Total: (550,434)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Miku i ngushtƫ i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar

Miku i ngushtė i Kim Kardashian vesh Marilyn Monroe me flamurin shqiptar

Mario Dedivanovic artisti personal i make up-it tė Kim Kardashian ka treguar atdhetarizmin e tij teksa ka publikuar nė Instagramin e tij njė foto tė veēantė. »»


Kush e zhduku Migjenin nga tekstet shkollore tė letėrsisė!

Kush e zhduku Migjenin nga tekstet shkollore tė letėrsisė!

29.11.2008 00:06 - Kategoria: Kulture

Nga Rita Petro*

Ndiej pėrgjegjėsi qytetare dhe profesionale qė t'i pėrgjigjem artikullit botuar te Gazeta Shqiptare nė dt. 27 nėntor me kryetitullin bombastik: “Zhduket Migjeni nga tekstet shkollore tė letėrsisė”. Po qė tė mos bie nė kurthin e kėsaj mode tė tė shkruari, po parashtroj tė gjitha faktet dhe argumentet qė hedhin poshtė shkrimin e lartpėrmendur.

Nėse flasim pėr formimin letrar tė nxėnėsit nė shkollėn e mesme dhe nėse duam tė bėjmė njė analizė pėr programet dhe tekstet e kėsaj lėnde, atėherė duhet tė jemi shumė seriozė nė nxjerrjen e konkluzioneve; studiuesi Gjoka qė ishte shqetėsuar pėr mungesėn e disa autorėve tė traditės nė lėndėn e letėrsisė, nuk mund tė ndalet vetėm nė njė libėr dhe aq mė keq, vetėm nė pėrmbajtjen e njė libri.

Programi i letėrsisė sė shkollės sė mesme ėshtė hartuar qė nė vitet 1997-1998 dhe lidhet me kornizėn kurrikulare tė shkollės sė mesme tė profilizuar. Nė tekstin Letėrsia dhe gjuha shqipe 2, kopertina e tė cilit ėshtė nxjerrė nė gazetė, janė paraqitur shumė qartė nė parathėnie kriteret e hartimit tė tekstit mbi bazėn e programit tė miratuar nga MASH-i:

Integrimi Letėrsi – gramatikė / Integrimi Letėrsi – komunikim / Integrimi

Letėrsi – kulturė tė shkruari dhe tė foluri.

Shumė shkurt po jap kriteret qė janė shkruar nė parathėnie:

“Programi e parasheh studimin e letėrsisė nėpėrmjet tri ndarjeve qė kanė nė bazė llojet kryesore letrare: Poezi, Prozė, Dramė… Ky konceptim i programit i jep pėrparėsi zhvillimit tė formave letrare, prandaj janė shmangur nga teksti njohuritė e tepėrta pėr zhvillimet historike letrare, pėrfaqėsuesit dhe veprat e tyre…, tė cilėt studiohen sipas epokave letrare nė vitin e tretė (Letėrsia antike; Rilindja evropiane dhe ajo shqiptare; Romantizmi evropian dhe ai shqiptar) ndėrsa nė vitin e katėrt (Letėrsia botėrore dhe ajo shqiptare e shekullit XX;).

Pra, qė tė thuash se nxėnėsi nuk studion nė shkollė autorėt shqiptarė si Migjeni, Mjeda, De Rada, Asdreni etj. duhet tė kesh nė dorė tė gjitha programet dhe tekstet e shkollės sė mesme. Asnjė nga autorėt e pėrmendur nė shkrim nuk ėshtė “zhdukur”!!!, aq mė tepėr Migjeni.

Nė letėrsinė e komentuar tė vitit tė dytė Migjeni vjen edhe si poet me Baladė qytetėse dhe Nėn flamujt e melankolisė edhe si prozator me Historia e njenės nga ato. Nė letėrsinė e vitit tė tretė Migjeni studiohet 5 orė ku si objektiv nė program ėshtė analizė dhe koment nga Vargjet e lira dhe nga Novelat e qytetit tė Veriut. (autor i kėtij kapitulli ėshtė prof. Sabri Hamiti). Pėrveē kėsaj 1 orė mė vete studiohen veēori tė gjuhės sė Migjenit (nga autor prof. Xhevat Lloshi).

