mbreti Zog I e pėrcolli pastaj deri tek dera tė ngarkuarin me punė ad interim tė Turqisė, Zeqi Haki beun, dhe i shprehu sėrish respektin pėr Ataturkun.

Pa kaluar as njė javė, Zogu I e priti pėrsėri dhe, kėtė radhė, duke folur pėr njė aleancė midis Shqipėrisė dhe Turqisė, tha: “Turqia ėshtė aleatja e natyrshme e Shqipėrisė. Do t'i qėndroj gjithmonė besnik Gaziut. Kam simpati tė veēantė pėr ju. Ejani tek unė sa herė tė dėshironi” (Po aty. Telegram i shifruar dėrguar MPJT-sė nga ambasada turke nė Tiranė, 12.12.1931).

Kishte filluar kėshtu pėrsėri periudha e vllazėrimit mes Shqipėrisė dhe Turqisė. Mbreti Zog I shprehte dėndur admirimin qė ndjente pėr Ataturkun dhe i dėrgonte pėrshėndetje. Edhe Ataturku i pėrgjigjej. Nė pėrvjetoret e Republikės sė Turqisė, mbreti Zog I i dėrgonte Ataturkut telegrame urimi dhe merrte falenderimet e Ataturkut. Po kėshtu, pėr festėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ataturku i ēonte mesazhe urimi mbretit Zog I.

Gjatė vitit 1933, nė Ballkan pati zhvillime tė rėndėsishme politike. Nė atė periudhė dha frytet e veta politika e Ataturkut pėr shndrrimin e Ballkanit nė njė rajon tė paqes e tė sigurisė. U hodhėn hapa drejt krijimit tė Paktit Ballkanik. U nėnshkruan traktate miqėsie dhe mossulmimi ndėrmjet Turqisė dhe vendeve ballkanike. Traktatin e Miqėsisė midis Turqisė dhe Greqisė, tė nėnshkruar mė 14 shtator 1933, e pasuan traktate tė njėjtė edhe me Rumaninė (17 tetor 1933) e me Jugosllavinė (27 nėntor 1933). Me njė protokoll tė 24 shtatorit 1933, Traktati Turko-Bullgar i Miqėsisė dhe i Asnjanėsisė, i nėnshkruar mė parė, u zgjat edhe pėr pesė vjet.

Nė kėtė frymė miqėsie tė gjithėmbarėshme u kremtua edhe pėrvjetori i dhjetė i krijimit tė Republikės sė Turqisė. Nė veprimtaritė e organizuara me kėtė rast, morėn pjesė edhe shtetet ballkanike, pra edhe Shqipėria. Mbreti Zog I i dėrgoi Ataturkut njė mesazh tė ēiltėr urimi, me tė cilin shprehte besimin se Republika e Turqisė, tė cilėn e cilėsoi “vepėr e pavdekshme tė krijuar dhjetė vjet mė parė”, do tė zhvillohet vazhdimisht (Po aty. Fjala e pėrgjigjjes e Mustafa Qemalit).

Duke e falenderuar me ngrohtėsi Ahmet Zogun pėr kėtė mesazh, Ataturku formuloi urime tė ēiltra pėr pėrparimin e kombit shqiptar “nėn administratėn e ndritur” tė mbretit Zog I (Po aty, 23.10.1933).

Pas njė muaji, nė nėntor 1933, me rastin e pėrvjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ataturku dhe mbreti Zog I shkėmbyen sėrish telegrame urimi dhe falenderimi. Krahas marrėdhėnieve shqiptaro-turke, u zhvilluan edhe marrėdhėniet e Turqisė me vendet e tjera tė Ballkanit. Mė 9 shkurt 1934, ndėrmjet katėr shteteve eurojuglindore, - Turqia, Greqia, Jugosllavia dhe Rumania, - u nėnshkrua Pakti Ballkanik. Bullgaria dhe Shqipėria mbetėn jashtė tij.

