Total: (147817) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative
berat.jpg

Buste pėr Vexhi Buharanė dhe Firdusiun

Berat, 16 mars, NOA - Me rastin e 90-vjetorit tė lindjes sė studiuesit dhe pėrkthyesit Vexhi Buharaja, personalitet i njohur i kulturės shqiptare si edhe 1000-vjetorit tė botimit tė kryeveprės botėrore "Shah-Name", bashkia e Beratit, fondacioni kulturor "Saadi Shirazi" dhe... »»


Letėrsi e copėtuar, ėndėrr e pėrbashkėt

Kendi i Reklamave

Letėrsi e copėtuar, ėndėrr e pėrbashkėt

03.07.2009 17:05 - Kategoria: Kulture

  Gėzimi im dhe emocionet e mia pėr tė ardhur kėtu janė tė veēanta, tė forta dhe tė thella, ndėr mė tė dhembshurat dhe ndėr mė tė bukurat. Kam udhėtuar shpesh pėr nė Kosovė me fuqinė e ėndrrės, madje edhe pa lindur dhe besoj se do tė vij edhe kur tė mos jem, prapė me fuqinė e ėndrrės.

Biseda ime nisi kėshtu duke kujtuar ėndrrėn, ngaqė Kosova ėshtė e lidhur shumė me ėndrrėn tonė tė pėrbashkėt. Dhe ėndėrrimet mendoj se kanė diēka nga krijimi, kur vetė krijimtaria ėshtė ėndėrr e kryer nė njėfarė mėnyre. Dhe pikėrisht tani mė duket se mund tė flitet natyrshėm pėr zanafilla dėshirash dhe pragje mbėrritjesh, pėr humbje baladeske tė gjallėsh e kthime tė vdekurish, pėr metaforat e lirisė dhe rrėkenė e gjakut, qė jo vetėm rrjedh nga mitet, por dhe mund tė pikojė nga dekika nėpėr legjenda.

S'e di pse mė vjen tė nxitoj tė them se letėrsia ėshtė njė copėtim ku na nėpėrmenden ndarjet, por dhe masakrat. Mbase kėtė perceptim bėn qė ta ndiej thekshėm dhe marramendshėm prej copėzimit tė popullit tonė, tashmė, pėr fat, me dy shtete nė Ballkan: Republika e Shqipėrisė, e pavarur gati prej njė shekulli, dhe Republika e Kosovės, e pavarur qysh prej njė viti. Njė shekull dhe njė vit letėrsi pa robėrinė e pushtuesit s'besohet se janė mjaft pėr njė nga popujt mė tė lashtė tė Europės, nė truallin e vet, nė gadishullin mė poetik tė botės. Ndėrkohė kemi prapė letėrsi tonėn nga ajo qė krijohet nga bashkėkombėsit tanė nė republikėn ende pa emėr tė pranuar nga tė gjithė, nė Maqedoni, nė atė tė Malit tė Zi, por dhe nė Greqi. Kemi letėrsi shqipe tradicionale dhe pėrtej detit, nė Itali dhe Francė, nė Gjermani e deri nė Amerikė, pra nė diasporė, ku vihen re dy mėrgime: ikja e autorėve dhe gjetja strehė shpesh nė njė tjetėr gjuhė.

Nėse besohej se muza endej qiejve, ku s'ka pasur tela me gjemba e piramida kufiri, ndėrsa Pegasin na ka pėlqyer ta krahasojmė me kuajt e Kosovės, dua tė shtoj se ka dhe njė prurje tė nėndheshme, njė letėrsi tjetėr, qė ende s'ka mbaruar sė ardhuri nga ferri, nga humbellat, afėr tė vdekurve. Ėshtė letėrsia qė del nga burgjet, qė i sjell letėrsisė shqipe terrin dhe dritėn e sė vėrtetės, pėr moralin e sė cilės njė letėrsi ka nevojė domosdoshmėrisht.

Letėrsi e hapėrdarė kėshtu, e copėtuar, por qė sė bashku krijojnė atė tė ėndėrrtėn, republikėn e letrave tona, mė tė fortė se secila ndasi dhe mė tė madhe se tė gjitha ndasitė sė bashku...

