Total: (508,057)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Klinaku tĆ«rhiqet nga ā€œKĆ«nga imeā€ pĆ«r shkak tĆ« ƇoliƧit

Klinaku tėrhiqet nga "Kėnga ime" pėr shkak tė Ēoliēit

Pjesėmarrja e kėngėtarit serb Zdravko Ēoliē nė festivalin "Kėnga ime" ka bėrė qė kėngėtari i muzikės sė mirėfilltė shqipe, Hysni Klinaku, tė heqė dorė nga pjesėmarrja nė kėtė festival."Jam njėri ndėr kėngėtaret pjesėmarrės tė Festivalit "Kėnga ime" nė TV Klan. »»


Andon Zako Ēajupi – koha dhe vepra e tij

Andon Zako Ēajupi – koha dhe vepra e tij

15.11.2008 12:18 - Kategoria: Kulture

  Botohet e plotė vepra e Ēajupit, duke respektuar vullnetin e fundit tė autorit. Nėn pėrkujdesin e prof. dr. Jorgo Bulos, akademik, pėr herė tė parė kemi Ēajupin integral, njė nga shkrimtarėt dhe poetėt mė interesantė shqiptarė, pjesė e fondit tė artė tė letėrsisė shqipe. Vepra, njė promovim special nė panarin e 11-tė tė librit tė ēelur dje nė Pallatin e Kongreseve

Sipas njė thėnieje biblike, njerėzit i ngjajnė kohės sė tyre. Ata me veprėn e tyre shprehin kohėn nė tė cilėn kanė jetuar. Edhe kur e tejkalojnė atė shprehin prirjen e kohės sė tyre. A.Z. Ēajupi, ndėr tė sprasmit shkrimtarė tė Rilindjes dhe ndėr tė parėt tė erės moderne tė letrave shqipe, ėshtė krijuesi qė me veprėn e tij, duke shprehur frymėn dhe fytyrėn e kohės sė vet, i dha asaj edhe pėrmasėn e sė ardhshmes. Prandaj vepra e tij e shumanshme, si vepra e ēdo krijuesi, nuk mund tė kuptohet thjesht dhe vetėm si tekst, jashtė kontekstit historik e kulturor nė tė cilin u ngjiz. Shkrimi i parė qė njohim prej Ēajupit ėshtė nė frėngjisht, me titull “Duke kėrkuar njė alfabet”, botuar nė vitin 898 nė revistėn “Shqipėria tė Bukureshtit”, pėruron jo vetėm angazhimin e tij tė vendosur nė lėvizjen atdhetare, por dhe debatin pėr njė nga ēėshtjet mė tė nxehta e mė tė rėndėsishme tė lėvizjes kulturore e politike tė Rilindjes pėr ēėshtjen e alfabetit. Ky artikull ishte dėshmi jo vetėm e njė pėrkushtimi atdhetar dhe e njė mendjeje tė hapur e tė emancipuar, por edhe e njė pėrgatitjeje qė tė befason me dijet gjuhėsore, kur argumenton nevojėn e alfabetit latin si mė i pėrshtatshmi pėr shqipen. I mbrujtur me vlerat e qytetėrimit perėndimor dhe me filozofinė iluministe, prej kėtij shkrimi tė parė e deri te mė i fundit, Ēajupi do t'i mbetet besnik vetvetes dhe pėrkushtimit pėr t'i parė shqiptarėt dhe kulturėn e shtetin e tyre tė shkėputur nga traditat anakronike tė njė bote tė perėnduar anadollake dhe shoqėrinė shqiptare tė projektuar sipas modelit tė qytetėrimit modern evropian. Me publicistikėn dhe veprėn e tij letrare Ēajupi mori qė nė krye anėn mė tė pėrparuar tė mendimit atdhetar, shoqėror e filozofik tė kohės kur jetoi.

