Total: (528,306)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Festivali i Jazz-it braktis Tiranėn

Luela Myftari Edicioni i tretė i "International Jazz Festival" ka nisur rrugėtimin e tij mė 22 korrik, ora 20:00, nė Tiranė. Sot ėshtė dita e fundit e tij nė kryeqytet sepse paskėtaj festivali do tė zhvendoset nė pika tė tjera turistike tė Shqipėrisė. »»


“Kėrkimet historike”, botimi mė i mirė nė pesė vitet e fundit

“Kėrkimet historike”, botimi mė i mirė nė pesė vitet e fundit

23.12.2008 14:19 - Kategoria: Kulture

Simpoziumi “Vepra themelore nė albanologji” shpalli si botimin mė tė mirė “Kėrkimet historike”, tė cilat pėrfshijnė 7 botime. Vepra mbi kėrkime Historike: 1) “Beratinus” (2004), me autor Shaban Sinani, i pari studim monografik nė Shqipėri pėr historinė e shkrimeve dhe tė dorėshkrimeve biblike ungjillore tė krijuara dhe tė bruajtura nė hapėsirėn shqiptare prej fundit tė paleokrishtėrimit deri nė shek XIX-tė. 2) “Kosova” (Njė histori e shkurtėr) me autor Prof. Dr. Noel Malcolm ėshtė hulumtimi origjinal dhe i gjerė, mbėshtetur nė burime shqiptare, serbe, franceze, gjermane, italiane. 3)“Dilemat e Arbėrit” (2006), me autor Pėllumb Xhufin, trajton problemet tė historisė sė Shqipėrisė nė shek XI-XVI. Autori trajton me kompetencė tė lartė shkencore problemet e karakterit politik, fetar dhe kulturor. Vepra ka karakter tė thellė shkencor.4) “Historia dhe ideologjia" (2007), me autor Dritan Egro, ėshtė punimi i parė nė historiografinė shqiptare, qė i bėn njė analizė tė plotė evolucionit tė mendimit historiografik shqiptar nė pėrgjithėsi dhe problemeve tė periudhės osmane nė veēanti. 5) “Shqipėria nėn pushtimin Italian 1939-1943”, me autor Muharrem Dezhgiu, ėshtė njė monografi qė paraqet njė studim serioz shkencor me njė diapazon tė gjerė tė problematikės qė trajton. 6) “Shqipėria gjatė Luftės 1939-1945” (2000), me autor Bernd J. Fischer. Libri analizon ngjarjet historike komplekse nė Shqipėri gjatė Luftės sė II-tė Botėrore. Pėr herė tė parė kjo periudhė trajtohet nė njė kėndvėshtrim gjithėpėrfshirės e tė paanshėm, dhe jo nė mėnyrė tendencioze, sipas interesave politike. 7) “Shqipėria dhe Greqia 1949-1990: Paqja e vėshtirė” (2007), shkruar nga Beqir Meta, ėshtė monografi e  shkruar me njė stil tė rrjedhshėm, tėrheqės. Bazohet nė metodat moderne shkencore dhe nė burime shumė tė rėndėsishme historike shkencore qė vihen nė qarkullim pėr herė tė parė. 





Burimi: SOT Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!