Pak kohė pas nėnshkrimit tė Paktit Ballkanik, sekretari i pėrgjithshėm i Ataturkut, Ryshen Eshref (Ynajdėn), u emėrua ambasador i Republikės sė Turqisė nė Tiranė. Duke dėrguar nė kryeqytetin shqiptar bashkėpuntorin e vet tė ngushtė, Ataturku desh tė tregonte se i jepte rėndėsi edhe Shqipėrisė, - nė njė kohė qė ishte krijuar Pakti (apo Antanta) Ballkanik, - pėr tė fituar zemrat e shqiptarėve. Ai e pa tė udhės t'i jepte direktiva tė hollėsishme ambasadorit tė ri, qė do tė shkonte nė Tiranė. Edhe mosdėrgimin atje pėr njė periudhė tė gjatė tė njė ambasadori, Ataturku e lidhte me faktin se deri atėhere nuk ishte gjendur njė person i pėrshtatshėm pėr atė detyrė. Nė udhėzimet me shkrim, qė i dha Ryshen Eshrefit pėr kėtė ēėshtje, Ataturku pėrcaktoi njė “formulė”, tė cilėn Rysheni do ta pėrdorte: “Ju e dini se unė kam qėnė sekretar i pėrgjithshėm i Shkėlqesisė sė Tij, Presidentit Gazi Mustafa Qemalit. Kur iu kėrkua nga Ministria e Jashtme tė emėronte njė ambasador nė Shqipėri, ai u lėkund. Pas kėsaj lėkundjeje, kaluan ditė. Pėr tė kuptuar shkakun e lėkundjes sė Tij, ministri i Punėve tė Jashtme m'u drejtua qė tė ndėrhyja. I thashė shefit tim tė madh pėr ēka mė ish lutur ministri i Jashtėm, dhe Ai m'u pėrgjigj:

“Kam tė drejtė tė lėkundem… Unė dėshiroj qė pėrfaqėsuesi qė do tė shkojė nė Shqipėri, tė jetė njė zotni qė e njoh nga afėr, qė i besoj moralit tė tij dhe qė njeh nga afėr mendimet e mia. Derisa nuk do tė gjendet njė njeri i tillė, nuk do t'i miratoj ambasadorėt e propozuar. Unė, si sekretar i pėrgjithshėm i Presidentit, e kreva me sinqeritet detyrėn time, me njė fjalė mendimin e Gaziut ia kumtova ministrit tė Punėve tė Jashtme. Paskėtaj, ministri i Punėve tė Jashtme bėri propozimin e vet tė fundit e tė prerė. Si rezultat i kėtij propozimi, me tė cilin u bashkua edhe Shkėlqesia e Tij, kryeministri Ismet Pasha, u caktova ambasador. E pranoj se kjo mė shkaktoi shqetėsim nė njė drejtim. Nuk ėshtė nevoja ta shpjegoj shqetėsimin tim. Por shqetėsimi im zhduket prej faktit qė shefi im mė parapėlqeu mua pėr Shqipėrinė e nderuar, ndaj sė cilės ka treguar miqėsi tė madhe. Kėtė shqetėsim ma zhduk edhe fakti se do tė jem pranė Tij si specialist pėrsa kohė qė do ta kryej me sukses detyrėn time nė Shqipėri, sikurse pret Ai. Kjo detyrė ėshtė tė ngre lart vllazėrinė dhe miqėsinė turko-shqiptare” (Bilal N. Shimshir: Direktivat e Ataturkut ambasadorit Ryshen Eshref Ynajdėn Mbi marrėdhėniet turko-shqiptare, Ankara, 1981, f.5).