Vepra e tij e parė poetike qė e bėri menjėherė tė njohur, ishte “Baba Tomori”, botuar nė Kajro mė 1902. Faik Konica, i magjepsur nga freskia dhe thjeshtėsia e vjershave tė kėsaj pėrmbledhjeje, shkroi po atė vit: “Na leu njė vjershėtor.” Dhe nuk gaboi. Poezisė shqipe i kishte ardhur njė vjershėtor me zėrin e tij tė veēantė, me vizionin e tij tė veēantė pėr jetėn dhe me njė ndjeshmėri tė hollė pėr tė pathėnat e shpirtit njerėzor, me njė gjuhė poetike qė rridhte si kėngėt dhe ujėt e burimeve tė Zagorisė, e ēliruar nga klishetė e ngurta, e mbrujtur me mallin e mėmėdheut dhe me mallin e dashurisė, pėrzier me erė trėndeline dhe me erė gjethesh. Por Konica kishte pikasur dhe njė pėrmasė tė re nė poezinė e Ēajupit, frymėn e humorit, shijen e veēantė qė i jep gjuhės sė tij “kripa e Vlorės”. Me ato pak fjalė qė u shkruan nė “Albania” pėr “Baba Tomorin” ishte thėnė thuajse gjithēka pėr vjershėtorin qė sapo kishte lindur, por qė do tė bėhej shpejt njė nga mė tė mėdhenjtė e poezisė shqipe, bard popullor i Atdheut, poet i dashurisė, mjeshtėr i fjalės sė kripur me humor, mik i lirisė nė kuptimin e gjerė tė fjalės, njė nga personalitetet e papėrsėritshme tė kulturės shqiptare.

“Baba Tomori” ėshtė vepra mė e rėndėsishme e Ēajupit dhe njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė poezisė shqipe tė Rilindjes. Te “Baba Tomori” u shfaq profili krijues novator i Ēajupit, veēoritė e stilit dhe tė talentit tė tij tė vetvetishėm. Shpirti atdhetar s'kishte njohur mė parė njė poet me temperament aq tė vrullshėm, shpirti rebel, njė kėngėtar aq tė pėrkushtuar tė lirisė, shpirti erotik s'kishte gjetur njė shprehje aq tė hollė dhe aq tunduese, shpirti shpotitės njė penė aq tė mprehtė e tė guximshme dhe vjershėria shqipe njė gjuhė poetike aq tė njomėsht e aq tė afėrt me kėngėn e popullit. Ėshtė kjo arsyeja qė Ēajupi i shumė veprave tė tjera mbeti gjithmonė i njėjtėsuar me “Baba Tomorin” dhe “Baba Tomori” me poetin.

Kur “Baba Tomori” sapo kishte dalė nė qarkullim dhe kishte marrė lavdėrimet dhe kritikat e para, Ēajupi lajmėronte se po bėnte gati pėr shtyp njė tjetėr vepėr me titull “Dhjata' e vjetėr e ēfaqur”. Nė variantin pėrfundimtar hoqi dorė nga ky titull dhe veprėn e quajti “Baba Musa Lakuriq”, jo rastėsisht, por pėr tė shprehur mė mirė pėrmes tij pėrmbajtjen e njė vepre qė tregonte lakuriq tė vėrtetėn e miteve dhe tė legjendave biblike. “Baba Musa Lakuriq” ėshtė njė vepėr komplekse, njė parodi e aktualizuar e skenave dhe e personazheve biblike pėrzier me skena dhe personazhe reale tė jetės shqiptare. Nėnshtresa filozofike dhe filli biblik me tė cilin endet rrėfimi i jep veprės njė dimension dhe tingėllim universal. Skepticizmi pėr thelbin moral tė njeriut, ideja e ēlirimit nga vargonjtė e ideologjive, e bėjnė veprėn njė dukuri tė re nė letrat shqipe dhe nė mendimin shqiptar, edhe pse ajo mbeti e pabotuar, ndoshta pikėrisht pėr shkak tė tronditjes qė sillnin kėto ide nė mendėsinė e lexuesit shqiptar tė kohės.