Qė tė them diēka tė thjeshtė, duke mėtuar pėr njė bashkėbisedim tė sinqertė, ngaqė ndihem kėtu si nė shtėpinė time, qė pėr paradoks vij pėr herė tė parė nė Kosovėn shtet mė vete, megjithėse kisha ardhur pas luftės dhe para shpalljes sė pavarėsisė – ngjarjeje sa madhėshtore aq dhe triumf i lumtur, qė ka brenda dhe njė si brengė fėrgėlluese, qė ndoshta mė shumė e ndiejnė tė rėnėt dhe vdekurit, qė ua pėrcjellin fare mirė tė gjallėve: “Si u ēliruam pėr tė qenė tė ndarė ” - dėgjohet kjo mėrmėrimė prej dheu. Nejse, besoj fuqishėm se ka gjėra mė tė mėdha e mė tė shenjta, themeltare si gjaku e gjuha e historia qė na mbajnė bashkė, si vetė ėndrra dhe ardhmėria, por mė duhet ta them patjetėr, prandaj lejomėni tė shtoj se me Kosovėn ndihem mė i lidhur se me vendlindjen time, me fije tė padukshme e tė dukshme si nervat, ngaqė shoh njė fat mė tė njėjtė. Kemi qenė robėr tė dy, Kosova e pushtuar, unė nė burg. Edhe pėr fajin se kisha dėgjuar fshehurazi Radio Prishtinėn dhe kisha arritur tė lexoja poezi nga Kosova, metaforat e tė cilave ishin dhe kundėr dhunės dhe britma tė epikės sė mbijetesės.

E kam thėnė dhe herė tjetėr se poezia e Kosovės, aq sa mundej tė kalonte kufirin shtetėror, ka pasur ndikim tė rrezikshėm nė poezinė e gjeneratės sime, duke fryrė erėrat e universales dhe duke buruar identitet. Estetikisht hermetike si gjendje ekzistenciale e njeriut shqiptar. Vazhdon tė mbetet pėr mua si njė nga kolonat e qėndresės sė letėrsisė shqipe kundėr sė keqes. Andej nga vij s'jam me kėdo bashkėvuajtės. Edhe Kosova, edhe unė tani jemi nė mundimet qė pėrftohen nga mrekullia e lirisė.

Por ndoshta sonte ėshtė mė mirė ta vazhdoj aty ku pėr tė cilėn kam ardhur. Vij nga Roma dhe, ndėrsa fluturoja nė qiell, mes reve, njė re e bardhė m'u fanit nga dritarja e avionit si shpirti i Beqir Musliut. Doja t'i thosha: “Faleminderit, vėlla! Si ke thėnė ti se i shpikėm engjėjt nė hyrje pėr tė na ruajtur”, pastaj t'i tregoja se nė Romė sapo ėshtė ēelur ambasada e Kosovės, ku unė shkoj shpesh, madje kam qenė dhe nė ditėn e parė, kur u ngrit flamuri i shtetit mė tė ri nė botė, nė ballkonin e selisė sė saj. Se nė Romė janė hapur ekspozita me fotografi nga Kosova, qė dėshmojnė plojėn dhe krimin e pėrbindshėm, se janė botuar poezi nga Kosova tė njė niveli europian, se kemi marrė pjesė nė protesta me fėmijė ndėr krahė, kemi marshuar nga Koloseu i lashtė, jo shumė larg nga shtatorja e Skėnderbeut nė “Piazza Albania”, ku mė pėrtej ėshtė dhe varri i Ernest Koliqit, shkrimtarit-ministėr, qė dėrgoi 200 mėsues nė Kosovė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrsa nė ekzilin e detyruar ai hapi katedrėn e gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė universitetin mė tė madh tė Italisė. Pastaj kemi ndalur para ngrehinės sė Parlamentit dhe aty jemi bashkuar me arbėreshėt, tė veshur me kostume popullore kosovare, me qeleshen e bardhė mbi krye. Protesta paqėsore qė do tė ndillnin luftėn e mėpastajme pėr paqen.