Nė porositė qė i dha me shkrim Ryshen Eshrefit, Ataturku preku edhe probleme tė ndryshme politike, si marrėdhėniet turko-shqiptare, Shqipėria dhe Pakti Ballkanik, politika e Turqisė nė Ballkan, qėndrimi ndaj Italisė dhe veēanėrisht orientime pėr qėndrimet qė duhej tė mbante ambasadori. Lidhur me ēėshtjen “Shqipėria dhe Pakti Ballkanik”, Ataturku theksoi: “Nėse ende nuk janė ndėrmarrė nisma tė qarta dhe tė prera pėr futjen e Shqipėrisė nė Paktin Ballkanik, janė mbajtur parasysh interesat e Shqipėrisė. Mendimi im ėshtė ta shoh Shqipėrinė si pjesėtare tė natyrshme dhe tė pėrhershme tė kėtij pakti. Presim momentin dhe ruajmė shpresėn se kjo dėshirė do tė pėrmbushet nė njė kohė tė afėrt, kur shteti shqiptar ta shohė veten nė kushte tė pėrshtatshme. Megjithse Shqipėria nuk bėn pjesė nė kėtė pakt, ėshtė rregulluar nė njė mėnyrė tė tillė qė qeveria shqiptare siguron kufijtė ballkanikė” (Po aty).

Nė direktivat e tij, Ataturku e pėrmblidhte kėshtu politikėn ballkanike tė Turqisė: “Punon pėr miqėsi tė vėrtetė, serioze, nė tė gjithė Ballkanin e nė garanci e ēiltėrsi tė ndėrsjellė pėr ēdo ēėshtje. Ndėrkaq, edhe pėr bullgarėt ushqejmė tė njėjtat ndjenja”. Lidhur me kėtė politikė, Ataturku e porositi ambasadorin: “Tė punosh me besnikėri e dashuri me pėrfaqėsuesit e shteteve ballkanike dhe t'i nxitėsh ata t'u bėjnė thirrje shteteve e qeverive tė tyre pėr tė punuar nė kėtė drejtim” (Po aty).

Nė direktivat qė Ataturku i dha Ryshen Eshrefit, pėrfshihen edhe mjaft kėshilla. Ataturku sillej si njė mėsues, qė dėshiron ta pėrgatisė nxėnėsin e vet. Ai po e pėrgatiste pėr detyrėn e re bashkėpuntorin e tij tė afėrt, i cili, pėr herė tė parė, ngarkohej me njė detyrė diplomatike. Kėshillat e Ataturkut janė tė dobishme edhe sot pėr diplomatėt e rinj. Po citojmė disa syresh:

1. Nė kontaktet me popullin shqiptar duhet tė propagandoni, pa bujė, se jeni mik, vėlla i sinqertė dhe pėrkrahės i flaktė i interesave dhe i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Por duhet tė mos hiqni nga mendja faktin qė, midis shtresave tė ndryshme tė popullit ka disa kategori njerėzish, siē ndodh nė ēdo vend. Njė pjesė e tyre ankohen nga qeveria e nga regjimi dhe nė kėtė terren diskutojnė. Ndaj kėtyre personave asnjėherė nuk duhet mbajtur qėndrim e nuk duhet folur me njė gjuhė pėrkrahėse dhe, sapo t'i dalloni se cilėt janė kėta tipa, t'i ndėrprisni kontaktet me ta, sepse ambasadori dhe ambasada nuk janė pėrfaqėsues tė njė komiteti apo ndonjė organizatė e prirur pėr tė shkatėrruar shtetin nė tė cilin ndodhen. Me njė fjalė, ambasadori punon pėr farkėtimin e miqėsisė sė ngushtė midis shtetit ku ėshtė akredituar dhe shtetit tė vet, sidhe pėr konsolidimin e shtetit mik…

2. Pėrsėri nė popull ka njė kategori tė dytė. Kėta njerėz janė edhe kundėr vendit tė tyre, edhe kundėr Turqisė, qė ka miqėsi me vendin e tyre. Kėta nė pėrgjithėsi janė spiunė tė shteteve tė huaj. Sa pėr qėndrimin ndaj tyre, duhet t'i dėgjojmė, tė mos u japim pėrgjigjje tė shkoqur dhe, ndonjėherė ėshtė me dobi tė flasim siē e kėrkojnė interesat e shtetit dhe tė politikės sonė.