Por ndėrsa “Baba Musa” flinte nė sirtar, njė tjetėr vepėr mori jetė nė tavolinėn e punės sė Ēajupit, tragjedia “Burri i dheut”, mbaruar nė mars tė vitit 1908, pėr tė mbetur edhe ajo e pabotuar me gjallje tė autorit. Vepra ka personazh qendror Skėnderbeun. Poeti, si ēdo rilindės, synonte tė ringjallte kujtimin e Heroit Kombėtar, por nė mėnyrėn e vet, duke thyer traditėn e njė rrėfimi historik dhe duke ndėrtuar njė subjekt tragjik, me njė intrigė qė nuk merr parasysh tė vėrtetėn historike, por “tė vėrtetėn artistike” sipas mėsimit tė Aristotelit, se historia tregon punėt qė kanė ngjarė, kurse poezia punėt qė mund tė ngjajnė, dhe sipas gjedhes sė tragjedisė “Heraklius, perandor i Orientit”, tė shkrimtarit francez Pjer Kornei.

Ndėrkaq fillimi i shekullit tė ri i kishte vėnė shqiptarėt pėrpara njė realiteti tė ri: i “sėmuri i Bosforit” po jepte shpirt dhe ata duhet tė zgjidhnin: tė mbeteshin nė gėrmadhat e Perandorisė qė po shembej, apo tė ndaheshin njė herė e mirė prej saj. Disa syresh nanuriseshin nga iluzioni se revolucioni xhonturk i vitit 1908 do t'u sillte lirinė, tė tjerė, si dhe Ēajupi, nuk i besonin kėtij naiviteti. Pasi botoi pamfletet “Konstitucioni nė Turqi” (1908) dhe “Klub' i Selenikut” (1909), ku demaskon demagogjinė e turqve tė rinj, e shpall haptas idenė e shkėputjes nga bota e vjetėr dhe nga sistemet shtetėrore teokratike pėr tė pėrqafuar qytetėrimin evropian, Ēajupi shkruan komedinė “Pas vdekjes” (1910), e cila e merr temėn po nga problemet e lėvizjes patriotike pas revolucionit xhonturk. Tė dyja kėto vepra kanė hyrė nė repertorin klasik tė teatrit shqiptar. Nė qoftė se me “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėr” (botuar mė 1902 te “Baba Tomorri”) Ēajupi inauguroi komedinė e zakoneve nė letrat shqipe, me “Pas vdekjes” inauguroi komedinė politike. Objekt i satirės sė Ēajupit nė kėtė vepėr bėhen pseudopatriotėt vanitozė, qė flirtojnė me demagogjinė e xhonturqve. Me ripunimin qė i bėri komedisė pas dhjetė vjetėsh, Ēajupi theksoi pėrmasėn aktuale tė veprės. Gjithsesi, dhe kjo vepėr mbeti e pabotuar me gjallje tė poetit, i cili mė 1921 botoi “Pėrralla tė La Fontenit” dhe mė 1922 “Lulet e Hindit”, njė tufė vjershash nga letėrsia sanskrite, duke vėnė kėshtu njė gur themeli nė shkollėn e pėrkthimit shqip tė letėrsisė botėrore. I ngazėllyer nga fitorja e forcave demokratike, tė udhėhequra nga F.S. Noli nė qershor tė 1924-ės dhe me dėshpėrimin e njė republikani qė pa tė vendosej monarkia nė Shqipėri mė 1928, shtyu ditėt e fundit derisa mė 13 korrik tė 1930-s mbylli sytė nė vilėn e tij, nė lagjen aristokratike Heliopolis tė Kajros, i rrethuar nga shqiptarėt patriotė tė Misirit dhe i harruar nė atdhe.

