Total: (556,198)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
arben dedja

Arben Dedja: Mi lejoni fjalėt "e larta" pėr tė bėrė art

Para pak ditėsh, nė Panairin e 17 tė Librit u vlerėsua si autori mė i mirė i vitit 2014, me librin e tij me tregime"Histori (e)skatologjike. »»


Gremshi,vendorigjina e vėllezėrve Frashėri

Gremshi,vendorigjina e vėllezėrve Frashėri

23.02.2009 18:02 - Kategoria: Kulture

  

Engjėllushe Llane 

Sot nuk flitet shumė pėr tė. Por prej tij kanė dalė figura tė shquara, arkitektė, poetė, mendimtarė e luftėtarė. Fshati i Gremshit, qendėr e rėndėsishme qė nga shek. XIII-XIV pėr Tomorricėn dhe Skraparin, ndodhet 23 km nė lindje tė qendrės sė Skraparit, Ēorovodės. Ndodhet nė krye tė krahinės sė Tomorricės nė lartėsinė 875 m mbi nivelin e detit. Tomorrica deri nė vitin 1912, kur u ngrit flamuri nė Vlorė, ka qenė Kaza (nėnprefekturė-rreth) mė vete, e ndarė nga Skrapari, me tė cilin sot formojnė njė rreth tė pėrbashkėt. Sipas kujtimeve tė Gjon Muzakės, para 500 vjetėve, Tomorrica pėrbėhej prej 80 fshatrave e pėrfshinte nė juridiksionin e saj luginėn e lumit Devoll me tė gjitha fshatrat nė tė dy krahėt e tij, deri nė Maliq tė Korēės. Nga Gremshi, nė periudha tė ndryshme kanė dalė burra tė shquar, jo vetėm si udhėheqės ushtarakė tė kryengritjeve tė popullit tonė kundėr osmaneve, por edhe nė fusha tė tjera. Mimar Kasemi, i njohur nė vendin tonė me emrin Arkitekt Kasemi, lindur rreth vitit 1570 nė fshatin Gremsh, gjatė ēerekut tė dytė tė shek. XVI ka kryer detyrėn e Kryearkitektit tė Perandorisė Osmane. Arkitekt Kasemi nuk u la shekujve qė do tė vinin pas asnjė enigmė, asnjė mundėsi spekulimi rreth gjenisė sė tij, origjinėn e tij shqiptare, e pikėrisht tomorricare. Dėshmitė i la nė Vakufnamen e tij tė famshme tė vitit 1648, ku mes tė tjerave shkruan se ”nga pronat e mija tė mirėfillta po lė vakėf nė fshatin Gremsh, qė ėshtė vendlindja ime nė Nahijen e Tomorricės, tė Kazasė sė Beratit, xhaminė, imaretin dhe banjon publike, tė cilat i kam ndėrtuar vetė”. Nė Gremsh ai ndėrtoi banja publike (hamame), xhaminė dhe mensėn e tė vobektėve si dhe dy ēezma. Nė Berat ndėrtoi 7 ēezma dhe ujėsjellėsin e qytetit. Nė Xyrė tė Elbasanit ndėrtoi 2 hane. Arkitekt Kasemi ka investuar dhe pėr mirėmbajtjen e dy rrugėve tė njohura tė mesjetės, Berat-Korēė dhe Berat-Elbasan–Ohėr. Nė periferi tė qytetit tė Ēorovodės ndodhet dhe njė nga veprat e tij tė famshme(e vetmja nė gjendje tė mirė, e cila ėshtė monument kulture) qė njihet me emrin Ura e Kasabashit. Dhimitėr S. Shuteriqi nė pėrshkimin ”Nga Qafa e Sinjės te Qafa e Gjarprit”, 30 maj 1978, ngacmon njė temė me interes qė e kėrkon njė saktėsim. ”Nė kėtė vigjilje tė festės sė madhe tė 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare, atje nė Skrapar kėndonin njė kėngė tė re pėr Avdyl Frashėrin: ”Mirėserdhe Ti nė Shqipėri, Lule Avdyl Frashėri!”. Nė Skrapar pyesin pėr prejardhjen e familjes sė vėllezėrve Frashėri, por vėrtetohet qė ata janė me orgjinė nga Tomorrica. Kėtė e ka shkruar vetė Samiu nė enciklopedinė e tij. ”Pra duhet t”i besoj”, - shkruan Dhimitėr Shuteriqi. Krahina e Tomorricės ka marrė pjesė nė tė gjitha kryengritjet pėr liri e pavarėsi, kėngėt qė pėrjetojnė pėrpjekjet e pashuara tė popullit shqiptar nėn kryesinė e forcave tė Lidhjes, ruajnė tė freskėt edhe pjesėmarrjen e popullit tė Tomorricės. Nė vargjet e njė kėnge thuhet: ”Hyseni me Kahreman nė kėmbė e ngriten Kazanė”. Kahremani ishte nga Gremshi. Avdyl Beu, kur erdhi nė Frashėr, duke u nisur nga influenca qė kishte nė popull