Nuk di ē'tė them mė parė, ngaqė duhet tė takohemi mė shpesh, por mjafton qė jam i sinqertė dhe tė mė mirėkuptoni, nėse rrėfehem se kur ēoja nė shtyp librin tim me poezi “Si shkohet nė Kosovė”, desha tė nėnkuptohej se si shkohet te vetvetja. Kėtė libėr, tė botuar dy herė, e kam gjetur nė njė agjenci udhėtimesh nė Tiranė, mbi tryezė, ku ishte grumbulli i revistave me informacione tė ndryshme dhe pėr sezonet e udhėtimeve. Nuk e di nėse ata tė agjencisė e mendonin librin tim thjesht njė guidė, por unė kuptova i mrekulluar se ne po arrinim tė ribėnim guidat tona shpirtėrore pėr tė vajtur te njėri-tjetri. Kujtohem se njė antologji me poezi pėr Kosovėn, e pėrgatitur nė Kosovė dhe e botuar anglisht, ka dhe dy vargje tė tim eti, tė shkruara dikur: “Kujto Kosovėn, Ēamėrinė e shkretė,/ ėndėrruan lirinė, u bėnė ėndėrr vetė.” Janė shkėputur nga njė poemė, botuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, dramatizuar e shfaqur dhe nė kinemanė qė mbante emrin “Kosova” nė Tiranė gjatė pushtimit. Dhe pas ēlirimit tė vendit, por jo tė njeriut, autorin e dėnuan. Bashkė me poemėn. Qė e ēuan tė riciklohej nė letėr tė bardhė nė fabrikėn e letrės, qė e kishin ndėrtuar kinezėt nė Lushnjė, ku pak mė tutje, mes baltės, ishte dhe burgu i grave nė fshatin me emrin tronditės “Kosovė e Vogėl”, se aty kishin bujtur nė kohėn e mbretėrisė kosovarėt e dėbuar...

“Na duhet kujtesa dhe jo letra e bardhė e moskujtesės”, - kam klithur sė brendshmi. Se libri (po vazhdoj tė flas pėr letėrsinė nė pėrgjithėsi) jo vetėm qė ėshtė kundėr harrimeve, por dhe copė e pėrhershme jete, mė e menēura dhe e bukur sa vetvetja, merr dhe jep jetė nga ajo mė e rėndėsishmja dhe bėhet jetė, qė dėshirojmė tė ketė po atė rėndėsi, nė mos mė shumė se e tashmja e vet. Letėrsia ėshtė copė e kėputur dhembshėm e njė kohe dhe e njė vendi, e gjuhės sė atij populli dhe e fatit tė tij. E pėrbashkuar si nė njė mozaik, me gurė tė ndryshėm, ribėn dhe ngrin tablo tė domosdoshme pėr kujtesėn dhe ndėrgjegjen kolektive. Dhe ngjan se kryhet nga tė pakryerat, kėshtu mendoj.

Ėshtė e ndarė nga gjuhėt, mėkat babilonik apo pasuri e magjisė sė fjalės Por unė dua tė shtoj prapė atė qė duket sikur e thashė, letėrsia edhe ndėrpritet nga shkaqe tė jashtme, nga vdekjet dhe harrimet, tė drejta dhe tė padrejta, nga aparteidi i gjithfarėllojshėm, me vendin dhe shtetin, me kohėn dhe veten, madje unė jam nga ata qė besojnė kundėrshtueshėm se letėrsia jo vetėm mund tė copėlohet edhe mė nga pushtimet dhe diktaturat dhe burgjet e tyre, por edhe mund tė tjetėrsohet e tė zhbėhet, ashtu siē dhe ka ndodhur, por assesi do tė hovė e ēmendur, tė rebelohet dhe profetikisht mund t'i sjellė tė papritura jetės. Regtima e qiririt tė saj tė fundmė duket se ėshtė e pashueshme.

Dua tė them se kam besuar se letėrsia ėshtė dhe akt sublim e i shenjtė, njė tempull qė, edhe nėse tundet nga tėrmetet e realitetit dhe nga humbellat qė krijohen, si rrėnojė trondit mė shumė, mbase dhe shton pėrfytyrimet. Qė ėshtė dhe kėshtjellė, s'e trand asnjė rrethim, por mund tė dridhet mbi ujin e njė pellgu a e pasqyruar nė njė pikėl loti. Besoj fort se letėrsia jonė ėshtė dhe letėrsi qė i ka pėrjetuar pasojat, ku janė ndėshkuar autorė dhe libra dhe lexues, madje dhe varre poetėsh deri dhe te vetė hataja: ndalimi qė tė shkruhej gjuha e shqiptarėve.