Ēajupi rinovoi njė traditė letrare dhe krijoi njė traditė tė re. Vepra e Ēajupit nuk ėshtė thjesht njė hallkė qė lidh epokėn letrare tė Rilindjes me atė qė erdhi pas saj, por njė faktor i progresit artistik tė letėrsisė shqiptare nė fazėn e kapėrcimit nga romantizmi nė realizėm, nga patosi afirmativ kombėtar e patriotik, nė patosin social kritik. Ky ishte njė hap i madh, qė e integronte letėrsinė shqiptare nė rrjedhat moderne tė zhvillimit tė saj.

Ideja patriotike kishte ushqyer frymėzimin e poetėve tė Rilindjes dhe gjithė lėvizjen letrare tė romantizmit. Ēajupi hyri nė kėtė lėvizje me pėrkushtimin e atdhetarit tė djegur nga dėshira pėr liri e nga malli pėr mėmėdhenė; por ai do tė hynte nė kėtė lėvizje edhe me talentin e shkrimtarit qė do tė mbillte me krijimtarinė e tij farėn e dezintegrimit tė sistemit artistik tė romantizmit, edhe atėherė kur mbetej brenda rrethit tradicional tė motiveve atdhetare, edhe pse deri nė fund tė jetės u qėndroi besnik idealeve patriotike.

Ēajupi u dha njė pėrmbajtje tė re, tė gjallė dhe konkrete kėtyre idealeve. Toni i hapur luftarak i shprehjes sė tij poetike do tė shėnonte njė thyerje nė rrjedhėn e patosit retorik sentimental e tė frymės legjendare romantike, qė karakterizonte shpesh ligjėrimin artistik tė poezisė para tij ose tė kohės sė tij. Ai e afroi, duke e zhvendosur nga e kaluara nė tė tashmen, idenė e traditave liridashėse tė popullit tė vet, tė cilin e grishi tė rrokte armėt, jo pėrmes gojės sė personazheve historike, po pėrmes zėrit tė vet si poet qytetar. Vepra e Ēajupit nuk evokoi thjesht atdheun historik, tė imagjinuar ideal prej shqiptarėve, por i kėndoi dheut ku u kishte rėnė koka, ku vuanin e gėzoheshin dhe ku ėndėrronin t'u preheshin eshtrat.

Vendi i Ēajupit nė historinė e kulturės shqiptare, si njė shkrimtar qė nga njė anė shprehu mendėsinė e Rilindjes dhe nga ana tjetėr e tejkaloi atė, lidhet dhe me njė aspekt tjetėr tė veprės dhe tė personalitetit tė tij. Me Ēajupin nis tė shfaqet nė jetėn letrare shqiptare tipi i poetit civil, qė ndien nga tė parėt, bashkė me Konicėn e ndonjė tjetėr, krizėn e idealeve tė Rilindjes, edhe pse me to e lidhnin mijėra fije. Mund tė ishte kjo njė pozitė tragjike pėr njė krijues mbi tė cilin bėjnė trysni dy palė forca: ato qė e mbajnė nė vend dhe ato qė e tėrheqin pėrpara. Te Ēajupi nuk u ndie as drama e shkrimtarit tė shtangur nė udhėkryq, as pesha e rėndė e forcave tė inercisė. Ai shikonte pėrpara, sepse kishte kurajėn civile ta vėshtronte tė vėrtetėn nė sy, sepse i kishte dalė dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marrė integralisht, pa njė qėndrim kritik dhe vetėkritik, nuk i pėrgjigjej mė situatės sė re historike. Ajo qė ndodhte para syve pėr Ēajupin kishte forcė mė tė madhe se trysnia e mendėsisė tradicionaliste romantike. Pėrballė imazhit tė njė jete idilike, ose pėrballė peizazhit tė mbushur me magji e kėngė shtojzovallesh, poetit i vrisnin sytė plagėt shoqėrore, morale, nė trupin e kombit; pėrballė mitit tė harmonisė shoqėrore, ai shihte kundėrshti e kontraste tė mprehta, tė cilat i pikasi edhe nė gjirin e lėvizjes kombėtare, kur demaskoi ortėn e njerėzve tė degraduar tė shtresave tė vjetra shoqėrore qė u kishin shterur energjitė e tyre morale e historike; pėrballė figurės sė shqiptarit tė vizatuar me breroren legjendare tė bartėsit tė virtyteve kombėtare e tė pėrsosmėrisė morale tė trashėguar historikisht nga e kaluara stėrgjyshore historike, i shfaqeshin vese morale dhe kundėrthėnie tronditėse tė shpirtit njerėzor, qė shoqėria moderne i kishte nxjerrė lakuriq nė shesh.