Nė vitin e parė De Rada pėrfaqėsohet me veprėn e tij tė plotė Kėngėt e Milosaos, e cila jo vetėm qė analizohet, por komentohen mė shumė se 6-7 fragmente tė saj. Nė vitin e tretė, De Rada studiohet si pėrfaqėsues i romantizmit shqiptar me 4 orė dhe analizė e komente tė veēanta merren nga vepra tjetėr e tij Serafina Topia. Po ta krahasosh me Gėten nga letėrsia botėrore, ky i fundit studiohet me 3 orė. (e pėrmenda kėtė pėr tė qetėsuar studiuesin se nuk i ėshtė hyrė aspak nė pjesė autorėve shqiptarė, aq mė tepėr atyre tė traditės).

Mjeda studiohet nė vitin e katėrt ku pėrfshihet Letėrsia shqipe dhe botėrore nė gjysmėn e parė tė shek. XX. Nė dispozicion tė tij janė vėnė 5 orė, ku kėrkohet analiza dhe komenti i kryeveprės sė tij Andrra e jetės dhe i poezive nga Juvenilja. Ndėrsa nė 1 orė mė vete studiohet gjuha e tij.

Asdreni studiohet nė vitin e katėrt me 4 orė, ku analizohet vėllimi i tij Psallme murgu dhe 1 orė studiohet gjuha e tij.


Mėnyra se si sot studiohet qoftė letėrsia shqiptare apo dhe ajo botėrore ndryshon kryekėput me mėnyrėn se si ėshtė studiuar mė parė, kur mbivlerėsohej kriteri tematik, pėrmbajtja; analizat bėheshin vetėm sipas teorisė sė realizmit socialist; ka disa vite qė studiuesit mė nė zė tė letėrsisė shqiptare S. Hamiti, K. Gjika, Dh. Shehri, Y. Ēiraku, A. Aliu, Sh. Sinani, Gj. Zheji etj., dhe asaj botėrore A. Marashi, L. Canaj etj. janė bėrė pjesė e njė studimi tė moderuar tė letėrsisė, e cila nuk mund tė flitet mė se ėshtė e censuruar nė shkollė. Autorė si Koliqi, Konica, Camaj, Trebeshina, Pashku etj qė i kanė munguar teksteve tona, tashmė kanė orėt e tyre tė veēanta dhe studimi i veprės sė tyre ka kohė qė bėhet nė shkollė. Nė aparatet didaktike ka pyetje tė veēanta pėr kuptimin e tekstit, pėr interpretimin e tij nga ana e nxėnėsve, pėr gjuhėn qė pėrdorin autorėt, pėr veēoritė e pėrkthimeve tė kryeveprave tė letėrsisė botėrore. Tashmė nėpėrmjet letėrsisė integrohen dhe njohuri nga artet e tjera si skulptura e piktura, nga kinematografia, nga arkitektura, ku sillen pėr herė tė parė prurjet e artistėve mė tė mirė shqiptarė pėrkrah atyre botėrorė. Lidhja e letėrsisė me kulturėn gjuhėsore u ka mundėsuar autorėve tė teksteve dhėnien paralelisht tė zhvillimeve tė letėrsisė shqiptare me ato gjuhėsore. Nėpėrmjet analizave letrare e gjuhėsore nxėnėsi njihet me mėnyrėn se si e kanė shfrytėzuar dhe pėrdorur gjuhėn shqipe shkrimtarė tė ndryshėm, nėse kanė shkruar sipas standardit apo nė dialekt; pėrdorin fjalė tė rralla krahinore apo gjuhėn e tė folmeve tė ndryshme me anėn e sė cilės tipizojnė personazhe dhe mjedise tė ndryshme. Si shembull konkret do tė sillnim pėr kėtė temėn pėr Toponimet, e cila zhvillohet menjėherė pas komentit tė romanit Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa, kur dihet qė teksti i tij ka njė pasuri tė jashtėzakonshme nė pėrdorimin e toponimeve. Nga ana tjetėr, eseja letrare si njė shkrim qė qėndron mes shkrimit letrar dhe kritikės letrare ilustrohet nėpėrmjet njėrit prej themeluesve tė saj nė shqip, nga Faik Konica dhe integrohet me temat e letėrsisė.

Kėto pėrparėsi e tė tjera nė trajtimin e gjuhės dhe tė letėrsisė nė shkollė fillimisht e gjetėn mėsuesin e letėrsisė tė papėrgatitur, pasi ai kishte vetėm njė mėnyrė skematike tė trajtimit tė letėrsisė, gjė qė ėshtė shmangur mė pas. Falė kėtyre trajtimeve tė moderuara tekstet e letėrsisė i vlejtėn jo vetėm nxėnėsit, por edhe mėsuesit, i cili “bėri njė universitet tė ri” prej tyre. Ėshtė rasti tė pėrmendet kėtu “Letėrsia moderne shqiptare” e prof. Sabri Hamitit, botuar nga Albas, qė shumėkush e di fatin e kėtij libri tė censuruar nga MASH nė vitet 1998-2000, por qė shumė shpejt u kthye nė njė tekst biblik pėr mėsuesit, tė cilėt nuk kishin asnjė tekst normativ shtetėror dhe asnjė botim tjetėr nė dorė pėr Letėrsinė e gjysmės sė parė tė shekullit XX. I pėrmend tė gjitha kėto fakte pėr tė treguar se diskutimi i formimit letrar tė nxėnėsit nė shkollė kėrkon njė punė shumėplanėshe dhe si rrjedhim tė mundimshme.

Tashmė programet e letėrsisė pėr shkollėn e mesme tė reformuar janė nė diskutim, pasi reforma e altertekstit do tė aplikohet pėr herė tė parė nė shkollėn e mesme nė vitin shkollor 2009-2010. Ne si specialistė tė kėsaj lėnde jemi tė shqetėsuar nga ideja qė letėrsia do tė kalohet si lėndė me zgjedhje. Prandaj pa u bėrė fakt i kryer nga MASH, gjejmė rastin ta bėjmė publik shqetėsimin tonė se programi i gjuhės shqipe dhe i letėrsisė duhet t'i nėnshtrohet njė tryeze tė hapur me specialistėt mė tė mirė tė gjuhės dhe tė letėrsisė.


Njė nga problemet qė ėshtė diskutuar dhe vazhdon tė diskutohet joprofesionalisht (edhe nė artikullin nė fjalė) ėshtė ai i tezave tė maturės shtetėrore. Duhet ta kemi tė qartė tė gjithė se nuk ėshtė fragmenti ai qė pėrcakton se sa di njė nxėnės, por standardi, objektivi letrar e shkencor qė ai ka mėsuar nė lėndėn e letėrsisė. Nėse ne duam tė dimė se nxėnėsi e njeh sa duhet anėn simbolike apo filozofike tė poezisė sė Lasgushit, apo hermetizmin e Camajt, nuk ka rėndėsi se zgjidhet poezia Vdekja e nositit apo Gjeniu i anijes. Rėndėsi ka qė nxėnėsi tė ketė mėsuar ēelėsin pėr tė komentuar njė poezi filozofike, qoftė kjo e Poradecit apo e Tomas Eliotit. Nėse do tė vazhdojmė ta studiojmė letėrsinė vetėm si njė disiplinė tė subjektivizmit dhe nuk do t'i kemi qė nė fillim tė qarta se dhe ajo si ēdo disiplinė tjetėr ka objektivat e veta rreptėsisht tė sakta e shkencore, atėherė do tė na kapė anarkia dhe asnjėherė nxėnėsi ynė nuk do tė dijė tė lexojė e tė interpretojė ashtu si duhet. Nė kėtė rast ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe e institutit tė kurrikulave qė tė pėrcaktojė nė mėnyrė krejtėsisht tė saktė objektivat letrarė, pasi prej tyre varet se si do tė hartohen tekstet e letėrsisė, mėnyra se si do tė studiohet letėrsia nė shkollė, por edhe testimi pėrfundimtar nė maturėn shtetėrore, qė ėshtė testim jo vetėm pėr nxėnėsit, por edhe pėr programet dhe tekstet.


Ajo qė ėshtė me tė vėrtetė pėr t'u shqetėsuar, sepse te ne gjithkush jep mendim pėr gjithēka, ėshtė fakti se mungojnė analizat studimore; monitorimi i specializuar apo i institucionalizuar. Asnjėherė njė tekst apo njė program nuk mund tė analizohet pa u pranėvendosur me tė gjithė linjėn e teksteve dhe tė programeve tė tjera. Asnjėherė nuk mund tė japėsh njė mendim serioz pėr anėt pozitive apo negative tė njė linje tė re tekstesh apo programesh pa njė testim tė nxėnėsve nė fund tė vitit shkollor. Pra, duhen bėrė analiza studimore, jo me qėllimin pėr tė bėrė shoė, por me qėllimin qė tė bėhet mė e mira pėr shkollėn shqiptare.



*Autorja ėshtė specialiste didaktike dhe autore tekstesh shkollore. Ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr njehsimin e programeve mes shqiptarėve brenda dhe jashtė kufirit. Bashkėpunimi i saj me studiuesin Sabri Hamiti ka thyer barrierat e MASH deri nė momentin sa autorėt e mohuar t'u ktheheshin me dinjitet teksteve shkollore. (Red-TemA)





Burimi: TemA Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!