dhe lidhjet e gjakut qė kishte me tė dhe me fshatin e tij, e ftoi pėr njė takim, i cili u realizua nė lagjen e Hysebellinjve, nė fshatin Potom. Historiani Kristo Frashėri, nė monografinė e Avdyl Frashėrit, ka evidentuar se ”Avdyl Frashėri kryesisht si politikan, Naimi veēanėrisht si poet, Samiu sidomos si mendimtar-duke plotėsuar kėshtu njėri-tjetrin, sa veprimet, shkrimet dhe pikėpamjet e tyre tė studiuara bashkėrisht, ndriēojnė historinė e vėrtetė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare”. Pikėrisht tek kėta mendimtarė e historianė tė mėdhenj, qė ndriēojnė historinė e Shqipėrisė, duhet tė mbėshtetemi pėr tė gjetur prejardhjen e tė parėve tė tyre. Bejlerėt e Frashėrit janė nga Tomorrica. Halit Frashėri ėshtė i ati i Naimit, ai nuk ėshtė frashėrjot, se gjyshi i tij Ajazi ėshtė nga Tomorrica. I nipi i Hamza Bej Tomorricės, Lumo Skendo nė librin e tij pėr Naim Bej Frashėrin, 1901 botuar nė Sofje shkruan: ”Mė 1570 Hamza Beu, i pari i Tomorricės desh tė shtojė urdhrin e tij, e tė marrė mpronje Skraparė, Oparė, Vercen, etj; po qeveri e Turqisė qe si pėlqenin punėt e kėtij zotėrie, e rrethoj nė Berat, dhe Hamza Beu, si ju sosnė ēdo gjė desh tė dilte i veshur si grua; po u njoh dhe u zu i gjallė; mi kėtė me gjithė fėmijė u dėrgua nė Stanimarkė, ku ndenjnė 70 vjet; Mė 1650, nė kohė tė Mehmet Pashė Qypryliut u fal Ajaz beu, i nip i Hamzajt dhe ju dha pėr mpronje Frashėri, Mertinja, Topojani dhe nė Vlorė Kudhesi, Armenja dhe ca fshatra nė Myzeqe, po Ajazi pėlqeu Frashėrin pėr tė ndenjur, se ėshtė vend i fortė. Kur erdhi Ajazi nė Frashėr, atje gjeti fėmijė parėsije: Aliēkasit, Cerasit, Bregasit, dhe Bakiasit.(Nga Aliēkasit mė pastaj ca shtėpi van e bėn Orgockėn e Butkėn; Bregasit bėnė Goroshanin dhe Lushnjėn, ca nga tė Bakasit van”nė Koblare). Enciklopedisti, historiani dhe personaliteti i shquar, Fan Noli, duke bashkuar lidhjet historike Tomorr, Tomorricė, Skrapar, Gremsh dhe Frashėr, arrin jo rastėsisht, po me plot kuptim tė pėrdor pseudonimin Bilbil Rushit Gremshi. Emri ”Bilbil” ėshtė sinonim i Naim Frashėrit, kurse mbiemri Gremshi ėshtė nga e kish prejardhjen Naimi. Sami Frashėri nė ”Kamus Ul Alamit” (faqe 123)thotė: ”Bejlerėt e Frashėrit origjinalisht janė tė shpėrngulur prej rretheve tė nėnprefekturės Tomorricė, tė Beratit dhe janė atdhesuar nė katundin Stanimarkė, qe atyre ju dha si feud. Nė periudhėn kur Qypryli Mehmet Pasha ishte Kryeministėr, i cili si bashkatdhetar i bejlerėve lejoi njėrin nga barku i Iljaz Beut duke i dhėnė kėtij katundin Frashėr dhe disa katunde tė tjera qė ishin tė banuara tė gjithė prej kristianėve, nė vend tė fshatit Stanimarke.” Pėr Naimin, Tomorri ėshtė gjithēka e mirė, qė buron nė shpirtin e shqiptarėve. Tomorrin e ka bėrė objekt tė pikturave tė veta Eduard Liri dhe prej kėtij e ka derdhur nė art, Alfred Tomison. Komunisti internacionalist dhe personaliteti i shquar Antonio Gramshi, mendohet se origjinėn e ka po nga Gramshi i Tomorricės. Antonio Gramshi nė letra nga burgu i Turit, 12 tetor 1931,faqe 161-165 nė polemikė me motrėn e gruas sė tij, Tatjanėn midis tė tjerave shkruan: ”Vetė unė nuk kam asnjė racė; Im at ėshtė me orgjinė shqiptare, tė vonshme familja iku nga Epiri pas ose gjatė luftės se vitit 1821”. Simbas Antonios familja e tij ėshtė nga Epiri, d.m.th., nga Shqipėria e Jugut. Familja e Antonios e ka ruajtur pėr mbiemėr, emrin e fshatit Gremsh.                                 
(* Drejtore e Muzeut Historik Skrapar)





Burimi: Panorama Kulture

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!