Rilindėsit, bashkė me ta dhe Ēajupi, morėn pėrsipėr dhe ia arritėn ta kthenin idenė kombėtare nga njė ideologji tė njė pakice intelektualėsh nė ideologji tė shqiptarėve, por Ēajupit dhe disa krijuesve tė tjerė tė brezit tė fundit tė Rilindjes u ra barra tė kthenin nė pjesė tė mendėsisė dhe tė kulturės tė shqiptarėve frymėn kritike dhe vetėkritike pėr vlerat dhe cenet e tyre morale e historike.

Nė duelin midis vetėdijes romantike dhe vetėdijes kritike, te Ēajupi po fitonte kjo e fundit, dhe kjo fitore i hapte udhėn realizmit nė letėrsinė shqiptare tė shekullit tė kaluar. T'i shtrosh udhėn njė drejtimi tė ri dhe njė stili tė ri, kjo nuk ėshtė njė meritė e vogėl pėr njė krijues, dhe ky fakt nuk pėrbėn njė episod tė zakonshėm nė rrjedhėn normale tė njė letėrsie, por njė pikė kthese historike nė zhvillimin e saj.

Ēajupi nuk ringjalli thjesht disa elemente tė njė realizmi spontan qė ishin shfaqur para tij nė letėrsinė shqipe. Ai kishte vetėdijen e njė kuptimi realist tė jetės dhe krijoi vepra si “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėr” e “Pas vdekjes”, ku sistemi i personazheve, thelbi i tyre moral e shoqėror, thurja e subjektit si mjet i zbulimit tė kėtij thelbi, janė pėrcaktuar prej kėtij kuptimi.

Ky kuptim ėshtė karakteristik jo vetėm pėr komeditė e tij, por dhe pėr lirikėn e tij. Poeti i “Baba Tomorit” e zbriti poezinė nga qiejt romantikė nė tokė, e pasuroi frymėzimin historik tė letėrsisė sė kohės me frymėn sociale, me patosin qytetar e kritik. Ai i dha njė pėrmbajtje tė re frymės popullore, qė ishte njė tipar i brendshėm i poezisė sė Rilindjes, sepse e gatoi atė me hallet e bujkut e tė njeriut tė zakonshėm, me brengat e mėrgimtarit dhe tė bariut; ai nuk i kėndoi njė dashurie platonike, por njė dashurie tokėsore. Lirikat e tij dashurore, pak tė studiuara, janė njė model i modernitetit tė ndjesisė artistike ndaj bukurisė femėrore, por dhe i skepticizmit ndaj thelbit tė moralit tė shoqėrisė sė kohės.

Letėrsia shqipe e Rilindjes Kombėtare ėshtė, nė mos e vetmja, nga tė rrallat letėrsi romantike qė thuajse nuk e pranoi satirėn dhe sarkazmin nė arsenalin e mjeteve tė saj. Kjo kornizė i vinte pranga vetėdijes kritike e qytetare tė Ēajupit dhe ai i theu ato pranga duke e pasuruar letėrsinė me njė pėrmasė tė re. Por ky kalim nga entuziazmi afirmativ romantik nė patosin sarkastik ishte brutal dhe gati skandaloz pėr veshėt e pamėsuar me tė. Kėtu duhet kėrkuar dhe pėrgjigjja e pyetjes qė ka munduar shpesh studiuesit: pse u prit nė mėnyra tė ndryshme vepra e Ēajupit nga kritika, e cila ose i thuri himne, ose i lėshoi anatema. Shkaku ishte se ajo trondiste disa norma, thyente disa kanune e prishte amullinė, nė klimėn e sė cilės rrezikonte tė vegjetonte krijimtaria artistike.

Heronjtė e poezisė romantike tė Rilindjes dhe personazhet e eposit romantik te Naimi dhe mė pas deri te Fishta, ishin nė pėrgjithėsi monokromė, tė bardhė ose tė zinj, trima ose frikacakė, atdhetarė ose tradhtarė, tė mirė ose tė kėqij, kurse me veprėn e Ēajupit nis procesi i shpėrbėrjes sė kėtij koncepti; nė tė shfaqet njė tip i ri heroi, me shpirt e tipare kontradiktore, me botėn e vet morale, ku ndeshet virtyti me vesin, shfaqet njė hero me portretin e vet tė veēantė, ku pėrzihen ngjyrat, dritat dhe hijet. Nga kjo vetėdije realiste buron shpesh njė qėndrim i dyfishtė emocional, pohues dhe mohues, si dhe ajo rrymė humori edhe me vetveten e heroit lirik, qė shpesh identifikohet me poetin. Tana e komedisė “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėr” ėshtė njė shembull i mjaftueshėm pėr tė kuptuar se nė galerinė e tipave tė letėrsisė shqipe po hynte njė personazh i ri, jo thjesht si tip shoqėror, por si realizim artistik. E kapėrthyer nė kontradiktėn e saj tė brendshme, si viktimė e jetės dhe e koncepteve patriarkale dhe si mbrojtėse e tyre, ajo ka merituar simpatinė dhe shpotinė nga ana e shkrimtarit.

Nuk mund tė flasėsh pėr veprėn e Ēajupit, pa iu referuar marrėdhėnieve tė saj me folklorin, e cila ėshtė njė marrėdhėnie e brendshme e thellė, qė buron nga njohja e shpirtit tė popullit, e mendėsisė dhe e filozofisė sė tij. Ēajupi u nis prej traditės sė folklorit tė vendlindjes dhe e shpuri atė mė tej, duke e pėrpunuar e duke i dhėnė njė shprehje tė re e tė freskėt artistike.

Fryma atdhetare e kėngės historike popullore e bėri mė luftarake lirikėn patriotike tė Ēajupit; nota sociale e lirikės popullore e bėri mė realiste poezinė e Ēajupit; freskia dhe sensualizmi i lirikės erotike zagorite e bėri mė njerėzore e voluptive lirikėn dashurore tė Ēajupit, kurse humori lab i dha veprės sė Ēajupit patosin satirik.

Folklori nuk i dha Ēajupit vetėm tharmin e frymėzimit poetik, por edhe mjetet e ligjėrimit poetik. Nė njė kohė kur, siē shkruante De Rada, shqipes i qe kėputur mė shumė se njė tel, ose siē shkruante vetė poeti, nė njė kohė kur gjuha shqipe ishte e pamjaftueshme si gjuhė e poezisė, Ēajupi nė vazhdėn e Naimit rigjallėroi mekanizmat e brendshme tė gjuhės dhe “inventarin” e saj poetik, duke shfrytėzuar sidomos traditėn folklorike. Ai ngriti nga gjuha dhe kėnga popullore nė gjuhėn e letėrsisė artistike njė tog fjalėsh tė zakonshme, tė cilat nisėn tė tingėllonin poetike. Kėto fjalė do tė formonin shtresėn e re stilistike tė leksikut poetik tė shqipes.