3. Ka disa persona, qė janė miq tė Turqisė, ashtu siē janė miq tė shtetit dhe kombit tė tyre. Me kėta duhet mbajtur qėndrim sa mė dashamirės e tė sillemi me ngrohtėsi. Ky ėshtė njė ndėr frontet mė dobiprurės pėr tė fituar opinionin nė favor tė Turqisė.

4. Duhet t'i kushtoni rėndėsi tė qėnit i kujdesshėm gjithmonė nė bisedat qė do tė keni me personalitetet gjatė kontakteve dhe takimeve miqėsore dhe documentés (tė dokumentuar, frėngjisht, sh.y.) nė problemet qė trajtohen. Pėrsa kohė qė nuk do tė jeni i bindur se fjalėt tuaja nuk do tė pėrgėnjeshtrohen nga realiteti, ėshtė veprim i pranueshėm tė tėrhiqeni nga biseda. Kur ju drejtohen pėr tė mėsuar mendimin tuaj dhe kur u japin rėndėsi fjalėve tuaja, do tė thotė se keni tėrhequr vėmendjen…

5. Duhen ndjekur me ndjeshmėri tė lartė dhe vazhdimisht marrėdhėniet me qeverinė, pranė sė cilės ndodheni. Duhet ta bėni zakon qė t'u kushtoni rėndėsi ngjarjeve tė pėrditshme nė shtetin ku ndodheni dhe tė njoftoni menjėherė me raport pėr ato ngjarje qė i gjykoni me interes pėr qeverinė tonė, politikėn tonė dhe interesat tona. Mos u ndruani se mund tė keni gabuar nė pikėpamjet e nė mendimet tuaja pėr kėto ēėshtje. Edhe nėqoftėse do tė keni ndonjė mendim apo pikėpamje tė pasaktė, kjo zgjidhet me shkėmbim mendimesh. Nga kjo kemi shumė dobi pėr tė nxjerrė pikat kryesore tė nevojshme pėr tė qėnė syēelėt nė tė ardhmen.

6. Para ēdo veprimi qė shkel materialisht dhe moralisht pavarėsinė, krenarinė, interesat e larta tė shtetit, nė rast se duhet mbajtur qėndrim, pėr pėrfaqėsuesin tonė ėshtė tejet i rėndėsishėm vendimi i ēastit. Nė rast se janė tė pėrshtatshme kushtet dhe koha pėr tė dhėnė vendimin, ai duhet tė kėrkojė menjėherė udhėzime nga Qėndra. Nė rast se kjo mundėsi nuk ekziston, atėhere nuk duhet tė ngurrojė tė vendosė pėr tė vepruar personalisht, duke marrė pėrsipėr pa frikė pėrgjegjėsinė.

7. Kur merret vendimi, duhet menduar vetėm pėr kėtė pikė: t'i impononi mendjes dhe ndėrgjegjjes suaj se keni tė drejtė dhe tė jeni i bindur se do ta mbroni dhe argumentoni kėtė vendim para kujtdoqoftė.

Ryshen Eshrefi, pasi i shkroi dhe i futi nė ēantė kėto kėshilla tė Ataturkut, mė 2 prill 1934 u nis nga Ankaraja dhe mė 8 prill mbėrriti nė portin e Durrėsit. Pas njė jave, pra mė 15 prill, i paraqiti mbretit Zog I letrat kredenciale. Ndėrkaq njoftoi me njė raport tė hollėsishėm pėr fillimin e detyrės, pėr takimet e para nė Shqipėri dhe pėr mbresat e para.

Lidhur me takimin me mbretin Zog I, nė raport shkroi:

“Mbreti mė priti nė njė sallė mjaft tė madhe. Vetė qėndronte mė kėmbė nė mes tė sallės. Pranė kish ministrin e Jashtėm dhe njė nėpunės tjetėr. Biseda do tė zhvillohej vetėm midis ne tė dyve, kokė mė kokė. U drejtua tek unė. Nė fillim foli ai nė turqisht: Mirseardhėt, bej efendi! Nė ecje ishte i shkathėt dhe energjik. Turqishten e fliste bukur, por me theks paksa shqiptar.

Para se tė ulesha, paraqita letrat kredenciale dhe dokumentin e largimit tė paraardhėsit tim, tė nderuarit Tahir Lytfi beut. I thashė qė sjell pėrshėndetjet miqėsore tė Shkėlqesisė sė Tij, Presidentit. Mė falenderoi dhe mė bėri me shėnjė tė ulesha. Ndėrkaq mė zgjati njė cigare nga kutia e argjendtė, prodhim italian, qė e kishte pranė. Mori edhe njė pėr vete. Pa mė lėnė kohė tė merrja shkrepsen, e mori vetė, u ngrit mė kėmbė dhe tregoi respekt duke ma ndezur cigaren” (AMPJT: Shqipėria, K 5/12. Raport dėrguar MPJT-sė sė Turqisė nga ambasada turke nė Tiranė, 19.4.1934, nr. 8.7/997/68).

Si njė mjeshtėr i reportazheve, Ryshen Eshref Ynajdėni na e paraqit me imtėsi takimin e tij me sovranin shqiptar. Ai i thotė pėrmendėsh mbretit fjalėt e Ataturkut, qė i jepnin Shqipėrisė garanci pėr miqėsi. Nė vazhdim, Ynajdėni shkruan: “Para se ta thithja cigaren, i thashė tekstualisht pjesėn e parė tė direktivave tė Shkėlqesisė sė Tij, Presidentit. Nė kėtė kohė edhe mbreti e la cigaren dhe nga fytyra dukej tepėr i kėnaqur prej fjalėve me peshė. Me tė mbaruar kėtė pjesė, shtova se detyra ime ėshtė tė veproj nė bazė tė kėsaj porosie e direktive tė lartė dhe tė punoj me besnikėri pėr tė afruar e forcuar mė tej lidhjet e ngushta e tė ēiltra qė kanė dy vendet tanė vėllezėr. Gjithashtu vura nė dukje se dėshirat tuaja pėr kėtė ēėshtje do t'ia paraqis qeverisė sime. Madhėria e Tij, mbreti, tha se Shkėlqesia e Tij, Presidenti Gazi Mustafa Qemali, duke dėrguar nė Shqipėri njė person tė vet tė afėrt, i ka bėrė njė kompliment Shqipėrisė. Ai theksoi se kjo gjė kėtu do tė vlerėsohet dhe do tė pritet me mirėnjohje. Pasi bėri disa komplimente pėr mua, tha: Pėr pesė shekuj jetuam nė unitet ndjenjash dhe kulture me Turqinė. Kjo bashkėjetesė ka lėnė tek ne ndjenja tė pashlyeshme dashurie dhe mirėnjohjeje. Pėr pesė shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po tė mos ishte Turqia, Shqipėria nuk do tė shpėtonte as nga pushtimi sllav e as mund tė pengonte dot fshirjen e saj nga harta e botės prej latinėve. Thelbin e ekzistencės sonė ia kemi borxh Turqisė. Kombin fisnik turk ne e shohim si vėlla tė madh dhe shtetin e tij si shtet tė madh. Madje edhe sot, shumica a antarėve tė qeverisė sė Shqipėrisė sė re janė arsimuar dhe edukuar nė Turqi. Prandaj gėzohemi shumė kur shohim kėtu ambasadorin e Turqisė. Ju kėtu nuk jeni i huaj; konsiderojeni veten si nė vendin tuaj. Sigurisht do tė keni kontakte tė ngushta me qeverinė, por mos u kufizoni vetėm me kėtė. Ju lutem tė shėtisni sikur tė jeni vendės, krijoni kontakte tė ngushta dhe tė afėrta me popullin. Do tė shihni me sytė tuaj ndjenjat dhe dashurinė qė ushqen vendi ynė pėr popullin fisnik turk. Krijoni kontakte tė ngushta me qeverinė, pyesni ēfarė tė dėshironi, mėsoni madje edhe ēėshtjet sekrete. Kėtė e them sinqerisht nga zemra. Tek unė do tė gjeni njė mik tuajin, tė kombit tuaj, tė tė mėdhenjve tuaj… Kur tė dėshironi, ejani tė takohemi. Bile edhe po s'patėt ndonjė punė, ejani qoftė edhe vetėm pėr t'u fjalosur. Nė fakt, ambasadorėt e tjerė do tė bėhen pak xhelozė pėr kėtė, por s'ka asnjė rėndėsi. Sepse secili duhet ta dijė qė ambasadori turk nė Shqipėri nuk konsiderohet i huaj” (Po aty).