Pra, letėrsia jonė njeh masakrėn, sa mė vjen ta besoj se ajo nuk mund tė ishte dot bėmė e njė kolektiviteti, qė punoi me vizione dhe akademi, ngulshėm e me zell, por ėshtė pėrpjekje, frymėzim deri nė kokėkrisje individėsh ėndėrrimtarė, nga ata qė prijnė karvanė dhe arrijnė agshole dhe shkruajnė nė ditar me gjakun e tyre. Dhe e dinė se ka nga ata qė shkruajnė dhe me gjakun e tė tjerėve.

Duke u pėrballur me tiranitė e gjithfarėllojta, tė afėrta dhe tė largėta nė kohė e hapėsirė dhe nė njė pėrmasė tjetėr tė brendshme e misterioze, letėrsia jonė ka arritur ta ribėjė vetveten, aq sa ka mundur dhe me dalldinė e njė tė mbijetuari them se letėrsia jonė ėshtė dhe martire dhe e madhėrishme dhe me plagė tė gjergjelezalinjta. Si e tillė dhe askete...

Ja njė nga arsyet pėr ta dashur mė shumė letėrsinė tonė.

Pak ditė para se tė vija kėtu pata njė mall tė ēuditshėm, gjakim gjaku, tė shoh librin tonė tė parė, “Mesharin” e Gjon Buzukut, prej tė cilit ka mbetur vetėm njė ksombėl nė Bibliotekėn e Vatikanit. Mėdyshem se jo rastėsisht kanė humbur tė tjerat. Ėshtė marramendėse pėr njė shqiptar tė marrė ndėr duar atė libėr. Dhe atij libri i mungojnė faqet e para, tė dhėnat se ku ėshtė shtypur etj., dhe besoj prapė pa mėdyshje se kjo s'ėshtė rastėsi.

Librit tonė tė jetės ende duan t'i grisin fletė, t'i heqin copa mishi e t'i thyejnė eshtra, por duhet tė jemi ne qė duhet ta ruajmė atė mė shumė se kushdo tjetėr e se ēdo gjė. Sė pari, brenda vetes, duke i dhėnė frymė dhe gjak.

Mbledhėsin e Kanunit tonė, arkeolog dhe dramaturg dhe shenjt, e vranė, por nuk vranė dot popullin, qė krijoi atė kushtetutė krenare, qė qeverisi shqiptarėt me shekuj, pa institucione, pa polici e burgje, por me moral, duke i dhėnė dhe kėrkuar njeriut medoemos nder dhe kryelartėsi, duke nderuar vdekjen deri nė ashpėrsi tragjike nė emėr tė jetės.

Na kanė shkulur nė Jugun epirot dhe u munduan tė na shkulin prapė nga Dardania, ndodhi eksodi si nė bibėl dhe bota e qytetėruar perėndimore, pakti euroatlantik, bėri tė parėn luftė morale nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut. U mblodhėn ushtritė e botės pėr tė shpėtuar Trojėn moderne, dhe ia arritėn.

Njė gazetare e huaj po mė thoshte njė ditė: “Pėr shqiptarėt s'kisha ndonjė mendim tjetėr pėrveēse tė atyre qė pėrhapte media. Po kur i pashė qė iknin pėrmes baltės dhe gjakut, me etėrit e tyre mbi supe, tani, kur ndodh qė braktisen pleq nėpėr metropole, them se jeni populli mė i mirė nė botė.” – “Zonjė, - i thashė, - a nuk ju kujton Eneun, dardanin e lashtė, qė ndėrsa Troja digjej, mori nė kurriz tė atin, kaloi nėpėr Butrint, siē na e tregon dhe Virgjili, dhe kaptoi detin pėr tė themeluar Romėn

Tani Shqipėria ėshtė nė NATO, por ne si komb duhet tė forcojmė dhe armėt e kujtesės dhe tė ngremė perandorinė e dashurisė. Nuk mjafton vetėm tė kesh tė drejtė. As dėshira. Nėse tė tjerėt kanė institucione ku programojnė se si tė na shfarosin apo gėnjeshtrėn me alkiminė e tyre ta propagandojnė si tė vėrtetė, edhe ne patjetėr duhet tė ndėrtojmė strategjinė e pėrbashkėt tė mbrojtjes. Me virtyte. Tė pėrdorim fjalėn dhe gurin filozofal e arkeologjik, kullėn dhe vallet, lahutėn dhe ngjyrat, imazhet dhe emrat, qė rreken tė na i marrin. Jo vetėm atė tė Skėnderbeut dhe Nėnė Terezės.