Kuteli do ta quante Ēajupin “Mistrali i Shqipėrisė”, sepse me tė u shfaq nė galerinė e poetėve shqiptarė profili i poetit popullor nė kuptimin mė autentik dhe mė tė gjerė tė fjalės. Por duke qenė njė poet i madh popullor, Ēajupi nuk mbeti as njė poet folklorik, as njė poet anakronik; pėrkundrazi, ai ėshtė njė prej krijuesve mė modernė e mė tė emancipuar tė letrave shqipe. Pėr ta provuar kėtė do tė mjaftonte tė kujtonim, veē tė tjerave se nė veprėn e tij vėrtet shprehu shpirtin e popullit tė vet, por dha si gjykimin dhe paragjykimin e tij, duke pohuar tė parin e duke mohuar tė dytin. Kjo do tė thotė se vetėdija moderne kritike e Ēajupit e kishte kapėrcyer vetėdijen romantike tė adhurimit tė vlerave tė shenjta tė shpirtit popullor.

“Kujtimi i njerėzve tė mėdhenj nuk ėshtė mė pak i dobishėm pėr njerėzimin sesa prania e tyre”, - ka shkruar Seneka. Ēajupi ėshtė nga ata njerėz tė mėdhenj qė nuk kanė lėnė vetėm njė kujtim, por dhe njė vepėr qė e bėn tė jetė i pranishėm nė jetėn tonė dhe tė brezave qė do tė vijnė.

Kur na merr malli pėr magjinė e fjalės, le tė kėndojmė Ēajupin; kur na mundon malli pėr njerėzit dhe gurėt e vendlindjes, le tė kėndojmė Ēajupin; kur na zė malli i mėrgimtarit, le tė kėndojmė Ēajupin; kur na djeg malli i dashurisė, le tė kėndojmė Ēajupin; kur na zė malli pėr kėngėn e fyellit dhe malli i shqipes, le tė kėndojmė Ēajupin. Ēajupi ėshtė poeti i Atdheut dhe i tė mėrguarve, i tė dashuruarve dhe i tė rebeluarėve, poet i shpirtit tė lirė njerėzor.

Ēajupi, njė vepėr e plotė

Ky botim nė pesė vėllime i veprės sė A.Z. Ēajupit, qė sheh dritėn nė suazėn e bibliotekės “Visare tė letėrsisė shqiptare”, mėton tė vėrė nė qarkullim nė mėnyrė sa mė tė plotė e tė saktė gjithēka qė njihet prej krijimtarisė letrare e publicistike tė shkrimtarit. Veprat e Ēajupit kanė pasur njė fat disi tė veēantė: disa prej tyre i botoi autori me gjallje tė tij, disa u ruajtėn nė dorėshkrim dhe u botuan prej tė tjerėve pas vdekjes sė autorit, diēka mbeti nė dorėshkrim, por e pabotuar, kurse disa vepra tė tjera, qė nuk arritėn tė botohen, sot nuk i njohim as nė dorėshkrim. Veprat qė botoi vetė autori janė: “Baba Tomori” (1902), “Pėrralla tė La Fontenit” (1921), “Lulet e Hindit” (1922), ndonjė poezi e botuar nė shtypin e kohės sė tij, disa shkrime publicistike (“Duke kėrkuar njė alfabet”, 1898; “Konstitucioni nė Turqi”, 1908; “Klubi i Selanikut”, 1902), botuar po nė shtypin e kohės. Nė dorėshkrim mbetėn: komedia “Pas vdekjes”, njė variant i sė cilės u botua mė 1937 nga S. Ēapi dhe njė variant tjetėr i ripunuar prej autorit u botua mė 1978 nga J. Bulo; tragjedia “Burr'i dheut”, botuar po prej S. Ēapit mė 1937; “Baba Musa Lakuriq”, qė mbeti e panjohur deri mė 1958 e qė njohu mė pas disa botime herė tė pjesshme e tė cunguara, e herė tėrėsore, por pa njė kujdes tė mirėfilltė filologjik pėr rindėrtimin e tekstit kanonik; ndonjė shkrim publicistik (“Dhe neve tė krishterė jemi”) dhe letėrkėmbimi i tij. Libri me vjersha “Kėngė dhe vome” dhe drama “Detyra” janė dy vepra qė autori shpall se i ka gati pėr botim mė 1922, por nuk u botuan dhe nuk dihet fati i tyre as si dorėshkrim. Nė kėtė larmi tė gjendjes sė teksteve tė Ēajupit pėr kėtė botim u morėn pėr bazė tekstet qė shprehin vullnetin e fundit tė autorit ose qė qėndrojnė mė afėr tij.

Ky botim synon tė japė nė mėnyrė sa mė tė plotė Ēajupin autentik, tė pėrfshijė integralisht veprėn e tij dhe t'i qėndrojė sa mė afėr vullnetit tė fundit tė autorit, tė rindėrtojė nė masėn mė tė madhe tė mundshme tekstin kanonik tė veprės sė kėtij shkrimtari. Njė nga risitė e kėtij botimi ėshtė se gjithmonė, kur ėshtė e mundur, ai i referohet burimit tė parė dhe jo njė botimi tė ndėrmjetėm. Kėshtu, pėr vepra qė janė botuar pas vdekjes sė autorit, kur ruhet autografi i tyre, ky botim i referohet kėtij tė fundit, ēka siguron respektimin e vullnetit tė autorit dhe e shpėton tekstin nga ndėrhyrjet ose dhe nga gabimet e shtypit, qė mund t'i kenė rrėshqitur ēdo botimi. Nė raste kur vepra ėshtė botuar me gjallje tė autorit, por ruhet dhe dorėshkrimi i saj (“Pėrralla tė La Fontenit”), autografi ka shėrbyer pėr tė verifikuar gabime tė mundshme tė tekstit tė botuar. Kuptohet se nė punėn pėr pėrgatitjen e kėsaj serie tė veprės sė Ēajupit janė marrė parasysh dhe botimet e bėra ndėrkaq prej studiuesve seriozė Dh. Shuteriqi (1957), F. Dado (1984), M. Hysa (1983).

Nė kėtė botim, duke u nisur nga parimi qė ai tė pėrfaqėsojė sa tė jetė e mundur e mė besnikėrisht vullnetin e autorit, nuk ėshtė bėrė nė asnjė rast asnjė ndėrhyrje, qė do tė prekte tėrėsinė dhe integritetin e tekstit, nuk ėshtė bėrė prej nesh asnjė ndryshim, qė do tė prekte gjuhėn e autorit, as drejtshkrimin e tij nė vijat themelore. Kuptohet qė tekstet janė tejshkruar nga alfabeti qė pėrdor Ēajupi (me pak ndryshime nga alfabeti i sotėm) nė alfabetin e sotėm tė shqipes; janė ndrequr gjithashtu lapsuset ose gabimet e shtypit qė kuptohen qartė dhe nuk lėnė shteg pėr mėdyshje.

Duke besuar se kjo seri pėrfaqėson botimin mė tė plotė dhe autentik tė veprės sė Ēajupit, shpresojmė qė ajo tė ndihmojė pėr njohjen tėrėsore tė saj nga lexuesi i sotėm dhe t'u shėrbejė jo vetėm studimeve tė ardhshme, por edhe botimeve tė tjera, tė veprave tė shkrimtarit, nėnkuptuar edhe ato qė pėrfshihen nė tekstet shkollore, pėr tė shmangur anarkinė e kritereve, pasaktėsitė dhe gabimet e shumta, nga tė cilat ka vuajtur zakonisht botimi i klasikėve tė letėrsisė shqipe.

Besa Vila





Burimi: Metropol Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

majmire
majmire
14.01.2009 15:50

shum matrial i mire vzhdoni keshtu po nese mundet ta nxjerni subjekitn e komedise Burri i dheut klm




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!