Kėsisoj, takimi i parė midis ambasadorit Ryshen Eshref Ynajdėn dhe mbretit Zog I zgjati mjaft. Nuk ishte vetėm njė ceremoni e paraqitjes sė letrave kredenciale dhe e kapėrceu kuadrin e protokollit normal. Mbreti Zog I tregoi interes tė madh pėr zhvillimin e Republikės sė Turqisė dhe bėri pyetje tė ndryshme pėr kėtė ēėshtje. Kėrkoi edhe libra ku flitej pėr Turqinė dhe tha se do t'i lexonte ato. Pastaj, mbreti u ankua se nė Shqipėri nuk kishte kapitale tė mjaftueshme dhe njerėz tė pėrgatitur. Mė tej shfaqi interesim tė posaēėm pėr faktin qė Turqia pėrparonte pa marrė borxhe tė jashtme dhe preku vėshtirėsitė ekonomike nė Shqipėri.

Pasi ambasadori tha se kishte parė me sytė e veta se nė Shqipėri bėheshin pėrpjekje pėr zhvillim dhe se nė ēdo anė tė vendit “mbizotėron rregull i plotė”, mbreti Zog i shpjegoi pėrse hoqi dorė nga republika dhe parapėlqeu monarkinė. E, sikur tė dashkej t'i kėrkonte ndjesė Ataturkut, shtoi: “Ky rregull nuk ishte nė tė kaluarėn. Shumė ngatėrresa tė brendshme rrezikonin ekzistencėn e Shqipėrisė. Veprimtaritė e huaja rreth nesh dėshmonin se ekzistonte rreziku pėr tė na coptuar. Kėtė rrezik e kapėrcyem vetėm me pėrpjekjet tona, duke bėrė sakrifica. Nė thelb, edhe unė jam pėrkrahės i republikės, jam republikan po aq sa ėshtė edhe Shkėlqesia e Tij, Gaziu. Tė jetė i sigurtė pėr kėtė. Por kushtet na detyruan tė garantojmė unitetin e brendshėm, prandaj vepruam nė kėtė mėnyrė. Lutemi qė Ai ta dijė kėtė. Admiroj Shkėlqesinė e Tij Gazi dhe veprat e Tij. Thuajini tė mė pranojė si njė vėlla tė vogėl, tė mos mė mbajė larg kėshillave e paralajmėrimeve. Vendin tuaj, qė ēapitet drejt Perėndimit, e marrim shėmbull pėr vendin tonė, ju marrim si model” (Po aty).

Po kaq e ngrohtė dhe e frytshme pat qėnė edhe paraqitja e letrave kredenciale nga ambasadori shqiptar Xhavit Leskoviku nė Ankara, Presidentit Ataturk, nė pranverėn e vitit 1933.

Nė marrėdhėniet shqiptaro-turke filloi njė periudhė e re mirėkuptimi e simpatie tė ndėrsjellė, qė vazhdon edhe nė ditėt tona.





Burimi: TemA Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!