Shfletoja nė Itali njė katalog tė ambasadės serbe, ku lexova se nga trualli ku ata janė kanė dalė 18 perandorė romakė. Qė tė mund tė nėnkuptohej se janė me origjinė sllave. Kaq. Por dihet, jo vetėm nga ne, se ata perandorė ishin ilirė e dardanė, etėrit tanė. Musliu ynė na mėson se “asgjė s'mund tė marrėsh mė tepėr se ē'ke”. Por ja qė u dashka t'u tregohet dhe tė tjerėve ajo qė ke. Gjithmonė me kulturė. Se ka dhe harresa kriminale. Prandaj them se rrugėt tona, p.sh., mund tė mbajnė dhe emrat si Konstandini i Madh, Justiniani, Papa Klementi XI, Muhamet Aliu, Mustafa Qemali etj., etj., krahas plejadave tė emrave tė tjerė plot dritė, qė kanė bėrė dhe rritur kombin dhe gjuhėn.

Nėse pėrtej nesh ka profesorė diabolikė, qė kanė lozur si me top me kokat e prera tė studentėve tė njė kombėsie tjetėr dhe poetėt tanė janė zėmėruar keqas e kanė shkruar tė tmerruar, gjithsesi duhet tė jemi bashkė shpirtėrisht dhe tė veprojmė bashkė intelektualisht pėr tė sfiduar padrejtėsitė dhe mashtrimet epokale, t'i bėjmė ballė sė keqes dhe tė mbrujmė me duart tona atė tė ardhme qė na duhet. Natyrisht, krijimtaria letrare ėshtė akt individual misterioz dhe kryhet nė vetmi, por sė toku veprat pėrbėjnė letėrsinė e njė populli qė ėshtė pasuri kombėtare, qė duhet ēmuar e mbrojtur e pėrhapur dhe duhen krijuar kushte gjithnjė e mė tė mira pėr shtim cilėsor tė saj. Duhet tė kemi patjetėr dhe UĒK-nė tonė kulturore, sepse shtojmė lirinė tonė, menēurinė tonė dhe i forcojmė ato gjithnjė e mė shumė nė vertikalitetin e tyre.

Unė e ēmoj shumė dhe lexuesin nė Shqipėrinė andej, ashtu siē kam njė nderim tė veēantė dhe pėr intelektualėt kėtej, nė Kosovėn tonė. Kultura e shqiptarėve ėshtė e denjė pėr tė qėndruar krah pėr krah me kulturat e tjera.

Sė fundi dua tė pėrsėris njė thėnie: “Shkrimtari i madh ėshtė si njė shtet tjetėr pėr vendin”. Kosova ka poetė tė mėdhenj. Ishte shteti i tyre mė parė ai qė krijoi qytetari dhe pėrgjegjėsi, pa u arrit qė Kosova tė bėhej shtet mė vete. Shqiptarėt po rigjejnė vetveten dhe miqtė, po ribėjnė hapėsirėn e tyre, tė populluar me shpirtrat tanė, me ėndrrat dhe jetėt tona. Ardhja ime kėtu ėshtė pėr tė treguar se unė besoj. Falėnderoj gjithė tė pranishmit, ata qė mė bėnė nderin duke mė pėrzgjedhur mua dhe qė mundėsuan rrugėtimin tim. E konsideroj dhe si njė lloj dėmshpėrblimi qė u bėhet atyre qė dolėn nga ferri. Erdha me time shoqe, mbesė e “kosovarit nga Vlora”, siē e ka cilėsuar shtypi i kohės historianin Ago Agaj, prefekt nė Mitrovicė dikur, autor i librit “Milloshi - heroi i Kosovės”, i shkruar shqip gjatė mėrgimit politik nė Egjipt dhe SHBA. Kemi dhe djalin me vete, se ai duhet ta shohė herė pas here Kosovėn, se do tė kuptojė mė mirė metaforėn e ėndrrės sė atdheut.

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan